ATV

Blog

  • Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

    Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

    Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë nënkryetari i Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illionis, Dan Montgomery.

    Stacioni i tij i parë do të jetë qyteti i Ferizajt ku nga ora 10:00 do të nisë një takim me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun.

    Më vonë ai me ftesën e SBAShK-ut do të takohet me anëtarët e Komisionit për Arsim.

    Montgomerynë në takim më pas do ta presë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Ndërkaq, ai do ta mbajë edhe një konferencë për media në ora 15:00, pas takimit final që do ta ketë me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe me kryesinë e SBAShK-ut.

  • Kuvendi mban seancë, në rend dite 28 pika

    Kuvendi mban seancë, në rend dite 28 pika

    Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, e cila do të jetë vazhdim i pikave të papërfunduara të dy seancave paraprake.

    Në rend të ditës janë 28 pika nga seanca që nuk përfunduan në shkurt, prill dhe maj.

    Seanca e Kuvendit pritet të fillojë në ora 12:00.

    Paraprakisht do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Në këtë mbledhje do të bëhet rishpallja e konkursit për anëtarë më Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

  • Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

    Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

    Siguria e ushqimit dhe të ushqyerit e drejtë janë parakushte themelore për shëndet dhe mirëqeni të popullatës së një vendi dhe duhet të integrohen në të gjitha politikat, jo vetëm në ato shëndetësore, por edhe në ekonominë, bujqësinë, turizmin dhe tregtinë e një vendi.

    Në 20 dhjetor të vitit 2018 sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 73/250 për caktimin e Ditës Botërore të sigurisë së ushqimit. Kështu, duke filluar nga viti 2019, 7 qershori do jetë ditë e cila do shënohet me aktivitete të cilat i theksojnë përfitimet nga ushqimi i sigurt, por edhe lëshimet dhe mangësitë eventuale në zinxhirin e ushqimit të sigurt.

    Ushqimi i sigurt ka një rëndësi qenësore për promovimin e shëndetit dhe eliminimin e urisë – dy qëllimet kryesore të Agjendës për vitin 2030. Pa siguri të ushqimit nuk mund të ketë mjaftueshëm ushqim të sigurt. Në këtë botë ku zinxhiri ushqimor bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, çdo incident negativ në sigurinë e ushqimit mund të ketë efekte negative globale ndaj shëndetit të njeriut, tregtisë dhe ekonomisë.

    Sëmundjet lidhur me ushqimin jo të sigurt zakonisht shkaktohen nga baktere, viruse, parazitë ose substanca kimike të cilat i fusim në organizëm përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar. 600 milionë njerëz ose 1 në 10 njerëz në botë sëmuren si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar dhe në vit vdesin rreth 420 000. Në këtë grup, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare marrin pjesë me 40 % në ngarkesën me sëmundjet që burojnë nga ushqimi jo i sigurt, ose 125 000 raste të vdekjes në vit.

    Në vitin 2010 shkak kryesor i mortalitetit sa i përket sëmundjeve që burojnë nga ushqimi jo i sigurt në rajonin evropian është Salmonella enterica me 1854 raste të vdekjes, Campylobacter spp me 459, Norovirises 435, Listeria monocytogenes 399, Echinocoocus multilocularis 239, Hepatitis A 195, Brucella spp 191 (Тhe burden of foodborne diseases in the WHO European Region. Copenhagen 2017).

  • Dobitë nga lëngu i selinos

    Dobitë nga lëngu i selinos

    Ju mund të dëgjoni informacione të ndryshme rreth lëngjeve dhe smoothie-ve në përgjithësi.

    Nuk rekomandohet të zëvendësojnë vaktet por shtimi i lëngut në dietën tuaj të shëndetshme është një mënyrë e shkëlqyeshme për të marrë më shumë antioksidantë.

    Ndër lëngjet më të mira për ta nisur ditën është edhe ai me selino.

    Me siguri keni dëgjuar për këtë lëng “mrekullie” deri tani. Është shfaqur nëpër internet për më shumë se një vit dhe tani edhe Medium Medical e mbështetë atë.

    Gjëja më e mirë në lidhje me të është dobia që sjellë për shpëlarjen e mëlçisë tuaj, e cila mund të mbështetet pak nga mënyra e jetesës sonë toksike.

    Mbani në mend, lëngu i selinos ofron pak kalori, kështu që mënyra më e mirë për ta përdorur atë është 15 deri në 30 minuta pasi të zgjoheni.

  • Kurti priti në takim Kadarenë, flasin për letërsinë, historinë e kulturën e popullit shqiptar

    Kurti priti në takim Kadarenë, flasin për letërsinë, historinë e kulturën e popullit shqiptar

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, me të cilin folën për letërsinë, historinë e kulturën e popullit shqiptar.

    Kurti i tha Kadaresë se veprat “Princesha Argjiro”, “Kështjella”, “Ura me tri harqe” dhe “Gjenerali i ushtrisë së Vdekur, kanë qenë motiv i tij për leximin e të gjitha veprave të shkrimtarit me renome ndërkombëtare.

    “Për shkak se kjo krijimtari e Kadaresë vë në pah historinë kombëtare shqiptare nga një kënd tjetër, atë më njerëzor dhe shpirtëror, sipas kryeministrit është arsyeja që e bën një art aq të bukur të tregimit dhe inkurajim për të lexuar tregimin e historisë. Rrjedhimisht, ai ritheksoi se brezave të rinj duhet të ua mësojmë më shumë historinë nëpërmjet letërsisë së Kadaresë, pasi që ajo është e pazëvendësueshme dhe thelbësore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    E, shkrimtari Kadare tha se puna dhe krijimtaria për kombet është ndër detyrimet morale e universale, teksa sipas tij, Shqipëria është ndër vendet e para në Evropë që ka botuar letërsi.

    “Tutje, për kulturën shqiptare Kadare shtoi se përveç se është shërbim për vet popullin shqiptar, ka një rol të veçantë edhe në shërbimin ndaj gjithë zonës evropiane, që e gjen rifillimin dhe frymëzimin në kohën e Dantes. Me anë të artit letrar, ai tha se lexuesve, bashkëkohësve tanë, duhet t’u përçojmë të vërtetën pasi që kjo vlerë na duhet shumë dhe është e çmuar për njerëzimin”, thuhet tutje në njoftim.

  • Osmani pas takimit me Lajçakun e Escobarin: Zgjedhjet e reja në veri, të mundshme sipas ligjit

    Osmani pas takimit me Lajçakun e Escobarin: Zgjedhjet e reja në veri, të mundshme sipas ligjit

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë takimi me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se zgjedhjet e reja në veri janë të mundshme.

    Gjatë takimit, Osmani bashkë me Escobarin e Lajçakun folën edhe për hapat tutje për paqen dhe stabilitetin në rajon.

    “Theksova se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar”.

    “Po ashtu, nënvizova se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë pjesëmarrjen e të gjithëve”, tha Osmani.

    Më tej, e para e shtetit tha se në takim shprehu edhe përkushtimin e plotë të Kosovës për të vazhduar punën me partnerët e saj për të siguruar sundimin e ligjit në veri të vendit.

  • Atiq funksionalizon E-Kioskun në Mitrovicë të Veriut

    Atiq funksionalizon E-Kioskun në Mitrovicë të Veriut

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se kanë rifunksionalizuar E-Kioskun, në të cilin qytetarët mund të kenë qasje në dokumentet që u duhen.

    “Nga sot qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për të nxjerrë dokumentet e tyre personale. Mbetemi të përkushtuar që të lehtësojmë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë” ka thënë Atiq në njoftimin e tij.

    Ky E-Kiosk kishte kohë që nuk funksiononte në këtë komunë.

  • Bujar Osmani ia dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh

    Bujar Osmani ia dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh

    Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Bujar Osmani tha dje se propozimi i tij për qetësim dhe normalizim të situatës në veri të Kosovës u është dorëzuar misioneve në Prishtinë e Beograd, “të cilat duhet të komunikojnë dhe ta funksionalizojnë atë”.

    Ai tha se “Plani me nëntë hapa”, të cilin e publikoi gjatë fundjavës, “nuk është plan i OSBE-së, sepse ajo organizatë ndërkombëtare i merr vendimet me konsensus, por nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ai si kryesues i OSBE-së”, transmeton Beta.

    “Roli im si kryesues i OSBE-së është të ofroj një zgjidhje për de-përshkallëzimin. OSBE-ja është në thelb një platformë për dialog, komunikim dhe menaxhim të konfliktit. Ne kemi dy operacione të mëdha, një në Prishtinë dhe tjetrin në Beograd”, tha Osmani në një intervistë për televizionin maqedonas “Telma”, transmeton Klankosova.tv.

    Ai shtoi se propozimi i tij është një nga përpjekjet plotësuese me organizatat dhe organet e tjera ndërkombëtare për të de-përshkallëzuar dhe normalizuar situatën (në veri të Kosovës) dhe që palët (Beogradi dhe Prishtina) t’i “rikthehen dialogut të arritur në Ohër”.

    “Pra, ne kemi një detyrim shtesë jo vetëm si kryesues i OSBE-së, por edhe si shtet ku është arritur ajo marrëveshje. Ju mund të shihni që masat e propozuara janë të ngjashme me masat e ofruara nga organizatat e tjera ndërkombëtare. Kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar është në unison në kërkesën që palët t’i kthehen dialogut dhe në zbatimin e obligimeve nga marrëveshja themelore dhe aneksi, përkatësisht marrëveshja e Ohrit”, tha Osmani.

    Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dy ditë më parë publikoi “Planin me nëntë hapa për de-përshkallëzimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës”.

    Ai plan, siç njoftoi Osmani në Twitter, “ka për qëllim arritjen e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike”.

  • “Qai Lulzim Hetem është, ‘Respekt bukuroshe'”/ Debat mes Hamidit dhe Pozharit

    “Qai Lulzim Hetem është, ‘Respekt bukuroshe’”/ Debat mes Hamidit dhe Pozharit

    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se marrëveshja me SHBA-në ka qenë që kryetarët e zgjedhur në veri, të punojnë prej ndonjë objekti tjetër, jo prej objekteve të komunave.

    Hamidi madje ironizoi me kryetarin Lulzim Hetemi, ku këtij të fundit ia kujtoi komentin viral “Respekt për Bukuroshen”.

    “Qysh u kanë marrëveshja. Ai t’i ka pranu rezultatet, bone prej objektit tjetër. Lerë Lulzim Hetemin se s’bahet më kryetar prej atij objekti se sa prej ndonjë objekti tjetër. Qai Lulzim Hetem është, ‘Respekt bukuroshe”, çka me i thanë më atij”, tha Hamidi.

    Pas kësaj deklarate reagoi analisti Xhevdet Pozhari, duke thënë se ndoshta kryetari Hetemi ka qenë i mërzitur në komunë, andaj ka komentu.

    “Ndoshta njeriu është mërzitur brenda komunës edhe ka komentu”, tha Pozhari. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Pozhari: Askush më shumë se Kurti nuk ka qenë i zëshëm kundër Asociacionit

    Pozhari: Askush më shumë se Kurti nuk ka qenë i zëshëm kundër Asociacionit

    Analisti politik, Xhevdet Pozhari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se askush më shumë se kryeministri Kurti nuk ka qenë i zëshëm kundër Asociacionit sa ka qenë në opozitë.

    Sipas tij, sot opozita, pos që duhet të zbatohen marrëveshjet, nuk ka ndonjë argument tjetër kundër kryeministrit Kurti.

    “Kurti ka ardhur si derivat i një vullneti qytetar dhe besoj që të gjithë e dimë që veprimet e tij kundër Asociacionit kanë qenë aq të zëshme dhe publike sa nuk mund t’i thotë askush që ‘ti na mashtrove ngaqë ne nuk e dinim që ti je kundër Asociacionit’. Askush s’mund të thotë sot Kurti, që e kam pas të paqartë se çfarë qëndrime ka ai ndaj atyre marrëveshjeve. Këtë e them jo për ta amnistu Kurtin, sepse është biografia e tij, janë qëndrimet e tij publike dhe kushdo mund t’i komentojë dhe interpretojë si të dojë, mirëpo në atë kohë bëhej presion kur ishte koha që të mos nënshkruheshin këto marrëveshje, veçanërisht Asociacioni, për të mos u bërë kompromisi siç e quante Vetëvendosja apo koncesioni ndaj Serbisë, ndërsa sot opozita nuk ka ndonjë argument me çka do t’i kundërvihej Kurtit, përveç se thotë që ‘ne duhet t’i zbatojmë ato marrëveshje’”, tha Pozhari.

    Ai tha se sa i përket legjitimitetit të kryetarëve të komunave, poashtu edhe procesit zgjedhor, Qeveria ka qenë plotësisht në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

    “Nga që zgjedhjet janë shtyrë, si afat në dakordim me partnerët ndërkombëtarë u është bërë thirrje në vazhdimësi serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Ata gjithmonë kanë kushtëzua, siç kanë kushtëzua që të mos kthehen edhe në të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur deri tash. Edhe në këtë drejtim, mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri, përderisa e kemi diskutu që se me aq vota sa kanë fitu kryetarët edhe derisa nuk përfaqësojnë tërësisht në plotni legjitimitetin qytetar, do duhet të diskutohej kjo çështje. Edhe Kurti vetë e ka pranu që ata nuk janë kryetar me fuqi të plotë vendimmarrëse dhe në këtë pjesë nuk shoh telashe, pra më tepër ndonjë herë kam përshtypjen që bëhet zhurmë për t’ju dhënë nuanca të cilat mund të jenë edhe më të paqëndrueshme për thelbin për çka diskutohet. Unë e shoh në këto dy pika, në tërësi Qeverinë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, tha Pozhari. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: