ATV

Blog

  • ​Paralajmërohen gjoba për ata që vendosin njoftime në hapësirat publike

    ​Paralajmërohen gjoba për ata që vendosin njoftime në hapësirat publike

    Njoftime të ndryshme për shitjen e banesave, lokaleve por edhe ato mortore hasën në çdo rrugë të kryeqytetit. Ato vendosen në drunj e shtylla elektrike, por edhe në hapësira tjera publike. Qytetarët thonë se mungojnë tabelat ku mund të vendosën njoftimet. Ndërkohë, në Komunën e Prishtinës thonë në sheshet e Prishtinës, kanë vendosur tabela në të cilat mund të vendosen njoftimet dhe se do të vazhdojnë t’i vendosin edhe në vende tjera publike.

    Nga drejtoria për shërbime publike në Prishtinë, thonë se ata që nuk i respektojnë hapësirat publike mund të gjobiten.

    Zyrtarja nga Drejtoria për shërbime publike në Komunën e Prishtinës, Mevlude Zejnullahu tha se shpalljet nuk duhet të vendosen në hapësira publike, pasi janë pllakatat të vendosura në kryeqytet, por nuk janë të shfrytëzueshme nga qytetarët.

    “Në sheshet e kryeqytetit të Kosovës janë të vendosura disa pllakata të mermerit të cilat janë të destinuara që qytetarët të vendosin njoftime të ndryshme të tyre, p.sh për shitje të banesave, lokaleve afariste, shpallje për vende pune dhe shpallje mortore dhe shumë njoftime të tjera, por fatkeqësisht qytetarët nuk po i shfrytëzojnë ato pllakata por po i vendosin në hapësira të ndryshme publike, aty po mendojnë se mundë t’i shohin më lehtë”, tha Zejnullahu për KosovaPress.

    Qytetari Xheladin Tapallari thotë se duhet të ketë pllakata të mjaftueshme dhe të mos praktikohet që njoftimet të vendosen nëpër drunjtë dhe shtylla të qytetit.

    “Duhet në vende të caktuara që njerëzit të dinë të orientohen dhe të informohen sikur që është në Prizren, të jenë tabelat në të cilat bëhen shpalljet,,,,Kryesisht në vende ku po frekuentohen më shumë e mos të praktikohet nëpër shtylla nëpër drunjtë”, tha Tapallari

    Ismet Ferati tha se në kryeqytet nuk ka parë ndonjë pllakatë për shpallje mortore dhe duhet të shtohen në çdo qytet të Kosovës, në një kohë sa më të shpejt.

    “Mendoj që do të ishte ide më e mirë një vend i posaçëm ku vendosen, sepse e di që është më mirë afër shtëpisë ku e shohin krejt, mirëpo një vend i posaçëm do të ishte më mirë për këto shpallje mortore” tha Ferati për Kosovapress.

    Edhe Rexhep Krasniqi ka të njëjtin mendim se në kryeqytet nuk ka mjaftueshëm pllakata për njoftime. Ai propozon që të gjitha njoftimet ta kanë vetëm një vend për t’u vendosur.

    “Duhet një vend i caktuar për këto shpallje, jo në çdo vend deri tek pemët e rrugës vendosen. Unë propozoj të ketë një vend të caktuar qyteti, nuk e di që ka ndonjë vend në Prishtinë, nuk e kam parë. Njoftimi është më i mirë në një vend“, tha Krasniqi.

    Sipas Zejnullahut, drejtoria për shërbime publike do të sigurojë hapësira për të gjitha shpalljet edhe për shitje të banesave, konkurse pune ato mortore dhe çdo informatë tjetër e nevojshme për qytetarët.

    “Për ne është e rëndësishme si drejtori e shërbimeve publike të ofrojmë vende të posaçme që të vendosin thirrje të ndryshme të cilat për një pjesë tjetër janë të rëndësishme. Në të ardhmen planifikojmë që tabela tjera t’i vendosim në hapësira tjera publike, ku qytetarët mund t’i marrin informata ,mirëpo mos të harrojmë që edhe rrjetet sociale e kanë bërë të veten ….02:18 Në kuadër të kryeqytetit e kemi edhe institucioni i cili i trajton këto raste dhe mundet me i gjobitë qytetarët të cilët nuk i respektojnë hapësirat publike”, Shtoi Zejnullahu.

    Sipas qytetarëve në kryeqytet nuk ka mjaftueshëm pllakata për shpallje të ndryshme të qytetarëve dhe është e nevojshme të vendosen në çdo hapësirë publike. /kp

  • ​Giresse pritet të bëjë ndryshime në formacion sonte ndaj Bjellorusisë

    ​Giresse pritet të bëjë ndryshime në formacion sonte ndaj Bjellorusisë

    Tri ndeshje, tri barazime, kjo është statistika jo e këndshme e Kombëtares së Kosovës në futboll në kualifikimet për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

    Me vetëm tri pikë të mbledhura deri më tani në grupin I, “Dardanët” janë të detyruar që sot ta marrin vetëm fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në këtë kompeticion, raporton KosovaPress.

    Nga ana tjetër, edhe rivali i sotëm është në një formë shumë të dobët. Ata kanë tri humbje në tri ndeshjet e para dhe pozicionohen në vendin e fundit në këtë grup me zero pikë.

    Para ndeshjes, trajneri Alain Giresse dhe qendërmbrojtësi Betim Fazliji në konferencë për media theksuan faktin se kanë udhëtuar në Budapest vetëm për të marr tri pikë të plota.

    Kosovës do t’i mungojë Elbasan Rashani në këtë ballafaqim për këtë ndeshjes, kurse në dyshim është sulmuesi i krahut, Milot Rashica.

    Grupi I kryesohet nga Zvicra me nëntë pikë, e ndjekur nga Rumania me shtatë, Izraeli është i treti me katër pikë, kurse Kosova është e katërta me tri pikë.

    Sa i përket formacionit, për dallim nga ndeshja me Rumaninë, nga minuta e parë në sulm pritet të luajë Edon Zhegrova së bashku me Muslijin dhe Muriqin, ndërsa në bankë do të mbetet Milot Rashica.

    “Dardanët” pritet që sonte të luajnë me këtë formacion:

    Kosova: Muric, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Fazliji, Celina, Muslija, Zhegrova, Muriqi

  • Arrestimi në Leposaviq – Petkoviq: Ai s’kishte faj, e prangosën policë me rroba civile, me veturë me targa KM

    Arrestimi në Leposaviq – Petkoviq: Ai s’kishte faj, e prangosën policë me rroba civile, me veturë me targa KM

    E ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë e ka quajtur “torturë të Albin Kurtit” arrestimin e serbit U.V. në Leposaviq.

    Policia e Kosovës konfirmoi paraprakisht se e ka arrestuar një person të nacionalitetit serb i cili dyshohet se ishte i përfshirë në sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor dhe se deri te kjo kishte ardhur përmes një hetimi intensiv dhe provave të siguruara.

    “UV është arrestuar kur ka shkuar në punë sot herët në mëngjes dhe është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit me rroba civile, madje njëri prej të cilëve ishte duke drejtuar veturën me targa KM”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

    Zyra e udhëhequr nga kryenegociatori serb, Petar Petkoviq thotë se serbi i arrestuar s’është kriminel, por “një djalosh që nuk kishte asnjë faj”.

    “Kurti pa asnjë provë, përkundër fakteve që e mohojnë, arreston serbët çdo ditë, ndërsa ndërkombëtarët e kthejnë kokën në anën tjetër dhe bëjnë sikur nuk i shohin shkeljet e të gjitha të drejtave elementare të serbëve, keqtrajtimet e përditshme të Kurtit, fizik, juridik. dhe dhunë institucionale ndaj popullit tonë”, thuhet në reagim.

  • Vuçiq: Nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga dëbimi, atëherë do të reagojmë

    Vuçiq: Nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga dëbimi, atëherë do të reagojmë

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit se Serbia do të reagojë “nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga masakrat”.

    Ai ka shtuar se pret që “kryetarët e rremë” të japin dorëheqje dhe njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës. Sipas tij, deri atëherë nuk dëshiron të takohet dhe të bisedojë me Kurtin.

    “Vendimet do t’i marrim vetë, nuk do të konsultohemi me askënd. Nuk kemi asnjë detyrim ndaj askujt tjetër. Sa i përket dialogut, ai është krejtësisht i pakuptimtë”, ka pretenduar Vuçiq.

    Ai ka thënë se për shumë vjet “është përpjekur të ruajë paqen dhe stabilitetin” në çdo mënyrë.

    “Vendi ynë ka dhënë gjithçka që të bëhet ashtu. Pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo, këto janë fakte dhe të dhëna. Sado të mundohemi të jemi një partner serioz dhe i përgjegjshëm, jemi në rrugën evropiane, por asnjëherë nuk na kanë parë kështu. Nëse nuk vepronim në kërkesën e tyre pa kushte dhe pa diskutim, ne ishim fajtorë. E shihni edhe vet se nuk ka rrugëdalje, nuk e kemi më. Që nga fillimi i vitit asnjë shqiptar nuk është qëlluar apo plagosur. Ka pasur “incidente të vogla” të të rinjve serbë dhe shqiptarë kur shqiptarët po kalonin urën në Mitrovicë”, ka pretenduar Vuçiq, transmeton Paparaci

    Vuçiq ka zbuluar se Zyra e Petkoviqit “ka grabitur” një dokument të EULEX-it.

    “E dini se çfarë thotë atje? Epo asgjë. Ata vetëm e kanë ndjekur formën burokratike. Atyre vërtet nuk i interesojnë serbët. Kurti po krijon një situatë kriminale, mendova se po e bënte i vetëm, por tani e di që po e bën me mbështetjen e disa partnerëve perëndimorë. Ai keqtrajton të gjithë qytetarët e kombësisë serbe”, ka thënë Vuçiq.

    “Dhe pastaj na thonë të mos ndërhyjmë, EULEX-i po monitoron. Çfarë po monitoroni, ju gënjeshtarë?”

    Ai ka pretenduar se në pesë ditët e fundit ka qenë nën presion të madh për shkak të kidnapimit të policëve të Kosovës, siç thotë ai “në territorin e Serbisë”.

    “Njerëzit duan të ruajnë paqen, por ata nuk e dinë se si”, vazhdon Vuçiq.

    “Jam i sigurt se do të ndërmarrin hapa aktivë për Vidovdanin i cili është një ditë e rëndësishme në historinë serbe. Në Vidovdan, serbët në mënyrë paqësore do të ndërmarrin hapa në rrugën e lirisë së tyre. Ne nuk do të informojmë më askënd për asgjë, përveç asaj që është në përputhje me Rezolutën 1244. Ne do të përpiqemi ta ruajmë paqen, por i paralajmërojmë të gjithë ata që do të dëbojnë serbët nga veriu i Kosovës se kjo nuk do të ndodhë” ka thënë presidenti serb dhe ka shtuar se “le të mendojnë ose le të pretendojnë se është bllof, nuk më intereson fare”.

    Sa i përket sjelljes sonë politike, siç theksoi ai, “është krejtësisht e pakuptimtë të flasësh me një njeri që nuk ka dashur të flasë kurrë”.

    “Dhe ne nuk kemi çfarë të themi, derisa serbët e arrestuar të lirohen, derisa të tërheqin këto norma të pakuptimta. Do t’i lini të lirë serbët e arrestuar, do t’i tërhiqni masat me të cilat nuk po i lejoni të hyjnë kamionët me mallra, që dikë ta mundoni me uri, kjo nuk do t’ju funksionojë. Dhe kjo është shkelje si e CEFTA-s, ashtu edhe e të gjitha marrëveshjeve të mundshme. Është e kotë derisa “kryetarët e rrejshëm” të japin dorëheqjen dhe të tërhiqen nga veriu i Kosovës. Nëse teknikisht do të paraqitemi në ndonjë bisedë, do t’ju njoftoj 24 orë herët. Por nga kjo punë nuk përfitohet asgjë dhe teknikisht është çështje e taktikave tona”, ka thënë Vuçiq.

    Sipas tij, situata është shumë e ndërlikuar dhe komplekse.

    “Populli ynë është nën sulm të ashpër nga vrasësit, hajnat dhe mashtruesit. E di mjaft mirë se sa të vegjël jemi në krahasim me vendet e NATO-s, e di që politika jonë duhet të jetë zhvillimi dhe progresi ekonomik, por jam i vetëdijshëm se sa e kërcënuar është mbijetesa e popullit tonë”, përfundoi Vuçiq.

    I pyetur për vazhdimin e dialogut, presidenti serb ka thënë se “Kurti dëshiron luftë me çdo kusht”.

    “Çdo bisedë është e pakuptimtë, dialogu i krizës nuk ka kuptim sepse të gjithë janë të njëjtë dhe bazohen në “Vuçiq jep diçka”, nuk kam çfarë të jap më shumë. A do të vendos teknikisht të paraqitem apo jo, do të vendos për këtë, do të jetë vendimi ynë taktik”, ka thënë ai.

    Sipas tij, Serbia është në rrugën evropiane dhe nuk do të veprojë vullnetarisht dhe të krijojë incidente.

    “Nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga masakrat, atëherë do të reagojmë”, ka thënë Vuçiq.

  • Për 5 muaj në QKUK u kryen mbi 3 mijë e 200 lindje, kaq është numri i foshnjave sipas gjinisë

    Për 5 muaj në QKUK u kryen mbi 3 mijë e 200 lindje, kaq është numri i foshnjave sipas gjinisë

    3 mijë e 216 lindje janë kryer nga 1 janari deri në fund të muajit maj të vitit 2023, në kuadër të Klinikës Gjinekologjike- Obstetrike.

    SHSKUK njofton se prej tyre, 1 mijë e 200 janë kryer me operacion, kurse të tjerat përmes procesit normal të lindjes.

    “Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 1 mijë 629 janë femra dhe 1 mijë e 688 të gjinisë mashkullore. Ka pasur 97 raste të binjakëve dhe 2 raste të trinjakëve”, thuhet në njoftim.

  • BIK: 285 haxhinjë nga tri komuna të Kosovës janë nisur sot drejt vendeve të shenjta

    BIK: 285 haxhinjë nga tri komuna të Kosovës janë nisur sot drejt vendeve të shenjta

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se 285 haxhinjë të tjerë janë nisur sot nga Kosova drejt vendeve të shenjta.

    BIK njofton se ky është aeroplani i pesë me besimtarë nga Kosova që udhëtuan për të kryer haxhin.

    “285 haxhinjë nga Dragashi, Vushtrria dhe Peja udhëtuan sot për ta kryer haxhin. Deri më tani, të gjitha grupet e besimtarëve nga Kosova kanë pasur udhëtim të mirë, ku menjëherë pas arritjes janë akomoduar në hotele dhe kanë filluar ritualet e umres”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

    BIK shton se gjatë ditës së sotme pritet të udhëtoj edhe grupi i fundit i haxhilerëve kosovarë, duke përmbyllur fluturimet sa i përket këtij viti.

    Gjithsej 1,597 besimtarë nga Kosova do ta kryejnë haxhin këtë vit.

  • Policia mohon të jetë penguar nga KFOR-i në Leposaviq

    Policia mohon të jetë penguar nga KFOR-i në Leposaviq

    Sot është raportuar se ushtarët e KFOR-it, kanë ndaluar njësinë speciale për të shkuar në Leposaviq. Megjithatë, në Policinë e Kosovës thonë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë KosovaPress-it, se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara në detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.

    Ndërkohë, është raportuar se KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”, në hyrje të Leposaviqit dhe njësitet e policisë deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare.

    Madje për këtë vendim flitet se është njoftuar edhe kryeministri Kurti.

  • “Ma la amanet djalin”, rrëfimi i trishtë i të moshuares që ia dha Kosovës dy djem për liri

    “Ma la amanet djalin”, rrëfimi i trishtë i të moshuares që ia dha Kosovës dy djem për liri

    Nëna Azize një heroinë e vërtetë që ia fali Kosovës dy djemtë e saj ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani e Ismet Uka, nga fshati Ticë e Komunës së Skenderajt.

    Pavarësisht dhimbjeve që ndjeu për tërë këto vite ajo ende mbahet e fortë dhe krenare që djemtë e saj u bënë themel i lirisë që sot po e gëzojmë.
    Gjatë një bisede për ATV-në, nënë Azize rrëfen ditët me të rënda për të kur humbi djemtë në luftë.

    Ajo thotë se ka qenë shumë e vështirë kur e ka kuptuar se i kanë vdekur të dy djemtë, por më e vështirë ka qenë kur i ka mbetu djali dy muajsh, të cilit tregon se ia ka përtërirë emrin e djalit të saj dëshmor, Ismetit.

    Bisedën e plotë të ATV-së me nënën Azize e gjeni në videon më poshtë:

  • Euro 2024/ Kosova sot përballet Bjellorusinë

    Euro 2024/ Kosova sot përballet Bjellorusinë

    Tri ndeshje, tri barazime, kjo është statistika jo e këndshme e Kombëtares së Kosovës në futboll në kualifikimet për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

    Me vetëm tri pikë të mbledhura deri më tani në grupin I, “Dardanët” janë të detyruar që sot ta marrin vetëm fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në këtë kompeticion, raporton KosovaPress.

    Nga ana tjetër, edhe rivali i sotëm është në një formë shumë të dobët. Ata kanë tri humbje në tri ndeshjet e para dhe pozicionohen në vendin e fundit në këtë grup me zero pikë.

    Para ndeshjes, trajneri Alain Giresse dhe qendërmbrojtësi Betim Fazliji në konferencë për media theksuan faktin se kanë udhëtuar në Budapest vetëm për të marr tri pikë të plota.

    Kosovës do t’i mungojë Elbasan Rashani në këtë ballafaqim për këtë ndeshjes, kurse në dyshim është sulmuesi i krahut, Milot Rashica.

    Grupi I kryesohet nga Zvicra me nëntë pikë, e ndjekur nga Rumania me shtatë, Izraeli është i treti me katër pikë, kurse Kosova është e katërta me tri pikë.

  • Gjenden dy granata dore në Dremjak të Ferizajt

    Gjenden dy granata dore në Dremjak të Ferizajt

    Të dielën në fshatin Dremjak të Ferizajt, një person ka raportuar që në malin e fshatit kishte hasur në dy granata dore.

    “Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Tutje, thuhet se ekipi i KFOR-it dhe FSK-së i kanë kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes

    “Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes”, njoftoi Policia.