ATV

Blog

  • ​MASHTI: Paratë për tekste shkollore do të dalin nga java e ardhshme

    ​MASHTI: Paratë për tekste shkollore do të dalin nga java e ardhshme

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se e ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. Në njoftim është bërë e ditur se mjetet do të dalin në xhirollogaritë nga fillimi i javës së ardhshme.

    MASHTI ka njoftuar se aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund të bëhet në platformën “e-Kosova” deri në fund të muajit shtator.

    Ky është linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

  • Shkencëtarët e NASA-s: Jeta aliene ekziston dhe shumë pranë nesh

    Shkencëtarët e NASA-s: Jeta aliene ekziston dhe shumë pranë nesh

    Shkencëtarët e NASA-s shprehen se besojnë se ka jetë përtej Tokës dhe mund të jetë shumë më afër sesa mendojmë.

    Duke folur në një ekspozitë në hapësirën e thellë në Nju Jork, Dr Michelle Thaller reflektoi mbi shanset e ekzistencës së jetës jashtëtokësore dhe tha: Unë patjetër mendoj se do të gjejmë jetë në një planet tjetër.

    Sipas saj format e jetës së huaj mund të gjenden edhe në një planet fqinj, Venusi. I mbështjellë në një atmosferë intensive që ka shtypur të gjithë zbarkuesit e dërguar për të eksploruar planetin përvëlues dhe toksik, asnjë jetë nuk mund të mbijetojë në sipërfaqen e tij.

    “Nuk e prisja kurrë Venusin,” tha Dr Thaller, një shkencëtare në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s. “Por, Venusi tani është një nga ato ku ne shohim diçka në atmosferë që duket sikur mund të prodhohet nga bakteret”, u shpreh ajo për US Sun.

    Dr Thaller nuk është e vetmja në këtë mendimi, një numër studimesh shkencore propozojnë të njëjtën teori.

    Në drejtim të kundërt, larg Diellit, dy misione janë vendosur për të eksploruar hënat e akullta të Jupiterit për shenja jete nga viti 2030, Lëngu i Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe Clipper i NASA-s.

    “Ne shohim shenja të mundshme të jetës në atmosferën e Venusit, dhe ndoshta nën akull në hënat e akullta të Jupiterit dhe Saturnit”, tha Dr Thaller.

    “Sistemi diellor mund të jetë i mbushur me jetë të thjeshtë, jetë mikrobike. Thjesht duhet të jemi 100% të sigurt, për të thënë se kemi gjetur diçka”, u shpreh ajo.

    Në fillim të këtij viti, hëna e akullt e Saturnit Enceladus u zbulua se përmban të gjashtë elementët thelbësorë të nevojshëm për jetën pasi u zbulua fosfori. Megjithatë, nuk janë zbuluar ende shenja përfundimtare të jetës.

    “Nuk kemi ende prova absolute. A mendoj se ka jetë atje? Absolutisht që po”, tha dr Thaller.

  • Java e tretë në ‘Albi Mall’ Superligë, ndeshja kryesore Prishtina – Malisheva

    Java e tretë në ‘Albi Mall’ Superligë, ndeshja kryesore Prishtina – Malisheva

    Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e tretë e ‘Albi Mall Superligës’ së Kosovës në futboll.

    Prishtina në kampin nacional në Hajvali do ta pres skuadrën e pamposhtur Malishevën, ky takim zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17;00. Prishtina pas dy xhirove ka grumbulluar 4 pikë, kurse Malisheva pikët maksimale.

    Po nga ora 17-:00 të shtunën, Feronikeli 74 në Drenas e pret skuadrën e Gjilanit, skuadra nga Anamorava tashmë e ka marrë vetën pasi i ka gjetur sponsorët. Ndërkohë për Feronikelin 74, kjo është ndeshja e parë që e zhvillon në stadiumin e tij. Përndryshe Feronikeli në dy xhirot e para ka pësuar 2 humbje. Kurse Gjilani e ka zhvilluar vetëm një takim me Prishtinën, ndeshje e cila përfundoi pa fitues.

    Te dielën zhvillohen edhe dy takime tjera, të cilat po ashtu luhen nga ora 17:00.

    Pasi stadium i tyre nuk i plotëson kushtet për ndeshje futbolli, Fushë Kosova si vendas do të luaj në Lipjan.

    Në stadiumin ‘Sami Kelmendi’, skuadra e drejtuar nga Burim Shala, do të takohet me skuadrën shumë përforcuar Llapin.

    Aktualisht Fushë Kosova, ka zhvilluar vetëm një ndeshje deri me tani dhe ka pësuar humbje 6:1 nga Malisheva.

    Në sfidën tjetër Dukagjini takohet me Lirinë, të dyja skuadrat në dy xhirot e para nuk kanë arritur të marrin fitore dhe do të mundohen që ti arkëtojnë pikët e plota.
    Kujtojmë që ndeshja derbi Drita – Ballkani është shtyrë përshak të angazhimit të klubit nga Suhareka në garat evropiane. /atvlive.tv

  • SBAShK: Mund të mosmjaftojnë 80 € për libra, çmimet ka gjasa të rriten

    SBAShK: Mund të mosmjaftojnë 80 € për libra, çmimet ka gjasa të rriten

    Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), po konsideron mjetet e ndara nga Ministria e Arsimit mund të mosmjaftojnë për t’i blerë librat nga prindërit, tha nënkryetarja e këtij institucioni, Vjollca Shala.

    Ajo pohoi se do të ketë probleme edhe me mënyrën e aplikimit në platformën e-Kosova. Shala pohoi se duke pasur parasysh që tani shitja e librave do të bëhet me pakicë shtëpitë botuese e librarit do t’i ngrisin çmimet.

    “Edhe e dëgjuam dje Ministrin e Arsimit se kishte bërë një subvencionim të mjeteve për tekstet mësimore, librat dhe mjete të tjera mësimore që ishte në shumën prej 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërsa plus 30 euro për ata që janë nga klasa e gjashtë deri në klasën e nënte. Duke pasur parasysh që librat me pakicë tani natyrisht që ka mundësi që shtëpitë botuese dhe librarit t’i ngrisin çmimet. Ne akoma nuk e dimë saktë se sa do të kushtoj një libër, ende nuk e dimë saktë se a do të jenë të mjaftueshme ajo shumë apo jo”, tha ajo.

    Ajo po ashtu theksoi se problem tjetër për këtë formë të pajisjes me tekste shkollore do të jetë edhe mungesa e librarive në komuna, pasi sipas saj, në një pjesë të komunave librarit janë mbyllur, raporton EO.

    “Natyrisht që kjo pjesë do të jetë kogja e vështire, unë personalisht e kam bërë hulumtim e platformës e-Kosova për të aplikuar për këtë subvencionim mirëpo gjatë procesit të hyrjes e pashë se ka probleme nga se ndoshta edhe numri i madh i atyre që dëshirojnë të aplikojnë për këtë subvencionim tani më është shumë i lartë dhe herë pas here kjo faqe po bllokon, nuk po ka mundësi ti qasen atyre. Përveç kësaj problematike natyrisht që ka probleme edhe të tjera ngase kemi prind që nuk kanë njohuri për të hyrë në këtë platformë”.

    “Pastaj kemi prind që nuk kanë qasje në internet. Gjithashtu edhe nëse subvencionohen këto mjete do të ketë probleme edhe nëpër librari ngase kemi komuna që nuk kanë librari fare, pastaj do të krijohen tollovi për blerje të librave ngase ka mbetur një kohë shumë e shkurtë. Mund të ketë edhe ngritje të çmimeve të librave nga njëra librari në librarin tjetër, pasta do të ketë hutime të prindërve se cilin libër duhet ta blejnë, cila shtëpi botuese”, tha ajo.

    Në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

    Ministria e Arsimit të enjten mbrëma ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

  • ​Falja e 100 eurove tatim, AKK e dërgon Ligjin në Kushtetuese

    ​Falja e 100 eurove tatim, AKK e dërgon Ligjin në Kushtetuese

    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin që mundëson faljen e 100 eurove tatim.

    Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë e Ligjit për tatimin në pronë e kanë bërë drejtori ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

    Kryetari i Prizrenit, Totaj, theksoi se kjo është ndërhyrje në kompetencat e komunave dhe se me këtë ligj do të humbin miliona euro.

    Totaj theksoi se bashkë me kërkesë për ligjshmëri kanë kërkuar edhe masë sigurie për këtë Ligj dhe se presin nga Kushtetuesja që atë ta shpallë të kundërligjshëm.

    Këtë veprim të komunave, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur të kotë.

    Ai në reagimin e tij në Facebook ka shkruar se krejt çka po duan të bëjnë me këtë potez kasta e vjetër politike, është që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese”.

    “Po dëshmohet edhe njëherë që britmat këta nuk i kanë as për qytetarin e as për shtetin. Sidoqoftë, edhe ky veprim i tyre është i kotë. Por kjo nuk pin ujë. Sepse ligji i ndryshuar tashmë është në fuqi, dhe secila komunë ka mundësinë të vendosë për faljen ose jo të një pjese të tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit më së largu me 15 shtator 2023”, ka shkruar Murati.

  • Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të rrugës së Gadimes në Lipjan

    Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të rrugës së Gadimes në Lipjan

    Një përplasje e rëndë ka ndodhur në hyrje të rrugës së Gadimes në Lipjan, ku janë përfshirë dy vetura.

    Në vendngjarje kanë mbërritur njësitet policore dhe ambulanca, të cilët aktualisht po merren me rastin.

    Sipas burimeve të ATV-së, nuk raportohet për viktima. Megjithatë, ende nuk ka informacione për shkallën e lëndimeve të pësuar nga personat e përfshirë në këtë aksident.

    Për më shumë detaje, ATV do të ju informojë me kohë.

  • Murati iu reagon komunave që e çuan në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

    Murati iu reagon komunave që e çuan në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, e kanë çuar sot në Gjykatë Kushtetuese, Ligjin për Tatimin në Pronë.

    Murati e ka cilësuar një lëvizje të tillë si “potez të kastës së vjetër politike”, që sipas tij duan të fshihen pas Gjykatës Kushtetuese, me arsyetimin se janë për zbritje të tatimit në pronë por që ligji është bllokuar nga Kushtetuesja.

    Por Murati thotë se një gjë e tillë s’ka efekt meqë thotë se ligji i ndryshuar është në fuqi dhe secila komunë ka mundësinë të vendos nëse dëshiron të falë një pjesë të tatimit më së largu deri më 15 shtator 2023.

    Reagimi i plotë:

    Për ligjin që e kishin miratuar vetë më 2018, ligj i cili parashihte vlerësimin e pronave sipas tregut, dhe që parashihte që përveç tatimit në objekte, të fillonte edhe të llogaritej tatimi në tokë me 100% të vlerës në vitin 2023, tentuan t’ia hedhin fajin qeverisë sonë.

    Thanë se qytetarit po i vihej barrë e papërballueshme, dhe se po të ishte në dorën e tyre, do ta letësonin këtë barrë.

    Qeveria Kurti e bëri këtë të mundur duke miratuar ndryshimin e Ligjit për Tatim në Pronë, ashtu që secila komunë të kishte mundësinë të falte faturat deri në 100 euro për vitin 2023, për të gjithë tatimpaguesit.

    Dhe, çfarë bëjnë tash ata që para 6 muajsh “qanin hallin e qytetarëve”?

    E dërgojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese.

    Pra, po dëshmohet edhe njëherë që britmat këta nuk i kanë as për qytetarin e as për shtetin.

    Sidoqoftë, edhe ky veprim i tyre është i kotë.

    Krejt çka po duan të bëjnë me këtë potez kasta e vjetër politike, është që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese”.

    Por kjo nuk pin ujë.

    Sepse ligji i ndryshuar tashmë është në fuqi, dhe secila komunë ka mundësinë të vendosë për faljen ose jo të një pjese të tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit më së largu me 15 shtator 2023.

  • Komuna e Graçanicës merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

    Komuna e Graçanicës merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

    Kuvendi Komunal i Graçanicës ka vendosur t’ua falë deri 100 euro tatim të gjithë banorëve të kësaj komune.

    Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Komunës, Leutrim Ajeti, i cili ka thënë se vendimi në Kuvendin Komunal është marrë me shumicë votash.

    “Kuvendi Komunal sot me shumicë votash ka miratuar vendimin për faljen e tatimit në pronë në përputhje me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme”, ka njoftuar Ajeti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndërkohë, sot, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme si dhe ka kërkuar masën e sigurisë.

    Ndaj kësaj ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur të kotë dërgimin e Ligjit në Kushtetuese për faktin se i njëjti ligj tashmë është në fuqi derisa komunat kanë kohë deri më 15 shator të vendosin nëse do t’ua falin ose jo deri 100 euro tatim qytetarëve./BetimipërDrejtësi

  • Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Shqipëri më 4 shtator

    Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Shqipëri më 4 shtator

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë më 4 shtator Shqipërinë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj.

    Osmani do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës.

    Pas takimit është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy homologëve, siç ka bërë të ditur Presidenca e Shqipërisë.

    Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.

    Vizita e kreut të shtetit të Kosovës vjen pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë dhe refuzimit që kryeministri Albin Kurti i bëri kryeministrit Rama në takimin informal me liderët e rajonit gjatë muajit korrik.

  • Kosova shumë afër të jetë anëtare e Asociacionit Evropian të Golfit

    Kosova shumë afër të jetë anëtare e Asociacionit Evropian të Golfit

    Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Golfit e Kosovës ka bërë të ditur se është shumë pranë anëtarësimit në Asociacionin Evropian të Golfit (EGA).

    Komiteti Ekzekutiv i EGA-s ka votuar pro propozimit të Federatës së Golfit për ta pranuar Kosovën në qeverinë e madhe evropiane.

    “Posa jemi informuar se dje Komiteti Ekzekutiv i EGA-s ka votuar Pro propozimit të Federatës së Golfit për ta pranuar Kosovën në Familjën e madhe Evropiane”, shkroi Federata e Golfit e Kosovës në “Facebook”.

    Votimi final se a do të jetë Federata e Golfit e Kosovës anëtare e Asociacionit Evropian të Golfit do të bëhet më 18 nëntor në Londër.