ATV

Blog

  • Mërgimtarja befason me kërkesën specifike, thotë se rrugët nuk duhet “të hallakaten” kur janë ata këtu, por pasi të shkojnë

    Mërgimtarja befason me kërkesën specifike, thotë se rrugët nuk duhet “të hallakaten” kur janë ata këtu, por pasi të shkojnë

    Në Kosovë në vazhdimësi ka punime të rrugëve të ndryshme, në lagje të ndryshme si në qytete ashtu edhe në fshatra, sidomos gjatë periudhës së pranverës dhe verës, për shkak të temperaturave më të larta  – të përshtatshme për ndërtim.

    Në emisionin “n’malAn’det” që po transmetohet çdo natë në ATV, në një hapësirë të veçantë kushtuar mërgimtarëve, ata po shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me problematikat që i shohin në Kosovë.

    Edhe mbrëmë, mërgimtarja Gynere Halimi nga Zvicra, shprehu një kërkesë specifike që do të donte të mos e shihte kur vjen në Kosovë.

    “…Qito rrugë me kanë mos me u hallakatë kur ia nisin me ardhë të jashtit se shumë pengesa po bëhen… Ose kryni para se me ardhë ose leni masi të shkojmë…”, potencoi Halimi.

    Vlen të theksohet se si pasojë e punimeve në rrugë, në vazhdimësi shkaktohen kolona të gjata dhe pritje të mëdha të automjeteve.

    Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

  • Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

    Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë, të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

    Ndonëse hyrja iu ndalua, arsye e ndalesës nuk është bërë e ditur nga MPJD.

    “Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për medie.

    Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Petkoviq ndalohet nga institucionet e Kosovës.

    Ai edhe në vitin 2022 ishte ndaluar dy herë.

    Për këtë e kishte njoftuar dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së dhe QUINT-in.

  • “Bereqat versum”, turqishtja e Robit shkakton të qeshura në studio

    “Bereqat versum”, turqishtja e Robit shkakton të qeshura në studio

    Mbrëmë në emisionin “n’mal A n’det”, nuk munguan momentet komike, të cilat shkaktuan të qeshura në studio.

    Deri sa po zhvillohej loja “qëllo titullin e këngës përmes refrenit”, bëhej fjalë për këngën “Thërret Prizreni”. Me të dëgjuar refrenin, një mysafire e qëlloi këngën, ndërsa moderatori i emisionin Robet Bojaj me një turqishte të shqiptarizuar, shkaktoi të qeshura në studio.

    Shikoni videon e më poshtme për ta parë moderatorin duke folur turqisht.

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • Kosovë: Mbi 100 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, prej tyre një me fatalitet

    Kosovë: Mbi 100 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, prej tyre një me fatalitet

    Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 104 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me fatalitet, 32 me të lënduar dhe 71 aksidente të tjera me dëme materiale.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se aksidenti me fatalitet, ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjilan.

    “I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda vdekje prurëse kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, viktima mashkull kosovar i cili kishte ndërruar jetë.Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion./atvlive.tv/

  • ​Një i vdekur dhe disa të lënduar nga stuhia që përfshiu qytetin zviceran

    ​Një i vdekur dhe disa të lënduar nga stuhia që përfshiu qytetin zviceran

    Të paktën një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar pasi një stuhi përfshiu qytetin La Chaux-de-Fonds në rajonin Neuchatel në kufi me Francën. Stuhia u përshkrua me shira të dendura dhe erëra që arrijnë shpejtësinë 217 kilometra (135 milje) në orë.

    Stuhia shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale, ku çatitë e shtëpive u rrëzuan. Gjithashtu janë dëmtuar automjete, ndërsa në autostradë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë disa automjete, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    Zyra Federale Zvicerane e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë tha në një deklaratë se po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur një tornado.

    Erërat e forta të stuhisë shkulën gjithashtu shumë pemë dhe trungje pemësh, bllokuan shinat e trenit duke shkaktuar ndërprerje në transportin hekurudhor në disa zona.

  • ​Fillojnë kërcënimet ndaj policëve serbë që sapo kanë filluar shërbimin në Policinë e Kosovës

    ​Fillojnë kërcënimet ndaj policëve serbë që sapo kanë filluar shërbimin në Policinë e Kosovës

    Rrjete sociale serbe kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës.

    Publikimi është bërë nga kanali serb t.me/BunkerSrb në platformën ruse telegram.

    Publikimi i plotë:

    “Lista e serbëve nga veriu i Kosovës që sot kanë filluar punën në të ashtuquajturën Policia e Kosovës”, thotë postimi.

