ATV

Blog

  • Yuri Kim-Kurtit: Lëreni egon anash, konsideroni këshillat e miqve të vërtetë

    Yuri Kim-Kurtit: Lëreni egon anash, konsideroni këshillat e miqve të vërtetë

    Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila nga 10 korriku do të marrë pozitën e zëvendës ndihmës sekretares për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit, ka folur për situatën në veri të Kosovës. Kim i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti që të dëgjojë miqtë në raport me situatën e krijuar në veri të vendit.

    Ajo ka përmendur edhe çështjen e Asociacionit, duke thënë se Kosova dhe Serbia kanë rëndë dakord për diçka të tillë dhe janë dakorduar për rrugën përpara që do të çonte në njohjen plotë të Kosovës.

    Kim ka thënë se është koha që udhëheqësit të lënë pas egot e tyre dhe të marrin në konsideratë këshillat e miqve, miqve të vërtetë. Diplomatja amerikane ka thënë se nëse duhen prova për atë se sa shumë SHBA beson në Kosovën, atëherë duhet kthyer kokën pas dhe shikuar disa vite më parë.

    Tutje Kim ka thënë se problemi aktualisht qëndron tek hapat dhe sekuencimi që duhet ndjekur në mënyrë që Kosova dhe Serbia të lëvizin përpara.

    “Pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë lidhur me Asociacionin. Liderët e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për themelimin e Asociacionit, por jo vetëm në këtë, po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e plotë e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë egon dhe të mendojnë për projektin kombëtar. Kush janë miqtë tuaj. Konsideroni pak këshillat e miqve tuaj, miqve tuaj të vërtetë” , ka deklaurar ambasadorja Yuri Kim.

  • Gjykata rikthen në punë drejtorin e shkarkuar në Spitalin e Pejës për futjen e fetusit të vdekur në lavatriçe

    Gjykata rikthen në punë drejtorin e shkarkuar në Spitalin e Pejës për futjen e fetusit të vdekur në lavatriçe

    Doktori Muhamet Haliti ka njoftuar se Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur të kundërligjshëm shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit mjekësor në Spitalin e Pejës.

    Haliti ka shkruar në Facebook-un e tij se kishte pasur tentativë që padrejtësisht të bëhet përgjegjës në rastin e futjes së foshnjës (fetusit) në rrobalarëse, në dhjetor të vitit të kaluar.

    “Drejtësia i ka dhënë fund këtij pretendimi qëllimkeq të z. Shala duke e detyruar të më kthej në pozitën e mëhershme si Drejtor Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës”, shkruan ai ndër të tjera.

    Për këtë deklaratë ka reaguar Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

    Në reagimin e tyre në Facebook thuhet se “pretendimet e paraqitura nga Dr.Muhamet Haliti për kinse kthimin e tij në pozitën e Drejtorit Mjekësor pozitë nga e cila është shkarkuar nuk qëndrojnë dhe janë të pa vërteta. Tentimet për njollosjen e organeve udhëheqëse janë të ulëta dhe shpërfaqin frustrimin personal të personit në fjalë”, thuhet tutje në reagimin e spitalit.

  • Kualifikimet e Ligës së Kampionëve/Strugën e pret ferri, Ballkani me fat

    Kualifikimet e Ligës së Kampionëve/Strugën e pret ferri, Ballkani me fat

    Asi që dje u hodh shorti për raundin e parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve, sot u hodh shorti edhe për raundin e dytë të kualifikimeve të kësaj gare.

    Ekipi shqiptar, Struga në rast fitoreje ndaj Zalgiris Vilnius, në raundin e dytë të këtyre kualifikimeve e pret ferri, ku do të përballet me gjigantin turk, Galatasaray, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, fati si duket i ka buzëqeshur kampionit kosovar, Ballkanit i cili në rast fitoreje ndaj Ludogorets do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Olimipija Ljubjanas dhe Valmieras.

