ATV

Blog

  • “Vetëm mishin edhe birrën mos ma ndalo prej ushqimeve, tjerat në rregull”, kërkesa e pacientit që habiti doktoreshën

    “Vetëm mishin edhe birrën mos ma ndalo prej ushqimeve, tjerat në rregull”, kërkesa e pacientit që habiti doktoreshën

    Në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, e ftuar në studio ishte nutricistja Dafina Demolli. Ajo në këtë emision foli për problemet më të shpeshta me të cilat përballen pacinetët kosovarë sa i përket ushqimeve.

    Ajo rekomandoi për të gjithë që vërejnë se kanë probleme me tretjen e ushqimit, diarrenë, apo shqetësime të ngjashme shëndetësore, ta bëjnë testin e “intolerancës”.

    Duke folu për “intolerancën” te një person që mund të ketë në disa lloje të ushqimeve, doktoresha tregoi një kërkesë të pazakontë që kishte marrë nga një pacient. Ai i kishte kërkuar asaj që vetëm mishin dhe birrën të mos ia ndalojë, ndërsa për ushqimet tjera nuk ka problem.

    Bisedën e saj të plotë në ALARM e gjeni në videon më poshtë:

  • Mehaj në Turqi, merr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Mehaj në Turqi, merr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Turqi e ku është takuar me homologun e tij Yaşar Güler.

    Sipas njoftimit, ata kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë së Kosovës.

    Më tutje, thuhet se Mehaj ka marrë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Programin për Paqe dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

    Njoftimi i plotë:

    Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj  është duke qëndruar në  vizitë zyrtare në Turqi,  ai në këtë vizitë është i shoqëruar nga Gjeneral Hysen Dreshaj, kolonel Ali  Krasniqi, kolonel Astrit  Haliti, kolonel Binak Zekaj dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Bekim Zejnullahu. Gjatë ditës së sotme Ministri Mehaj së bashku me delegacion   kanë zhvilluar  një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Yaşar Güler.

    Ministri Mehaj fillimisht ka uruar  z. Güler për detyrën e re si Ministër i Mbrojtjes, më pas ata kanë  diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer të deri tashëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

    Ky bashkëpunim do të vazhdohet  në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dy palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dy shtetet tona.

    Gjithashtu është diskutuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit. Marrëveshjet shtet me shtet që janë nënshkruar deri tani, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme.

    Forcimi i ushtrisë sonë për të mbrojtur vendin dhe për t’i shërbyer paqes, është synimi ynë kryesor.

  • Dwayne Johnson pritet të bëhet aktori më i paguar në histori

    Dwayne Johnson pritet të bëhet aktori më i paguar në histori

    Dwayne Johnson do të bëhet aktori më i paguar për rolin e tij në komedinë e Krishtlindjeve të Amazon Prime Video ‘Red One’, ku do të luajë së bashku me Chris Evans, Lucy Liu dhe Nick Kroll.

    Sipas një raporti në Puck, “The Rock” do të marrë 50 milionë dollarë për rolin e tij në film.

    Deri më tani pagën më të lartë, 40 milionë dollarë, e ka marrë Robert Doëney J. për rolin e tij në filmin ” Captain America: Civil Ëar” dhe Ëill Smith për filmin “King Richard”.

    Ndërsa, skenari i “Red One” me regji të Jake Kasdan po mbahet i fshehtë.

    Duke diskutuar për xhirimin e filmit me Johnson vitin e kaluar, Evans tha për comicbook.com se Dwayne Johnson është thjesht i jashtëzakonshëm./atvlive.tv/

  • Doja Cat kapet keq me fansat e saj

    Doja Cat kapet keq me fansat e saj

    Doja Cat kohëve të fundit ka marrë komente negative nga ndjekësit në rrjete sociale , për shkak se këngëtarja u tha fansave të saj të gjenin një jetë, punë apo të ndihmonin prindërit.

    Disa llogari në rrjete sociale që ishin hapur në mbështetje të Doja Cat, tani janë mbyllur për shkak se nuk duan ta përkrahin më, të paktën kështu thanë disa prej tyre.

    Ndryshe, këngëtarja ka humbur 188,644 ndjekës në Instagram në katër javët e fundit .

    Siç duket kjo situatë e krijuar nga vet Doja Cat, do të ndikojë në shitjen e biletave për turneun e saj The Scarlet Tour./atvlive.tv/

  • Arrestimi i fansit të dyshimtë në koncertin e Rita Orës

    Arrestimi i fansit të dyshimtë në koncertin e Rita Orës

    Festa e lansimit të albumit të Rita Orës në një klub nate u ndërpre nga një frikë e tmerrshme sigurie me një fans i cili ishte jashtë kontrollit.

    Dalja e superyllit në skenë në koncert u shtye pwr një orë pasi njw burrw, filloi të sillej në mënyrë jo te duhur mes turmës.

    Punonjësit e sigurisë ndërhynë në përpjekje për të qetësuar fansin e paidentifikuar, por ata u detyruan të thërrisnin policinë për t’u marrë me të.

    Një burim tha: “Cilido qoftë motivimi i tij, shkaktoi një frike të madhe – është shumë e frikshme kur dikush duket krejtësisht i pakontrollueshëm në një turmë”.

    “Ata ishin tashmë brenda vendit të ngjarjes, por askush nuk ishte plotësisht i sigurt se çfarë donte të arrinte – sapo filloi të sillej në mënyrë të dyshimtë policia u mblodh”.

    Publiku treguan se si policët mbërritën shpejt dhe burri u prangos dhe u largua nga vendi i ngjarjes nga oficerët.

    Ai u pa jashtë i ulur në pjesën e pasme të një veture policie ende në pranga.

    Rita u lajmërua në Instagram pas koncertit duke shkruar: “Ishte e mahnitshme. Të interpretoja këto këngë të reja live për ju ka qenë diçka tjetër që kam ëndërruar për kaq shumë kohë. Faleminderit të gjithëve që kanë ardhur në këtë koncert intim”./atvlive.tv/

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër, këto pritet të jenë temperaturat

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër, këto pritet të jenë temperaturat

    Sot në vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta, por gjatë pasdites pritet të ketë edhe vranësira.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme e ka shënuar Gjilani me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 36 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme pritet të jetë me kushte të njëjta atmosferike, por pritet të ketë ulje të temperaturave.

    Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Gjakovës me 9 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Ferizaj me 24 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 41 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

     

  • 99 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

    99 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

    Azem Bejtë Galica u lind më 10 dhjetor 1889 dhe ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 1924, nga plagët e marra në luftimet e përgjakshme për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës.

    Azem Bejta ishte luftëtar i shquar për çlirim e bashkim kombëtar, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912–1924.

    Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912, kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane.

    Pas shpalljes së pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet, Shotë Galicën.

    Sipas direktivave të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, në vitin 1919 mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër regjimit reaksionar feudo-borgjez.

    Në vitin 1924, Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin demokratik borgjez të Qershorit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, “Arbanisë së Vogël”.

    Vdiq më 26 korrik 1924 në moshën 35-vjeçare. Varrimi i tij u bë në shpellën “Quku që kërcet”, 75 metra i thellë, ashtu siç e kishte lënë amanet.

     

  • Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë takohet me deputetët e Komisionit për punë të jashtme

    Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë takohet me deputetët e Komisionit për punë të jashtme

    Shefi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog, sot do të paraqitet në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.

    Takimi do të fillojë në ora 10:00.

    Nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen mes Szunyog dhe deputetëve.

    Së fundmi, Këshilli i BE-së ka zgjatur mandatin e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szuyog, deri më 31 gusht 2024.

  • ​Pesë vjet pa Adem Demaçin

    ​Pesë vjet pa Adem Demaçin

    Sot bëhen pesë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

    Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit të kaluar ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

    I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 87 vjet.

    Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

    Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

    Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

    Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

    Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

    E për nder të jetës dhe veprës së tij, Shoqëria Lëvizja, sot në ora 9:30 do të bëjë homazhe tek varri i Adem Demaçit.

  • Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

    Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

    Sot shënohet Dita memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës.

    Me këtë rast, Policia e Kosovës (PK), do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës, me ç’rast do të bëhen homazhe të personaliteteve pranë lapidarit, te drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë.

    Po ashtu me rastin e kësaj dite, në kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, do të zbulohet pllaka me emërtimin e ri të këtij kampi.

    Ceremonia memoriale do të mbahet në Stacionin policor “Qendra”– Prishtinë, ndërsa është paraparë të bëhet edhe parakalimi i gardës dhe njësiteve policore.

    Dy vjet më parë Qeveria e Kosovës ka dhënë mendimin e saj për nismën legjislative të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

    Me këtë rast, Qeveria ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës.

    26 korriku është data kur është vrarë polici Enver Zymeri, gjatë një aksioni në veri të vendit.

    Më 27 korrik 2021 është zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.