ATV

Blog

  • Ngjarja e mbrëmshme në lokalin “Bon Vivant”, Haradinaj kërkon ndëshkimin e fajtorëve

    Ngjarja e mbrëmshme në lokalin “Bon Vivant”, Haradinaj kërkon ndëshkimin e fajtorëve

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas të shtënave me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku nga plagët vdiq një person e u lënduan 20 të tjerë.

    Haradinaj ka thënë se organet e rendit dhe ligjit duhet të ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por si hap i parë i parandalimit të rasteve të tjera të ngjashme, që edhe mund të përsëriten, është krijimi i menjëhershëm i Policisë së Kryeqytetit.

    “Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit. Ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.

    Ndryshe, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

    Një prej të plagosurve ka vdekur sot, në orët e para të mëngjesit.

  • Laura Fazliu e nis me fitore në Masters

    Laura Fazliu e nis me fitore në Masters

    Laura Fazliu e ka nisur me fitore në World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

    Në kategorinë deri në 63 kilogramë, xhudistja kosovare e mposhti rumunen, Florentina Ivanescu.

    Laura Fazliu e fitoi këtë përballje me Ippon.

    Sot do të garojë edhe xhudisti tjetër i Kosovës, Akil Gjakova.

  • Del njoftimi mortor për 39-vjeçarin që vdiq pasi u plagos mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”

    Del njoftimi mortor për 39-vjeçarin që vdiq pasi u plagos mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”

    Një 39-vjeçar ka vdekur pas plagëve që ka marrë mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

    Në media u raportua se personi që ka vdekur është Kastriot Ramadani. Kjo është konfirmuar edhe nga faqja e fshatit “Zabel i Ultë”, prej nga vinte Ramadani.

    “Ju njohtojmë se mbrëmë humbi jetën tragjikikisht bashkëfshatari ynë Kastriot Shefqet Ramadani. Per kohen e vorrimit ju njohtojmë me kohë.

    Në emer te fshatit Zabel i Ulët familjes Rsmadani iu shprehim ngushllime per humbjen e antarit te tyre në lulen e rinisë”, thuhet në njoftim.

  • Incidenti në Prishtinë, Kica-Xhelili: Institucionet ta mendojnë urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve

    Incidenti në Prishtinë, Kica-Xhelili: Institucionet ta mendojnë urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të nisin urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në vend.

    Ky reagim i Kica-Xhelili vjen pas incidentit të mbrëmshëm me armë në një kafiteri në Prishtinë. Kica-Xhelili ka deklaruar se pret nga sistemi i drejtësisë që kryerësit e veprës t’i mbajë përgjegjës.

    “Në raste si ky nuk ke si të mos mendosh për drejtimin që po merr shoqëria jonë, për mungesën e mirëkuptimit e vlerësimit të jetës e dinjitetit të njëri tjetrit, për arsyet e këtij mllefi kolektiv e për domosdoshmërinë e një rikëndelljeje mbarëshoqërore. Posedimi i armëve pa leje në Kosovë po shndërrohet në tmerr e frikë të përditshmërisë sonë! Institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta mendojnë seriozisht dhe urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në Kosovë, ndërkaq pres nga sistemi i drejtësisë ta zbardh këtë rast dhe kryerësit t’i mbaj përgjegjës”, ka shkruar Kica-Xhelili.

  • QKUK për incidentin e mbrëmshëm: Nga 7 të plagosurit me armë zjarri, 4 janë duke u trajtuar ende

    QKUK për incidentin e mbrëmshëm: Nga 7 të plagosurit me armë zjarri, 4 janë duke u trajtuar ende

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të lënduarve nga incidenti i mbrëmshëm që ndodhi në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

    Në përgjigjen e dërguar për Klankosova.tv thuhet se nga 17 persona sa kanë kërkuar dje mjekim në Klinikën Emergjente, pesë prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtejmë.

    “Prej tyre, katër janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

    Më parë gjatë ditës, Klankosova.tv ka raportuar se ka vdekur një 39-vjeçar që ishte i shtrirë në klinikë.

    Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17. Prej tyre, shtatë të lënduar me armë zjarri dhe dhjetë me mjete të mprehta.

    Tutke, në përgjigjen e zëdhënësi të QKUK-së, Shpend Fazijlia thhet se: “I gjithë stafi i Klinikës Emergjente dhe klinikave të tjera kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me drejtorin e Klinikes Emergjente, Naser Syla”.

    “Për të ngritur gjendjen e gatishmërisë, ofruar mbështetje dhe për t’u interesuar për të lënduarit në Klinikën Emergjente ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Elvir Azizi”.

  • Kosova e zhvillon sonte “finalen” ndaj Danimarkës

    Kosova e zhvillon sonte “finalen” ndaj Danimarkës

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte do të përballet me Danimarkën, në njërën nga sfidat më të rëndësishme në vitet e fundit në basketboll.

    “Dardanët” duhet të fitojnë me 7 pikë dallim ose më shumë për t’u kualifikuar në kualifikimet e Eurobasket 2025.

    Ky është Rrethi i Tretë Parakualifikues, ku në grup ishte edhe Zvicra, që pësoi katër humbje.

    Danezët kanë tri fitore, kurse Kosova dy fitore e një humbje.

    Danimarka e fitoi ndeshjen e parë ndaj Kosovës 82:75.

    Nga kjo ndeshje do të vendoset kombëtarja e fundit që do të marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2025.

    32 shtete marrin pjesë, ku më pas 20 prej tyre kalojnë tutje, ndërsa Evropiani pas dy vjetësh do të zhvillohet në Letoni, Poloni, Finlandë dhe Qipro.

    Ndeshja Kosovë-Danimarkë do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim prej orës 20:45.

  • Sulmohen me thikë njësiti policor në Ferizaj, arrestohen katër të dyshuar

    Sulmohen me thikë njësiti policor në Ferizaj, arrestohen katër të dyshuar

    Në fshatin Kosin të Ferizajt, njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë.

    Policia njofton se u janë shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policor, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

    Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar, dhe ky rast është duke u hetuar.

    “Fsh. Kosin, Ferizaj 04.08.2023-14:07. Raportohet se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë, duke u shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policor, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

    Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

    Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i është bashkuar programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

    Siç ka njoftuar AGK’ja, Kraselnykova do të strehohet në Kosovë së bashku me djalin e saj, Nazar Chaban, raporton Express.

    “Gazetarja u mirëprit dje pas mesnate në aeroportin e Prishtinës nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Nga 21 të lënduarit në incidentin e mbrëmshëm, 14 prej tyre janë femra

    Nga 21 të lënduarit në incidentin e mbrëmshëm, 14 prej tyre janë femra

    Një incident ka ndodhur mbrëmë në një lokal të Prishtinës, nga ku 21 persona janë lënduar, derisa së fundi është konfirmuar se njëri prej tyre ka vdekur.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku.

    Policia e Kosovës ka thënë se një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.

  • Vdes njëri nga të plagosurit nga të shtënat me armë në “Bon Vivant”

    Vdes njëri nga të plagosurit nga të shtënat me armë në “Bon Vivant”

    Ka ndërruar jetë njëri nga të plagosurit mbrëmë në Bon Vivant në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

    “Nga informacionet që kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha Shaqiri.

    Ndryshe, të premten në orët e vona pati një përleshje të armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë, ndërkaq sot bëhet e ditur se numri i të lënduarve është 17.