    Zalgiris Vilnius/Struga – Galatasaray

    Ballkani/Ludogorets – Olimpija Ljubljana/Valmiera

     

  • Sveçla publikon videon: Forcat serbe me urdhër të Vuçiqit rrëmbyen policët tanë

    Sveçla publikon videon: Forcat serbe me urdhër të Vuçiqit rrëmbyen policët tanë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot një video, në të cilën përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve në veri të vendit.

    Sveçla ka shkruar se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar.

    Ai ka potencuar se Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë policët.

    “Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani.”, ka shkruar ai në Twitter.

    Të mërkurën (14 qershor) tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale. Tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe të premten (16 qershor) u është shqiptuar masa e paraburgimit.

    Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të arrestuar në veri nga forcat serbe./KosovaPress

  • Hoti publikon shifrat e investimeve: Kosova do të pësojë kolaps ekonomik

    Hoti publikon shifrat e investimeve: Kosova do të pësojë kolaps ekonomik

    Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes llogarisë së tij “Facebook”, ka publikuar shifra që tregojnë për vlerën e investimeve të qeverisjes për këto dy vite.

    Ai ka thënë se me këto shifra, Kosova do të pësoj kolaps ekonomik me këtë qeverisje.

    “Shifrat flasin vetë. Kosova do të pësojë kolaps ekonomik me këtë qeverisje. Kolapsin demografik Kosova ka filluar ta ndjejë me emigrimin masiv në dy vitet e fundit. (Të dhënat janë nga Agjencia e Statistikave bazuar në raportin për llogaritë qeveritare 2015-2022.)”, shkroi ai.

  • Gazetarët kërkojnë siguri dhe kushte për të kryer misionin e tyre

    Gazetarët kërkojnë siguri dhe kushte për të kryer misionin e tyre

    “Atë ditë kemi qenë cak për tu ekzekutuar”, u shpreh sot gazetari i lënduar, Pleurat Salihu mes lotëve. Ai para deputetëve në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal foli për provokimet që nisën nga “huliganët serbë”, para se të nisin sulmet ditën e premte në Leposaviq.

    Në seancë dëgjimore me gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri, të njëjtit kërkuan siguri dhe kushte për gazetarë për të kryer misionin e tyre të raportimit.

    Kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani deklaroi se ata që po krijojnë trazira në veri, po tentojnë t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj gazetarëve.

    “Ju urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithë ju gazetare që keni kryer obligim tuaj në formën më të mirë të mundshme. Falënderim edhe për raportimin e gjithë këtyre ngjarjeve që sot po ndodhin në veri, që ata po krijojnë ato trazira atje po mundohen t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj juve si gazetarëve dhe makinave që i kemi parë”, tha ai.

    Gazetarja nga RTK, Venera Xhoxhaj tregoi treguar për ditën e premte, kur ajo dhe kamermani u sulmuan nga protestuesit serbë.

    “Mendoj që kemi bërë punën tonë në gjendje të jashtëzakonshme atë ditë. Kemi pësuar lëndime nga ai rrëbesh gurësh, super të mëdhenj. E gjithë situata ka ndodhë aq shpejt, i përgëzoj kolegët, konsideroj qe profesioni i gazetarit është mision”, tha ajo.

    Përmes videos që e bëri vet, Xhoxhaj shtoi se u dëshmua dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve.

    “Atë ditë kanë ndodhur dy gjëra, e para më shumë se brutalitet, pastaj ajo që jemi munduar që të sigurojmë atë video, në zgjidhjen e kamermanit, e Dukagjinit që e ka menduar, ajo nuk ka qenë zgjidhje…Konsideroj që të mendohet për mundësinë e krijimit të kushteve për gazetarëve. Ne kemi marrë jeleka antiplum dhe helmetat, por ky është provokim, sepse je cak i sulmit edhe më shumë”, shtoi ajo.

    Edhe kamermani Bardh Bekteshi tha se shpreson se ekipet tjera që do të shkojnë për raportim në veri, do të jenë më të sigurtë.

