ATV

Blog

  • Votohet ligji i ri për kinematografi, Matoshi: Më në fund filmi po e merr mbështetjen ligjore e shtetërore

    Votohet ligji i ri për kinematografi, Matoshi: Më në fund filmi po e merr mbështetjen ligjore e shtetërore

    Sot është votuar përfundimisht ligji i ri për kinematografi.

    Lajmin e ka bërë të ditur deputetja dhe njëherit aktorja Adriana Matoshi e cila është shprehur e plotësuar pas kalimit të këtij ligji shumë të rëndësishëm për industrinë e kinematografisë.

    “Pas nje procesi shume te gjate e me plot veshtiresi, sot votuam perfundimisht ligjin e ri per kinematografi.

    Sot po ndihem e plotesume ne dy menyra.

    Si deputete e perfaqesuese e komunitetit ne Kuvend te Kosoves, shume e gezume qe ia arritem te behemi bashke edhe me opoziten per ta votu nje ligj kaq te nevojshem per industrine e kinematografise. Falemnderuese edhe per te gjithe akteret institucional dhe artistet qe kane ndihmu me u shkru ky ligj ashtu qe me iu pergjigj nevojave te industrise.

    Si artiste, tejmase e gezume qe kinematografia po e merr vemendjen e meritume. Cilesia e prodhimtarise tone kinematografike, me suksese qe secili vend i enderron, ma ne fund po e merr mbeshtetjen ligjore e shteterore. E di qe dita e sotme ka me qene motiv shtese per krejt artistet, producentet, regjisoret, skenaristet, kostumografet e skenografet, me vazhdu me kriju dhe me enderru edhe ma shume.

    Urime kolegeve te mi, e na shkoft mbare”, shkruan Matoshi.

  • Haradinaj takoi ambasadorin gjerman: Situata e krijuar është shqetësim i përbashkët

    Haradinaj takoi ambasadorin gjerman: Situata e krijuar është shqetësim i përbashkët

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Ata kanë biseduar për situatën aktuale në veri të vendit, për çka Haradinaj ka thënë se është shqetësim i përbashkët.

    Për takimin me ambasadorin gjerman, ka njoftuar Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook.

    “Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka shkruar Haradinaj.

    Të mërkurën, Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.

    Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

  • Pas dy tentimesh Kuvendi e voton Projektligjin për minierat dhe mineralet

    Pas dy tentimesh Kuvendi e voton Projektligjin për minierat dhe mineralet

    Me 61 për, asnjë kundër e asnjë abstenim Kuvendi pas dy tentimesh e ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, raporton EO.

    Për gati 30 minuta deputetët kanë pritur që mazhornac t’i bëjë numrat e nevojshme për kalimin e këtij projektligji, i cili në votimin e parë ka marr vetëm 58 vota, që ishin të pamjaftueshëm për miratim.

  • Kusari-Lila: Para agresionit të Serbisë të gjithë duhet të jemi bashkë

    Kusari-Lila: Para agresionit të Serbisë të gjithë duhet të jemi bashkë

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar unitet mes spektrit politik në Kosovë, në raport me Serbinë.

    Në seancën e Kuvendit, Kusari-Lila ka thënë se para agresionit serb në Kosovë, me rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë, legjislativi duhet të përçojë mesazhin e unitetit.

    “Sot ky Kuvend me të drejtë e përçon mesazhin e unitetit dhe mesazhin se para agresionit të Serbisë të gjithë jemi bashkë, por mbi të gjitha jemi në krye të detyrës sonë si deputetë. Unë ndaj një mendim tjetër nga kolegët në raport me punën tonë sot. Po, pajtohem plotësisht dhe tashmë i kemi bërë ftesë kryeministrit që kur e ka kohen e përshtatshme të vijë dhe të diskutojmë temën me rëndësi të lartë për Kuvendin”, ka thënë ajo.

    Ajo ka përmendur edhe fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të mbajtur dje në Parlamentin Evropian, derisa ka thënë se në të njëjtën ditë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ishte krah për krah me ambasadorin e Rusisë.

    “Dje presidentja e Kosovës mbajti fjalimin historik në Parlamentin Evropian, duke u thirrur në të gjitha vlerat ku secila parti që ka kaluar në këtë Kuvend ka përfaqësuar ndër vite, po ashtu duke e prezantuar Kosovën në ngjyra dhe mënyrën më të mirë të mundshme. Në të njëjtën ditë, presidenti i Serbisë është krah për krah me ambasadorin e Rusisë për të festuar ditën e Rusisë. Kjo është ndarja që Serbisë iu bë nga Rusia, gjithmonë në thonjëza”, ka deklaruar ajo.

  • Presidentja Osmani pritet në takim nga Duka i Madh i Luksemburgut

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Duka i Madh i Luksemburgut

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg është pritur në takim nga Lartmadhëria e tij, Duka i Madh i Luksemburgut Henri.

    Në takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

    Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani ka falënderuar Dukën e Madh për mbështetje e vazhdueshme ndaj Kosovës.

    U diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç`rast Presidentja Osmani rikonformoi përkushtimin e Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit.

    Në takim, Presidentja Osmani i ka bërë ftesë Dukës së Madh të Luksemburgut Henri për një vizitë në Kosovë në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

  • Kidnapimi i tre policëve, Tahiri: Shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjell në këtë situatë

    Kidnapimi i tre policëve, Tahiri: Shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjell në këtë situatë

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se veprimet e tij në veri dhe sipas tij shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjell në këtë situatë, ku kidnapohen tre policë të Kosovës, brenda territorit të vendit.

    Tahiri, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se reagimi i ndërkombëtarëve për këtë rast ishte i butë për shkak të pabesisë së Qeverisë ndaj tyre.

    “Ajo që duhet të thuhet sot këtu është se veprimet amatoreske në veri të Kosovës dhe shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në përshkallëzim të situatës dhe jemi në kërcënim të sanksioneve të një vendi i cili është më properëndimor dhe proamerikan. Reagimi me vonesë i kryeministrit në çdo situatë të krijuar u pa si një pabesi e qeverisë ndaj partnerëve dhe rrjedhimisht reagimi i tyre ishte i butë”, ka thënë Tahiri.

    Ai ka theksuar nevojën për bashkërendim me faktorin ndërkombëtar në lidhje me de-përshkallzimin e situatës në veri.

    “Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron. Kjo porosi që e kemi vendosur është për SHBA-në, NATO-n dhe BE-në. Po shihini të nderuar deputetë ku jemi sot, dje kemi thënë se po marrim veprime sovrane, ndërsa sot pas mbledhjes së (Këshillit të Sigurimit, kryeministri flet për nevojën për koordinim dhe habitet pse po rri në heshtje faktori ndërkombëtar. A po e shihni se sa zgjat qëndrueshmëria e qeverisë në raport me një sitautë tepër të rëndë. Andaj nga faktori ndërkombëtar, veçmas ShBA-ja kërkojmë që të bëjë presionin e duhur dhe të lirojë menjëherë tre policët që janë kidnapuar”, ka thënë ai.

    Të mërkurën, Policia e Kosovës, ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.

    Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

  • Lirohen dy personat që u arrestuan në Merdarë nga Policia e Serbisë

    Lirohen dy personat që u arrestuan në Merdarë nga Policia e Serbisë

    Janë liruar dy personat, Dervish Maliqi dhe Esat Muqolli të arrestuar nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë, në pjesën e Serbisë.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar familjari i tyre, Labinot Maliqi.

    Ai tha se ata akuzoheshin kinse në vitin 2020 e kanë goditur një kontejnerë të mbeturinave.

    “I kanë liru sot. Ata akuzoheshin se kinse në vitin 2020 e kanë rrok një kontejnerë të bërllokut”, tha ai.

    Maliqi tregoi se aktualisht janë duke u kthyer për në Kosovë bashkë me vëllanë dhe dhëndrin dhe se të dy janë shumë mirë me shëndet.

    Ndryshe, ata janë arrestuar të martën nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë.

  • Gashi: Kurti të raportojë para Kuvendit

    Gashi: Kurti të raportojë para Kuvendit

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi kërkoi sot nga kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend, në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

    Gashi, në seancën e sotme plenare të Kuvendit, tha se kidnapimi i tre zyrtarëve policor brenda territorit të vendit është agresion luftënxitës i Serbisë.

    “Në emër të LDK e dënojmë fuqishëm agresionin luftënxitës të Serbisë, duke kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitarë, brenda territorit të Kosovës. Ky është një veprim agresioni, i dënueshëm politikisht dhe ndërkombëtarësh dhe një veprim, i cili në asnjë rrethanë nuk duhet të përsëritet. Në emër të LDK-së kërkoj nga Qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë që të bëjnë të pamundurën që në një kohë sa më të shkurt të bëhet kthimi i zyrtarëve policor dhe merrja e veprimeve të tjera të duhura”, tha ai.

    Krahas kësaj, shefi i deputetëve të LDK-së u shpreh se Kurti duhet urgjentisht të raportojë para Kuvendit në lidhje me qëndrimet për masat sanksionuese për Kosovën nga ShBA dhe BE.

    “Po ashtu, kërkoj që kryeministri të vjen në një seancë raportuese para Kuvendit të Kosovës. Të raportojë për situatën në veri, gjendjen e zyrtarëve policor për aq sa ka informacion, për veprimet dhe masat që janë marrë. Për arsyeshmërinë e masave dhe veprimeve, po ashtu të jemi të gatshëm të marrin masa dhe veprime nga Kuvendi në lidhje me këtë çështje. Si pjesë e dytë të raportimit, ne kërkojmë që kryeministri t’i raportojë Kuvendit mbi raportet me ShBA-në dhe vendet e BE-së, pasi kemi pa qëndrime zyrtare të ShBA-së dhe përfaqësuesit të BE-së në lidhje me masat sanksionuese për institucionet e Kosovës. Kjo është një ngjarje shumë shqetësuese dhe nëse ndodh është e patejkalueshme për Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

    Policia e Kosovës ka deklaruar dje (14 qershor) se tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

  • Ismail Kadare flet për shqiptarët në Preshevë, ka një porosi për Tiranën dhe Prishtinën

    Ismail Kadare flet për shqiptarët në Preshevë, ka një porosi për Tiranën dhe Prishtinën

    Shkrimtari i njohur shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, së fundmi mori pjesë në edicionin e 23-të të Panairit të Librit në Prishtinë. Përveç Kadaresë, në ceremoninë e hapjes së Panarit të Librit kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të cilët mbajtën edhe nga një fjalë rasti.

    Shkrimtari ynë i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare, nw fjalwn e tij ftoi për unitet liderët shqiptarë në Kosovë dhe Ballkan, në këto momente kur e tërë bota i ka sytë kah Kosova!

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim shkrimtarin e madh shqiptar me renome ndërkombëtare, Ismail Kadaren.

    Në komunikatën për media bëhet e ditur se Kurti dhe Kadare kanë diskutuar për letërsinë, historinë dhe kulturën e popullit shqiptar.

    Pas kryeministrit Kurti dhe ministrit të Kulturës, Hajrullah Cekut, Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe kolegia e tij (shkrimtare), Elena Kadare, ka takuar edhe redaktorin e gazetës zvicerane në shqip, Le Canton27.ch, Nefail Maliqi, me të cilin kanë biseduar për librat, lexuesit shqiptarë dhe situatën aktuale në Kosovë, për shqiptarët të lënë pas dore në Serbi (Luginën e Preshevës) dhe diasporën shqiptare.

    Kadare: Të mos preken kufijtë e Kosovës!

    Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shprehur kundër rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka ripërsëritur për gazetën zvicerane në shqip, Le Canton27.ch, se “një lëvizje e tillë do të cenonte stabilitetin në Ballkan”.

    Duke komentuar situatën në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare tha se Tirana dhe Prishtina nuk duhet vetëm të shqetësohen, por të veprojnë më shumë për shqiptarët e diskriminuar në atë pjesë.

    “Situata në Luginën e Preshevës është shumë e vështirë, ku popullata e asaj zone, shqiptarët në trojet e tyre etnike, në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare, si dikur, para vitit 1999 në Kosovë. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikurse viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Evropës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por edhe të veprojnë më shumë për shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës, sepse për të drejtë, kjo pjesë e popullsisë sonë është më e diskriminuar sot në Ballkan dhe Evropë”, ka theksuar Kadare.

    Kadare tha dy shtetet tona të kujdesen po ashtu edhe për diasporën shqiptare, që po mban “gjallë” atdhun.

    “Nuk mjafton të luftohet asimilimi i të rinjve tanë nëpërmjet deklaratave, nëse nuk veprojmë në rregull. Këtu e kam fjalën që qeveritë tona të dërgojnë sa më shumë literaturë, libra në shqip, sidomos Abetare dhe libra të tjerë mbi kulturën, traditën dhe historinë tonë të lavdishme”, ka thënë Kadare. /Le Canton27.ch

  • Çfarë kërkon flamuri i Zvicrës te produktet serbe në shitoret e Kosovës?!

    Çfarë kërkon flamuri i Zvicrës te produktet serbe në shitoret e Kosovës?!

    Prishtine, 15 qershor -Me shtimin e provokimeve dhe kërcënime serbe ndaj Kosovës, sikur rastin e fundit me barrikada, rrahje te KFOR-it nga bandat serbe te Vuçiqit, kidnapimi i tre policeve kosovar, maltretimet dhe arrestimet e mërgimtarëve ne Merdare nga policia serbe edhe shoqatat kosovare kane shpejtuar aktivitetet dhe aksionet e tyre kundër produkteve serbe qe shiten ne Kosovë duke kërkuar nga qytetaret t’i bojkotojnë ato!, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

    Edhe kjo ndodhë në marketet kosovare: Maskohen produktet serbe duke i vënë flamurin e Zvicrës, të Kosovës apo Shqipërisë?!

    Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës (viti 2008), importi i produkteve serbe në Kosovë ka shënuar rritje. Në vitet 2008-2016, Kosova ka importuar nga Serbia produkte në vlerë prej dy miliardë e 638 milionë euro.

    Ne këto aksione me sloganin « mos blini mallra serbe » janë inkuadruar përveç shoqatave edhe shume artiste, yje futbolli dhe nga muzike si personalitete nga kultura dhe politika bashke me mediat kosovare.

    Por ne këtë drejtim ka abuzime nga tregtaret dhe disa biznesmen matrapazë ne Kosovë te cilët vazhdojnë te shesin prodhimet serbe duke vene flamuj jo vetëm te Kosovës dhe Shqipërisë por edhe vendeve mike si atë te Zvicrës, Kroacisë etj..mbi produktet serbe?!, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

    Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka gjobitur disa markete kosovare qe shesin mallrat serbe, duke abuzuar me flamujt e Kosovës apo te Zvcres mbi në produktet serbe.

    « Bojkotoni produktet e Serbisë » është motoja e organizatave joqeveritare (ONG) ne Kosovë ku kërkojnë qe « politika nacionaliste deh shovensite serbe, t’i vuajë pasojat në ekonomi!.. »

    Veç kësaj, obstruksionet e vazhdueshme të krijuara nga shteti serb kundër Republikës së Kosovës duke lobuar kundër integrimeve dhe pengesave njohjeve te reja te Kosovës qe viteve te fundit kane bere 4-5 c’njohje e pavarësisë nga disa shtete, pastaj kane penguar integrimet pro evropiane si dhe anëtarësimet në institucionet ndërkombëtare… dhe qytetarët ne shenje revolte, me një organizim spontan dhe unik në rrjetet sociale ditëve te fundit po ju bëhet thirrje popullatës që të bojkotojnë produktet serbe.
    Blej Shqip !!!.. » thuhet në njoftim të shoqatave kosovare

    Madje dhe studentët e Universitetet e Kosovës, kane protestuar me te vetëm kërkesë: Stop mallrave serbe ne Kosovë! duke kërkuar nga qytetarët qe të bojkotohen mallrat serbe!

    Zëdhënësi i Doganave të Kosovës ka thënë se vlera e importeve nga Serbia, gjate vitit 2016, ishte 389 milionë euro, por kjo gjendje ka rene me vetëdijesimin qytetarëve ne Kosovë. Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, brenda një muaji Kosova ka importuar nga Serbia mallra në vlerë të rreth 40 milionë euro.

    Nëse SHBA-të, Evropa kane arsyet e veta pse i vjen sanksione Rusisë së Putinit, te je regjimit diktatorial, pre shkak inovazionit rus ne Ukraine, atëherë edhe shqiptarët kane një mijë arsye të veta të vejnë sanksionet Serbisë se Vucicit duke bojkotuar mallra e tyre. Serbia ne vitet 1999 vrau mbi 13 mije shqiptare ne Kosovë, beri mijëra krime dhe 400 masakra, duke dhunuar mbi 20.000 femra shqiptare duket poshtërim për kosovarët te vazhdojnë t’i blejnë mallrat sere në Kosovë?!

    Jo vetëm ne Kosovë, Serbia ka provuar te fusin hundët me produkte edhe ne Zvicër, por këtu nuk ju shkoi gjatë, sepse ne Zvcer, funksionon shteti juridik dhe se janë disa ligje dhe rregulla ne Zvicër ne raport me tregjet dhe bizneset me vendet e huaja, qe janë te rezervuar sidomos me ato nga Ballkanin jo vetëm per shkak konkurrencës, por edhe për shkak kualitetit te prodhimeve. Një rast ishte kur ne qershorin e vitit 2021 kur u provua te hynin ne Zvicër mallrat nga Serbia duke e filluar me « Coca Coles ». Kështu, një shishe me tiketë me mbishkrimin serb ngjitur (mbi Coca Colla) përkohësisht me listën e përbërësve në gjuhën gjermane është parë ne Coop në Zvicër, për çka kane reaguar autoritetet sidomos kompania e Coca Coles në Zvicer, për çka « Coca Cola » serbe nuk është parë më.. »Coca Cola » serbe ne Zvicër është kapitulli i fundit në mosmarrëveshjen mes Coca-Cola Zvicrës, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
    Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që pas kërkesës së SHBA-së për suspendim të taksës doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, ta ndihmojnë qeverinë dhe kryeministrin me bojkotimin e produkteve serbe.

    Bojkotoni produktet serbe ?! (besa Besë) Apo me mire të themi: Prodhoni produktet tona më të mira se te serbëve. Dhe automatikisht ato do te bojkotohen se njeriu si njeri shkon gjithë kah me e mira, apo?

    « Biskotat serbe që shiten me shumice ne Zvicër, emri lanë nuk është produkt zviceran, por serb, mos shkelni mbi gjakun e dëshmorëve, shume shqiptar ne Zvicër e blejnë ketë produkt, me vetëdije apo pa vetëdije. Mos e furnizo ushtrinë e Serbisë, bojkotojë barkodin 860!!!

    Në marketet nëpër Kosovë, vazhdon të ketë një numër të lartë të produkteve serbe. Por së fundi, një produkti të tillë duket se i është vendosur flamuri i një shteti tjetër, më përkatësisht Shqipërisë e here i Kosovës, madje edhe i Zvicrës?!