ATV

Blog

  • Ensar Badallaj lufton sot për medaljen e artë në Evropianin e boksit

    Ensar Badallaj lufton sot për medaljen e artë në Evropianin e boksit

    Boksieri ynë, Ensar Badallaj do të boksojë sot për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të boksit në grupmoshat U15.

    Badallaj bokson sot në finale të këtij Evropiani që po mbahet në Maribor të Sllovenisë, ku përballë e ka boksierin nga Rumania, Florin-Nelu Almeanu, raporton KosovaPress.

    Badallaj dhe Almeanu ngjiten në ring sot me fillim nga ora 17:30.

  • ​Grupet e Ligës së Konferencës, Ballkani do të mbush arkat në rast kualifikimi

    ​Grupet e Ligës së Konferencës, Ballkani do të mbush arkat në rast kualifikimi

    Kampioni i Kosovës, Ballkani bëri mbrëmë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Në takimin e parë të “PlayOff-it”, Ballkani e mposhti bindshëm BATE Borisov me shifrat 4:1, ndërsa tani është vetëm 90’ minuta larg që të vazhdoj tutje në këtë garë, raporton KP.

    Në rast të kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, Ballkani do të mbush arkat e klubit pasi që do të fitojë shifra të majme.

    Nga pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës, kampioni i Kosovës do të përfitojë 2.94 milionë euro. Ndërkaq, për çdo fitore në ndeshjet e grupeve, shpërblimi është 500 mijë euro, ndërsa barazimi vlen 166 mijë euro.

    Ndeshjen e kthimit kundër BATE Borisov skuadra e Ballkanit e zhvillon më 31 gusht me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Varosi”.

  • ​Kalaja e Lëkursit tashmë nën administrimin e Ministrisë së Kulturës

    ​Kalaja e Lëkursit tashmë nën administrimin e Ministrisë së Kulturës

    Qeveria mori vendimin për të kaluar Kalanë e Lëkursit në administrim të Ministrisë së Kulturës. Sipas vendimit të marrë të enjten, kalaja me sipërfaqe totale 8211.4 m2, por dhe 7 ndërtesat që ndodhen në këtë kala do i kalojnë nën administrim Ministrisë së Kulturës.

    Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Kulturës dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

    Kalaja e Lëkursit ndodhet rreth 2 km në juglindje të Sarandës, në një kodër në formë piramide në 250 m lartësi.

    Mendohet se Lëkursi ka qenë vendbanimi kryesor i zonës gjatë gjithë periudhës mesjetare, ndërkohë që përmendet për herë të parë në dokumentet osmane të viteve 1431-1432.

    Shumë historianë mendojnë se fshati është ndërtuar rreth viteve 1537 në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint.

    Sot rrënojat e këtij vendbanimi dallohen ende, mes të cilave shtëpitë e braktisura dhe një kishë e një periudhe më të vonë. Ky është një destinacion për këdo që preferon të kombinojë turizmin historik me atë të aventurës./atsh

  • Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

    Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.

    Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

     

  • Grabitje e armatosur në Lipjan

    Grabitje e armatosur në Lipjan

    Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar këmbë në drejtim të panjohur.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

  • ​Escobar takon liderët politik në Shkup

    ​Escobar takon liderët politik në Shkup

    Vizita dyditore e cilësuar si në kuadër të ofensivës diplomatike për ndryshimet kushtetuese, e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, filloi sot me takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

    Kjo vizitë e Escobar është pikërisht në periudhën kur procedura e ndryshimeve kushtetuese është në Kuvend, dhe kur për miratimin e nevojës së saj nevojiten 80 vota.

    “Uashingtoni zyrtar shprehu pritjen se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë. Në këtë drejtim, në takim u diskutua për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të përparuar në procesin e integrimit në BE”, thonë nga Kabineti i Presidentit Pendarovski, raporton Alsat.

    Escobar sot nuk është prononcuar por një konferencë të përbashkët për media pritet të mbajë nesër me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

    Ai nesër do të takojë edhe kreun e opozitës Hristijan Mickoski.

    Departamenti Amerikan i Shtetit më herët gjatë ditës ka deklaruar se zëvendësndihmës sekretari Gabriel Eskobar shpreson në diskutime produktive me përfaqësuesit politik në vend.

    “Eskobar udhëton në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale dhe për të vazhduar të forcojë partneritetin tonë me një aleat të vlerësuar të NATO-s. Ai pret me padurim diskutime produktive dhe të përbashkëta me udhëheqësit e qeverisë gjatë vizitës së tij, veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet nga Departamenti i Shtetit.

    Ndryshimet kushtetuese për momentin është e sigurt se gëzojnë mbështetjen e vetëm 70 deputetëve.

  • Ministri i Mbrojtjes: Zgjidhja për veriun duhet të jetë politike

    Ministri i Mbrojtjes: Zgjidhja për veriun duhet të jetë politike

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se zgjidhja për veriun e Kosovës, duhet të jetë politike.

    Kurse për letrën e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s – në bazë të së cilës Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it, e cila është ende e vlefshme dhe e duhur, ministri Maqedonci tha se do të shfuqizohet pas krijimit të kushteve të reja dhe përpjekjeje të reja politike.

    Ai tha se veriu është pjesë e Republikës së Kosovës.

    Maqedonci, vlerësoi se FSK do të jetë e gatshme të mbrojë territorin e vendit kur të kërkohet.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur dhe për bazat që Serbia i ka afër Kosovës, e që sipas tij na bëjnë që të jemi vigjilent./RTK

  • Hapet platforma për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore

    Hapet platforma për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore

    Në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

    Ministria e Arsimit të enjten mbrëma ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

    Megjithatë disa prindër janë ankuar se nuk kanë mundur të aplikojnë, pasi sipas tyre faqja nuk po funksionon.

    Por, kur ka mbetur edhe një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, libraritë ende nuk janë furnizuar me tekste shkollore.

    Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

  • OKB-ja paralajmëron për rrezikun nga një katastrofë rajonale shkaku i luftës në Sudan

    OKB-ja paralajmëron për rrezikun nga një katastrofë rajonale shkaku i luftës në Sudan

    Zyrtari më i lartë humanitar brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martin Griffiths, shprehu shqetësimin për dhunën e shtuar në Sudan dhe tha se vazhdimi i këtij konflikti mund ta çojë të gjithë rajonin në “katastrofë humanitare”.

    “Ky konflikt – si dhe uria, sëmundjet dhe shpërngulja të shkaktuara nga ai – tani kërcënojnë ta shkatërrojnë të gjithë vendin”, tha Martin Griffiths në një deklaratë dërguar gazetarëve më 25 gusht.

    “Qindra mijëra fëmijë janë tejet të kequshqyer dhe në rrezik të menjëhershëm nga vdekja nga uria nëse nuk trajtohen”, shtoi ai.

    Sipas një raporti të publikuar më 22 gusht nga organizata Save the Children, rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan –përfshirë dhjetëra foshnje në një jetimore të drejtuar nga qeveria në kryeqytetin Kartum – që nga prilli, kur shpërtheu lufta në vend.

    Kjo organizatë tha gjithashtu se të paktën 31.000 fëmijë nuk kanë qasje në trajtime për kequshqyerje dhe sëmundje të lidhura me të, pasi organizata bamirëse u detyrua t’i mbyllte 57 nga qendrat e saj të ushqyerjes në Sudan.

    Lufta në Sudan shpërtheu më 15 prill pasi disa muajsh me tensione mes ushtrisë dhe forces rivale paraushtarake. Konflikti e ka kthyer Kartumin dhe zonat e tjera urbane në fushëbeteja. Shumë banorë jetojnë pa ujë dhe energji elektrike dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit pothuajse është shembur.

    Dhuna në Sudan vlerësohet të ketë vrarë të paktën 4.000 njerëz, sipas Liz Throssell, një zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. Aktivistët dhe mjekët në terren, megjithatë, thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

    Më shumë se 4.4 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, të shkojnë në zona më të sigurta në Sudan ose të shpërngulen në vendet fqinje, sipas agjencisë së migracionit të OKB-së.

    Përleshjet janë ndezur këtë javë rreth një kampi ushtarak në jug të Kartumit, ndërsa Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake janë përpjekur të marrin në dorë këtë objekt me rëndësi strategjike, raportuan palët ndërluftuese.

    Beteja të ashpra u raportuan javën e kaluar në Nyala, kryeqytetin provincial të Darfurit Jugor. Rajoni i Darfurit kishte disa nga periudhat më të këqija të dhunës, pasi që luftimet u kthyen në përleshje etnike./REL/

  • Donald Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan që i bëhet foto nga burgu

    Donald Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan që i bëhet foto nga burgu

    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka pozuar për foton e tij në burgun e krahinës Fulton më 24 gusht 2023 në Atlanta, Georgia, nw Shtetet e Bashkuara.

    Trump mori 13 akuza në lidhje me një plan të supozuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Gjeorgji.

    Trump dhe 18 të tjerë që përballen me akuza për krime janë urdhëruar të dorëzohen në burgun e krahinës Fulton deri më 25 gusht, shkruan AA.