ATV

Blog

  • Presidenti malazez: Njohja e pavarësisë së Kosovës e anëtarësimi në NATO, çështje të kryera

    Presidenti malazez: Njohja e pavarësisë së Kosovës e anëtarësimi në NATO, çështje të kryera

    Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në një intervistë për RTV Sllovenia tha se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian janë çështje të përfunduara.

    “Ju e dini se ishte zoti Gjukanoviq ai që e futi çështjen e kishës në politikën e përditshme… Mendoj se tani politikanët në Mal të Zi janë fokusuar diku në temat që janë me rëndësi thelbësore për qytetarët, përkatësisht standardet ekonomike dhe të jetesës, sundimi i ligjit dhe integrimi europian. Ndërsa ata na ndanë dhe fokusuan në ato ndarje, ajo që ndodhi ishte se një rreth i vogël njerëzish të lidhur me strukturën e mëparshme qeverisëse u pasuruan shumë, duke i frikësuar vazhdimisht njerëzit dhe duke promovuar gënjeshtra të ndryshme për këtë apo atë ndikim në Mal të Zi, që zgjati për kaq gjatë për autoritetet”, tha ai.

    Milatoviq tha se mandatin e tij do t’ia dedikojë qëllimit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian dhe se shpreson që të gjitha subjektet politike të tregojnë përgjegjësi në këtë drejtim.

  • Vdes në QKUK personi që u aksidentua më 19 korrik në Ferizaj

    Vdes në QKUK personi që u aksidentua më 19 korrik në Ferizaj

    Ka vdekur një burrë i cili ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti në Ferizaj.

    Aksidenti i trafikut kishte ndodhur më 19 korrik në Ferizaj, rreth orës 20:38.

    Policia, tregoi se viktima ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK dhe i njëjti ka ndërruar jetë shtunën.

    “Ferizaj 19.07.2023 – 20:38. Në lidhje me rastin, më 05.08.2023 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

  • ”14 vjet kësi zjarri të këtyre përmasave nuk kam rastësisë”, zjarrfikësi rrëfen si u përball me zjarrin në Gllogjan

    ”14 vjet kësi zjarri të këtyre përmasave nuk kam rastësisë”, zjarrfikësi rrëfen si u përball me zjarrin në Gllogjan

    Gjatë mesditës së të shtunës një zjarr i madh u përhap në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku pati dëme të konsiderueshme materiale.

    Zjarrfikësi Arjanit Hamzaj, i cili rastisi të ndodhej afër, intervenoi ani se nuk ishte në vendin e punës.

    Hamzaj, në një intervistë për Klankosova.tv ka treguar luftën që ka bërë me flakët, për siç tha ai, nuk e ka hasur për 14 vjet, qëkur edhe e ushtron këtë profesion.

    “Në fshatin Gllogjan si pasojë e kabllos së rrymës, si shkak fryma e madhe, e cila ka shkaktuar që të këputen telat, u hap një zjarr, ku ka ndikuar edhe fryma”, është shprehur Hamzaj.

    “Kam qëlluar rastësisht, jemi munduar që ta shuajmë zjarrin. 14 vjet kësi zjarri të këtyre përmasave nuk kam rastësisë”.

    “Nuk ka pasë të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale, afër 60 vetura janë djegur totalisht dhe një depo me mjete materiale të veturave”.

    Ai ka thënë se ky zjarr ka mundur ta përfshijë të gjithë fshatin, pasi sipas tij, ka ndikuar edhe fryma e madhe që ka qenë në atë kohë.

    “Zjarri është përhapë nja 500 metra, ka pasë një frymë të madhe, për fat të mirë të mirë me zjarrfikësit e Deçanit dhe me të Pejës e kemi ndaluar zjarrin të shpërndahet te një shtëpi me familjarë”, tregoi Hamzaj.

    “Synimi ka qenë të shpëtojmë një objekt që ka mundur me qenë një tragjedi e madhe, që të përfshihet nga zjarri i gjithë fshati”.

    Hamzaj, në fund tregoi se është shpallur edhe heroi i ditës për veprimin që bëri.

    Rastin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tregoi se rasti është duke u hetuar.

    “Dje rreth orë 12:40, Policia është njoftuar nga një qytetar se ne fshatin Gllogjan- Deçan janë duke u djegur disa vetura. Policia menjëherë kanë dal në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit dhe është bërë lokalizimi i zjarrit, rasti mbetet të hetohet”, u shpreh Rugova.

  • S’ka zgjidhje për sigurimin shtesë kufitar

    S’ka zgjidhje për sigurimin shtesë kufitar

    Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk bën pjesë në Këshillin e Byrove Evropiane – duke mbetur ende jashtë Sistemit të Kartonit të Gjelbër.

    Autoritetet në Kosovë nuk duan të komentojnë nëse po ndërmarrin hapa, në mënyrë që vendi të bëhet pjesë e mekanizmit mbrojtës për viktimat e aksidenteve në trafikun ndërkufitar, të shkaktuara nga automjetet e huaja.

    Si certifikatë ndërkombëtare e sigurimit të automjeteve, Kartoni i Gjelbër njihet nga autoritetet e 47 vendeve.

    Ky lloj sigurimi mbulon dëmet personale ose materiale që mund të shkaktohen, në rast të aksidentit në territorin e një shteti ku vlen Kartoni i Gjelbër, dhe merret kur sigurohet automjeti.

    Si i tillë, ai vlen në të gjitha shtetet që e kanë në përdorim.

    Vitin e kaluar, autoritetet në Kosovë synuan përfshirjen në Sistemin e Kartonit të Gjelbër, përmes një shteti tjetër, por deri më tani asgjë nuk është finalizuar në këtë drejtim.

    Statuti i Këshillit të Byrove Evropiane, përveç tjerash, thekson se, për të pranuar një shtet, ai duhet të jetë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

    Kosova nuk është pjesë e OKB-së.

    Mospërfshirja e kushtueshme në Kartonin e Gjelbër

    Derisa Kosova nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër, sigurimi i automjeteve, që lëshohet në Kosovë, nuk vlen për vendet tjera.

    Automjetet me regjistrim të huaj, të cilat hyjnë në Kosovë, duhet të paguajnë sigurim shtesë, pavarësisht nëse kanë ose jo Kartonin e Gjelbër.

    Një gjë e tillë më së shumti prek qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, e të cilët në numër të madh vijnë për pushime në vendlindje.

    Blerim Vrajolli ka ardhur në vizitë në Kosovë nga Gjermania, në fund të korrikut.
    Ai thotë se ka bërë pagesën për sigurim kufitar.

    “Kam paguar 20 euro, nuk është shumë e madhe, por që nuk do të duhej të ishte kjo pagesë. Kam kaluar disa shtete dhe vetëm në Kosovë e kam paguar këtë sigurim shtesë”, shprehet Vrajolli.

    Tarifa e sigurimit, e cila paguhet në kufi, ndryshon nga kategoria e mjeteve motorike, si dhe nga periudha e qëndrimit në Kosovë.

    Personat që hyjnë në Kosovë me automjete me targa të huaja duhet të paguajnë 15 euro për një qëndrim prej 15 ditësh. Qëndrimi për një vit kap vlerën e 205 eurove.

    Këto tarifa janë më të larta për autobusë dhe për kamionë me peshë mbi një ton.

    Ndryshe nga tre vjetët e mëparshëm, Qeveria e Kosovës sivjet ende nuk ka bërë ndonjë marrëveshje me Byronë Kosovare të Sigurimeve, për lirimin e diasporës nga kjo pagesë.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke punuar që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për mbulimin e këtij sigurimi.

    “Ndonëse vullneti nga ana jonë ekziston, deri më tani nuk kemi ende një marrëveshje me Byronë e Sigurimeve”, ka treguar Kryeziu.

    Gjatë dy vjetëve, 2020 dhe 2021, Qeveria kishte ndarë mjete nga buxheti i saj për të mbuluar sigurimin kufitar për diasporën. Ky mbulim i sigurimit kufitar i kishte kushtuar Qeverisë së Kosovës 8 milionë euro.

    Ndërkaq, më 2022, të gjithë qytetarët nga diaspora, që kanë paguar sigurimin kufitar, janë rimbursuar nga Qeveria, pas plotësimit të një aplikimi elektronik.

    Mazreku: Të ndryshohet marrëveshja për mbulimin e sigurimit

    Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kanë pasur kërkesë nga Qeveria për një marrëveshje të re për sigurim kufitar për diasporën, por se kjo marrëveshje nuk është finalizuar.
    “Për neve është më lehtë të vazhdohet pa marrëveshje, të bëhet pagesa e sigurimit kufitar. Por, nëse Qeveria e sheh të arsyeshme këtë marrëveshje, ne i kemi dërguar [Mistrisë së Financave, Punës dhe Transfereve] disa komente, që të ndryshohet ajo marrëveshje”, ka pohuar Mazreku.
    Byroja Kosovare e Sigurimit është kompetente për organizimin dhe zbatimin e sistemit të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë.

    Kur drejtuesi i mjetit motorik nuk kontrakton sigurimin kufitar, nuk i lejohet hyrja me këtë mjet motorik në territorin e Kosovës, pa e përmbushur këtë detyrim.

    I dëmtuari, të cilit i është shkaktuar dëm nga përdorimi i një mjeti motorik me regjistrim të huaj, i pajisur me sigurim kufitar, ka të drejtën të parashtrojë kërkesë dëmshpërblimi tek Byroja Kosovare e Sigurimit.

    Mazreku ka thënë se, duke i parë problemet teknike, praktike dhe logjistike, në pikat kufitare që janë bërë kur ka pasur marrëveshje, është kërkuar të ndryshohet projektmarrëveshja.

    “Njëra nga kërkesat e Byrosë Kosovare të Sigurimit për këtë marrëveshje është që secili bashkatdhetar që hyn në Kosovë të regjistrohet në sistem, dhe të marrë pa pagesë sigurimin. Në këtë mënyrë, do ta kemi më të lehtë t’i inkasojmë mjetet nga qeveria”, është shprehur Mazreku.

    Vlera vjetore e pagesave të sigurimit kufitar arrin deri në 10 milionë euro.

    Lirim Krasniqi, nga organizata Germin, e cila merret kryesisht me çështje të diasporës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet kosovare duhet t’i shtojnë përpjekjet për ta futur Kosovën në Kartonin e Gjelbër.

    Sipas tij, këto marrëveshje janë të përkohshme, dhe pa ndonjë efekt për diasporën.

    “Qeveria e ka paguar dy vjet [sigurimin], mirëpo kjo nuk është zgjidhje e qëndrueshme, sepse edhe e rëndon buxhetin e Qeverisë. Po ashtu, në bazë të analizave që janë bërë, rimbursimet në vitin 2022 janë shumë të ulëta, krahasuar me pagesat”, është shprehur Krasniqi.

    Sipas disa vlerësimeve që ka bërë Germin, numri i qytetarëve nga diaspora, që ka vizituar Kosovën gjatë muajve të verës së sivjetme, është i ngjashëm me atë të vitit të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

    Në vitin 2022, rritja e numrit të vizitorëve nga diaspora u shoqërua me një rritje të shpenzimeve të tyre në Kosovë, vlerë që arriti në rreth 1.9 miliard euro, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Po atë vit, 3.6 miliardë euro u gjeneruan nga aktivitetet e diasporës në Kosovës, që përfshijnë remitencat dhe investimet. /REL

  • Kërkojnë qasje më të ashpër ndaj Vuçiqit për shkak të Kosovës- politikanë perëndimorë letër Blinkenit, Borellit dhe Cleverley’t

    Kërkojnë qasje më të ashpër ndaj Vuçiqit për shkak të Kosovës- politikanë perëndimorë letër Blinkenit, Borellit dhe Cleverley’t

    Polititkanë të disa shteteve perëndimore i janë drejtuar me një letër Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Ata kanë kërkuar nga Borrell, Blinken dhe Cleverly qasje më të ashpër ndaj Vuçiqit.

    “Tendencat e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet që publikisht të kritikohet si interferim I juaj dhe duhet të ndërmerren masa konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse, nëse vazhdon t’i rrezikojë zgjedhjet e lira dhe demokratike”, thuhet në letrën drejtuar Josep Borrell, Anthony Blinken dhe James Cleverly, përcjell Gazeta Expres.

    Sipas Tagesspiegel, letra është nënshkruar nga kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth (SPD) dhe Senatit të SHBA, Bob Menendez, por edhe kryetarët e Komitetit të Jashtëm të Dhomës Britanike të Komunave dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

    “Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politika me qendër Beogradin në Ballkan”, thuhet në letër.

    Politikat aktuale të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe me synimin për Serbinë dhe Kosovën nxjerrin në pah “dobësi në qasjen tonë të përbashkët”.

    Politikanët e huaj po bëjnë thirrje për kthim në ekuilibër dhe proporcionalitet në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë.

    “Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas arrestimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjës për sulmet ndaj forcës mbrojtëse të NATO-s KFOR, sqarojnë ‘mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike’”, shkruan Tagesspiegel.

    “Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të jetë baza e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale”, thuhet në letër.

    Artikullin e Tagesspiegel e ka shpërndarë Michael Roth, i cili në Twitter ka shkruar se kërkojnë qëndrim më kritik ndaj Serbisë dhe politikë më konstruktive ndaj Kosovës.

  • QKMK përditëson të dhënat, deri në 3 orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë 10 minuta

    QKMK përditëson të dhënat, deri në 3 orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë 10 minuta

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin nëpër pikat kufitare.

    Më së shumti pritje ka për të dalë në Merdarë, më shumë se 3 orë, ndërsa për të hyrë dy orë.

    Ndërkaq, te Dheu i Bardhe pritjet janë jo më shumë se 10 minuta për të hyrë dhe për të dalë. Njëjtë edhe në Muçibabë.

    Në pikat tjera nuk ka kolona.

  • Vjetërsia dhe mbingarkesa me udhëtarë, sjellë telashe për autobusët e “Trafikut Urban”

    Vjetërsia dhe mbingarkesa me udhëtarë, sjellë telashe për autobusët e “Trafikut Urban”

    Për çdo ditë gjithë autobusët e “Trafikut Urban” i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, pasi ata i kryejnë qindra kilometra në ditë. Këtë e ka bërë të ditur, kryeshefi i Ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Burim Maraj.

    Ai për Ekonomia Online ka deklaruar se shkaku i vjetërsisë së autobusëve dhe mbingarkesës me udhëtarë, po lindin probleme me autobusë.

    Ai thotë se kontrollet bëhen përmes teknologjisë së fundit dhe mirëmbajtësve.

    “Është pjesa e cila në të cilën autobusët vijnë dhe kontrollohen, është pjesa mekanikes. Kjo pjesë, deri në fund në mbrëmje çdo autobus vjen dhe kontrollohet përmes teknologjisë dhe njerëzve edhe nëse janë në rregull shkojnë për pastrim. Është një proces i cili është i mirë i menaxhueshëm dhe është duke funksionuar, mirëpo duke e ditë që autobusët i kanë bërë më shumë se pesë vjet dhe kanë qenë shumë të stërngarkuar prej udhëtarëve, kemi telashe me autobusë por po besoj se me blerjen e autobusëve të rinj bëhet një balancë”, thotë Maraj.

    E pas përfundimit të kontrolleve, autobusët drejtohen në një vend tjetër, atë për pastrimin e tyre. Këtë, Maraj e quan shumë të rëndësishëm për “Trafikun Urban”.

    “Edhe ky vend është shumë i rëndësishëm për trafikun urban. Këtu bëhet pastrimi i autobusëve dhe mendoj që është një drejtori e rëndësishme për neve, është një departament shumë i rëndësishëm për neve por po ashtu edhe për udhëtarët e trafikut urban, se një autobus i pastër e ndjejnë vetën më komod dhe më mirë me e frekuentu trafikun urban”, thotë Maraj.

  • Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një person, lëndohen katër të tjerë

    Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një person, lëndohen katër të tjerë

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Gjakovë, ku si pasojë ka vdekur një person.

    Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i policisë:

    Gjakovë 05.08.2023 – 16:50. Raportohet për një aksident trafiku me fatalitet ku te përfshire kanë qenë dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kane pësuar katër persona. Si pasoje e plagëve te marra një person ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari për shkaktim te aksidentit pas tretmanit mjekësor, është dërguar ne mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML Prishtinë.

  • Autoriteti i Konkurrencës po i heton tri ndërmarrje në Kosovë, dyshohet për marrëveshje të dyshimta

    Autoriteti i Konkurrencës po i heton tri ndërmarrje në Kosovë, dyshohet për marrëveshje të dyshimta

    Autoriteti i Konkurrencës aktualisht i ka nën llupën e saj disa ndërmarrje vendore, siç janë “Art Motion”, “Kujtesa”, KEDS&KESCO, ka bërë të ditur për Ekonomia Online, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Selajdin Beqa.

    Krahas shqiptimit të gjobave, Beqa thotë se të gjitha rastet që i heton ky institucion sfidohen në Gjykatë. E numri i gjobave që i shqipton ky institucion nuk është edhe i vogël, pasi 14 kompani që operojnë në tregun e sektorit të naftës janë dënuar. E shuma totale e dënimit kap shifrën e katër milionë eurove.

    Shkak për nisjen e hetimeve ndaj dy operatorëve privat në Kosovë, ndërlidhen me marrëveshjet e dyshimta mes vete.

    “Kemi hapur hetim ndaj ‘Art Motion’ dhe ‘Kujtesa’ mbi bazën e dyshimit për marrëveshje të ndaluar ndërmjet tyre dhe mosparaqitje të notifikimit të përqendrimit. Jemi në procedurë e sipër tashmë ndaj këtyre dy ndërmarrjeve, po ashtu jemi duke i monitoruar edhe ndërmarrjet tjera të cilët janë dhe afarojnë në këtë treg. Jemi ende në procedurë hetimore, ne kemi thënë në konkluzionin i cili është publik mbi bazën e elementeve të marrëveshjeve të ndaluara dhe mosparaqitjes së notifikimit të përqendrimit në autoritetit kemi hapur hetim, tashmë po vazhdojnë hetimet dhe grupet e punës po merren aspektet e tjera”, u shpreh Beqa duke mos dhënë shumë detaje për këtë rast, pasi siç thotë janë ende në fazën fillestare të hetimeve.

    Krahas kësaj, Heta ka treguar edhe për ndërmarrjet tjera që janë duke i hetuar. Thotë se ndërmarrja KEDS&KESCO dyshohen për marrëveshje të ndaluar dhe shkëmbim të informacioneve ndërmjet konkurrentëve. Kjo sipas tij ka ndodhur në vitin 2020.

    “Në vitin 2020, pas procesit të shthurjes, me që më duhet ta theksoj faktin që tregu i energjisë është treg i rregulluar dhe mbikëqyret nga Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë, mirëpo ne kemi vërejtur elemente dhe sjellje jo shumë konkurruese në këtë fakt dhe mbi bazën e kësaj kemi hapur hetim në vitin 2020 për procesin e shthurjes elementet e marrëveshjes së ndaluar dhe shkëmbim të informacioneve ndërmjet konkurrentëve në atë kohë dhe jemi në fazën e procedurës hetimore edhe për këtë rast ndonëse është vazhduar pak, por situata nga pandemia në kriza të tjera globale që kanë ndodhur lufta në Ukrainë dhe tashmë kriza e madhe me çmimet e energjisë, kanë diktuar faktin që procedura hetimore të vazhdojë dhe të na marrë kohë pak më shumë siç duhet”, thotë Beqa.

    Beqa ka vlerësuar bashkëpunimin që e kanë me institucionet gjyqësore. Thotë se të gjitha rastet e AK-së sfidohen në Gjykatë.

    “Në kuadër të kësaj kemi pasur takime të frytshme dhe të mira me institucione rregullatore siç është ARKEP, MINT, KPM-ja dhe institucione tjera. Në kuadër të kësaj, kryetarja ka zhvilluar një sërë takimesh me BQK-në, KPK-në, KGjK-në e kështu më radhë, të cilët do ta ndërlidhin punën tonë dhe mbi bazën e kësaj jemi në proces të draftimit të marrëveshjes së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, ndonëse nuk na mungon. Rastet e Autoritetit të Konkurrencës sfidohen në Gjykatë”, u shpreh ai, teksa tregoi edhe për numrin e gjobave të shqiptuara nga ky institucion.

    “Pothuajse të gjitha. Në jetën e tij, Autoriteti i Konkurrencës ka shqiptuar së fundmi 14 dënime ndaj 14 kompanive e të cilët operojnë në tregun e sektorit të naftës, me shumën totale me një gjobë prej 4 milionë euro dhe ajo është duke u sfiduar në Gjykatën Komerciale”, thotë Beqa për EO.

  • Diskualifikohet kundërshtari, Haxhi Krasniqi shpallet fitues

    Diskualifikohet kundërshtari, Haxhi Krasniqi shpallet fitues

    Gjyqtari e ka diskualifikuar kundërshtarin e Haxhi Krasniqit në rundin e 9-të, për shkak të disa goditjeve pas koke të cilat sporti i boksit nuk i lejon.

    Rundet e para ishte duke dominuar Haxhi Krasniqi, por nga fundi dominimin e morri boskieri Nadjib Mohammed.

    Mohammed u ankua pas vendimit të gjyqtarit por ky i fundit nuk u tërhoq.