ATV

Blog

  • KFOR mundëson largimin e veturës së bllokuar të Policisë nga protestuesit serbë në Zveçan

    KFOR mundëson largimin e veturës së bllokuar të Policisë nga protestuesit serbë në Zveçan

    Një zyrtarë policor ka tentuar të dal me veturën e Policisë nga mes zona e sigurisë dhe protestuesve serbë, të cilët po vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë para objektit të Komunës së Zveçanit, por ai është bllokuar nga protestuesit, të cilët nuk lejonin largimin e veturës.

    Ai ka qëndruar për më shumë se 20 minuta në hapësirën në mes protestuesve dhe barrikadave të cilat i ka vendosur KFOR-it. E më pas ishin ushtarët e KFOR-it, ata që hoqën rrethojat, duke lejuar që vetura e Policisë të hyjë në zonën e sigurisë ku po qëndrojnë edhe automjetet e tjera të njësisë speciale dhe të KFOR-it.

    Baki Kelani e konfirmon për ATV-në: Vetura e policisë në Komunën e Zveçanit është sulmuar

  • Rreth 100 nxënës helmohen në Afganistan, dyshohet për një substancë të shpërndarë në disa klasa

    Rreth 100 nxënës helmohen në Afganistan, dyshohet për një substancë të shpërndarë në disa klasa

    Gati 100 nxënës, kryesisht vajza, janë helmuar në provincën veriore Sar-e-Pul në Afganistan, ka thënë një zyrtar lokal.

    Dyshohet se helmimi ka ndodhur përgjatë fundjavës në dy shkolla.

    Shtatë mësuese, një mësues dhe një mirëmbajtës i shkollës, kanë qenë në mesin e të helmuarve, kanë thënë autoritetet.

    Gjendja shëndetësore e nxënësve është e mirë.

    Disa janë përballur me lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje.

    Zyrtarët në shkolla dyshojnë se mund të jetë përdorur një substancë nëpër klasa, që ka shkaktuar astmë, dhe rrjedhje hunde.

    Ende askush nuk është arrestuar lidhur me incidentin. Prej kthimit në pushtet, në gusht të vitit 2021, talibanët kanë nisur të zbatojnë rregullore dhe ligje të ashpra, përfshirë ndalesën ndaj grave dhe vajzave në shkollim, pas klasës së gjashtë.

    Pavarësisht presionit kombëtar dhe ndërkombëtar, talibanët nuk kanë thënë se do t’i rihapin shkollat për vajzat.

    Ende asnjë qeveri në botë nuk e ka njohur Qeverinë në krye me talibanët në Afganistan.

  • Arrestimi i mërgimtarit në Serbi për shkak të shqiponjës, reagon MPJD

    Arrestimi i mërgimtarit në Serbi për shkak të shqiponjës, reagon MPJD

    Mërgimtari Rrahim Musliu ishte arrestuar me 24 maj në territorin e Serbisë. Ai u arrestua pasi në pjesën e përparme të veturës së tij e kishte të vendosur simbolin e shqiponjës.

    Për rastin tashmë është informuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, të njëjtit konfirmuan se tanimë në dijeni janë edhe delegacioni i BE-së e misionet tjera diplomatike në Serbi.

    “Për rastin në fjalë, ju njoftojmë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd, zyrtarisht ka njoftuar MPJD për arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilit ka ndodhur gjatë kalimit tranzit në Serbi“, thonë nga ministria për Insajderin.

    “MPJD është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e procedurës për rastin në fjalë, për ç’rast janë njoftuar edhe Delegacioni i BE-së dhe misionet tjera diplomatike në Serbi“.

    Nga ministria po ashtu konfirmuan se janë në kontakt të vazhdueshëm me avokatin e Musliut, teksa shtuan se nuk mund të ndajnë detaje tjera për shkak të kërkesës së familjes.

    “Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me avokatin e shtetasit të Republikës së Kosovës për rastin e të cilit nuk mund të ndajmë më shumë informacion edhe me kërkesë të familjes së të arrestuarit“, deklaruan nga MPJD.

    Musliu është arrestuar në prani të gruas së tij, shtetase gjermane nga policë të maskuar serbë, në hotelin ku ata vet e kishin vendosur.

    Detaje më të hollësishme për dha edhe kryetari i degës së PDK-së në Kiel të Gjermanisë, Ndue Gjini.

    “Rrahim Musliu është një mërgimtar si në kohën e ish-Jugosllavisë me ikje prej luftës në Gjermani, është një punëtor i thjeshtë, njeri familjar dhe gruaja e tij është gjermane, specialiste e zemrës në spital gjerman”.

    Mërgimtari Musliu nuk ishte menjëherë në kufi, bazuar në informatat e Gjinit ai u arrestua sikur të ishte një kriminel, nga policë të maskuar të cilit iu kishin futur në hotelin ku e kishin vendosur vet.

    “Përpara makinës së tij ka qenë i ngjitur flamuri kuq e zi ku Rrahim Musliu gjithmonë e ka deshtë dhe e do flamurin kuq e zi dhe në qoftë se Serbisë nuk i ka pëlqy kjo, është dashtë në kufirin e Serbisë, je i ndaluar nuk guxon në shtetin tonë me hy kështu, por jo me fut në shtet brenda dhe me arrestu”, ka shpjeguar Gjini.

    “Në ditën e arrestimit (24 maj) i kanë qu në polici, pastaj i kanë liru ua kanë marrë pasaportat dhe ia kanë gjetë hotelin dhe i kanë thënë nesër keni me u lajmru në polici – çka bëjnë ata, të nesërmen i shkojnë me specialsa me maska edhe e kapin Rrahim Musliun”, potencoi ai.

    Siç konfirmon kryetari i PDK-së në Kiel të Gjermanisë mërgimtari nuk ka shtetësi gjermane, atje po qëndronte me vizë.

  • Kuvendi mban tri seanca plenare gjatë kësaj jave

    Kuvendi mban tri seanca plenare gjatë kësaj jave

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca plenare gjatë kësaj jave. Deputetët fillimisht do të mblidhen të mërkurën me 7 qershor për të shqyrtuar një mori pikash të papërfunduara nga seancat e kaluara, kurse të enjten do të mbajnë fillimisht një seancë të veçantë plenare ku do të shqyrtohet Projektligji për reformën zgjedhore, ndërsa pas kësaj do të mbahet seanca e rregullt me pika të tjera në rend të ditës. Kjo u vendos sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se ka një konsensus mbipartiak për miratimin e reformës zgjedhore, derisa bëri të ditur se të enjten pritet të shqyrtohen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, raporton KosovaPress.

    “Jemi dakorduar të gjitha grupet parlamentare me një konsensus mbipartiak për reformën zgjedhore që të enjten të trajtohet si pikë e veçantë. Pas asaj hapet një seancë e re, e cila si zakonisht ka pikat e rregullta dhe ka katër marrëveshje ndërkombëtare”, tha ajo para mediave.

    Miratimin e reformës zgjedhore e konsideroi të nevojshëm edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

    “(Reformën Zgjedhore) Kemi arrit me përmbyllë dhe me bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, të gjitha grupet parlamentare që kemi qenë pjesë e këtij komisioni. Më në fund do t’i dërgohet për trajtim seancës të enjten në orën 10:00, si pikë e veçantë. Ju e dini se janë disa ndryshime esenciale dhe thelbësore të sistemit tonë zgjedhor. Duke filluar nga vota preferenciale, propozimet që janë bërë, nga lehtësimi i votimit të diasporës, pastrimit të ligjit me një pjesë të dispozitave që nga koha e UNMIK-ut, çështjen e numërimit të votave dhe shumë çështje të tjera”, theksoi Tahiri.

    Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se do të propozojnë rritje të koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro, përmes amendamentimit të Ligjit të buxhetit.

    “Për neve si AAK është e rëndësishme interpelanca ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, që ndërlidhet me koeficientin për zyrtarët publikë, rritjen e koeficientit me një amendamentim të Ligjit për Buxhet nga 105 në 129 sa ne kemi rekomanduar dhe të njëjtën kohë dislokimin e mjeteve për projektet kapitale”, theksoi ai.

    Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Kryesisë u bë e ditur se do të dalë në pension sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

    I njëjti në një adresim para mediave, u shpreh falënderues ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve të tij në 17 vjet që ka mbajtur këtë post.

    “Jam i kënaqur që kam arritur që afër 17 vite të jem krahu i djathtë i të gjithë deputetëve të cilët kanë pasur nevojë për këshillat e administratës. Ndërsa juve(mediave) një falënderim të veçantë për përcjelljen e punës sonë të drejtë, të saktë dhe me kohë”, deklaroi ai. /kp

  • ​Giresse publikon listën për ndeshjet e qershorit, nuk mungojnë befasitë

    ​Giresse publikon listën për ndeshjet e qershorit, nuk mungojnë befasitë

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës ne futboll, Alain Giresse ka publikuar listën prej 23 futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji për kualifikimet për Euro 2024.