    Më tej janë publikuar emrat dhe mbiemrat e serbëve, që ne do t’i publikojmë me iniciale: N.S, T.V, J.M, P.S dhe S.M.

    Postimi ka vazhduar me kërcënimin, duke thënë se “kjo nuk është lista përfundimtare, dhe se të tjerat do të publikohen më vonë”.

    Kosovapress, ua ka mbyllur identitetin serbëve të kërcënuar, në mënyrë që mos t’i kontribuojë rritjes së kërcënimeve ndaj tyre!

    Kujtojmë se serbët janë dorëhequr nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, me kërkesë të Listës Serbe.

  • PSG e pranon ofertën e Al Hilal për Mbappen

    PSG e pranon ofertën e Al Hilal për Mbappen

    Paris Saint Germain raportohet se e ka pranuar ofertën e klubit arab, Al-Hilal për Kylian Mbappen.

    Sipas Sky Sports, klubi francez e ka pranuar ofertën prej 300 milionë euro për yllin e tyre.

    Oferta ka vlerën e 300 milionë eurove, që është rekord botëror. Transferimi më i shtrenjtë mbetet ai i Neymarit nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro.

    Gjithashtu raportohet se parisienët i kanë dhënë lejen Al-Hilalit që të nisin bisedimet edhe me Mbappen.

    Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i ish-sulmuesit të Monacos.

  • Komuna e Vushtrrisë organizon “Ditët e Diasporës”, Idrizi e çmon kontributin e tyre

    Komuna e Vushtrrisë organizon “Ditët e Diasporës”, Idrizi e çmon kontributin e tyre

    Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur aktivitete të ndryshme kulturo-artistike, të titulluar “Ditët e Diasporës”. Me këtë rast, i pari i Vushtrrisë, Ferit Idri, çmoi lartë rolin dhe kontributin e diasporës vushtrriasve, duke përmendur etapa të ndryshme të shtetësisë, raporton EO.

    Tha se rol të madh kanë dhënë ndër vite, duke filluar nga paslufta e deri më sot.

    “Jemi shumë të gëzuar sonte që bashkërisht e ndajmë këtë natë që me fillimin e takimeve tradicionale tanimë ‘Ditët e Diasporës’. Neve na ndajtën dikur dallkët e egra të dhunës dhe terrorit por na bashkoi atdheu, na bashkoi vendlindja e na bashkoi Kosova për të cilën ju dhatë mundin, sakrificën, lotin dhe gjakun dhe tani ajo që na ndajti dikur sot na bashkon vendlindja, sot na bashkon liria e Kosovës”, tha Idrizi, teksa përmendi edhe krijimin e një platforme për regjistrimin e diasporës.

    Idrizi e konsideron diasporën si shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik në vend.

    “Ju dhatë gjithçka për lirinë e Kosovës, për familjet e juaja andaj ndjehuni ngrohtë në familjet e juaja e në vendin tonë të përbashkët për të cilën ju dhatë mundin, ndjersën dhe sakrificën. Komuna e Vushtrrisë, tanimë i ka bërë tradicionale ‘Ditët e Diasporës’. Ne pos të tjerash kemi hapur edhe një platformë për regjistrimin e diasporës sepse kontributi dhe roli i diasporës ka qenë prej vitesh dhe mbetet shtylla qendrore e zhvillimit ekonomik të Vushtrrisë por edhe tërë Kosovës”, tha ai.

    Për fund, kryetari Idrizi ka ndarë disa mirënjohje për kontribuesit nga diaspora.

  • ​Ballkani luan sot në Ligën e Konferencës

    ​Ballkani luan sot në Ligën e Konferencës

    Pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, Ballkani do ta vazhdojë aventurën ne garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës.

    Kampioni i Kosovës do të ballafaqohet me skuadrën irlandese Larne, të cilën e pret sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45, raporton KP.

    Para ndeshjes, në konferencë për media, trajneri Ilir Daja e konsideroi Larnen si një skuadër shumë të papërshtatshme dhe se lojtarët e tij duhet të jenë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes.

    Përveç Ballkanit, në këtë kompeticion Kosova përfaqësohet edhe nga Dukagjini dhe Drita.

  • Këto janë temperaturat për ditën e sotme në Kosovë

    Këto janë temperaturat për ditën e sotme në Kosovë

    Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i kthjelltë dhe i nxehtë.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme e ka shënuar Prishtina me 17 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 34 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme pritet të jetë me kushte të njëjta atmosferike.

    Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Gjilanit me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 36 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 17 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 42 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme: