ATV

Blog

  • KRU “Prishtina” me aksion për shkyçje në Obiliq

    KRU “Prishtina” me aksion për shkyçje në Obiliq

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot do të zhvillojë një aksion në komunën e Obiliqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë.

    Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e ujësjellësit të kryeqytetit, duke theksuar se aksioni pritet të filloj nga ora 10:30.

    Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.

    Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

  • Mbledhja e Qeverisë, këto janë pikat e rendit të ditës

    Mbledhja e Qeverisë, këto janë pikat e rendit të ditës

    Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë. Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, siç njofton Zyra e Kryeministrit.

    Ndër pikat e rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë që ka të bëjë me ekstradimin e personave që kryejnë vepra penale dhe të tjera.

    Gjithashtu, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi.

    Përtej kësaj, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për të zbutur efektin socio-ekonomik nga kriza energjetike dhe të tjera.

  • Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Trupi gjykues do të dalë përpara ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte në Kosovë.

    Akoma nuk është bërë e ditur nëse seanca e sotme do të jetë e hapur apo e mbyllur për publikun.

  • E rëndë: Nëna e gjen pa shenja jete djalin e saj 30-vjeçar në Rahovec

    E rëndë: Nëna e gjen pa shenja jete djalin e saj 30-vjeçar në Rahovec

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

    Dyshohet se se viktima është një 30-vjeçar, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.

  • Pretendimet për largim nga LV-ja, deklarohet Rrahmani: Jam distancuar nga disa aktivitete të partisëpo

    Pretendimet për largim nga LV-ja, deklarohet Rrahmani: Jam distancuar nga disa aktivitete të partisëpo

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot është deklaruar duke i komentuar pretendimet për një largim të mundshëm nga kjo parti.

    Rrahmani tha se në këtë pozitë ka ardhur nga vota e votuesve të cilët e kanë votu VV-në, dhe aty do ta vazhdojë mandatin e tij, mirëpo shton se nuk ka interes të inkuadrohet në të tjera aktivitete të partisë

    “Po, unë jam deputet, bëj pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Aktivitetin e bëj aty. Votën e kam prej votuesve të cilët e kanë votu VV-në, dhe mandati im do të jetë deri në fund në Lëvizjen Vetëvendosje. Në aktivitete tjera ka kohë që nuk kam marrë pjesë, as një zgjedhje të brendshme të cilat janë mbajtë as në aktivitetet e tjera partiake, për shumë aryse. Mirëpo, aktivitetin tim si deputet e bëj duke qenë pjesë e GP të LVV-së. Nuk jam i interesuar që të kem tjetër pozitë”, deklaroi ai në DPT te Fidani.

    Një nga arsyet pse Rrahmani ka marr këtë vendim ka të bëjë edhe me parimet e LVV-së dhe me disa prej lëvizjeve që i mbështesin.

    “Janë disa çështje parimore me të cilat unë nuk pajtoj, siç është Kodi Civil dhe disa që tashmë LVV i mbështet publikisht edhe që kam pasë dëshirë të mos jem pjesë organizative e partisë. Unë do të jap kontributin tim për programin me të cilin kemi kandidu”, ka deklaruar ai.

     

  • Takimi i 14 shtatorit, Kurti flet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

    Takimi i 14 shtatorit, Kurti flet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati mbrëmë një bisedë telefonike me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

    Folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel. U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon.

    Kryeministri e falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, teksa u pajtuan që të mbesin në kontakt e komunikim të rregullt.

  • Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

    Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

    Pritjet nga takimi i radhës në Bruksel për profesorin dhe analistin e njohur, Daniel Serwer, janë të ulëta dhe nuk sheh përgatitje për një rezultat të suksesshëm nga të dyja palët, arsyeja, sipas tij, është se nuk shihet ndonjë reflektim të madh.

    “Nuk shoh diçka të madhe nga ana e Beogradit, por as ndonjë veprim serioz sa i përket Asociacionit, thjeshtë nuk shoh ndonjë përpjekje për ndonjë kompromis”, deklaroi Daniel Serwer në RTK.

    Për telefonatat që kryeministri Kurti pranon nga përfaqësues dhe emisarë ndërkombëtarë, analisti Server tha se është një dozë e madhe e trysnisë e presionit mbi kryeministrin Kurti.

    “Kemi parë disa nga pasojat, tashmë, dhe do të mund të kishte akoma,por nuk mendoj se do të funksionojnë, ngase as Prishtina e as Beogradi nuk janë të gatshëm për kompromis”, deklaroi Server.

    Sipas tij, Beogradi është duke gëzuar mbështetje të madhe nga SHBA dhe BE pa pasoja, sidomos për sulmin ndaj trupave të NATO-s, apo për kidnapimin e zyrtarëve policorë. Sjellja e Serbisë, tha ai është konsistente dhe nuk ka gatishmëri për kompromis, derisa shtoi se ka nevojë për zgjidhje të shumë çështjeve.

    “Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën dhe në mënyrë të qartë thekson se është i interesuar për ta mbajtur veriun për të pushtuar atë dhe unë mendoj se ka mundësi ta bëjë”, ka deklaruar analisti Serwer.

  • Kosova nuk ia del me dhjetë lojtarë në fushë – zbehet ëndrra për Euro 2024

    Kosova nuk ia del me dhjetë lojtarë në fushë – zbehet ëndrra për Euro 2024

    Kosova ka pësuar humbjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024, pasi u mposht në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2-0.

    Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë për shkak të ndërprerjes që ndodhi në fillim të saj.

    Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe banderolave të llojit ‘Kosova është serbi’.

    Megjithatë pas gati një orësh që gjyqtari i dërgoi futbollistët në zhveshtore ndeshja ka vazhduar.

    Kosova ka pasur dy raste të arta për shënim, me Vedat Muriqin që ishte i pafat pasi topi duke shkuar drejt portës nga vija e largoi një mbrojtës rumun.

    Një rast të artë e kishte edhe Edon Zhegrova në minutën e 40-të, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.Megjithatë në minutën e 43-të Dardanët kanë mbetur me një futbollist më pak në fushë pasi Vedat Muriqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

    Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin baras 0-0.

    Në pjesën e dytë Dardanët u rikthyen në mbrojtje për ta ruajtur rezultatin dhe në minutën e 59-të vendasit fituan një penallti.

    Megjithatë portieri i Kosovës, Arijanet Muric priti penalltinë e kapitenit të vendasve Christian Stanciu.

    Por në minutën e 83-të ndeshja u zhbllokua, kur Stanciu me një goditje të fuqishme mposhti Aro Muric për epërsinë e vendasve 1-0.

    Kosova kishte dy raste të mira shënimi me Loshajn dhe Muslijën, por goditjet e tyre shkuan jashtë.

  • Xhaka e Shaqiri ia sigurojnë fitoren Zvicrës, heshtin kritikët

    Xhaka e Shaqiri ia sigurojnë fitoren Zvicrës, heshtin kritikët

    Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka kanë shënuar sot gola në fitoren e Zvicrës ndaj Andorës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

    Pas kritikave që morën pas ndeshjes ndaj Kosovës, Xhaka e Shaqiri kanë heshtur kritikët më golat e tyre.

    Xhaka shënoi një supergol në minutën e 84-të, për 2:0, ndërkaq Shaqiri shënoi nga penalltia në minutat shtesë.

    Zvicra shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Andorrës, duke forcuar pozitën e parë në Grupin I.

  • Kosova mbetet me një futbollist më pak, Muriqi ndëshkohet me karton të kuq

    Kosova mbetet me një futbollist më pak, Muriqi ndëshkohet me karton të kuq

    Pas një ndërprerje për shkak të një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është duke vazhduar, tani në përfundim të pjesës së parë.

    Por, pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq.

    Ai kishte një karton të verdhë në fillim të ndeshjes, ndërsa një ndërhyrje ndaj futbollistit rumun, bëri që të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

    Aktualisht rezultati i ndeshjes vazhdon të jetë 0:00. Kosova do të përballet me Rumaninë me një futbollist me pak në fushë. /atvlive.tv