ATV

Blog

  • Plagosja e dy personave në Pejë, arrestohet i dyshuari që ishte në arrati

    Plagosja e dy personave në Pejë, arrestohet i dyshuari që ishte në arrati

    Më 13 qershor rreth orës 23:10, Policia ishte informuar se nё rrugën “Ali Pashё Gucija ” nё Pejё kishte tё shtёna me armё zjarri. Si pasojë dy persona kishin mbetur të plagosur.

    Njёri nga personat e dyshuar ishte arrestuar nga njësitet Policore, ndёrsa i dyshuari tjetёr ishte nё arrati.

    “Pas njё pune intesive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 03.07.2023, ёshtё identifikuar lokacioni dhe ёshtё arrestuar i dyshuari: H.D. i lindur me 1978 mashkull/Kosovar”, njofton policia.

    Pasi qё hetuesit e kanё intervistuar tё  dyshuarin nё prezencën e avokatit mbrojtës, nё konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti ёshtё ndaluar pёr 48- orё.

  • Gjykata Themelore e cakton masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë ndaj Arbnor Rifatit dhe Daut Mehmetit

    Gjykata Themelore e cakton masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë ndaj Arbnor Rifatit dhe Daut Mehmetit

    Trajneri kosovar, Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti janë arrestuar të premten, pas një aksioni nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj të njëjtëve ka caktuar masën e sigurisë të arrestit shtëpiak prej 30 ditë.

    ATV ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelorë në Prishtinë, në të cilin janë dhënë detaje për vendimin e prokurorisë.

    Avokati Florim Shefqeti në rolin e mbrojtësit të trajnerit Arbnor Rifati, tha se kundërshton masën e paraburgimit për palën e tij, për arsye se prokuroria nuk ka mbështetje dhe se ka gabime faktike të referimit të ndeshjeve për të cilat akuzohet trajneri.

    Edhe avokati i gjyqtarit Daut Mehmeti, Mehmet Berisha, ka deklaruar nuk ka elemente të kryerjes së veprës penale nga pala e tij për të cilën pretendon prokuroria e shtetit.

    Arbitri Mehmeti javë më parë u përjashtua nga basketbolli me vendim të FIBA-s, për kurdisje të ndeshjeve në Ligën Ballkanike. Rifati ka qenë trajner shumëvjeçar te Ponte Prizreni dhe së fundi drejtues i këtij klubi të basketbollit. /atvlive.tv

  • Gjykimi ndaj Shalës, përfundon dëshminë eksperti mjeko-ligjor

    Gjykimi ndaj Shalës, përfundon dëshminë eksperti mjeko-ligjor

    Eksperti mjeko-ligjor, Marek Gasior ka përfunduar sot dëshminë e tij në Hagë kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetës Shala. Me të përfunduar dëshminë e tij, për sot ka përfunduar edhe seanca gjyqësore në rastin Shala.

    Gjatës seancës së sotme dëshmitari i nëntë i ZPS-së, Gasior iu është përgjigjur kundra-pyetjeve të mbrojtjes së Shalës.

    Dëshmitari i ZPS-së u shpreh se tek personi ‘C’ nuk kishin dëshmi të lëndimeve në shputën e këmbës së djathtë pasi ato lëndime nuk kanë qenë të dukshme nga jashtë, dhe se nuk e di nëse është bërë radiografi apo jo ndonëse ai i ka rekomanduar një gjë të tillë vetë pacientit.

    Në pjesën e fundit të parashtrimit të pyetjeve avokati mbrojtës i Pjetër Shalës, Muhamed Hedi Auini kërkoi të dinte nëse eksperti kishte gjetur lëndime në shputën e këmbës së djathtë ashtu siç kishte thënë vetë personi ‘C’.

    Auini: Ju keni shënuar me një listë pikat e ndryshme, i keni diskutuar këto me kolegen e nderuar të ZPS, po ashtu thuhet se nuk ka dëshmi të lëndimeve të mëparshme në shputën e këmbës së djathtës. Pra ju nuk keni gjetur gjurmë të thyerjes së kockave në shputën e këmbës së djathtë.

    Gasior: Shputa e këmbës së djathtë, fotografitë 21 dhe 22, është ky shënim. Kshëtu që nuk ka dëshmi të lëndimeve të më ardhshme në shputën e këmbës së djathtë, kjo do të thotë se nuk kanë qenë të dukshme nga jashtë.

    Auini: A keni kërkuar që të bëhet radiografi në rastin e pacientit ‘C’.

    Gasior: Pacienti u informua, domethënë i dhashë rekomandim që të bënte radiografi.

    Auini: E morët përgjigjen e radiografisë?

    Gasior: Në raport nuk ka informacion që ai të jetë riparaqitur në departamentin ku kam punuar, nuk kam dijeni të radiografisë të jetë bërë radiografia apo jo.

    Avokati Auini dëshiroi konfirmim për shenjat e pacientit ‘C’ të cilat në raport thuhej se i ishin shkaktuar nga kontakti me temperaturë të lartë, për të cilat vetë personi ‘C’ kishte thënë se i ishin bërë nga “kontakti me elektroshok”.

    Ndërsa, dëshmitari Gasior u shpreh se vetëm informacionet e dhëna nga pacienti ishin përfshirë në raport.

    Auini: Individi ‘C’ ka përmendur se i ka bërë elektroshok, pyetja që kam unë është se këto shenja sipërfaqësore të lëkurës të cilat ju i patë dhe keni thënë se janë rezultat kontakti me temperaturën e lartë, a do të ishte e mundshme të shkaktoheshin në rastin të goditjes me elektroshok apo pajisjet e lëvizshme elektroshoku?

    Grasior: Informacioni që kemi marrë nga pacienti, ai është përfshirë në raport tani, gjatë vetë këqyrjes së trupit unë konstatova praninë e shenjave sipërfaqësore, këto mund të kenë qenë pasojë e djegieve.

    Gjatë ditës së nesërme për ekspertin e radhës i cili është dëshmitar i ZPS-së, nga vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar u tha se do t’iu nevojiten vetëm 1 orë kohë.

    Pas përfundimit të kundra-pyetjeve të mbrojtjes së Pjetër Shalës, pyetje sqaruese ka bërë përsëri Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ndërsa, më pas pyetje sqaruese parashtroi edhe trupi gjykues.

    Në mars ka filluar paraqitja e provave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e Shalës, ku deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë.

    Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

    Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë “Burdushit”

    Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë “Burdushit”

    Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” ishte dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, me 42 mijë euro gjobë si edhe iu kishte konfiskuar pasuria prej 2 milionë euro.

    Fillimisht me 5 qershor të këtij vitit në Gjykatën e Apelit në Kosovës ishte mbajtur seanca në të cilin ishin shqyrtuar ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), si dhe mbrojtësve të të dënuarit Peqani, avokatëve Feim Alaj dhe Durim Osmani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në vendimin e Apelit, i cili vendim është marr më 30 qershor të këtij viti, thuhet se aktgjykimi i ankimuar nga PSRK dhe avokatët Alaj dhe Osmani nuk është i përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkeljeve tjera që e kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit të Themelores.

    Tutje, sipas Apelit themelorja nuk ka bërë tejkalim të aktakuzës në kuptimin objektiv si dhe aktgjykimi i themelores qartazi ka gjykuar çështjen që ka qenë objekt gjykimi dhe ndonjë ngjarje tjetër.

    Kurse sa i përket tejkalimit të shpalljes së aktgjykimit Apeli ka vlerësuar se pretendimi është si i pabazuar pasi që në procverbalin e shpalljet si dhe në shkresat e lëndës vërtetohet se aktgjykimi është përpiluar ashtu edhe siç është bërë shpallja e aktgjykimit.

    Sa i përket gjendjes faktike Apelit ka gjetur se Gjykata Themelore e Prishtinës qartë dhe saktë ka vlerësuar rrethanat dhe të gjitha provat që kane dëshmuar veprimet inkriminues të dënuarit Hysri Peqanit.

    Po ashtu Apeli ka gjetur të pabazuara edhe pretendimin ankimor se i akuzuari nuk kishte ushtruar veprimtari mjekësorë pasi që në regjistrimin e biznesit përfshiheshin edhe dhënja e shërbimeve shpirtërore.

