ATV

Blog

  • ​S’ka vendim për shtyrjen e afati për lirimin e objektit nga strukturat paralele në veri

    ​S’ka vendim për shtyrjen e afati për lirimin e objektit nga strukturat paralele në veri

    Shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla i ka thënë KosovaPress-it, se nuk ka shtyrje të vendimit.

    Ai përmes telefonit u shpreh se nuk ka ndonjë ndryshim të vendimit dhe se në lidhje me këtë çështje do të njoftohemi me kohë.

    “Nuk ka ndonjë ndryshim, nëse ka ndryshime do të njoftoheni në kohë”, tha ai.

    Në objektin kryesor të strukturave paralele në Mitrovicën e Veriut, situata vazhdon të jetë e qetë.

    Punëtorë të këtyre strukturave po qëndrojnë brenda objektit.

    Deri më tani, ani pse ka përfunduar afati për lirimin e objektit, nuk janë parë pjesëtarë të forcave policore.

    Ndërkaq, pranë objektit po qëndrojnë pjesëtarë të KFOR-it.

    Ndryshe, sot përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së Veriut, u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.

    Objekti që nga paslufta po përdoret nga strukturat paralele të financuara nga Serbia.

  • ATV do të jetë sponsori medial i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – PriFest 2023

    ATV do të jetë sponsori medial i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – PriFest 2023

    ATV është sponsori medial i edicionit të sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – PriFest 2023, i cili tashmë është gati për të nisur edicionin e 15-të.

    PriFest edhe këtë vit mban sloganin ‘FOR HER’ (PËR TË) duke dedikuar edicionin e ri të festivalit në kujtim dhe nderim të drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

    Festivali, i cili do ta ketë moton “Vjosa. Forever. PriFest.”, zgjatë 6 ditë, duke filluar nga data 12 deri në 17 shtator, ku në natën finale do të ndahen edhe çmimet.

  • Veturat e mbushura plot me mall të kontrabanduar, Policia ia dorëzon pijet alkoolike e tjerat Doganës së Kosovës

    Veturat e mbushura plot me mall të kontrabanduar, Policia ia dorëzon pijet alkoolike e tjerat Doganës së Kosovës

    Policia e Kosovës ka ndaluar një person në veri të Mitrovicës, pasi i njëjti, në raste të ndryshme, ka tentuar të kontrabandojë mallra.

    Sipas fotografive që ka publikuar Policia e Kosovës, shihet se kontrabandimi është bërë me vetura, pije alkoolike e gjëra tjera.

    “Më 07. 09. 2023, Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore kufitare dhe ato të rendit publik, në veri të Mitrovicës kanë arritur të parandalojnë tri raste ”kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare dhe kontrabandim i mallrave””, njofton PK-ja.

    Si rezultat i punës dhe angazhimeve të përbashkëta, policia thotë se është arrestuar një person i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse mallrat e konfiskuara së bashku me mjetet sipas procedurave i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

  • Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    1 mijë e 846 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët në vendin tonë.

    Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 32 aksidente me të lënduar dhe 37 me dëme materiale.

    Në 24 orët e fundit janë arrestuar 16 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje.

  • U dolën pagat vetëm gjysmës së punëtorëve, minatorët e Trepçës refuzojnë të nisin punën

    U dolën pagat vetëm gjysmës së punëtorëve, minatorët e Trepçës refuzojnë të nisin punën

    Minatorët e Trepçës sot kanë refuzuar të nisin punën, pasi menaxhmenti ua ka vendosur pagat vetëm gjysmës së punëtorëve.

    Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se pagat kanë dalur vetëm për sektorin e prodhimit.

    Sipas të njëjtave burime minatorët që nuk i kanë marrë pagat janë në grevë derisa t’i marrin sqarimet e nevojshme.

    Tutje, bëhet e ditur se ata po qëndrojnë jashtë, tek hyrja e minierës.

  • ​Shpresë për fitore ndaj Zvicrës, a do të festojnë qytetarët nëse shënojnë gol Xhaka e Shaqiri?

    ​Shpresë për fitore ndaj Zvicrës, a do të festojnë qytetarët nëse shënojnë gol Xhaka e Shaqiri?

    Kombëtarja e Kosovës do t’i rikthehet aksionit në arenën ndërkombëtare nesër, ku përballë ka një kundërshtarë tejet të fortë si Zvicra.

    Ndeshja i takon raundit të pestë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

    “Dardanët”, do të synojnë t’i rikthehen fitoreve, tani nën drejtimin e trajnerit të ri, Primozh Gliha, pas humbjes ndaj Bjellorusisë dhe barazimeve të njëpasnjëshme me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë.

    Po ashtu, kjo ndeshje do të jetë një rast fantastik për tifozët “Dardanë”, që të shohin në aksion kombëtaren e tyre të luajë ndaj futbollistëve të njohur me prejardhje nga Kosova, si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

    Ndërkaq, para ndeshjes së nesërme, disa qytetarë u shprehën optimistë për rezultat pozitivë të Kosovës, e disa edhe treguan nëse do festonin poqëse Shaqiri e Xhaka, do shënonin gol.

    Ramadan Dumani, qytetar nga Prishtina, tha se dëshira e tij është që Kosova të fitojë, por nuk do i vinte keq edhe nëse Zvicra e Xhakës e Shaqirit, do të fitonte.

    “Këto dy ekipe, e Zvicrës është mjaft e njohur dhe e Kosovës tash e tutje gjithnjë është duke u ngrit më lartë, por sipas rezultateve deri tash që kanë qenë, unë kam dëshirë me fituar Kombëtarja e Kosovës, por nga kualiteti nëse më pyetni, unë e shoh që ekipi i Zvicrës është më lartë, edhe pse janë dy shqiptarë atje, unë ju thash se kam dëshirë me fituar Kosova, por edhe ata me fituar nuk më vjen keq”, tha Dumani.

    I të njëjtit mendim ishte edhe Fatmir Muçolli, i cili tha se nëse mendojmë mirë dhe e përkrahim kombëtaren tonë, ajo do të fitojë.

    “Unë besoj që nëse ne të gjithë mendojmë mirë edhe e përkrahim kombëtaren tonë, dhe shkojmë me vullnet të mirë, kombëtarja do të fitojë, por jo me zhurma, gjithmonë më motive të mira me fjalë të urta, motivuese, frymëzuese, sepse njerëzit kanë nevojë edhe sportin ta reformojnë edhe gjithçka, është koha e ndryshimeve, njerëzit me të vërtetë është koha që edhe sportin, lojërat, vallëzimin dhe këndimin, gjithmonë ta bëjnë me energji pozitive që jetën vetëvetit të ia ndryshojnë”, tha Muçolli.

    Më tej, Muçolli tregoi edhe nëse do të festonte në rast se Shaqiri e Xhaka do të shënonin gol.

    “Gjithsesi, sepse sporti, arti edhe muzika nuk njohin kufinjë. Sa ma shpejtë duhet t’i thyejmë paragjykimet, ky e ai. Ti shko e shijoje lojën, shijoje emocionin, edhe për Granitin unë emocionohem, edhe për këtë tjetrin emocionohem, dhe për gjithë ata njerëz që janë të mirë emocionohem”, tha Muçolli.

    Ndërkaq, Shaban Sylaj tha se nuk do të festonte nëse Xhaka e Shaqiri shënojnë kundër Kosovës, duke thënë se nuk i shënojnë gol “Dardanëve”.

    “S’ke çka me festu, ata kështu ashtu kualifikohen, unë i dua ata, unë jam adhurues i tyre, nuk i japin gola ata Kosovës, jo”, tha Sylaj.

    Për fund, Mirsad Krasniqi u shpreh i bindur në rezultat pozitiv për Kosovën, ku më së keqi tha se do të jetë barazimi.

    “Shikoni, ne e dimë se cilësia është në anën e Zvicrës, s’ka dyshim, por unë po shpresoj kësaj radhe do të jetë motivi i lojtarëve tanë shumë i madh. Unë mendoj se Kosova ka me fituar, rezultatin nuk e di, por besoj që Kosova do të fitojë, ose më keq, barazim, humbje jo”, tha Krasniqi.

    Ndeshjen ndaj Zvicrës, Kombëtarja e Kosovës e zhvillon këtë të shtune me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, të Prishtinës. /KP

  • ​Agjencia e lajmeve APA fiton çmimin EANA 2023

    ​Agjencia e lajmeve APA fiton çmimin EANA 2023

    APA, Agjencia Kombëtare Austriake e Lajmeve, është fituese e çmimit EANA “Maxim Minchev” për cilësinë e agjencisë së lajmeve në vitin 2023, pas diskutimit të jurisë së formuar nga anëtarët e Bordit të EANA Elmir Huremovic, Stefano de Alessandri, Fabrice Fries dhe Alexandru Giboi. Clemens Pig, kryetar i EANA dhe CEO i APA, nuk mori pjesë në procesin e vendimmarrjes. Sipas bordit, kriteret kryesore të ndjekura gjatë vlerësimit të çdo aplikimi ishin inovacioni, zbatueshmëria, qarkullimi vs Kostot dhe mbulimi mediatik.

    TASR, PA Media, LUSA, Anadolu Ajansi, ANA-MPA dhe NTB gjithashtu paraqitën propozime shumë interesante për të fituar çmimin EANA, transmeton KosovaPress.

    Sipas prezantimit të dorëzuar nga APA, “’#APA-Playbook Trusted AI’ përfshin të gjitha llojet e faktorëve dhe aktiviteteve që një agjenci lajmesh mund të luajë në këtë fushë, mes tyre udhëzimet dhe rregullat e cilësisë, të dhënat e verifikuara dhe të vërtetuara, përzgjedhja e teknologjive bazë, etiketimi i detyrueshëm i përmbajtjes së AI (Inteligjencës Artificiale), transparenca, siguria e produktit, gjurmueshmëria, agnosticizmi i teknologjisë si dhe një hapësirë e sigurt për përpunimin e informacionit. Me shërbime në AI Visual (për njohje të fytyrës, logos dhe objekteve), Text AI (gjenerimi, automatizimi dhe klasifikimi i përmbajtjes ) dhe Speech AI (kthimi i fjalëve në tekst, njohja e zërit), APA plotëson nevojat e klientëve të saj tradicionalë të mediave dhe klientëve jomedialë nga sektorët e ndërmarrjeve dhe institucional me zgjidhje më të fundit të AI.”

    CEO i APA, Clemens Pig, shprehu gëzimin e tij për çmimin: “Çmimi EANA është një konfirmim i mrekullueshëm i strategjisë sonë dhe punës sonë të përditshme. Dëshiroj të falënderoj sinqerisht të gjithë kolegët tanë në APA, veçanërisht anëtarët e Task Forcës së AI, për angazhimin dhe rezultatet e tyre. Në një interpretim digjital të misionit tonë bazë, ne po evoluojmë në një platformë bashkëpunuese të lidhur ngushtë me sistemet e prodhimit të mediave. Një vizion konkret është, për shembull, zhvillimi i një qendre mediatike të AI si një hapësirë e përbashkët për njohuri për ndërmarrjet mediatike, në të cilën inteligjenca artificiale mund të trajnohet dhe të vendoset mbi bazën e informacionit të bazuar në fakte.”

  • Deliu-Kodra padit Albulena Haxhiun për shpifje: NuK frikësohemi për të denoncuar korrupsionin e këtij pushteti

    Deliu-Kodra padit Albulena Haxhiun për shpifje: NuK frikësohemi për të denoncuar korrupsionin e këtij pushteti

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, ka ngritur sot padi për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar”, ka thënë Haxhiu.

    Deliu ka thënë se tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon.

    “As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Ministre”, ka shkruar Deliu – Kodra.

    Ministrja Haxhiu dy ditë më parë, në emisionin CONTEXT në ATV, ka pretenduar se Blerta Deliu ka marrë mëditje për punën në komision pa qenë e pranishme aty.

  • ​Haxhixhemajli nga Octopus: Përmes “Severna Brigada” Vuçiqi synon nxitjen e tensioneve në veri

    ​Haxhixhemajli nga Octopus: Përmes “Severna Brigada” Vuçiqi synon nxitjen e tensioneve në veri

    Kërcënimet e organizatës terroriste “Severna Brigada”, që janë bërë karshi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla po konsiderohen se janë bërë më qëllim të nxitjes së tensioneve në veri. Nga Instituti Octopus e quajnë “instrument të Vuçiqit” këtë organizatë, derisa thonë se vihen në sulm pikërisht para takimeve të rëndësishme që do të zhvillohen në mes dy palëve Kosovë-Serbi.

    Hulumtuesja e lartë në institutin Octopus, Arta Haxhixhemajli për KosovaPress tha se kërcënimi i fundit nga kjo organizatë ka qenë më direkt ndaj kryeministrit Kurti.

    “Zakonisht tensionet në veri nxiten si rezultat para takimeve të rëndësishme. Ne e dimë që do të mbahet takimi i radhës mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës. Qëllimi i tyre gjithmonë është nxitja e tensioneve në veri. Andaj kemi edhe organizatën terroriste ‘Severna Brigada’ që është si një lloj instrumenti i Vuçiqit për të arritur qëllimet e veta, duke shkaktuar tensione. Sa i përket kërcënimeve që i kemi hasur deri tani prej ‘Brigadës së Veriut’ kemi parë që kanë ndodhur në media sociale, duke paraqitur për shembull armë të ndryshme apo edhe duke sulmuar me 29 maj, ku e dimë që mbetën me dhjetëra të plagosur të paqeruajtësve të KFOR-it, mirëpo këtë herë kërcënimi i tyre ka qenë më direkt ndaj lidershipit të Kosovës”, tha Haxhixhemjali.

    Ajo tha se këto kërcënime mund të kenë të bëjnë edhe me ndërkombëtarët, me qëllim të rritjes së presionit të tyre.

    “Vlen të ceket se që një ndër qëllimet e tjera kryesore të këtyre lloj kërcënimeve që mund t’i hasim është që mund të bëhet edhe bartja e presionit prej bashkësisë ndërkombëtare tek të dy palët, mirëpo po e shohim që këtu njëra palë siç është rasti i Serbisë, është vetë përçuesi i eskalimeve në veri që po ndodhin. Atëherë duhet të ketë një lloj mase të konsiderueshme për të kuptuar situatën se si është duke ndodhur, dhe për të marrë masa në aspektin për mos deskalim të situatës që është aktuale”, tha Haxhixhemajli.

    Para një jave KosovaPress ka raportuar se një grafit kërcënues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është parë në Komunën e Zubin Potokut. Ndërsa për një grafit tjetër antikushtetues ka raportuar dje (e enjte) Policia e Kosovës.

    Lidhur me këto, njohësja e çështjeve të sigurisë thekson se edhe ky lloj kërcënimi ka tematikë nxitjen e urrejtjes dhe të dhunës.

    “Sa i përket grafiteve që është duke ndodhur është çfarëdo lloj kërcënimi që të jetë i drejtpërdrejt apo anonim është një kërcënim që duhet të merret parasysh. Sa i përket kërcënimeve të grafiteve, por edhe në media sociale janë serioze dhe duhet të trajtohen për arsye të mos anashkalohet situata dhe të bëhet përshkallëzimi i çfarëdo lloj situate që mund të ndodhë. Vlen të ceket që mesazhet që po përçojnë këto grafite, kanë tematikë të nxitjes së urrejtjes dhe të dhunës. vlen të përmendet që kërcënimet që ndodhin në media sociale po ashtu edhe në grafite të ndryshme mund të kenë një rezultat negativ për sigurinë e vendit”, potencoi Haxhixhemjali.

    Organizata terroriste serbe “Severna Brigada”, fillimisht ka kërcënuar me vdekje ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan. Ndërsa më pas kjo organizatë terroriste ka vazhduar me kërcënime të tjera, duke i lakuar emrin kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

  • Nagavci: E njëjta Abetare në Shqipëri shitet 7.50 euro, në Kosovë 10.97 euro

    Nagavci: E njëjta Abetare në Shqipëri shitet 7.50 euro, në Kosovë 10.97 euro

    Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka folur lidhur me anulimin e tenderit për furnizim me libra.

    Ajo ka përmendur shumën e parave që është shpenzuar ndër vite për tenderët për furnizim me tekste shkollore. Sipas Nagavcit, librat sivjet po shiten më lirë sesa që i janë shitur vitin e kaluar MASHT.

    “Në vitin 2008, shuma e shpenzuar për tekste ka qenë mbi 2 milionë euro, vetëm një vit më pas ka qenë mbi 9 milionë, ndërkaq vitin e kaluar kanë qenë mbi 16 milionë. Ka pas rritje të cmimeve sidomos në vitin e fundit pas luftës në Ukrainë e pandemisë”, ka deklaruar Nagavci në DPT te Fidani.

    Nagavci ka marrë disa shembuj të çmimeve me të cilat i kanë shitur librat ndër vite, e që thotë se rritja e çmimeve s’është reale.

    “Nëse flasim për krahasim, ne kemi pas rast një shtëpi botuese për librin matematika e klasës së tretë në vitin 2021 e ka shitur 3 euro, ndërsa në vitin 2022 e njëjta shtëpi botuese e ka shitur 12 euro., Kjo nuk është rritje reale. Pastaj në vitin 2022 librin e matematikës së klasës së 4, njëra shtëpi botuese e ka shitur 17.50 euro, njëra 9 euro e 45 e tjetra 9 euro. 17.50, një shtëpi e ka shitur Fizikën e klasës së 9, 18.36 centë, ndërsa sivjet e njëjta shtëpi botuese sivjet e ka publiku në faqe zyrtare çmimin 7 euro”, ka thënë Nagavci.

    Ajo ka krahasuar edhe çmimet e librave me Shqipërinë.

    Sipas Nagavcit, e njëjta Abetare, nga e njëjta shtëpi botuese, në Shqipëri shitet 7 euro e 50 centë me fletoren e punës, derisa në Kosovë është shitur 10.97 euro.

    “Psh për referencë është marrë Abetarja. E njëjta abetare që në Shqipëri shitet në vlerën 5 euro, abetarja dhe 2.50 libra e punës, pra të dyja bashkë 7 e 50 centë. Në Kosovë shitet 10.97 e njëjta libër, nga e njëjta shtëpi botuese”, ka thënë Nagavci.