ATV

Blog

  • “Prej turistëve po presim me e fitu bukën e gojës se Shqipëria ka mbaru” – Shitësja në Shëngjin e shqetësuar thotë se punon 3 muaj që t’i mbulojë muajt e tjerë të vitit

    “Prej turistëve po presim me e fitu bukën e gojës se Shqipëria ka mbaru” – Shitësja në Shëngjin e shqetësuar thotë se punon 3 muaj që t’i mbulojë muajt e tjerë të vitit

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’det”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga plazhet më të bukura shqiptare.

    Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së bëri një vizitë në Shëngjin.

    Një shitëse në Shëngjin, para kamerës së ATV-së, tregoi se ekzistencën për tërë vitin e sigurojnë vetëm nga tre muajt e sezonit prej blerjeve që i bëjnë turistët.

    “Pushues na kanë ardhë boll, veç se filloi pak sezoni vonë me thënë të drejtën, po tash po kënaqem se na kanë ardhë turista shumë. Nga ata po presim me e fitu bukën e gojës se Shqipëria ka mbaru. Na tre muaj punojmë me e kalu tërë vitin, 12 muaj

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • Dita Nacionale e Zvicrës, uron Haradinaj: Ishte strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike

    Dita Nacionale e Zvicrës, uron Haradinaj: Ishte strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Zvicrën me rastin e Ditës Nacionale të saj.

    Haradinaj ka thënë se Zvicra ishte strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike.

    “Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike, dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë”, ka thënë Haradinaj.

    Urimi i plotë i Haradinajt:

    Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik.Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike, dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë.Kosova mbetet e vendosur për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Në të njëjtën kohë jemi mirënjohës dhe falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm që Zvicra ka dhënë në secilën etapë të historisë sonë.Urime!

  • Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimet e përbashkëta

    Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimet e përbashkëta

    Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit Shqiptar, kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

    Sipas Policisë, referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve, është vlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët.

    “Ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

  • Qeveritë nordike synojnë shtensionimin pas rasteve të reja të djegies së Kuranit

    Qeveritë nordike synojnë shtensionimin pas rasteve të reja të djegies së Kuranit

    Në Suedi dhe Danimarkë të hënën, më 31 korrik, janë djegur më shumë kopje të librit të shenjtë të islamit, teksa qeveritë e këtyre dy shteteve nordike thanë se po shqyrtojnë mënyra ligjore për të kufizuar akte të tilla me synim që të ulin tensionet e rritura në disa shtete myslimane.

    Në javët e fundit, në Danimarkë dhe Suedi janë mbajtur disa protesta ku janë djegur apo janë dëmtuar kopje të Kuranit. Këto protesta kanë shkaktuar zemërim në shtetet myslimane, të cilat kanë kërkuar që qeveritë nordike të ndalojnë djegien e librit të shenjtë të islamit.

    Qeveria daneze tha të dielën se do të tentojë të gjejë “një mjet ligjor” që do t’iu mundësonte autoriteteve që të ndërhyjnë në protesta të tilla, nëse vlerësohet se protesta të tilla sjellin “pasoja të mëdha negative për Danimarkën, më së paku në lidhje me sigurinë”.

    “Fakti që ne po sinjalizojmë si në Danimarkë ashtu edhe jashtë se o punojmë në këtë çështje, shpresojmë që do të ndihmojë në shtensionimin e problemeve me të cilat po përballemi”, tha ministri i Jashtëm, Lars Lokke Rasmussen, pas takimit me udhëheqësit e politikës së jashtme në Parlamentin danez të hënën.

    “Nuk është se jemi nën presion që të veprojmë, por bazuar në analizat tona politike është në interesin tonë më të mirë dhe të të gjithëve”, shtoi Rasmussen.

    Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, të hënën në Danimarkë dhe Suedi janë djegur kopje të Kuranit. Në Stokohm një refugjatë irakian, që ka organizuar disa protesta në javët e fundit, dogji një kopje të Kuranit para Parlamentit të Suedisë. Në Danimarkë, protestuesit anti-islam dogjën Kuranin para ndërtesës së Ambasadës së Arabisë Saudite në Kopenhagë, ndërkaq protesta të tjera janë planifikuar më vonë gjatë ditës.

    Në dy shtetet nordike, autoritetet nuk kanë mundur të ndalin djegiet e kopjeve të Kuranit, pasi akte të tilla mbrohen nga ligjet për lirinë e shprehjes.

    Megjithatë, dy qeveritë tani kanë thënë se po shqyrtojnë ndryshime ligjore që do t’iu mundësonin autoriteteve të ndalojnë djegien e kopjeve të Kuranit.

    Qeveria suedeze tha gjatë këtij muaji se po shikon që të gjejë zgjidhje, por partitë e krahut të djathtë kanë kundërshtuar këto nisma, duke argumentuar se liria e shprehjes nuk ka komporomis.

    Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, tha të hënën se u ka dërguar letra 57 shteteve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, duke u shpjeguar të drejtën për tubim në Suedi dhe duke dënuar aktet islamofobilke.

    Organizata për Bashkëpunim Islamik ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet e fundit rreth djegieve të Kuranit. /rel

  • ​Kurti priti në takim presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Paglia

    ​Kurti priti në takim presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Paglia

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim, për të dytën herë brenda këtij viti, Presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia.

    Siç njofton Zyra e Kryeministrit, bashkërisht folën për rëndësinë e lirive fetare, tolerancën dhe harmoninë ndër fetare në shtetin e Kosovës.

    “Imzot Paglia e falënderoi kryeministrin për këtë pritje miqësore dhe e përgëzoi për punën e tij veçanërisht në mbrojtjen e lirive dhe harmonisë fetare”, citohet në komunikatë imzot Paglia.

    Në këtë takim të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

  • Biçikletat dhe skuterët elektrikë mbajnë bateri me forcë shpërthyese sa gjashtë granata

    Biçikletat dhe skuterët elektrikë mbajnë bateri me forcë shpërthyese sa gjashtë granata

    Becky Downes vdiq nga plagët që pësoi pasi u hodh nga dritarja për të shpëtuar.

    Para se të shkonin në shtrat, Rebecca Downes dhe partneri i saj Patrick Ramsey ishin gjithmonë vigjilentë për heqjen e pajisjeve nga priza në shtëpi.

    Pasi humbi shtëpinë e fëmijërisë në një zjarr të shkaktuar nga një defekt elektrik, Rebecca, e njohur nga familja e saj si Becky, kishte arsye të mira për të qenë e kujdesshme.

    Kështu, kur Patrick solli një biçikletë elektrike në shtëpi një mbrëmje, ata vendosën ta karikonin në dhomën e gjumit dhe jo në kuzhinë, në mënyrë që të mund ta mbanin një sy “vetëm për të qenë të sigurt”.

    Ajo që pasoi në tre minutat pasi Patrick lidhi karikuesin e baterisë litium-jon, është makthi.

    Bateria, e cila kishte përmasa afërsisht 14 x 3.6 inç, shpërtheu si një ‘qiri romak’, tregoi Patrick më vonë, duke ngulitur copa metali në lëkurën e tyre, ndërsa flakët dhe tymi toksik përfshiu menjëherë dhomën. Ndërsa bateria që kishte marrë flakë po bllokonte derën, zgjidhja e vetme e çiftit ishte të hidheshin nga 30 metra lartësi nga dritarja e katit të dytë.

    Ndërsa Patrick mbijetoi, megjithëse kishte nevojë për kujdes spitalor prej muajsh, Becky, nënë e katër fëmijëve, vdiq nga plagët e tmerrshme që pësoi nga rënia./DailyMail/

  • ​Blogerja vegane ‘vdes nga uria dhe rraskapitja’

    ​Blogerja vegane ‘vdes nga uria dhe rraskapitja’

    Një blogere e ushqimit të papërpunuar vegan, e cila jetonte me një dietë me fruta ekzotike, thuhet se ka vdekur nga uria dhe rraskapitja.

    Zhanna Samsonova, me origjinë nga Rusia, kishte jetuar në Azinë Juglindore dhe kishte ngrënë një dietë ekskluzivisht vegane të papërpunuar, e përbërë nga ‘fruta, filizat e farave të lulediellit, smoothie frutash dhe lëngje’ për pesë vitet e fundit.

    Sidoqoftë, sipas miqve të saj, zakonet e saj të të ngrënit u bënë shqetësuese kufizuese në muajt e fundit të jetës së saj.

    40-vjeçarja, e njohur si Zhanna D’Art në internet, ndërroi jetë më 21 korrik nga një ‘infeksion i ngjashëm me kolerën’ i përkeqësuar nga ‘lodhja e trupit nga një dietë vegane’ i tha nëna e saj gazetës ruse Vechernyaya Kazan.

    Shkaku zyrtar i vdekjes së Zhanna-s nuk është përcaktuar ende pasi familja e saj përpiqet ta kthejë trupin e saj në Rusi. /Daily Mail/

  • ​Ministria e Mjedisit pezullon pëlqimin mjedisor për ndërtimin e inceneratorit në Ferizaj

    ​Ministria e Mjedisit pezullon pëlqimin mjedisor për ndërtimin e inceneratorit në Ferizaj

    Ministri i Mjedisit, Planikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kanë pezulluar pëlqimin mjedisor për ndërtimin e një inceneratori për trajtimin e mbeturinave në qytetin e Ferizajt.

    Ministri Aliu në konferencë për medie të martën, tha se pëlqimi mjedisor kësaj kompanie iu është dhënë pa dijenin e tij në dhjetor të vitit të kaluar.

    Sipas tij kjo është bërë pa i përfilluar ligjet dhe pa konsultim me ekspertë të ambientit.

    Për këtë arsye ministri Aliu tha se pas auditimit kanë shkarkuar edhe komisionin brenda ministrisë që ka dhënë pëlqim mjedisor.

    Inceneratori ka qenë i planifikuar të mbledh dhe djeg rreth 100 mijë ton mbeturina.

  • Më 4 gusht aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit

    Më 4 gusht aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit

    Gjykimit për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit, po i vjen fundi gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë me rastin e seancës së fjalëve përfundimtare.

    Dy të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, kanë dalur sot sërish para gjyqtarit të procedurës paraprake, nën akuzat për disa vepra penale.

    Në seancën e fundit, të akuzuarit dhanë mbrojtjen e tyre, me ç’rast Sejdiu u deklarua, kurse Krivaqa vazhdoi të mbrohej në heshtje.

  • Avokati i Krivaqës: Mora 1 mijë e 800 sms me komente negative si “pastë gruaja jote fatin e Marigonës”

    Avokati i Krivaqës: Mora 1 mijë e 800 sms me komente negative si “pastë gruaja jote fatin e Marigonës”

    Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare në gjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, mbrojtësi i Krivaqës, avokati Admir Salihu, tha se ka marrë komente negative nga publiku, për mbrojtjen e të akuzuarit.

    “Kam marrë 1 mijë e 800 sms me komente si “pastë gruaja jote fatin e Marigonës, pastë vajza jote fatin e tillë”, tha avokati Salihu.

    Sipas tij, ky rast është ekzagjeruar nga publiku dhe konsideron se aktakuza është e dobët dhe joprofesionale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Salihu thotë se kjo aktakuzë është e ndikuar nga publiku për të paraqitur storie dhe ngjarje të paqena, por që nuk japin gjykimin dhe drejtësinë e merituar.

    “Prokuroria ka dështuar qartazi të provojë motivin, nëse motivi ka qenë tradhtia”, ka thënë tutje avokati Salihu.