    Tutje, Apeli ka sqaruar së nuk është aspak kontestuese se i dënuari Peqani në vazhdimësi ka ndërmarrë veprimet e ngjashme ndaj personave të ndryshëm duke kryer kështu veprën penale të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

    Si të pa bazuar Apeli ka gjetur edhe pretendimin tjetër të mbrojtës lidhur me përfitimet financiare pasi që sipas Apelit nga provat e administruara është vërtetuat se mjetet monetare kane qarkulluar përmes sistemit bankarë duke i konvertuar pastaj në sende të luajtshme dhe të paluajtshme i dënuari Peqani.

    Apeli po ashtu si të si të pabazuar ka gjetur edhe pretendimin tjetër të mbrojtës lidhur me papranueshmërinë e provave, pasi që sipas Apelit nga shkresat e lëndës vërtetohet se përmes vendimeve në mënyrë retroaktive ka aprovuar lëshimin e urdhrave gojorë konkretisht të kontrollit të pronës-shtëpisë.

    Ndërkaq, sa i përket ankesës së PSRK-së për lartësi të dënimit Apelit ka theksuar në vendim që Themelorja me rastin e majtës dhe caktimit të dënimit ka vlerësuar drejtë dhe sakte të gjitha rrethanat me rastin e caktimit të lartësisë së dënimit.

    Ndryshe, në seancën e 23 dhjetorit 2022, prokurorja Merita Bina-Rugova në fjalën përfundimtare ka njoftuar se ka bërë precizimin e dispozitivit të parë të aktakuzës, të cilin e ka ndarë në dy pjesë, mirëpo tha se kualifikimi i veprës penale është i njëjti.

    Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar e së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar, aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 e deri më 26 korrik 2019, në Prizren, i akuzuari Hysri Peqani-Burdushi, ka mjekuar persona të ndryshëm anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore.

    Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, e ka bërë ndonëse nuk kishte kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse.

    Sipas Prokurorisë, Peqani e kishte bërë një gjë të tillë me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme.

    Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve iu ka kryer trajtime të improvizuara, të kota duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t’i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3 mijë euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.

    Për këto, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.

    Prokuroria Speciale e ngarkonte të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie të tipit “Super Campion”.

    Prokuroria pretendonte se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transferove bankare , ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

    Për këto veprime, ai akuzohej për veprën penale të “Shpëlarjes së parave” nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. /BetimipërDrejtësi

     

  • ​Llapi transferon ish-mesfushorin e Prishtinës dhe Dritës

    ​Llapi transferon ish-mesfushorin e Prishtinës dhe Dritës

    Klubi i futbollit Llapi ka bëtë të ditur se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin, Ergyn Ahmeti.

    Mesfushori 27-vjeçar vjen në klubin nga Podujeva pas eksperiencës dy-vjeçare tek Dukagjini, ndërsa më parë ka mbrojtur ngjyrat edhe të Prishtinës e Dritës.

    Në praninë e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Ahmeti ka firmosur kontratën e vlefshme deri në vitin 2024, përcjellë KosovaPress.

    Ahmeti do jetë forcë shtesë për repartin e mesfushës dhe do bashkohet me ekipin e trajneri Tahir Batatina në përgatitjet për edicionin e ri që do i fillojmë nga dita e sotme.

    Mesfushori mitrovicas ka fituar dy-herë Kupën e Kosovës me Prishtinën dhe është paraqitur në ndeshjet ndërkombëtare me klubin kryeqytetas dhe Dritën.

  • Masat e BE-së, LDK-ja paralajmëron bojkotimin e punës së Kuvendit

    Masat e BE-së, LDK-ja paralajmëron bojkotimin e punës së Kuvendit

    Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi tha se kjo parti do t’i bojkotoj mbledhjet e Kryesisë pas masave të BE-së ndaj Kosovës.

    Ai tha se nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal, derisa të ndalen siç tha ai sanksionet ndaj Kosovës.

    “LDK nuk ka marr pjesë në Mbledhje e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga zëdhënësi i BE dhe nga kryeministri Kurti. Ne si grup parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pa mundur që të sillemi  në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur  asgjë”.

    “Andaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjet e Kryesisë. Nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet e Kosovës. Për hapat e tjera do të vendosen nga mbledhja e kryesisë se partisë”, tha ai.

    “Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen, për masat dhe veprimet e tjera do të merren vendimet në kryesin e partisë”.

  • Tahiri i shqetësuar për hyrjen në fuqi të masave të BE-së: Gjendja është e mjerueshme

    Tahiri i shqetësuar për hyrjen në fuqi të masave të BE-së: Gjendja është e mjerueshme

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partia e tij është e shqetësuar që Qeveria e vendit ka mbajtur të fshehtë masat që janë paralajmëruar nga BE-ja.

    Madje ai tha masat e tilla e dëmtojnë raportin me vendet mike dhe se gjendja është e mjerueshme.

    “Shpreh shqetësimin e thellë që Qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi. Qeveria Kurti nuk flitet për progres por kemi hyrë në një fazë të zhvillimeve shqetësues”.

    “Masat e tilla e dëmtojnë raportin tonë me secilin vend veç e veç në BE. Ju e patë që edhe sot ky dështim, që nuk e meriton gjithçka ka stagnuar dhe mendoj se jemi në një gjendje të mjerueshme nga kjo qeverisje. Sot nuk u arrit që të caktohet seanca sepse kjo mazhorancë ka telashe edhe të brendshme”.

    “Sot me do ta kemi një takim të rëndësishëm që do të marrim një vendim të qartë sa i përket vendit tonë”, tha ai.

  • Kusari-Lila e fajëson LDK-në për dështimin e mbledhjes, thotë se Konjufca pati një kërkesë për partitë

    Kusari-Lila e fajëson LDK-në për dështimin e mbledhjes, thotë se Konjufca pati një kërkesë për partitë

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha se mbledhja e Kryesisë ka dështuar për shkak të mungesës së nënkryetarit të LDK-së në këtë takim.

    Ajo tha mungesa në mbledhje nuk ishte paralajmëruar, duke shtuar se i mbetet kryetari që të vendos për mbajtjen ose jo të seancës së re.

    Kusari-Lila bërë të ditur se kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca pati një kërkesë për të gjitha partitë që punë e Kuvendit dhe politikë t’i ndajnë nga njëra-tjetra.

    “Sot siç mund ta shini nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mungoj nënkryetari i LDK Kujtim Shala, nuk kishim një paralajmërim nga ta. Tash mbetët që në kompetencë të kryetarit të Kuvendit të vendos për seancë të re”.

    “Sot kryetari deklaroi që është mirë që partitë të mbajnë një qëndrim të veçantë me Kryesinë, sepse ajo duhet që të ndahet nga politika. Sot ishin tre nënkryetar të Kuvendit, ajo çka mund të themi që përgjithësitë dhe detyrat e secilit janë të përcaktuara”, tha ajo.

  • Arrestohen dy të rinj në Himarë, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës

    Arrestohen dy të rinj në Himarë, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës

    Dy të rinj nga Borshi janë arrestuar, pasi dyshohet se shpërndanin drogë nëpër lokalet e natës në Himarë.

    Dy personat, 26 dhe 34-vjeçar, iu gjetën rreth 130 doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material, shkruan Abcnews.al.

    Tutje, bëhet e ditur se policia ka sekuestruar drogën, një shumë parash dhe dy celularë në cilësinë e provës material.

  • Osmani selfie me ushtarakun e KFOR-it që ia prezantoi Rakiqit numrin e ushtarëve të plagosur në veri

    Osmani selfie me ushtarakun e KFOR-it që ia prezantoi Rakiqit numrin e ushtarëve të plagosur në veri

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka realizuar një selfie me komandantin e Brigadës së 76-të të Këmbësorisë, nënkolonelin Jared B. Sheets.

    Ky ushtarak i KFOR-it, ditë më parë ia prezantoi kryetarit të Listës serbe, Goran Rakiq, numrin e ushtarëve të plagosur nga ana e bandave kriminale të maskuara në veri.

    Ndryshe, sot presidentja Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake udhëheqësit ushtarakë amerikanë në KFOR.