ATV

Blog

  • Mërgimtarët po presin mbi dy orë për të dalë nga Kosova

    Mërgimtarët po presin mbi dy orë për të dalë nga Kosova

    Mërgimtarët që erdhën nga pjesë të ndryshme të vendeve evropiane dhe më gjerë, tani po ballafaqohen me pritje për të dalë nga territori i Kosovës, nga pikat kufitare tokësore.

    Mbi dy orë janë duke pritur në Merdarë për të dalë, teksa në hyrje pritjet shkojnë deri në 30 minuta në këtë pikë kufitare.

    Ndërkohë, te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe në Jarinje, mërgimtarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova.

    Në pikat tjera kufitare, situata është më e qetë si në hyrje, njashtu edhe në dalje.

  • Në Emergjencë janë dërguar 17 të lënduar, 7 me armë zjarri

    Në Emergjencë janë dërguar 17 të lënduar, 7 me armë zjarri

    (E plotësuar) 17 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes që ndodhi në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili tha se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

    “Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gejdnje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”, tha Syla.

    Për rastin, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se janë identifikuar dy persona si të implikuar në rast.

    Policia: Disa persona të plagosur në “Bon Vivant”, janë identifikuar dy të dyshuar

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa persona kanë mbetur të plagosur sonte në kafeterinë “Bon Vivant”, në qendër të Prishtinës.

    Për rastin janë identifikuar 2 persona nga policia, konfirmoi zëdhënësi, Agron Borovci.

    Njoftimi i plotë:

    “Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.

    Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

  • Gjuajtja me armë në qendër të Prishtinë, krejt çka dihet deri më tani

    Gjuajtja me armë në qendër të Prishtinë, krejt çka dihet deri më tani

    Disa persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në qendër të Prishtinës.

    Sipas raportimeve në media, ngjarja ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës.

    Në pamjet e publikuara shihet momenti kur ambulanca merr të plagosurit nga vendi i ngjarjes dhe gjithashtu arreston një person.

    Në anën tjetër, policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një version zyrtar rreth ngjarjes, por sipas informatave të para bëhet fjalë për rreth 5 persona të plagosur.

    Ndër të plagosurit, sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes është edhe një vajzë.

  • Gjuajtje me armë zjarri te Bon Vivanti, dyshohet për disa të plagosur

    Gjuajtje me armë zjarri te Bon Vivanti, dyshohet për disa të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar më herët në kryeqytet.

    Të shtënat kanë ardhur nga një lokal në qendër të Prishtinës.

    Burime të Indeksonline pohojnë se në mesin e disa personave të përfshirë në përleshje, ka të plagosur.

    Njësitet relevante të policisë janë në vend të ngjarjes.

    Deri më tani një person është arrestuar, teksa burimet pohojnë se një i dyshuar është arratisur nga vendi i ngjarjes.

  • Arrestohet në Istog një i dyshuar për krime lufte, ishte kryeshef i milicisë në vitet 1998- 1999

    Arrestohet në Istog një i dyshuar për krime lufte, ishte kryeshef i milicisë në vitet 1998- 1999

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimet e Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës, për një periudhë kohore kanë zhvilluar veprime hetimore, mbledhje të dëshmive e provave dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale të krimeve të luftës.

    Këto hetime kanë qenë të përqendruara rreth zbulimit të autorëve të krimeve të kryera në periudhën 1998-1999 në rajonin e komunës së Istogut.

    Në vazhdën e angazhimeve hetimore është arritur të mblidhen dëshmi dhe prova për krimet dhe kryesit e këtyre veprave penale. Hetuesit policorë kanë pranuar dhe përpunuar informata të shumta operative në drejtim të identifikimit, vendndodhjes dhe lokalizimit të të dyshuarit, aktivitetit dhe lëvizjeve të tij, në dhe jashtë territorit të Kosovës.

    Procesi hetimor është ndihmuar nga zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me të cilët është bashkëpunuar ngushtë në një punë ekipore, ku është bërë përpunimi inteligjent i informatave. Nga bashkërendimi i aktiviteteve është bërë e mundur të identifikohet një i dyshuar për krime lufte, i cili në kohën e luftës 1998-1999 ishte krye-shef i milicisë në Istog.

    I dyshuari M.P., është arrestuar sot, më 04.08.2023, në ora 18:05, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare. Me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

  • Juristët e konsiderojnë si jonormal faktin që shumë ligje po kontestohen nga Kushtetuesesja

    Juristët e konsiderojnë si jonormal faktin që shumë ligje po kontestohen nga Kushtetuesesja

    Rastet kur ligje të caktuara të Qeverise aktuale kontestohen nga Gjykata Kushtetuese, madje disa prej tyre rrëzohen tërësisht nuk janë të rralla.

    Të enjten, Gjykata Kushtetuese shpalli pjesërisht antikushtetues edhe Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pesëmbëdhjetë vjet nga hartimi i Kushtetutës, për juristët, kjo nuk konsiderohet si situatë normale.

    Vrulli i Qeverisë për reforma në sektor të ndjeshëm, po konsiderohet të jetë një prej arsyeve që Kushtetua shkelet kaq shpesh.

    Ndërkohë, kur ligje të caktuara shpallen antikushtetuese ka pasoja edhe për qytetarët, por edhe për vetë ekzekutivin.

    Krahas Ligjit për Zyrtarët Publikë, Kushtetuesja kishte konstatuar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim, kurse Ligjin për Këshillin Prokurorial e kishte rrezuar tërësisht.

    Ndërkohë, në shqyrtim, kjo Gjykatë e ka edhe Ligjin për Pagën Minimale, pas dërgimit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon e më poshtme:

  • Dënim meritor për Krivaqën, të zhgënjyer me dënimin ndaj Sejdiut

    Dënim meritor për Krivaqën, të zhgënjyer me dënimin ndaj Sejdiut

    Me pankarta të cilat bënë thirrje për dënim maksimal për dy të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa e Arbër Sjediu, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mbajti aksion para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

    Sipas kësaj organizate, dënimi me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit kryesor, është mesazh për keqbërësit, por nuk munguan kritikat për institucionet e drejtësisë.

    “E nga këtu çojmë mesazhe për çdo institucion që t’i mbrojë gratë para se të jetë shumë vonë, edhe prapë theksojmë se shteti duhet ta trajtojë femicidin si urgjencë shtetërore…”, tha Bjeshkë Guri nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

    Megjithatë, dënimin me 15 vjet burgim ndaj të akuzuarit të dytë, Arbër Sejdiu, solli pakënaqësi.

    Për vrasjen e Marigona Osmanit, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Krivaqën. Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon e më poshtme:

  • Burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën, reagimi i familjarëve kur kuptojnë vendimin!

    Burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën, reagimi i familjarëve kur kuptojnë vendimin!

    Me brohoritje e duartrokitje në sallën e Gjykatës Themelore në Ferizaj është përcjellë dënimi për Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

    Krivaqa u dënua për “Vrasje të rëndë”, por është liruar nga akuza për dhunim.

    Nga akuza për ndihmë në kryerjen e dhunimit u lirua edhe Arbër Sejdiu. Por, për akuzën ndihmë në vrasje të rëndë, ai u dënua me 15 vjet burgim.

    Të kënaqur me vendimin e gjykatës ndaj të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa ishin familjarët e viktimës, edhe pse nga salla dolën të mllefosur për shkak të dënimit ndaj Sejdiut.

    Megjithatë, avokati i familjes Osmani njoftoi se me të marrë aktgjykimin e plotë do të ankohen ndaj këtij vendimi.

    Vendimi ndaj të akuzuarve Krivaqa e Sejdiu, shpallet pothuajse 2 vjet pas vrasjes së Marigona Osmanit. Marigona, 18 vjeçe, u vra më 22 gusht të vitit 2021. Krivaqa e Sejdiu e kishin lënë atë pa shenja jete te dyert e spitalit të Ferizajt.

    Sipas aktakuzës, Marigona ishte keqtrajtuar për më shumë se 72 orë. Gjykimi për vrasjen e saj filloi më 12 korrik të vitit të shkuar. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon e më poshtme:

  • Oficeri i FSK-së shpëtoi nënë e bijë nga Kosova nga mbytja në det

    Oficeri i FSK-së shpëtoi nënë e bijë nga Kosova nga mbytja në det

    Një grua nga Kosova, F.Berisha dhe vajza e saj, R.Berisha, kanë shpëtuar nga mbytja në det, falë intervenimit të shpejtë dhe vetëmohues të oficerit të FSK-së, nënkolonel Bexhet Shala.

    Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një nga plazhet e qytetit të Shëngjinit në Shqipëri, ku nënkolonel Shala ishte për pushime me familjen tij.

    “Unë kam bërë vetëm detyrën. Ne si ushtarakë të FSK-së, e kemi mision që çdo herë të jemi në gatishmëri për tu përgjigjur situatave që kërkohen që të jemi të gatshëm të ndihmojmë këdo, pa dallim, deri në vetëmohim”, ka theksuar nënkolonel Bexhet Shala.

    Nënkolonel Bexhet Shala ka marrë falënderime të shumta nga familja Berisha, për veprën e tij humane, në shpëtimin e jetëve të të dy familjareve të tyre.

  • Brenda dasmës intime të Rita Orës dhe Taika Waititi, pamje të pa para më herët

    Brenda dasmës intime të Rita Orës dhe Taika Waititi, pamje të pa para më herët

    Ajo më propozoi dhe unë thashë “po” në çast,” thotë regjisori Taika Waititi për mënyrën sesi ai dhe kantautorja Rita Ora u fejuan. Ndërsa dyshja u takuan për herë të parë në një Barbecue në vitin 2018 që Taika organizoi në shtëpinë e tij në L.A., vetëm në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi, ata filluan të takoheshin.

    Rita e bëri pyetjen ndërsa dyshja ishin me pushime në Palm Springs në verën e vitit 2022, dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që do të mbahej në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht, shkruan Vogue, transmeton KultPlus.

    “Nuk ishte në Londër apo në Francë. siç raportuan të gjithë,” sqaron Taika. “Ishte në L.A. me një grup të vogël miqsh.”

    Gjatë vitit të kaluar, të dy kanë marrë një goditje nga keqinformimi për dasmën e tyre që është përhapur si flakë në internet. “Në të vërtetë ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që shpikin njerëzit dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete,” pranon Rita. “Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur në të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në një vjetorin tonë të martesës!”

    Për sa i përket procesit të planifikimit, nuk kishte asnjë të tillë: E gjithë ngjarja u ëndërrua dhe u realizua në vetëm dy javë. “Ishin rreth tetë njerëz atje – vetëm miqtë e ngushtë dhe familja, dhe prindërit në Zoom,” thotë Taika, duke vënë në dukje se ishte veçanërisht i emocionuar që miku i tij më i mirë Jermaine Clement fluturoi nga Zelanda e Re për ceremoninë e minutës së fundit.

    “Ishim vëtëm ne dhe motra ime Elena,” thotë Rita. “Elena në shpëtim!”.