    Në listë është përfshirë mesfushori Hekuran Kryeziu, ndërsa në sulm është ftuar edhe Jetmir Topalli duke bërë kështu disa ndryshime interesante, raporton KP.

    Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Rumanisë, më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa tri ditë më vonë udhëton në Budapest, ku do të përballet me Bjellorusinë.

    “Dardanët” kanë dy pikë në renditjen e Grupit I, pasi në ndeshjet e muajit mars barazuan me Izraelin dhe Andorrën.

    Ja lista e plotë:

  • Baki Kelani e konfirmon për ATV-në: Vetura e policisë në Komunën e Zveçanit është sulmuar

    Baki Kelani e konfirmon për ATV-në: Vetura e policisë në Komunën e Zveçanit është sulmuar

    Një veturë e Policisë së Kosovës është penguar dhe sulmuar me mjete të forta në Komunën e Zveçanit. Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani ka konfirmuar për ATV-në se vetura zyrtare e policisë e cila ka qenë duke patrulluar në drejtim të Zveçanit është sulmuar me mjete të forta nga protestuesit.

    Sipas tij, si pasojë e sulmit me mjete të forta, gurë, veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Kelani ka treguar se në këtë rast nuk ka persona të lëndua.

    Ndërkohë, një javë pas dhunës së protestuesve serbë ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it, policisë së Kosovës dhe mediave, që nga mëngjesi kanë vazhduar edhe sot protestat në tri komunat në veri të vendit. Me protesta, serbët lokal, kërkojnë të lirohen objektet komunale nga kryetarët e sapo zgjedhur të komunave Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok dhe të largohet Policia e Kosovës nga këto komuna.

    Përveç banorëve dhe anëtarëve të Listës Serbe, në protestë sot kanë dalë edhe nxënësit. /atvlive.tv

  • EULEX: Gjykata të komunikojë me fjalë të thjeshta vendimet

    EULEX: Gjykata të komunikojë me fjalë të thjeshta vendimet

    Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë aktive dhe proaktive, u tha në diskutimin lidhur me përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka nënvizuar domosdoshmërinë që gjykatat të komunikojnë në gjuhë të thjeshtë vendimet që merren nga vet ky institucion. Gjatë së hënës janë ndarë edhe përvojat e Maqedonisë së Veriut, në themelimin e Këshillit Gjyqësor Medial, përbërja e të cilit është nga gazetarë e gjyqtarë.

    Shefja e zyrës për shtyp dhe informim publik dhe zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana ka thënë se vetëdijesimi i punës së gjykatave është i domosdoshëm.

    “Kjo konferencë është ndërtuar rreth një pyetje: Pse vetëdijesimi i punës së gjykatave është i domosdoshëm apo i nevojshëm. Për shkak se pa vetëdijesim ne nuk mund të kemi besim. Thjesht e thënë, njerëzit nuk mund të besojnë atë çfarë nuk e kuptojnë. Kjo është po ashtu në rastin e gjyqësorit, kur gjykatat të flasin në mënyrë, kjo është gjuhë e bukur që vetëm njerëzit që kanë diplomuar në drejtësi mund të flasin dhe është shumë e vështirë për qytetarët që të vijnë më afër tek këto institucione. Komunikimi i oficerëve të gjykatave duhet të shkojë më tutje, që të bëjë punën e këtij institucioni të rëndësishëm, të kuptueshëm dhe kjo duhet të jetë rasti në çdo ditë të vetme. Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë aktive dhe në mënyrë proaktive. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në disa raste”, ka thënë ajo.

    Më tej, ajo ka shtuar se publiku në disa raste shpall dikë fajtor, pa ndodhur një gjë e tillë.

    “Kur qytetarët kanë pritje të ndryshme nga një aktgjykim dhe aktgjykimi është tjetër, si e komunikojmë shpalljen fajtor, kjo është një sfidë e madhe për gjyqësorin. Për shkak se nëse gjykata liron të pandehurin, atëherë kjo duhet të kombinohet me komunikim efektiv duke detajuar me fjalë shumë të thjeshta vendimin. Në këtë mënyrë qytetarët do t’i ekspozohen mirëpritjes së informatave në një rast që është në shenjë të publikut”, ka shtuar ajo.

