ATV

Blog

  • Aksident me fatalitet në Gjakovë, vdes një person

    Aksident me fatalitet në Gjakovë, vdes një person

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

    Si pasojë e plagëve të marra në aksident, ka vdekur një person.

    Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihet që janë aksidentuar një kamion me një automjetë.

    Këtë lajm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    “Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.

  • Luftë e ashpër mes garuesve në lojën me ‘chipsa’, Robi mban kokën, por shikoni trishtimin e moderatores mbrapa

    Luftë e ashpër mes garuesve në lojën me ‘chipsa’, Robi mban kokën, por shikoni trishtimin e moderatores mbrapa

    Emisioni veror “n’mal A n’det” ka filluar transmetimin javën e kaluar në ATV. Ky emision, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Një ndër rubrikat më të veçanta të emisionit “n’mal A n’det” është se do të ketë lojëra të ndryshme, të cilat kanë karakter argëtues.

    Një ndër to është edhe loja me “chipsa” me sponsorin Patos.

    Kjo është një lojë ku garohet se cila ekipë arrin të hajë më shumë “chipsa”.

    Në emisionin e mbrëmshëm, gjatë kohës kur po zhvillohej kjo lojë, u pa një ‘luftë’ e paparë deri më tani mes garuesve, për çka ngjalli reagime epike në studio.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • Osmani dënon kërcënimet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës: Kjo fushatë duhet ndalur

    Osmani dënon kërcënimet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës: Kjo fushatë duhet ndalur

    Presidentja Vjosa Osmani u ka dhënë mbështetje policëve të rinj të cilët janë nën kërcënim pas marrjes së pozitës në veri të vendit.

    “I dënoj kërcënimet ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e Serbisë dhe grupeve të saj kriminale”, nis postimi i Osmanit në Twitter.

    “Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët duhet të sillen para drejtësisë. Jemi me oficerët tanë policorë derisa ata shërbejnë me guxim për një Kosovë të sigurt për të gjithë”.

  • Interi emëron kapitenin e ri të skuadrës

    Interi emëron kapitenin e ri të skuadrës

    Interi ka konfirmuar zyrtarisht Lautaro Martinezin si kapiten të ri të klubit.

    Largimi i Samir Handanovic dhe Marcelo Brozovic këtë verë i la “Nerazzurrët” pa kapiten dhe sulmuesi argjentinas ka qenë zgjedhja kryesore për të marrë shiritin , pasi e kishte bartur atë në disa raste sezonin e kaluar.

    Lautaro është bërë një figurë qendrore për Interin që nga ardhja e tij në vitin 2018 dhe thuhet se refuzoi një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite kohët e fundit duke shfaqur besnikëri ndaj klubit milanez, përcjellë KosovaPress.

    Siç u njoftua sot, Lautaro tani është kapiteni i ri i klubit të Interit, me Nicolo Barella që u promovua si zëvendës-kapiten.

    Lautaro ka bërë 238 paraqitje në të gjitha garat për Interin që nga ardhja e tij në 2018, duke shënuar 102 gola dhe duke dhënë 36 asistime.

  • Regont Murati, futbollisti që aktivizohet në Zelandën e Re ëndërron të luaj në futbollin kosovar

    Regont Murati, futbollisti që aktivizohet në Zelandën e Re ëndërron të luaj në futbollin kosovar

    Ëndërron që karrierën ta vazhdojë në futbollin kosovar.

    Ky është futbollisti 27-vjeçar, Regont Murati i cili aktivizohet me skuadrën e Auckland City në Zelandën e re.

    Në një prononcim për Atvlive.tv, mbrojtësi thekson se ëndërron që një ditë të luajë te ndonjë skuadër kosovare.

    “Futbollin e Kosovës e përcjelli vazhdimisht pasi është vendlindja ime. Më pëlqejnë disa klube të cilat janë të organizuara. Është një ëndërr e imja që të luaj në ndonjë klub të Kosovës, për mua do të ishte një privilegj që djersa ime të derdhet edhe në futbollin e vendlindjes sime”.

    Duke marrë parasysh se kombëtarja e Zelandës së Re, pjesëmarrjen në kamponatin botëror e ka pothuajse të përhershëm, ai ka komentuar edhe futbollin që zhvillohet atje, ku edhe aktivizohet vet.

    “Futbolli në Zelandë të Re është shumë profesionist dhe kushtet janë fenomenale. Skuadrat janë shumë të forta me futbollist mjaft cilësor, ndërsa Kombëtarja e Zelandës së Re është edhe pjesëmarrëse në Kampionate Botërore, kjo dëshmon se në këtë vend zhvillohet shumë futboll profesional”, thekson Murati.

    Tutje, ai ka shpresu edhe interesimin e tij që një ditë edhe të luajë nën fanellën e Kombëtares së Kosovës.

    Ndryshe, këtë edicion ai ka zhvilluar 10 paraqitje me skuadrën e tij, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

  • Detajet, si u morën peng katër turistët nga Kosova në Durrës, refuzuan të paguanin për rezervimin online

    Detajet, si u morën peng katër turistët nga Kosova në Durrës, refuzuan të paguanin për rezervimin online

    Detaje të reja dalin në lidhje me pengmarrjen e katër turistëve nga Kosova nga dy durrsakët, Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe Dritan Kucaj, 48 vjeç

    Dy autorët të cilët u arrestuan nga policia, pretendojnë se turistët nuk kishin kryer pagesën për akomodimin në shtëpinë e pushimit. E për këtë arsye ata i morën turistët peng për 45 minuta në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime.

    Sakaq burime bëjnë me dije se turistët kishin bërë rezervim online por kur kanë shkuar për të parë apartamentin që kishin rezervuar kanë qenë të pakënaqur me kushtet prandaj kanë vendosur të largohen.

    Në momentin kur kanë hyrë në garazhin e pallatit, të apartamentit që kishin rezervuar online kanë nisur të debatojnë me pronarin e apartamentit, Ditan Kuçaj por dhe me një person të dytë Nexhmi Xhili.

    Ata i kanë kërkuar të paguajnë për ditët që kanë rezervuar edhe pse nuk do të qëndronin por shtetasit kosovarë kanë kundërshtuar. Atëherë pronari ka vendosur ti mbyllë në garazh.

  • Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

    Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

    Në takim, ndër të tjera, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon.

    Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Grondahl për bashkëpunimin e frytshëm dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë mike për Kosovën në shumë fusha dhe procese integruese, ndërsa theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Ambasadori Grondahl, duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të partneritetit dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët ndërmjet Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës. ​

  • “Na kur vijmë në autostradë për Kosovë asgjë nuk kuptojmë në tabelat e vendosura” – Vlonjati “çudit” me deklaratën

    “Na kur vijmë në autostradë për Kosovë asgjë nuk kuptojmë në tabelat e vendosura” – Vlonjati “çudit” me deklaratën

    Emisioni veror “n’mal A n’det” ka filluar transmetimin në ATV. Ky emision, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten, prej orës 21:10.

    Një ndër rubrikat që e përcjellin këtë emision është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në regjione të rajonit.

    Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së i ka pyetur qytetarët e Prizrenit se a e dinë ata kuptimin e fjalës “xhixhivalle”, e cila përdoret në Vlorë.

    Shumë nga qytetarët e Prizrenit nuk e kanë ditur kuptimin e kësaj fjale, por disa nga ta thanë se e kanë dëgjuar këtë shprehje.

    Por, krahas pyetjes dhe përpjekjes së tyre për të gjetur përgjigjen, shumë qytetarë lëshuan deklarata interesante para kamerës së ATV-së.

    Në qytetar nga Vlora, thotë se kur vinë në Kosovë, nuk kuptojnë asnjë shprehje që shkruhet në tabelat e autostradës.

    “Në autostradë, ne për shembull, asnjë shprehje nga ju, kujdes mos vozit, që i keni shprehjet në tabela, nuk kuptojmë asgjë. Është dialekti gegë me toskë që ndryshon pothuajse”, thotë vlonjati. /atvlive.tv

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • “Kur dashi i kurbanit blihet para kohe”, tregimi popullor që mbeti në mendjen e gjithsecilit

    “Kur dashi i kurbanit blihet para kohe”, tregimi popullor që mbeti në mendjen e gjithsecilit

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, që nisi transmetimin javën e kaluar, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, pos rubrikave të shumta argëtuese, është edhe rubrika me tregime popullore, të cilat i interpreton aktori Bislim Muçaj.

    Mbrëmë, në ciklin e tregimeve popullore, u rrëfye një histori e një fshatari, i cili kishte blerë një dash për Kurban Bajram, por që nuk kishte ku ta linte, për shkak se ende ishte larg kjo festë.

    Për mos ta lënë dashin të vetmuar, i kërkon një miku të tij që ta mbajë me delet veta deri sa të vijë koha ta preje për kurban.

    Por, ditën e Kurban Bajramit, fshatari merr një lajm jo të mirë nga miku i tij.

    Tregimin e plotë mund ta shikoni në videon më poshtë.

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • E dhimbshme: Ky është 25-vjeçari nga Skenderaj që ndërroi jetë tragjikisht

    E dhimbshme: Ky është 25-vjeçari nga Skenderaj që ndërroi jetë tragjikisht

    Një 25-vjeçar nga Abria e Skenderajt, me vendbanim në Shtrubullovë të Drenasit ka humbur jetën dje, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga rimorkioja, e cila ishte e ngarkuar me dru.

    Viktima është Ekrem Smakiqi.

    Për rastin ka njoftuar policia e cila po merret me hetimet e rastit.

    “Gllogoc 25.07.2023 – 11:21. Viktima mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete në QKMK, pasi që dyshohet se gjatë ngarkimit të druve në rimorkio është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, sipas njoftimit të familjarëve thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Abri e Poshtme, te Xhamia.

    Ngushëllime familjes Smakiqi, i ka shprehur edhe kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura.

    “E dhimbshme ngjarja e djeshme tragjike që si pasojë vdiq bashkëvendësi ynë, Ekrem Smakiqi, për të lënë pas pikëllim të thellë te familjarët dhe tek të tjerët që patën fatin e rastin ta njohin si djalë të urtë dhe një punëtor i përkushtuar ndaj familjes!
    Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, shokët dhe gjithë dashamirët!”, ka shkruar ai në Facebook.

    LEXONI EDHE:

    Drenas: Vdes një person pasi u rrëzua duke ngarkuar drunjtë në rimorkio, Policia fillon hetimet