    “Vet ndjenja që shkon e hyn mes tyre, e nuk ke kurrfarë sigurie, nuk ështe ndjenjë e mirë. Pritem se nuk na sulmojnë në atë mënyrë, ata kur kaloi ministri, u shfryn te ai, e pastaj u kthyen tek ne”, shtoi ai.

    Të premten (16 qershor) në Leposaviq janë sulmuar ekipet e mediave. Policia ka informuar se në afërsi të komunës së Leposaviqit nga individë dhe grupe kriminale janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale 9 gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës dhe është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë.

  • Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë të impresionuar nga mikpritja në Kolegjin AAB – falënderojnë rektorin Lulzim Tafa dhe studentët

    Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë të impresionuar nga mikpritja në Kolegjin AAB – falënderojnë rektorin Lulzim Tafa dhe studentët

    Duke vlerësuar organizimin e një ceremonie speciale nga Kolegji AAB, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë përmes një letre për rektorin Lulzim Tafa, ka shprehur kënaqësinë dhe falënderimet për vizitën që realizuan në muajin maj.

    Në letrën e cila u dërgua në emër të delegacionit të Këshillit të Ambasadorëve shkruan se pjesëmarrësit ishin të entuziasmuar si me ceremoninë e pritjes ashtu edhe me diskutimet joformale që patën me studentët e Kolegjit AAB.

    “Studentët tuaj janë të zgjuar, të mirinformuar dhe kërkues. Delegacioni ynë dhe anëtarët që diskutuan me ta gjatë drekës thanë se ky ishte momenti më i veçantë që patën gjatë vizitës së tyre në Ballkanin Perëndimor”.

    Tutje për Çmimin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrim për Kryetarin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë Timothy Chorba nga rektori i Kolegjit AAB thanë se e mbajnë në një vend tejet të veçantë në zyrën e Këshillit në mënyrë që ta shohin të gjithë. Ky çmim ishte ndarë për kontributin që SHBA-të dhe diplomacia amerikane kanë dhënë në shtetformim dhe demokracinë e Kosovës.

    Në fund të kësaj letre ata ftuan rektorin e Kolegjit AAB Lulzim Tafa që të vizitojë zyrën e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë në Washington, në mënyrë që të kthejnë mikpritjen e Kolegjit AAB.

    Vizita e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë u realizua me 11 maj me rastin e “101 vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri – SHBA dhe 15 vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Kosovë – SHBA”, ku morën pjesë edhe Anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

  • Kremlini: Nuk ka bazë për zgjatjen e marrëveshjes për drithëra

    Kremlini: Nuk ka bazë për zgjatjen e marrëveshjes për drithëra

    Kremlini ritheksoi më 21 qershor qëndrimin se nuk ka “asnjë bazë” për zgjatjen e marrëveshjes së Detit të Zi për drithëra, duke thënë se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) nuk po zbatohej siç duhet.

    Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se OKB-ja ishte detyruar ta pranonte se “për fat të keq, ata nuk po arrijnë ta ushtrojnë ndikimin e nevojshëm te vendet e Perëndimit për ta përmbushur pjesën ruse të marrëveshjes”.

    Ai i referohej një liste kërkesash të Rusisë, përfshirë heqjen e atyre që Moska thotë se janë pengesa për eksportin e drithit dhe plehrave të saj.

    E negociuar në korrik të vitit të kaluar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, marrëveshja ka mundësuar një korridor të sigurt për dërgesat me drithëra ukrainase, që transportohen nga portet në Detin e Zi. Këto porte, paraprakisht kishin qenë të bllokuara për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

    Rusia kishte rënë dakord në maj për një zgjatje dy-mujore të kësaj marrëveshjeje, por ka thënë se Iniciativa do të ndërpritet nëse nuk përmbushet një marrëveshje për eksportet ruse të grurit dhe plehrave.

    Edhe në fillim të këtij muaji, Ukraina akuzoi Rusia se po e pamundëson zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke bllokuar regjistrimin e anijeve në të gjitha portet e Ukrainës.

    Zyrtarët ukrainas kanë thënë se që nga mesi i prillit, Rusia ka “kufizuar në mënyrë të paarsyeshme” zbatimin e marrëveshjes së grurit.

    Në prill, Rusia kishte paralajmëruar se Moska kërkon zbatimin e disa kushteve të saj për zgjatjen e mëtejshme të marrëveshjes./REL/

  • Musliu tregon çka biseduan me inspektorin e AKI-së: Tensionet në veri i paralajmëruam, për policët të krijohen kushte

    Musliu tregon çka biseduan me inspektorin e AKI-së: Tensionet në veri i paralajmëruam, për policët të krijohen kushte

    Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, në një konferencë për media ka dhënë detaje se çka kanë biseduar me Inspektorin e AKI-së, Kujtim Shala.

    Ajo ka sqaruar se janë marrë vesh që Shala, të ftohet edhe në fillim të muajit korrik në raportin pas përfundimit të raporteve të auditimit.

    Sipas saj, për veriun kanë paralajmëruar destabilizim të situatës qysh më herët, duke shtuar se e kanë kryer punën si Komision duke mos komentuar reagimin e Qeverisë.

    Musliu ka më tej ka folur edhe për kidnapimin e tre policëve në veri si dhe gjendjen jo të mirë të mirë të zyrtarëve policorë në përgjithësi.

    Ajo ka thënë se ka propozuar Projektligjin për pensionin e parakohshëm të policëve, duke marrë për bazë që Policia e Kosovës është më vjetar në rajon.

    “Kishim në raportim inspektorin e AKI-së, që ka marrë mandatin qe 6 muaj. U duakrduan që zotin Shala ta ftojmë në javën e parë të korrik, ngase ende nuk e kanë raportin e Auditimit. Në agjenci nuk lejohet të ketë auditor të jashtë, po ashtu auditimi specifik për pasqyrat brenda Agjencisë”.

    “Si deputet ju i keni përcjell edhe seancat, kam qenë e zëshme, jam e pa kënaqur me trajtimin dhe do të vazhdojë ta ngris këtë çështje, kam propozuar edhe projektligjin për pensionin e parakohshëm, ne e kemi Policën më të vjetër në rajon. Tre policët e kidnapuar dy prej tyre janë 48 dhe 62 vjet, e aq më tej për një ka shkua nga pushim mjekësor, ngritja e kapacitete, ngritja e pagave, shtesat e tjera dhe pensionimi duhet të rregullohet që të kemi një polici moderne e efikase”, tha ajo, raporton EO.

    “E kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje, vet Agjencia nuk ka rol ekzekutiv, mbledhin informata e informojmë Qeverinë, presidencën, ne e kemi paralajmërua që grupe në Rashkë po trajnohen në Rashkë për destabilizimin e veriut, ne e kemi kryer punë tonë si Komision. Qeveria nuk e ka marrë informata nga ne por nga dertoi i AKI-së, se sa i ka shfrytëzuar, nuk më bijë mua të komentojë”.

  • Serbët paralajmërojnë radikalizim të masave nëse vazhdon bllokimi i mallrave

    Serbët paralajmërojnë radikalizim të masave nëse vazhdon bllokimi i mallrave

    Situata në vendkalimin Jarinje nuk ka ndryshuar, pasi drejtuesit e kamionëve me targa të Serbisë kanë bllokuar rrugën Mitrovicë Veriore – Rashkë, siç raporton Kosovo Online, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.

    Kamionistët nga bllokada thonë se nuk do të largohen derisa të mundësohet kalimi i kamionëve dhe mallrave serbe, transmeton Indeksonline.

    Ata paralajmërojnë gjithashtu se masat mund të radikalizohen në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre.

    Automjetet e udhëtarëve kalojnë në Jarinje në të dy drejtimet pa asnjë problem.

    Por trafiku i mallrave është ende i bllokuar, nuk kalojnë kamionë, por as autobusë me targa RKS.