ATV

Blog

  • Krasniqi i kërkon Qeverisë ta tërheqë vendimin ndaj Klan Kosovës

    Krasniqi i kërkon Qeverisë ta tërheqë vendimin ndaj Klan Kosovës

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke thënë se ky veprim është kundër fjalës së lirë dhe kundër parimeve të demokracisë.

    Krasniqi tha se vetëm sistemet autokratike dhe totalitare kanë tendenca për t’i mbyllur mediat e pavarura.

    “Sot, më shumë se kurdoherë, Kosova ka nevojë për media të lira, të pavarura dhe të pandikuara. Kërkoj nga Qeveria që t’a tërheqë mbrapa menjëherë vendimin e saj dhe ta heqë këtë njollë që e ka vënë mbi shtetin dhe shoqërinë tonë”, tha Krasniqi.

    Tutje, ai përgëzoi televizionet dhe mediat në vend, të cilat qysh nga marrja e vendimit nga ana e qeverisë, kanë shprehur solidarizimin e plotë me Klan Kosovën.

  • Murati në interpelancë të enjten për rishikimin e buxhetit dhe rritjen e pagave në sektorin publik

    Murati në interpelancë të enjten për rishikimin e buxhetit dhe rritjen e pagave në sektorin publik

    Shefja e Deputetëve të VV-së, Mimoza-Kusari-Lila, tha se kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbajë seancë, ku ministri i Financave, Hekuran Murati do të jetë në interpelancë, raporton EO.

    Seanca sipas saj, do të nisë në orën 10:00, ku Murati do të falas për çështjen “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritjen e pagave në sektorin publik”.

    “Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit u vendos që të mbahet më 22 qershor ditë e enjte. Aty është paraparë edhe një interpelancë me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Kjo kërkesë është nga AAK-ja”, tha ajo.

  • Ndalohen pesë emigrantë ilegalë, u gjetën në një kamion të mallrave

    Ndalohen pesë emigrantë ilegalë, u gjetën në një kamion të mallrave

    Oficerët e doganës sot gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në pesë persona të fshehur brenda një kamioni që trasportonte mallra.

    “Sipas deklaratave të personave, të gjithë refugjatët janë nga Siria. Emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente, janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

  • Gjykimi kundër Shalës, dëshmitari i tetë dëshmon pa masa mbrojtëse

    Gjykimi kundër Shalës, dëshmitari i tetë dëshmon pa masa mbrojtëse

    Dëshmitari i tetë në gjykimin kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe ai është Zbynek Dolejsi, ekspert për identifikimin e ADN-së.

    Në gjykatoren e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Dolejsi ka deklaruar se aktualisht është shef i Departamentit Gjenetik në Institutin Kriminalistik të Pragës, në Republikën Çeke.

    Sipas tij, në këtë institut shërben prej vitit 2004.

    Në pjesën e parë të seancës ZPS e ka intervistuar atë rreth një raporti të vitit 2009 dhe më pas për një analizë të vitit 2023.

    Ky është dëshmitari i parë në cilësinë e ekspertit dhe i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse.

    Pjetër Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

    Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • ​KQZ zëvendëson tre anëtarë të Kuvendit Komunal në Zveçan

    ​KQZ zëvendëson tre anëtarë të Kuvendit Komunal në Zveçan

    Komisioni Qendror Zgjedhor mori vendim në mbledhjen e sotme për zëvendësimin e tre anëtarëve të Kuvendit Komunal në Zveçan, nga radhët e PDK-së dhe LVV-së.

    Kryetari i kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i tregoi emrat e anëtarëve të zëvendësuar në Kuvendin Komunal në Zveçanit.

    “Në komunën e Zveçanit, Izet Peci zëvendësohet nga Jakup Peci, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje. Po ashtu në Zveçan Ilir Peci zëvendësohet nga Ukshin Peci nga subjekti politik PDK. Prapë në Zveçan, Djellza Peci zëvendësohet nga Jehona Kelmendi nga subjekti politik PDK”, tha ai.

    Ndërsa, anëtari i KQZ-së, Sami Hamiti tha se janë plotësuar kushtet ligjore për zëvendësimin e këtyre asamblistëve.

    “Janë tri zëvendësime, i kemi shqyrtuar dhe analizuar secilën veçmas dhe janë plotësuar kushtet ligjore dhe i kemi sugjeruar KQZ-së të aprovohen këto zëvendësime”, u shpreh ai.

    Në anën tjetër, KQZ-ja nuk diskutoi për shqyrtimin e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, për shkak se ky raport nuk iu ishte dërguar të gjithë anëtarëve./kp/

  • ​BE reagon për rastin e Klan Kosovës

    ​BE reagon për rastin e Klan Kosovës

    Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

    Në reagimin e BE-së thuhet se janë të shqetësuar dhe se po i monitorojnë nga afër zhvillimet, përcjell Klankosova.tv.

    “Të shqetësuar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Bashkimi Evropian po monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja është e përqendruar veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias. BE mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

  • 15 të vdekur nga përplasja e kamionit me një autobus në Kanada

    15 të vdekur nga përplasja e kamionit me një autobus në Kanada

    Të paktën 15 persona vdiqën pasi një kamion u aksidentua të enjten me një autobus që transportonte qytetarë të moshuar, në një pjesë rurale të provincës Manitoba të Kanadasë.

    Autobusi ishte nisur në jug në autostradën 5 drejt një kazinoje pranë qytetit të Carberry, ndërsa gjysmërimorkio ishte drejtuar në lindje në autostradën 1, tha në një konferencë shtypi oficeri i Policisë, Rob Lasson, shkruan CNN, përcjell KP.

    Kamioni gjysmërimorkio goditi autobusin në kryqëzimin e dy autostradave në veri të Carberry, afërsisht 170 kilometra (105 milje) në perëndim të Winnipeg-ut.

    Përveç 15 të vdekurve, 10 të tjerë u dërguan në spital, thanë autoritetet.

    Të lënduarit që po trajtohen përfshijnë drejtuesit e gjysmërimorkios dhe autobusit.

    Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve.

  • ​Një femër bie nga Ura e Fshajt në lumin Drin i Bardhë

    ​Një femër bie nga Ura e Fshajt në lumin Drin i Bardhë

    Një femër e moshës madhore ka rënë nga Ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (e premte) ndërsa rasti është konfirmuar nga policia në Gjakovë.

    Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Sheremet Elezi, deklaroi për KosovaPress se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për gjetjen e femrës, pavarësisht rrjedhës së madhe të ujit.

    “Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. Në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës”, tha Elezaj.

    Reshjet e fundit të shiut kanë bërë që niveli i Drinit të Bardhë të rritet e gjithashtu të jetë edhe më i rrëmbyeshëm se zakonisht.

  • Kurti takohet me Ali Ahmetin në Forumin e Prespës

    Kurti takohet me Ali Ahmetin në Forumin e Prespës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Prespës në Strugë të Maqedonisë se Veriut.

    Në kuadër të këtij Forumi, kryeministri Kurti ka takuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në vend, pas agresionit serb ndaj Kosovës, me rastin e rrëmbimin të tre policëve kosovarë të mërkurën brenda territorit të Kosovës, ku kryeministri kërkoi dënimin e këtij akti të agresionit.

    Në takim u diskutua edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në kuptim të zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe të deeskalimit të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

    Njëkohësisht u fol edhe për marrëdhëniet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, zhvillimin e infrastrukturës, me theks të veçantë për rëndësinë dhe statusin e projektit të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr.

    Kryeministri Kurti shoqërohej nga ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja ndërkaq nga ana e tij, kryetari Ahmeti shoqërohej nga Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

  • Lajçak: Duhet të kapërcejmë të kaluarën, të kërkojmë dialog

    Lajçak: Duhet të kapërcejmë të kaluarën, të kërkojmë dialog

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Forumin e Prespës tha se kanë folur për komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor.

    Ai shtoi se duhet të kapërcehet e kaluara dhe duhet fokusim në dialog.

    “Në Forumin e Prespës ne diskutuam komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Theksova se duhet të kapërcejmë të kaluarën e trashëguar, të kërkojmë dialog, të fokusohemi në të ardhmen e përbashkët europiane, të jemi të guximshëm dhe të kemi një vizion për të gjithë rajonin”, ka thënë Lajçak.