ATV

Blog

  • Do të ju bëjë me lot historia e ushtarit 15 vjeçar që shkoi në luftë dhe e humbi shokun e tij

    Do të ju bëjë me lot historia e ushtarit 15 vjeçar që shkoi në luftë dhe e humbi shokun e tij

    Gazetari dhe shkrimtari i njohur Mehdi Mulaj, në emisionin LIBERO në ATV, rrëfeu historinë e tij kur i kishte vetëm 15 vjet kur i ishte bashkuar luftës çlirimtare të UÇK-së, dhe si kishte humbur shokun e tij të ngushtë në luftë.

    Kjo histori më vonë u bë edhe krijimtaria e parë letrare e Mehdi Mulajt.

    “Gjenerali dhe ushtari i pa pushkë është krijimi im i parë letrar përjetim i imi real i luftës… Me komandantin Agim Qelaj me të cilin e kam pasur një përjetim të jashtëzakonshëm gjatë periudhës tre mujore dhe kam qenë vetëm 15 vjeçar… Romani ‘Gjenerali dhe ushtari i pa pushkë’ iu ka kushtuar atij ku gjenerali është Agim Qelaj ndërsa, ushtari i pa pushkë jam unë… Kulmi i kësaj fatkeqësie u vra atje në luftën e Rahovecit dhe nuk e kam takuar më asnjëherë por, fatkeqësisht nuk e kam takuar më as atë e as pushkën edhe pse e di që diku ajo pushkë ekziston por, nuk e kam pasur fatin ende që të takohem me pushkën…”, rrëfen Mulaj.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • ​“Piktorët e Planetit” tregojnë si duan ta shohin mjedisin

    ​“Piktorët e Planetit” tregojnë si duan ta shohin mjedisin

    Fëmijët po tregojnë dëshirat e tyre për një mjedis më të mirë. Këta janë “Piktorët e Planetit” të cilët përmes vizatimeve e kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.

    Pikturat e fëmijëve nga një kopsht në Prishtinë janë realizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

    Ky është një prej shumë aktiviteteve që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me institucione të tjera, i kanë organizuar për të shënuar këtë ditë.

    Bajram Kadriu nga zyra për komunikim e kësaj ministrie, thotë se ky aktivitet ndikon drejtpërdrejt në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve për çështje të mjedisit.

    “Kemi marrë një seri aktivitetesh për shënimin e 5 qershorit, ditës botërore të mjedisit. Njëri ndër aktivitetet është me fëmijët nga një kopsht në Prishtinë dhe aktivitetet e tjera që jemi duke i zhvilluar, është edhe në Rahovec, pastrimi i lumit të Rahovecit, në Lipjan aktivitete të ndryshme, vizatime më fëmijë dhe mbjellje te fidanëve të ndryshme në tërë Kosovën…3:19 Ky aktivitet është i rëndësishëm duke pas parasysh që ndikon drejtpërdrejt në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe brezave të tjerë për çështje të mjedisit”, tha ai.

    Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim me organizatën INDEP.

    Doruntina Beka Latifi, hulumtuese në këtë organizatë, thotë se “Piktorët e Planetit”, përmes vizatimeve shprehin dëshirat e tyre si e shohin mjedisin.

    “Nuk është hera e parë që INDEP organizon aktivitete të tilla për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit. Por, këtë vit së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe me Komunën e Prishtinës e kemi organizuar aktivitetin “Piktorët e Planetit”, me fëmijët e një kopshti, për të shprehur dëshirat e tyre se si e ata e shohin mjedisin dhe ta shprehin atë përmes vizatimeve”, tha Latifi.

    Dita Ndërkombëtare e Mjedisit është shënuar edhe në komuna të tjera të Kosovës. /KP

  • ​I gjithë stadiumi në lot në lamtumirën e Ibrahimoviç

    ​I gjithë stadiumi në lot në lamtumirën e Ibrahimoviç

    Fitorja e Milanit ndaj Veronës me rezultat 3-1 në “San Siro”, në xhiron e fundit të Serie-A nuk kishte aspak rëndësi sa i përket rezultatit për “Rossonerët”, ndërkohë që Verona do të luaj në barazh për të mbetur në ligë.

    Por, edhe pse në stol, vëmendjen kryesore gjatë kësaj ndeshje e mori sulmuesi suedez Ylatan Ibrahimovic i cili në fund të ndeshjes edhe i dha fund karrierës së tij në moshën 41 vjeçare, transmeton KP.

    Në karrierën e tij të bujshme, shtatlarti suedez ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, PSG dhe Milan.

    Në përshëndetjen e tij me skuadrën dhe tifozët, Ibra shpërtheu në lot, ashtu sikur bashkëlojtarët e tij, drejtuesit e klubit, por edhe tifozët në tribina.

    Reprezentuesi suedez ishte i pa fat në fundin e karrierës së tij pasi për muaj me radhë ai vuajti nga një lëndim i cili nuk e lejoi të paraqitej në fushë.

  • ​Një person ankohet se u ngacmua seksualisht nga një person tjetër

    ​Një person ankohet se u ngacmua seksualisht nga një person tjetër

    Ankuesi kosovar ka njoftuar se një i dyshuar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar.

    Rasti ka ndodhur në fshatin Llapnasellë, ku i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • ​Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, do të shqyrtohet edhe interpelanca e Kurtit

    ​Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, do të shqyrtohet edhe interpelanca e Kurtit

    Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

    Në rend të ditës për shqyrtim janë një mori pikash, ku ndër tjera është edhe interperlana ndaj kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me çështjen e ambasadorit Maritin Berishaj.

    Kryesia, po ashtu do të shqyrtojë disa pika të papërfunduara të mbetura nga seancat e kaluara.

    Krahas kësaj, gjatë mbledhjes u bë e ditur se sot do të jetë dita e fundit e punës së sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, pasi i njëjti pritet të dalë në pension.

  • ​Situatë e qetë në Zubin Potok, dhjetëra protestues para ndërtesës komunale

    ​Situatë e qetë në Zubin Potok, dhjetëra protestues para ndërtesës komunale

    Dhjetëra qytetarë serbë në Zubin Potok janë duke qëndruar para ndërtesës së kësaj komune, duke protestuar kështu kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të komunave veriore, të dalur nga zgjedhjet e 23 prillit.

    Për dallim nga komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit, ku përballë protestuesve qëndrojnë pjesëtarët e KFOR-it, këtu para tyre ndodhen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përcjell KP.

    Vërehen edhe ushtarë të KFOR-it të cilët janë vendosur nëpër pika të ndryshme anash protestuesve.

    Protestuesit janë ulur nëpër tenda dhe po dëgjojnë këngë serbe me përmbajtje nacionaliste kushtuar Kosovës.

    Situata në këtë komunë aktualisht është e qetë.

  • ​Gjyqtari spanjoll Lahoz shpërthen në lot në ndeshjen lamtumirëse

    ​Gjyqtari spanjoll Lahoz shpërthen në lot në ndeshjen lamtumirëse

    Gjyqtari i La Ligas, Mateu Lahoz, i ka dhënë fund karrierës së tij pasi ndau drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Osasunës dhe Almerias.

    Në nderim të tij, Osasuna vendosi të tregojë respekt për gjyqtarin pas fitores së tyre duke ia krijuar një korridor nderi.

    Lahoz njihet si gjyqtar i rreptë dhe që nuk ka hezituar të jap numër të madh kartonësh në ndeshjet që i ka drejtuar, përcjellë KP.

    Në ndeshjen e Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Holandës, ai ndau 15 kartona të verdhë dhe një karton të kuq.

  • ​Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

    ​Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

    Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të hënën, pasi Arabia Saudite ka thënë se do të zvogëlojë për një milion fuçi në ditë, sasitë e prodhimit, përgjatë muajit korrik.

    Nga 10 milionë fuçi në ditë, sa i ka prodhuar në maj, ajo tani do t’i prodhojë 9 milionë fuçi.

    Pjesëtarë tjerë të grupit të shteteve që prodhojnë naftë, OPEC+, janë pajtuar për zvogëlim të prodhimit, për t’i stabilizuar çmimet.

    Vendet e OPEC+ zotërojnë gati 40 për qind të naftës së papërpunuar, dhe vendimet e tyre mund të kenë ndikim të madh në çmime të naftës.

    Të hënën në Azi, çmimi i naftës së papërpunuar Brent, është rritur për 2.4 për qind, dhe një fuçi është shitur për 77 dollarë.

    OPEC+ ka thënë se synon që prodhimi të ulet në 1.4 milion fuçi në ditë, prej vitit 2024.

    Vendimi është marrë pas një takimi shtatë-orësh, të dielën, shkruan REL.

    Çmimet e naftës janë rritur prej kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, vitin e kaluar, por tani janë në nivelet e para nisjes së konfliktit.

    Organizata OPEC+ është pajtuar në tetor të vitit të kaluar, që të ulë prodhimin për 2 milionë fuçi në ditë, çka përbën 2 për qind të kërkesës globale.

    Në prill të këtij viti, grupi është pajtuar edhe për shkurtesa tjera.

    Mirëpo, zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka thënë se bisedimet e së dielës kanë çuar në “vazhdim të marrëveshjes deri në fund të vitit 2024”.

    Të dielën, ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, ka thënë se zvogëlimi i sasisë së shtetit të tij për një milion fuçi në ditë, mund të shtyhet edhe përtej korrikut, me qëllim të stabilizimit të tregjeve.

  • Lista Serbe i ka dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja eventuale

    Lista Serbe i ka dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja eventuale

    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë të hënën se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, kur t’i plotësohen dy kushte.

    Nga kjo parti kanë thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

    Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

    Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

    Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – dhe as nuk i njeh kryetarët e rinj shqiptarë.

    Ata, bashkë me serbët lokalë në komunat Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë duke protestuar rregullisht, prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

    Duke folur për tensionet në veri, Lista Serbe ka thënë se çelësi për ulje të tensioneve është që të mos ketë forca speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe që kryetarët, që ajo i konsideron “të paligjshëm”, të mos shkojnë në ndërtesat komunale.

    Ajo e ka përmendur edhe nevojën për lirimin e dy serbëve të paraburgosur nga autoritetet e Kosovës, ditë më parë, gjatë përleshjeve në Zveçan.

    Ata dyshohen për “veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”, shkruan REL.

    Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

  • Edicioni i tretë i ‘Prishtina Open 2023’ premton spektaklin e radhës të Karatesë në Kosovë

    Edicioni i tretë i ‘Prishtina Open 2023’ premton spektaklin e radhës të Karatesë në Kosovë

    Edhe gjashtë ditë na ndajnë nga fillimi i turneut të Tretë Ndërkombëtar të Karatesë “Prishtina Open 2023”, i cili organizohet në kuadër të klubit më të vjetër të karatesë “Prishtina”.

    Ismail Fazliu, trajneri në klubin “Prishtina”, në një prononcim për ATV-në, tha, ashtu si në dy edicionet mëparshme, pret që edhe këtë vit të ketë një numër të madh të pjesëmarrësve.

    “Turneun e kaluar kanë qenë 396 garues nga 41 klube të Kosovës dhe ka pasur nga Shqipëria, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi. Presim edhe sivjet një numër të tillë, ndoshta edhe më shumë, por sa do që të jenë, është me rëndësi që gara të jetë në nivelin e duhur sepse dy turnetë e para kanë qenë jashtëzakonisht mirë dhe bukur të organizuara, bile mund të krahasohen me garat më të mira në rajon që janë mbajtur”, tha Fazliu.

    Ai tregoi se kësaj radhe, përkundër se kanë disa probleme me sallën sidomos, pasi që janë dëmtuar disa ulëse, do të përkujdesen që të gjithë pjesëmarrësit të ndihen komod dhe të kalojnë një ditë të mirë, sikur dy turnetë e kaluara.

    “Ne jemi në vlugun e përgatitjeve. Para dy-tri ditëve kemi pasur një takim. E kemi zgjeruar ekipin dhe jemi bërë gati që ditën kur filloi përgatitja e sallës, të jemi sa më shumë, për shkak se këtu ka shumë aktivitete edhe salla duhet të jetë e përgatitur një ditë para turneut, pra më 10 në mbrëmje ose deri në mëngjes, sepse turneun e kaluar, deri në 5 të mëngjesit kemi punuar në rregullimin e sallës edhe punë tjera kemi filluar edhe më herët, përgatitja e medaljeve dhe shpërblimeve etj. Pak jemi të hendikepuar kësaj radhe kemi bërë kërkesë nga Komuna e Prishtinës, ende nuk e kemi marrë konfirmimin për përkrahje. Mandej, në Pallat, janë dëmtuar në ndeshjen e basketbollit që ka qenë janë dëmtuar disa ulëse. Ato nuk kemi mundësi t’i rregullojmë për një kohë të shpejtë, por ne do të bëjmë përpjekjet maksimale që të gjithë garuesit dhe shikuesit që vijnë, prindërit e tyre, që të jenë komod dhe të kalojnë një ditë të mirë, sikur dy turnetë e kaluara”, tha Fazliu. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: