ATV

Blog

  • Qeveria propozon dy emra për Bordin e OShP-së

    Qeveria propozon dy emra për Bordin e OShP-së

    Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për një anëtar në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

    Xhevdet Ahmetaj dhe Isah Hasani janë dy kandidatët, ku prezantimin e tyre e ka bërë kryeministrit Albin Kurti.

    Kurti tha se Qeveria do te ketë vëmendje në emërimin e anëtarëve në bordet publike.

    “Integriteti dhe profesionaizmi janë parakusht, duke ndjekur këto parime kemi ndjekur këto parime kemi emëruar dhe kemi shkarkuar anëtar të bordeve. Xhevdet Ahmetaj dhe Isah Hasani, qeveria do te ketë vëmendje dhe integritet të punës në të gjitha bordet publike”.

    Qeveria e Kosovës me 10 maj kishte shkarkuar anëtaren e Bordit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), Kimete Gashi, e cila sipas kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në panelin përzgjedhës për tenderin për insulinat, ku ka fituar kompania pa certifikatën e marketingut që garanton cilësinë e këtij medikamenti.

  • Në Gjakovë mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri

    Në Gjakovë mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri

    Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.

    Ai në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se me Shqipërinë do të nënshkruhen disa marrëveshje në fusha të ndryshme.

    Derisa tha se shumë marrëveshje paraprake me Shqipërinë kanë gjetur zbatim tashmë.

    Ai foli edhe për miratimin e Projektligjit për Fondin Sovran, ku tha se përmes të njëjtit të gjitha ndërmarrjet publike do të bartën nga qeveria në fond sovran.

  • Zëvendësministri Ahmeti takoi ambasadorin e ri jorezident të Australisë për Kosovë, Richard Rodgers

    Zëvendësministri Ahmeti takoi ambasadorin e ri jorezident të Australisë për Kosovë, Richard Rodgers

    Sot, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim amabsadorin e ri jorezident të Australisë për Republikën e Kosovës, z. Richard Rodgers.

    Zëvendësministri Ahmeti njoftoi ambasadorin Rodgers mbi përparimet e Republikës së Kosovës në demokraci, drejtësi, zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit. Ata së bashku diskutuan mbi synimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me ç’rast z. Ahmeti falënderoi z. Rodgers për mbështetjen e përhershme të Australisë si në marrëdhëniet bilaterale, po ashtu edhe në rrafshin multilateral.

    Zëvendësministri Ahmeti uroi ambasadorin Rodgers për detyrën e tij të re, duke i shprehur vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’u angazhuar në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve tashmë të shkëlqyera mes të dyja vendeve.

  • Inaugurohet rruga “Ismail Qemali” në New York

    Inaugurohet rruga “Ismail Qemali” në New York

    Një nga rrugët e Staten Island në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është inauguruar me emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, “Ismail Qemali”.

    Këtë e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i bordit të shkollave shqipe në New York, Qemal Zylo.

    Ai ka thënë se duhet ta mbajnë amanetin e të parëve në zemrat e tyre, pasi siç shkruar Zylo flamuri, atdheu dhe gjuha shqipe janë ruajtur nga gjaku i derdhur i martirëve.

  • Marrje me prostitucion – Arrestohet një burrë kosovar dhe një grua shtetase e Shqipërisë

    Marrje me prostitucion – Arrestohet një burrë kosovar dhe një grua shtetase e Shqipërisë

    Të martën në Pejë janë arrestuar një i dyshuar kosovar dhe një e dyshuar shtetase e Shqipërisë, për marrje me prostitucion.

    MARRJE ME PROSTITUCION/Pejë 06.06.2023 – 18:00. Është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar dhe e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur”, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

  • Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet, Policia nis hetimet

    Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet, Policia nis hetimet

    Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet, policia nis hetimet.

    Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Ferizaj.

    Sipas njoftimit, një grua ka raportuar se në periudhën kohore 2020-2023, një person e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj

    “Ferizaj 2020 – 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin policor.

    Rasti është në procedurë hetimore.

  • Suharekë: Burri raporton se shtëpisë së tij i është vënë zjarri, dyshon te gruaja me të cilin ishin ndarë

    Suharekë: Burri raporton se shtëpisë së tij i është vënë zjarri, dyshon te gruaja me të cilin ishin ndarë

    Një burrë në Suharekë ka raportuar në Polici se shtëpia e tij kishte filluar t’i digjet.

    Ai dyshon se zjarrin mund ta ketë shkaktuara bashkëshortja e tij pasi ishin ndarë në një seancë gjyqësore, pasi kishin probleme mes vete.

    “ZJARRVËNJE- Suharekë 06.06.2023 – 14:46. Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar.”

  • Vrasje në tentativë në Drenas, arrestohen tre persona

    Vrasje në tentativë në Drenas, arrestohen tre persona

    Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Drenas pasi dyshohen se i kanë therur me thikë dy persona.

    Policia ka informuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se i kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.”, ka bërë të ditur Policia.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

  • Kelmendi takohet sot me të rinjtë e Mitrovicës në “Minatori”

    Kelmendi takohet sot me të rinjtë e Mitrovicës në “Minatori”

    Siç bëhet e ditur nga Federata e Xhudos e Kosovës, Majlinda Kelmendi do të takohet sot me të rinjtë e Mitrovicës në palestrën “Minatori”.

    Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” do të organizohet ngjarja speciale me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin si pjesë e demonstrimit të xhudos për të gjithë nxënësit e qytetit të Mitrovicës, raporton KosovaPress.

    Bashkë me trajnerët dhe xhudistët e klubit të xhudos, “Trepça”, Majlinda Kelmendi do të prezantojë disiplinën e xhudos dhe do të takohet me të gjithë të rinjt për të festuar kulturën dhe arritjet e xhudos në Kosovë.

    Ngjarja speciale me Kelmendin do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

  • Pediatri Merovci flet për ngërçet tek të porsalindurit dhe mënyrën e ushqyerjes

    Pediatri Merovci flet për ngërçet tek të porsalindurit dhe mënyrën e ushqyerjes

    Pediatri Rrahim Merovci, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm” në ATV ka folur për ngërçet, temperaturën tek fëmijët e shumëçka tjetër.

    Merovci derisa foli për javën prej kur fillojnë ngërçet tek foshnjat, ai tregoi se si duhet të veproj nënat në këto raste.

    “Prej moshës 2-javësh tek të porsalindur që zakonisht këto ngërçe fillojnë pasdite ose në mbrëmje fillon me qajtë dhe normalisht që nënat e reja brengosën shumë por që nuk duhet me u brengos shumë. Këtu ka shumë rëndësi pozicion gjatë kohës kur fëmija ushqehet
    Ne themi se majmuni dhe kanguri janë nënat më të mirat në botë sepse ajo metodë e mbajtjes së të porsalindurit është metodë shumë e mirë sepse ndihmon. Zakonisht nuk ndodhin komplikime dhe nëse zgjasin më shumë se dy muaj atëherë duhet të bëhen ekzaminime të tjera”, tha ai.

    Tutje ai foli edhe për mënyrën e të ushqyerit tek të porsalindurit.

    “Natyrisht se si ushqim te porsalindurit preferohet ushqyerja nga nëna pra, me gjidhënie e që preferohet deri në vitin e parë të jetës së të porsalindurit. Pastaj të vazhdohet me ushqime shtesë që preferohet pas muajit të 5-të apo 6-të . Disa ushqime që nuk preferohen assesi te fëmijët janë ato pikante, ushqimet me sasi të madhe të kripës, të yndyrshmet, ushqimet që treten me vështirësi, ato që ne i themi, të thata, etj”, shtoi ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: