ATV

Blog

  • Kosova-Zvicra, biletat në tregun e zi prekin çmimin e 450 eurove

    Kosova-Zvicra, biletat në tregun e zi prekin çmimin e 450 eurove

    Kur ka mbetur edhe një ditë deri te ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, tifozët po vazhdojnë të kërkojnë bileta për ta shikuar nga afër përballjen në “Fadil Vokrri”.

    Edhe pse FFK bëri të ditur se nga interesimi i madh për këtë ndeshje të gjitha biletat janë shitur, qytetarët si duket po e kanë të mundur të gjejnë bileta, por në tregun e zi.

    Një qytetar ka bërë një postim në faqen “Shes Blej Gjithçka” në “Facebook”, duke njoftuar për shitje të tre biletave, të cilat e prekin shumë e 450 eurove.

    Postime të tilla po qarkullojnë vazhdimisht në rrjetet sociale, për t’i shitur biletat e ndeshjes në tregun e zi.

  • Serbët e ngujuar në objektin në veri furnizohem me ushqim

    Serbët e ngujuar në objektin në veri furnizohem me ushqim

    Për punëtorët e strukturave paralele në Lagjen e Boshnjakëve, tashmë janë sjellë gjëra ushqimore. Ata po qëndrojnë brenda objektit që ndodhet pranë Komunës së Mitrovicës së Veriut.

    Deri më tani janë vërejtur lëvizje të disa personave, teksa hyjnë dhe dalin nga ky objekt.

    Policia ka deklaruar gjatë ditës se nuk u është kërkuar asistencë për largimin e këtyre strukturave nga objekti.

    Ndërkaq, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut është thënë për KosovaPress se nuk kanë ndryshim apo shtyrje të vendimit.

    Banorët që jetojnë përreth objektit kanë bërë të ditur se mbrëmë gjatë tërë natës objekti ka qenë i ndriçuar, andaj dyshohet se punëtorët e strukturave ilegale kaluan natën brenda objektit.

  • ​Kalohet pengesa kryesore, Kosova një hap më afër organizimit të Lojërave Mesdhetare

    ​Kalohet pengesa kryesore, Kosova një hap më afër organizimit të Lojërave Mesdhetare

    Është ndryshuar me aklamacion pika 7 e rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare e cila ua ndalonte shteteve që nuk kishin dalje në detë të organizonin ngjarje të këtij niveli.

    Kjo njëherit ishte pika kryesore që shihej si pengesë për kandidaturën e Kosovës për të marrë organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030, raporton KosovaPress.

    Në pjesën e dytë të asamblesë do të diskutohen edhe shumë pika të tjera në këtë asamble, derisa për kandidaturën e Kosovës do të diskutohet dhe votohet pas orës 15:00.

    Prezantimin e kandidaturës do ta bëjë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, ndërsa një fjalim të shkurtët për këtë kandidaturë para asamblesë do ta mbajë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

  • Nis rindërtimi i disa shtëpive në veri, familje shqiptare po kthehen 24 vjet pas largimit – familjarët shpërthejnë në lotë

    Nis rindërtimi i disa shtëpive në veri, familje shqiptare po kthehen 24 vjet pas largimit – familjarët shpërthejnë në lotë

    Disa shtëpi kanë filluar të rindërtohen tek Lagja e Boshnjakëve në veri.

    Aty pas 24 vitesh do të kthehen për të jetuar disa familje shqiptare. Kthimin në shtëpitë e tyre ata e kanë përjetuar me lotë gëzimi.

    Një një video të publikuar nga zyrtarë të VV-së disa nga ta shihen duke derdhur lotë, teksa për të parë punimet shkon edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

  • Dikush e incizoi duke bërë tejkalim në vijë të plotë, gjobitet me 150 euro shoferi në rrugën Gjilan-Prishtinë

    Dikush e incizoi duke bërë tejkalim në vijë të plotë, gjobitet me 150 euro shoferi në rrugën Gjilan-Prishtinë

    Me 150 euro është gjobitur një shofer në rrugën Gjilan-Prishtinë, pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

    Policia ka njoftuar të premten se me këtë veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

    Të njëjtit bëhet e ditur se i janë shqiptuar edhe dy pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalimit të vozitjes në afat prej tre muaj.
    “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor”.

    “Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në komunikatën për media.

    Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë: 192; 03850807001.

    “Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje.

  • Kievi thotë se ka nisur eksportin e grurit përmes porteve kroate

    Kievi thotë se ka nisur eksportin e grurit përmes porteve kroate

    Ukraina ka filluar eksportin e grurit përmes porteve detare kroate, tha të enjten një zyrtar i lartë ukrainas.

    Ukraina përdor si rrugë kryesore për dërgimin e drithit portet e saj në Detin e Zi, por Kievi ka kërkuar rrugë alternative që pas agresionit të Rusisë dhe vendimit të Moskës në muajin korrik për të hequr dorë nga marrëveshja që lejonte eksportin e grurit përmes porteve në Detin e Zi.

    Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha gjatë një vizite në Zagreb në fund të korrikut se Ukraina dhe Kroacia kishin rënë dakord mbi mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për eksportin e grurit ukrainas.

    “Gruri ukrainas tashmë është eksportuar përmes porteve kroate. Ne jemi mirënjohës për këtë mundësi,” tha në një deklaratë me shkrim zëvendëskryeministrja e parë ukrainase Julia Svyrydenko.

    “Ne besojmë se kjo rrugë logjistike do të luajë një rol të rëndësishëm në tregtinë dypalëshe midis vendeve tona edhe pas luftës”, tha ajo.

    Zonja Svyrydenko nuk tha se sa drithë ukrainas ishte eksportuar përmes porteve kroate.

    Qëkurse Rusia u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësur nga Kombet e Bashkuara që lejonte eksportin në mënyrë të sigurt të drithit ukrainas përmes porteve në Detin e Zi, Kievi ka rritur përdorimin e porteve në lumin Danub për eksportet e saj. Megjithatë,infrastruktura e këtyre porteve ka qenë objektiv i sulmeve ruse./VOA

  • Kurti: Kosova e Ukraina i takojnë BE-së, e përbashkëta jonë është se i kemi fqinjët agresivë

    Kurti: Kosova e Ukraina i takojnë BE-së, e përbashkëta jonë është se i kemi fqinjët agresivë

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ngjashmëritë e Kosovës dhe Ukrainës janë në atë se të dyja vendet i takojnë Bashkimit Evropian.

    Përveç aspiratës në BE, Kurti tha se Kosova e Ukraina e kanë edhe një të përbashkët – të dyja vendet kanë fqinj verior të cilët janë agresivë dhe nuk duan të ballafaqohen me të kaluarën.

    “Por në të kundërtën duan që të kenë të gjithë apo së paku një pjesë të territorit tonë. Në anën tjetër Moska e Beogradi janë të lidhura në mes vete në mënyrë direkte, dhe këto lidhje janë në sektorin energjik, kulturor e historik por po ashtu edhe në aktivitete ushtarake”, tha Kurti për median polake “TVP World”.

    Tutje, Kurti tha se politikani më prorus në Serbi është Aleksandar Vulini, dhe këto lidhje mes Beogradit e Kremlinit, sipas tij, e bëjnë edhe më tepër të njëjtë situatën e Kosovës dhe Ukrainës.

    “Serbia nuk është Rusi, ne e kemi NATO-n në Kosovë. Serbia do të dështojë. Ne kemi arritur marrëveshje për de-eskalim në veri dhe kemi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila në qendër ka njohjën de-facto”, tha ai.

  • Jasharaj: Mësimdhënësit të mos i largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë tekste shkollore

    Jasharaj: Mësimdhënësit të mos i largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë tekste shkollore

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit që të mos largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë tekste shkollore.

    Jasharaj në tryezën e organizuar nga AAK, ku po diskutohet për tekstet shkollore, tha se ka disa zëra që disa mësimdhënës po u bëjnë presion nxënësve lidhur me tekste shkollore, transmeton Telegrafi.

    “Paska ndonjë mësimdhënës që po iu bën presion nxënësve, që nëse nuk kanë tekste shkollore se do t’ largojnë nga ora. Të bëjmë apel, që mësimdhënësit e Kosovës të mos i largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë mjete shkollare. Uroj të mos kemi situata të tilla më”, u shpreh ai.

    Gjatë diskutimit, Jasharaj tha se ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci po vazhdon të mbajë inat ndaj SBASHK-ut, duke mos i takuar që shtatë muaj.

    “Ta ngrisni zërin, jo për tekstet por për arsimin, gjithë këto të meta po ndodhni pasi që Nagavci është duke mësuar qasjen e gabuar të kryeministrit Kurti, që t’i nënçmojë sindikatat dhe të mos flas me ta. Masht nuk po na pyet asgjë, ka shtatë muaj që Nagavci nuk na takon dhe gjuan fjalë nga anash”, tha mes tjerash ai.

  • Rama njofton se Komuna e Prishtinës do të ndajë 155 pako shkollore për nxënësit e komunitetit RAE

    Rama njofton se Komuna e Prishtinës do të ndajë 155 pako shkollore për nxënësit e komunitetit RAE

    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Zyra për Komunitete dhe Kthim në kuadër të kryeqytetit ka përgatitur 155 pako me material shkollor dhe didaktik për nxënësit e komuniteteve RAE.

    Rama ka thënë se kryeqyteti do të vazhdojë promovimin e politikës gjithëpërfshirëse për të mos e lënë askënd mbarpa.

    “Zyra për Komunitete dhe Kthim e Kryeqytetit ka bërë të gjitha përgatitjet për shpërndarjen e 155 pakove me material shkollor/didaktik për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian.

  • Hong Kongu “paralizohet” nga vërshimet

    Hong Kongu “paralizohet” nga vërshimet

    Reshjet rekord kanë bllokuar pjesën më të madhe të Hong Kongut të premten, me përmbytje të shpejta që mbuluan stacionet e metrosë dhe bllokuan shoferët në rrugë, pasi autoritetet pezulluan shkollat dhe kërkuan nga publiku të kërkojnë strehim të sigurt.

    Fotot dhe videot treguan banorët që kalonin nëpër ujërat e errëta, ndërsa shiu i dendur vazhdonte të përmbyste qytetin me popullsi të dendur prej 7.5 milionë banorësh. Në disa zona të ulëta, rrugët u shndërruan në përrenj, ndërsa autoritetet u detyruan të shpëtonin shoferët e bllokuar në automjetet e tyre, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    Përmbytja filloi natën e vonë të së enjtes ku u regjistruan më shumë se 158 milimetra (6.2 inç) shi midis orës 23:00 dhe mesnatës. Këto ishin reshjet më të mëdha që nga fillimi i regjistrimeve të reshjeve të shiut në vitin 1884, tha qeveria në një njoftim për shtyp.

    Kushtet ekstreme kapën shumë banorë në befasi dhe erdhën vetëm disa ditë pasi Hong Kongu u godit nga tajfuni më i fortë në pesë vjet.

    Tajfuni Saola, fillimisht një super tajfun, u dobësua në ekuivalentin e një uragani të kategorisë 2 ndërsa arriti në Hong Kong fundjavën e kaluar – por ishte ende mjaft i fuqishëm për të mbyllur qytetin dhe për të shkaktuar qindra anulime fluturimesh. Tetëdhjetë e gjashtë persona u plagosën nga tajfuni, tha qeveria.

    Përmbytja e së premtes përsëri shkaktoi ndërprerje të gjera të transportit dhe biznesit në të gjithë qendrën financiare, me tregun e aksioneve që anuloi tregtimin në mëngjes dhe të gjitha shkollat u mbyllën për ditën.