ATV

Blog

  • “Në Prishtinë ka shumë libra dhe njerëzit janë shumë miqësor” njihuni me Holandezin që flet shqip

    “Në Prishtinë ka shumë libra dhe njerëzit janë shumë miqësor” njihuni me Holandezin që flet shqip

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, vend të veçantë zënë mërgimtarët, të cilët bëjnë rrëfimet e tyre të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar.

    Në emisionin e mbrëmshëm, në studio ishte i ftuar një mysafir i veçantë. Bëhet fjalë për një holandez me emrin Gerard Spaans, i cili ka shprehur interesim për ta mësuar gjuhën shqipe.

    “Në Prishtinë ka shumë libra”, thotë ai në gjuhën shqipe.

    “Njerëzit janë shumë miqësorë, ushqimi është vërtet i mirë, më pëlqejnë malet. Kam studiuar gjuhët indieuopiane dhe tani shikoj huazimet nga greqishtja e vjetër në shqip”, tha Gerard-i.

    Ai tregon se ka tetë muaj që e mëson gjuhën shqipe.

  • Prigozhin “vdiq” në një aksident avioni në vitin 2019, tri ditë më vonë u zgjua i gjallë dhe mirë

    Prigozhin “vdiq” në një aksident avioni në vitin 2019, tri ditë më vonë u zgjua i gjallë dhe mirë

    Në Rusi, askush nuk e ka thënë ende zyrtarisht se Yevgeny Prigozhin ka vdekur, edhe pse të gjitha agjencitë kanë njoftuar se emri i tij ishte në listën e pasagjerëve në aeroplanin që u rrëzua dje pranë Moskës.

    Pra, ka ende dyshime nëse Prigozhin ka vdekur. Kështu besojnë edhe ushtarët e tij, mercenarët e Wagnerit.

    Sidoqoftë, kjo nuk do të ishte hera e parë që Prigozhin do ngrihej nga ‘të vdekurit’. Shumë njerëz sot kanë kujtuar një përplasje avioni kur kreu i Wagnerit ishte shpallur i vdekur vetëm për t’u rishfaqur i gjallë dhe mirë para kamerave televizive tre ditë më vonë.

    Në tetor të vitit 2019, një avion ushtarak An-27 u rrëzua në Republikën Demokratike të Kongos. Asokohe, ishte njoftuar se Prigozhin ishte në mesin e të vrarëve, por vetëm tre ditë më vonë doli se ai ishte ende gjallë.

    “Të mos çuditemi nëse ai së shpejti shfaqet në një video të re nga Afrika”, tha Keir Giles, një analist britanik.

    Daily Mail shkruan edhe për videon në të cilën shfaqet Prigozhin me zëvendësin e tij, i cili është edhe ndër të vdekurit në këtë aksident, duke thënë se ‘vdekja nuk është fundi’ dhe se ‘të gjithë do të shkojmë në ferr’.

    Në atë regjistrim, Dmitry Utkin i thotë Prigozhinit se “vdekja nuk është fundi, por fillimi i diçkaje tjetër”, dhe Prigozhin i përgjigjet: “Po, ne të gjithë do të shkojmë në ferr dhe në ferr do të jemi më të mirët”.

  • Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane e Malit të Zi, iu ndalua hyrja në Serbi

    Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane e Malit të Zi, iu ndalua hyrja në Serbi

    Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane e Malit të Zi Jovana Maroviq nuk është lejuar të hyjë në Serbi.

    Këtë informacion Maroviq e ka publikuar në Twitter.

    “Më refuzuan hyrjen në Serbi për shkak të mbrojtjes së sigurisë së Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj. Faleminderit Aleksandër Vuçiq që më bëre heroinë”, ka shkruar ajo.

  • Mbi 200 anije të bllokuara në Kanalin e Panamasë pas rënies së nielit të ujit

    Mbi 200 anije të bllokuara në Kanalin e Panamasë pas rënies së nielit të ujit

    Më shumë se 200 anije, që mendohet se transportojnë mallra me vlerë miliona dollarë, janë bllokuar në të dy anët e Kanalit të Panamasë për shkak të ndalesave të detyrueshme që vijnë nga thatësira.

    Daily Mail raporton se vendimi i autoriteteve për të ndalur transitet ditore përmes Kanalit të Panamasë në 32 anije deri më 2 shtator, si përgjigje ndaj thatësirës së vazhdueshme, ka çuar në bllokime të rënda në trafikun detar, shkruan AA.

    Efekti kumulativ i anijeve të bllokuara ka çuar në një humbje të llogaritur të të ardhurave prej 200 milionë dollarë, transemton KosovaPress.

    Vlerësohet se mallrat me vlerë miliona dollarë kalojnë përmes rrugës ujore 80 kilometra që lidh oqeanin Atlantik dhe Paqësor.

    Mes bllokimit të kanalit, disa kompani thuhet se po eksplorojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat.

  • Biden: Nuk jam i befasuar, Putini qëndron prapa

    Biden: Nuk jam i befasuar, Putini qëndron prapa

    Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden komentoi aksidentin me avion në të cilin vdiq lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

    Ai tha se nuk është i befasuar nga ngjarja.

    “Nuk jam i sigurt se çfarë ka ndodhur saktësisht, por nuk jam i befasuar”, u tha Biden gazetarëve në Kaliforni, ku ndodhet me pushime.

    I pyetur nëse mendon se pas çdo gjëje qëndron presidenti rus Vladimir Putin, Biden tha se “nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi pas të cilave Putini nuk qëndron”.

    Megjithatë, ai shtoi se ai “nuk di mjaftueshëm për të qenë në gjendje t’i përgjigjet asaj pyetjeje me saktësi”.

    Në qershor, Prigozhin udhëhoqi një rebelim ushtarak kundër presidentit rus që ishte sfida më e madhe për regjimin e Putinit në dy dekada.

  • Braktiset një fëmijë në Lipjan, policia po e heton rastin

    Braktiset një fëmijë në Lipjan, policia po e heton rastin

    Një fëmijë është braktisur nga prindërit e saj në Lipjan. Për rastin ka njoftuar policia e Kosovës. Policia ka hapur rast për “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

    “Lipjan 22.08.2023 – 16:00. Më 23.08.2023 është raportuar se viktima femër kosovare është braktisur nga të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Për dy javë në Kosovë u regjistruan 46 raste pozitive me COVID-19

    Për dy javë në Kosovë u regjistruan 46 raste pozitive me COVID-19

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në dy javët e fundit në Kosovë janë raportuar 46 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

    Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç.

    “Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës”, njofton IKSHPK.

    Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.

  • “Prokuroria nuk veproi”, Peci për objektin në qendër ngjitur me AAK’në: Do t’ia kthej Ministrisë

    “Prokuroria nuk veproi”, Peci për objektin në qendër ngjitur me AAK’në: Do t’ia kthej Ministrisë

    Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar videon e radhës në vazhdën e akuzave ndaj Prokrurorisë Speciale për mosveprim.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është paraqitur në një video para një objekti të njohur në lagjen Ulipiana në Prishtinë, ngjitur me selinë kryesore të AAK-së, të cilin ai e quan “objekti të korrupsionit dhe i zhvatjes”.

    Peci thotë se përkundër denoncimit të tij se në atë objekt që thotë se është i shtetit po ushtrohen shumë veprimtari të paligjshme, ska pasur “asnjë veprim nga Prokuroria Speciale”.

    “Që nga viti 2012 në këtë objekt dhe përreth tij ushtrohen shumë veprimtari të paligjshme. Për të gjitha këto dukuri, tjetërsimin e dyshimtë të pronave, aneksimin, ndërtimet e vrazhda brenda objektit të Institutit Bujqësor të Kosovës para afër një viti unë kam denoncuar publikisht dhe ia kam ofruar të gjitha provat Prokurorisë së Shtetit”, tha Peci.

    Ai e akuzoi drejtorin e këtij instituti, Fehmi Gecin se “bën sfilata në studio televizive dhe kërcënon me padi titullarin e institucionit, ndërsa në qendër të Prishtinës, në Ulipanë qëndron si ‘luan’ objekti i korrupsionit dhe i zhvatjes së tij”.

    “Ky nuk është është protagonisti i vetëm”, thotë Peci, pa përmendur emra.

    Ai tha se ka marrë vendim që “objekti t’i kthehet titullarit në shfrytëzim”

    “Asnjë veprim nga Prokuroria Speciale- 700 metra katrorë lokale afariste të ndërtuara në mënyrë të kundërligjshme;- Tjetërsim dhe bartje e pronës nga shtetërore në private;- Shndërrim i oborrit në depo;- Mosveprim nga 5 ish-Ministra.E gjithë kjo, në pronë të Ministrisë së Bujqësisë dhe për asnjë moment nuk kemi parë ndonjë veprim nga ana e Prokurorisë Speciale”, thuhet në përshkrimin e videos.

  • Automjeti me targa të Beogradit tenton ta kalojë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

    Automjeti me targa të Beogradit tenton ta kalojë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

    Një automjet me targa të Beogradit është ndaluar nga policia, pasi dy persona që ishin në të kanë tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

    Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

    “Policia ka ndaluar automjetin me targa të Beogradit me ngasës dhe një pasagjer meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbisë-R. Kosovës. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin e policisë.

  • Tre shtetas britanikë në Prishtinë: Persona të panjohur gjuajtën me armë drejt nesh

    Tre shtetas britanikë në Prishtinë: Persona të panjohur gjuajtën me armë drejt nesh

    Tre burra me shtetësi britanike, kanë raportuar të mërkurën në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

    Dhe për pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore.

    Policia njoftoi se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:50 në rrugën “Rrafshi i Kosovës” në Prishtinë.

    Po ashtu, në njoftim u tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës.

    “Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.