    Tutje, Andrej Bozhinovcki, i cili është asistent i doktoraturës në Fakultetin Juridik në Zagreb ka prezantuar Këshillin Gjyqësor-Medial të Maqedonisë së Veriut. Ai tha se para themelimit të këtij kësaj trupe, gazetarët nuk kanë pasur qasje në gjykata dhe kanë hasur në vështirësi për të marrë përgjigje nga zëdhënësit.

    “Ka qenë frikësuese, gazetarët nuk kanë pasur mundësi të marrin informata nga gjykata. Gjyqtarët po shkruanin në një gjuhë shumë të rëndë duke cituar nenet nga ligjet që kanë qenë të paqartë për publikun. Publiku nuk ka një diplomë në drejtësi, kjo është e kuptueshme. Porosia duhet të transmetohet në mënyrë të qartë, gazetarët kanë pasur probleme sa i përket gjyqtarëve apo zëdhënësve të gjykatave që kanë qenë të padisponueshëm për shkak se kanë pasur raste të tyre. Si ka filluar e gjithë kjo? Këshilli i mediave gjyqësore është një institucion jo-zyrtar që gjendet brenda Shoqatës së Gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut. I bashkon gjyqtarët, gazetarët, për t’i diskutuar çështjet me rëndësi. Gjykata në një projekt dyvjeçar e sponsorizuar nga ambasada amerikane në Maqedoni të Veriut dhe zbatuar nga shoqata e gjyqtarëve dhe me qëllim të promovimit të transparencës gjyqësore. Objektivi kryesor i këshillit është për të ndërtuar urat, marrëdhëniet mes profesionistëve dhe balancojnë qasjen në informata, në mbrojtje të prezumimit të pafajësisë”, ka deklaruar ai.

    Ish-koordinatori i këtij projekti theksoi se janë mbajtur trajnime se si të shkruhet një komunikatë e qartë më pak se një faqe. Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë hapje te dialogut mes gjyqtarëve dhe gazetarëve.

    Diskutimi me temën “Përmirësimi i komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat”, ka vijuar edhe me dy panele të tjera nga gjyqësori dhe gazetarët. /kp

  • Kusari-Lila për mbajtjen e zgjedhjeve në veri: S’mund të pranohet dhuna si standard

    Kusari-Lila për mbajtjen e zgjedhjeve në veri: S’mund të pranohet dhuna si standard

    Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjen, Mimoza Kusari-Lila, tha se zgjedhjet në veri do të organizohen vetëm në mënyrë demokratike, raporton EO.

    Ajo shtoi se dihen cilat janë procedurat të cilat duhet të ndiqen për përsëritje të zgjedhjeve.

    Sipas saj, askush nuk i’u ka bërë presion kryetarëve të katër komunave që të dorëhiqen dhe se ai presion ka ardhur nga Beogradi.

    “Sa i përket pjesë për përsëritje të zgjedhjeve dihen procedurat se si përsëriten zgjedhjet, njëra është me dorëheqje të kryetarëve, tjetra është me mbledhje të nënshkrimeve të listës se votuesve. Në cilën do formë mbetet të shihet, por duhet që të jetë me formë dhe metoda demokratike të parapara me ligj dhe jo në mënyrën dhe formën se si e kishim shpërfaqjen e mos pranimit nga, kinse thuaje nga komuniteti serb, përdori sa pamë se çfarë ndodhi me ngjarje të dhunshëm dhe grupe kriminale të cilat sulmuan ushtaret e KFOR-it edhe tendencën e tyre për të hyrë në ndërtesa të komunës”.

    “Ajo çfarë nuk mund të pranohet është se dhuna si standard të jeta ajo e cila ndryshon ose shtynë përpara kërkesat por në forma të tjera demokratike nënkuptohet se shqyrtohen. As në radhë të parë askush s’ka bërë presion kryetarëve të katër komunave të dorëhiqen, dihet që ai presion ose ai urdhër ka ardhur nga Beogradi dhe natyrisht një gjë të cilën institucionet e Kosovës nuk mund ta toleronin është mbajtja pa titullar të katër komunave, gjerësisht pa institucioneve të pushtetit vendor në katër komuna. Prandaj të gjitha vendimet do të jenë në atë vazhdë, por jo në mënyre ose formën të cilën kërcënohen apo shantazhohen kryetarët e zgjedhur të komunave në veri”, tha ajo.

    Ajo ka sqaruar se këtë javë do të mbahen tri seanca, sipas saj, seanca e të mërkurën do të mbahet seanca me pikat e pa përfunduar.

    Ndërsa të enjten do të ,bahen dy seanca të reja, në seancën e parë do të jetë miratimi i projektligjit për reformën zgjedhore, raporton EO.

    “U dakorduar sot që për këtë javë të jenë dy seanca të caktuara plenare, e para është me 7 qershor, ditën e merkur ne fillim në ora 12, seancë kjo e cila do të trajtoj pika e mbledhura nga seancat e kaluara. Ndërsa të etjen me 8 qershore do të mbahen dy seanca të reja, seanca e parë apo pika e parë do të jetë miratimi i projektligjit për reformën zgjedhore, ku jemi dakorduar të gjitha grupet parlamentare se ka pasur një konsensus mbi partiak për reformën zgjedhore, të etjen të trajtohet si pikë e parë në një seancë të veçant pas asaj hapet një seancë e re. Parashihet që mund të ketë edhe një seanca tjetër në rast se ka dakordimë të grupeve që projektligji për reformën zgjedhore të shqyrtohet në dy lexime në një ditë, që të dyja të përfundohen ditën e enjte”, tha ajo.

  • Përfundon me sukses Java e Sportit 2023 e organizuar nga Kolegji AAB

    Përfundon me sukses Java e Sportit 2023 e organizuar nga Kolegji AAB

    Ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm Java e Sportit e organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB. Në garat të cilat u zhvilluan në futsall, volejboll, pingpong dhe streetball pati numër të madh të pjesëmarrësve me mbi 200 studentë nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB me gjithsej 40 ekipe.

    Fitues të kësaj gare dolën studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në të gjithë disiplinat, ndërsa në fund u ndanë shpërblimet si mirënjohje, kupa dhe medalje për ekipet dhe individët fitues.

    Shpërblimet u ndanë nga rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa, prorektori Shemsedin Vehapi dhe dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva.

    Aktiviteti i radhës i këtij fakulteti do jetë ngjitja në malet e Sharrit (Majën e Lubotenit) me 23 qershor për nder të ditës olimpike.

  • Mësimdhënësi del në pension, nxënësit dhe kolegët e surprizojnë në orën e tij të fundit

    Mësimdhënësi del në pension, nxënësit dhe kolegët e surprizojnë në orën e tij të fundit

    Mes emocioneve dhe organizimit të veçantë që iu bë nga shkolla “Fehmi Lladrovci” dhe nxënësit e tij, doli në pension pas 35-viteve profesori i historisë Xhavit Bytyqi.
    Dhjetëra kolegë mësimdhënës, familjarë e nxënës ishin të pranishëm për të falënderuar Bytyqin për kontributin e dhënë në arsim në edukimin e brezave të rinj.

    Ekipi i ATV-së ishte për të përcjellë nga afër emocionet që përcollën Xhavit Bytyqi në orën e tij të fundit si mësimdhënës.

    “Ora është e fundit dhe në këtë moment, unë e dorëzoj ditarin dhe me një krenari të madhe, me një respekt të veçantë përshëndetem dhe dalë në pension. Kam shërbyer 35 vite. Mund të them që e kemi ndarë në tri periudha, periudha e para luftës me mundime të mëdha, sakrifica të mëdha, natyrisht me paga, pa paga, pastaj periudha e luftës edhe më e vështirë dhe periudha pas luftës që ne kemi filluar t’i marrim këmbët në arsim dhe natyrisht kemi arritur rezultate të konsiderueshme. Gjithmonë kam qenë i lidhur shumë me shkollën, me nxënësit, me kolegët, kam bashkëpunuar shumë dhe natyrisht edhe me prindërit kam pasur gjithmonë kontakte dhe janë bashkëpunim t’veçantë me ta”, tha Xhaviti në bisedën e tij me ATV-në.

    Familja e tij e ngushtë nuk pati si të mos ndihej më pak krenare, pasi kishin pasur fatin që përveç si kryefamiljar, Xhavit Bytyqi të ishte edhe mësuesi i tyre në shkollë.

    “Edhe pse është një ditë e veçantë plotë me emocione, po ndihem shumë mirë. Bashkëshortit i uroj plotë shëndet dhe gjitha të mirat e përcilleshin në jetë. Pensionimin së bashku do e shijojmë dhe ndihem krenare çfarë bashkëshorti kam pasur fatin ta kem”, tha bashkëshortja e Xhavitit. /atvlive.tv