Strukturat ilegale kanë aktivizuar alarmin rreth orës 12:00 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe në të njëjtën kohë mësohet se alarmi është aktivizuar edhe në tri komuna t tjera veriore.
Qytetarë me numër të vogël janë tubuar rreth objekteve komunale në Zubim Potok dhe Zveçan, ndërsa nuk dihet arsyeja e tubimet e tyre.
KosovaPress ka provuar ta kontaktojë zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshanin por ai ka qen i paqasshëm.
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën bashkë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë për të diskutuar mbi sigurinë kibernetike.
Duke folur mbi sfidat që ka sjellë siguria kibernetike, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila bashkëdrejtoi takimin me Përfaqësuesen e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, theksoi se interneti dhe teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë, por se ato duhet të mbeten mjete dhe forca për të mirën e përbashkët.
“Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Duke identifikuar dhe dënuar sjelljen në kundërshtim me normat ligjore të shtetit dhe duke inkurajuar veprime pozitive për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës kibernetike, Këshilli i Sigurimit mund të zvogëlojë rrezikun e konfliktit që rrjedh nga veprimet keqdashëse. Shqipëria rithekson pozicionin e saj në favor të një hapësire kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt, ku respektohen ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, në dobi të zhvillimit social, politik dhe ekonomik”, tha kryediplomatja shqiptare.
Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield u shpreh se siguria ndërkombëtare kibernetike mbetet një prioritet global, teksa nënvizoi se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë një rol udhëheqës në ngritjen e ndërgjegjësimit, dënimin dhe mbajtjen përgjegjës të aktorëve për aktivitete keqdashëse kibernetike.
“Është koha që vullnetin e mirë ta kthejmë në veprime konkrete. Ne mezi presim të punojmë me të gjitha shtetet anëtare për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët për një hapësirë kibernetike të hapur, të sigurt dhe të qëndrueshme, nga e cila përfitojmë të gjithë ne”, deklaroi ajo.
Nënsekretarja e Përgjithshme dhe Përfaqësuesja e Lartë e Zyrës së OKB për Çarmatimin (UNODA), Izumi Nakamitsu, deklaroi se, parimi i llogaridhënies është thelbësor për të trajtuar shqetësimet mbi besimin dhe mosbesimin në hapësirën kibernetike.
“Detyra kryesore për shtetet anëtare është të marrin në konsideratë se si të zbatojnë normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në mënyrë që ato të bëhen funksionale”, shtoi ajo.
Takimi ‘Arria Formula’ me temë “Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike” u bashkëorganizua nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan Atsh. Takimi kishte në thelb trajtimin e sigurisë kibernetike, si një çështje kyçe në përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Kur ditët e fundit të këtij sezoni po afrohen, lojtarët që janë në huazim përgatiten të rikthehen te klubet e tyre, dhe pritet të marrin vendim për të ardhmet e tyre.
Disa lojtarë si Folarin Balogun dhe Nathan Tella, kanë shfrytëzuar më së miri huazimet e tyre larg Premier Ligës dhe kanë treguar talentet, raporton KosovaPress.
Disa të tjerë e kanë gjetur të vështirë për tu ambientuar, ashtu sikur Wout Weghorst i Manchester United.
Weghorst ka shënuar vetëm dy gola në 29 paraqitje në të gjitha garat, dhe ende nuk e ka gjetur golin në Premier Ligë.
Si pasojë e paraqitjeve jo të mira, United nuk do të aktivizojë opsionin për ta bërë permanent transferimin e Weghorst, dhe ai do të rikthehet te Burnley pas fundit të këtij sezoni.
Në Kolegjin AAB, nga dje ka filluar ekspozita kolektive studentore, e cila mbanë titullin “Asgjë nuk është e vështirë kur je i preokupuar në dije”.
Kuratori i kësaj ekspozite, njëherësh edhe profesor në Kolegjin AAB, Eroll Murati, tha për ATV-në se realizimi i saj ka qenë një ide e përbashkët me studentët e Fakultetit i Shkencave Sociale, që këta të fundit të nxjerrin në pah talentin e tyre.
“Gjatë procesit të ekspozitës ka qenë një ide e përbashkët si me mua, ashtu edhe me studentët që të nxjerrim diçka në pah prej talentit të tyre. Ky është Fakulteti i Shkencave Sociale, realisht në departamentin e artit figurativ, ku veç se kanë dalë shumë studentë të mirë dhe me talentë siç edhe po shihet nga punimet e tyre. Jam shumë i lumtur që ka studentë të tillë edhe AAB-ja edhe Fakulteti i Shkencave Sociale me këtë ekspozitë”, tha Murati.
Ekspozita do të vazhdojë edhe nesër në objektin e Kolegjit AAB, ku studentët do t’i ekspozojnë punimet e tyre. /atvlive.tv
Një maniak ekscentrik i teknologjisë me dëshirë për t’u dukur më i ri ka ndërmarrë hapin drastik për të shkëmbyer plazmën e gjakut djalin e tij.
Bryan Johnson, është bërë i famshëm për shpenzimin e miliona dollarëve çdo vit për një grup mjekësh dhe procedura mjekësore që pretendojnë të mbajnë gjithmonë të ri.
Johnson, i cili ka marrë transfuzion gjaku nga një dhurues i shëndetshëm dhe anonim në të kaluarën, tani ka pranuar dhurimin e plazmës nga djali i tij 17-vjeçar Talmage dhe babai 70-vjeçar Richard, i cili tha se ky transfuzioni i gjakut e bëri të ndjehej sikur ka fituar lotarinë.
Treshja iu nënshtrua transfuzioneve në një klinikë në Dallas, në të cilën babait të moshuar dhe djalit adoleshent u hiqet një litër gjak dhe përmes një makinerie bashkohet me një grumbull plazme të lëngshme, një grumbull qelizash të kuqe të gjakut dhe trombocitet.
Kjo përzierje më pas futet në venat e Johnson me qëllimin për të rinovuar dhe riparuar dëmtimet qelizore të shkaktuara nga procesi i plakjes duke zëvendësuar gjakun e vjetër në një trup të vjetër me gjak të ri nga një dhurues i ri.
Johnson, është bërë de facto pasardhësi i masave drastike për të parandaluar rënien e lidhur me moshën.
Johnson dhe mjekët e tij pohojnë se në dy vjet ai ka reduktuar moshën e tij të përgjithshme biologjike me më shumë se pesë vjet dhe tani ka zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe kapacitetin e mushkërive dhe aftësinë e një 18-vjeçari.
Miliarderi amerikan Bryan Johnson, 45 vjeç, merr dhjetëra suplemente në ditë dhe ha një dietë të rreptë vegane me ushqime të përziera dhe zgjohet në orën 5 të mëngjesit.
Së fundmi, ai i është nënshtruar shkëmbimit të plazmës. Para se ta bënte këtë me babanë dhe djalin e tij, Johnson i ishte nënshtruar transfuzionit të plazmës nga një donator i ri, i shëndetshëm, anonim, të cilin ai e kishte ekzaminuar me kujdes duke u siguruar që personi kishte një indeks ideal të masës trupore, kishte një mënyrë jetese të shëndetshme dhe nuk kishte sëmundje.
Shkenca që qëndron pas transfuzionit të plazmës si një kurë për plakjen është larg të qenit e vendosur dhe i ka rrënjët në eksperimentimin me minj.
Në vitin 2005, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë bën zbulimin tronditës se bashkimi i minjve të rinj dhe të vjetër ndryshuan moshën e tyre qelizore.
Ai pretendon se merr saktësisht 1,977 kalori në ditë, duke siguruar që nivelet e yndyrës në trup të mbeten midis 5 dhe 6 për qind.
Johnson thotë se qëllimi i tij është të sigurojë që truri, mëlçia, veshkat, dhëmbët, lëkura, flokët e tij të funksionojnë sikur të ishte një 18 vjeçar.
Stili i tij i jetesës dhe përkushtimi në përpjekjen për të minuar efektet e kohës kanë marrë kritika të konsiderueshme, me disa ekspertë mjekësorë që thonë se ky është vetëm një manifestim i ankthit të tij drejt vdekshmërisë. /atvlive.tv
Në Galerinë Kombëtare do të mund të vizitoni ekspozitën e quajtur Farë e çuditshme, nga Fatmir Mustafa – Karllo, kuruar nga Thomas Oberender.
Punimet e prezantuara në këtë ekspozitë, u përkasin situatave në raport me hapësirat historike dhe publike.
Materiali ju referohet pikërisht këtyre hapësirave publike dhe historike dhe nga to edhe buron materiali i përdorur.
Pajisje mbrojtëse të punës, asfalt, dokumente historike – këto janë farat e çuditshme që artisti i përcjellë me kalimin e kohës dhe i përfshin në veprën e tij si forma rebeluese e alternative të kujtesës.
Ekspozita vazhdon të jetë e hapur deri më 04.06.2023.
Gjithashtu në Galerinë Kombëtare vazhdon të qëndron e hapur ekspozita “Bliss -misery is a butterfly”, nga artisti Leart Rama.
Punët e prezantuara, si tema kanë familjen dhe identitetin krahas eksplorimit të dëshirave personale, intimitetit dhe kënaqësisë.
Të shtunën, në KinoArmata në ora 18:00 do të mund të ndiqni filmin “The climate of change”.
Filmi është një këndvështrim i brendshëm për botën e veprimit të drejtpërdrejtë midis aktivistëve të dhe korporatave të lëndëve fosile.
Kjo vepër cilësohet si një pasqyrë e papërpunuar, autentike dhe emocionale në betejën e Davidit dhe Goliatit nga vija e parë e frontit. /atvive.tv
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tregoi për projektet që janë duke u zhvilluar në komunë, që sipas tij, realizimi i tyre do ta bëjë Obiliqin një ndër komunat më të mira në Kosovë.
“Si projekte madhore që janë duke u realizuar në komunën tonë është nxemja qendrore, pastaj zgjerimi i sheshit, lidhja e sheshit “Adem Preniçi” me sheshin “Dëshmorët e Kombit”, gjithashtu dhe rivitalizimi i ndriçimit, pastaj projekt madhor janë sallat e edukatës fizike të cilat i kemi pasur shumë mungesë dhe tani kemi fillu me i kompletu edhe shkollat me projekte të tilla, pastaj ka projekte në infrastrukturë gjelbërim, është brezi i gjelbër që pretendohet të ndërtohet në hyrje të Obiliqit dhe besoj që ne nëse vazhdojmë kështu me këtë ritëm të punës, gjithherë duke iu kërkuar falje qytetarëve të Komunës së Obiliqit se me të vërtetë është duke u bërë rrëmujë, po qëllimi është i mirë. Instalimi i rrjetit të nxemjes qendrore, Obiliqi do të jetë një ndër komunat më të mira”, tha Gashi.
Ai tha se Obiliqi ka qenë një komunë me një buxhet jashtëzakonisht të vogël, por ka arritur këtë sukses që ka tani falë bashkëpunimit me nivelin qendror.
“Komuna e jonë ka qenë një komunë me një buxhet jashtëzakonisht të vogël. Fatmirësisht që kemi pasur bashkëpunime të jashtëzakonshme gjithherë edhe me nivelin qendror dhe ky sukses nuk kish me ndodh pa qenë në bashkëngjitje edhe niveli qendror. Pastaj, ne kemi pasur fatin që ta krijojmë një mundësi që ta kem një ligj të veçantë që na trajton në mënyrë të veçantë dhe kjo ka disa të hyra vetanake, realisht për projekte kapitale të cilat e kanë ndihmuar zhvillimin e komunës sonë”, u shpreh Gashi. /atvlive.tv
Bisedën e plotë me kryetarin e Komunës së Obiliqit e gjeni në videon më poshtë:
Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm dhe dogjën mbi 250 shtëpi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë masakër, duke thënë se pushtuesi serb vrau barbarisht 27 civilë dhe dogji 250 shtëpi, në tentim të zhbërjes së qenies shqiptare.
“Sot bëhen 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi, në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë derisa përgjegjësit e këtyre masakrave të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.