ATV

Blog

  • Procedura dhe metodat për krijimin e një pasqyre

    Procedura dhe metodat për krijimin e një pasqyre

    Në kuadër të rubrikës “A e dini si” të emisionit ALARM në ATV, Bejtullah Hyseni tregoi për punën e tij prej xhamaprerësi, për çka tha se është profesion të cilin pavarësisht sfidave, ai tash e disa vite e ushtron me shumë vullnet.

    Xhamaprerësi nga Podujeva i cili vepron në Prishtinë tregoi procedurën dhe metodat për krijimin e një pasqyre.

    “Puna si xhamaprerës është një punë që është shumë precize, pra punë e cila kërkon përkushtim dhe kujdes sepse lehtë mundesh me u lëndu por natyrisht edhe që xhami mos të thyhet”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Sveçla për The Guardian: Terroristët që sulmuan Policinë kanë ardhur nga Serbia

    Sveçla për The Guardian: Terroristët që sulmuan Policinë kanë ardhur nga Serbia

    Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas një grupi paraushtarak që i ka zënë pritë një patrulle policore dhe është përleshur me forcat e Kosovës të dielën, shkruan britanikja Guardian.

    Autoritetet në Prishtinë shfaqën një sërë armësh moderne të përdorura nga grupi, duke përfshirë dy makina të blinduara të prodhimit serb dhe një granatëhedhës, së bashku me një dokument që pretendonte të tregonte se granatahedhësi, i prodhuar nga Zastava Armaments, ishte furnizuar nga ushtria serbe, sipas një artikulli të Guardian që raporton gazeta beogradase Danas.

    Qeveria e Kosovës pohoi gjithashtu se udhëheqësi i grupit ishte një politikan i shquar serb i Kosovës besnik ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe se një nga tre luftëtarët paraushtarakë të vrarë të dielën ishte ish-truproja e Aleksandar Vulin, shefit të inteligjencës serbe, i cili është sanksionuar nga SHBA për korrupsion.

    “Ky grup ka ardhur nga Serbia, ata trajnohen në Serbi, financohen dhe pajisen nga ushtria serbe dhe policia e saj”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla për Guardian.

    “Një pjesë e armëve është marrë nga magazina e ushtrisë dhe u është dorëzuar terroristëve të ardhur në Kosovë nga Serbia”.

    Sveçla tha se ministria e tij ndau provat me ambasadat dhe agjencitë perëndimore.

    “Ajo që ata donin ishte të pushtonin territorin e Kosovës dhe të hapnin një kanal të ri komunikimi, një rrugë të re nga Serbia në Kosovë”, tha ai dhe shtoi se qëllimi përfundimtar është ndarja e vendit.

    Qeveria serbe mohoi përfshirjen në grupin e armatosur, por mbajti një ditë zie për tre të vdekurit.

    Sipas Guardian, Vuçiq u përpoq të justifikonte veprimet e tyre duke pretenduar rrejshëm, në një takim me ambasadorin rus në Beograd, se qeveria e Kosovës po kryente spastrim etnik.

    Kosova thotë se grupi drejtohej nga Milan Radoiçiq, nënkryetar i partisë Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi, e cila dominon politikën në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.

    Sveçla tha se shërbimi inteligjent i vendit të tij beson se Radoiçiq, i cili është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, është plagosur dhe po shërohet në spitalin kryesor ushtarak në Beograd.

    Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Radoiçiq nuk bëri një deklaratë publike, por ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se video që tregon Radoiçiqin në mesin e pjesëtarëve të paraushtarakëve ishte një “mashtrim”.

    Konflikti ndodhi në një kohë kur negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja që synonin normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve kanë ngecur, e cila, sipas interpretimit të Guardian, ndodhi për shkak se Vuçiq premtoi se nuk do ta njihte kurrë Kosovën, dhe për këtë arsye qeveria e Kosovës refuzoi të krijojë një gjysmë- shoqata autonome komunat serbe.

    SHBA-të i mbështesin negociatat dhe deri më tani kanë qëndruar në anën e Evropës pasi fajin më të madh për dështimin e tyre ia kanë ngarkuar kryeministrit të Kosovës Aljbin Kurti. Por administrata Biden po heton përfshirjen e Beogradit në njësinë paraushtarake dhe po përpiqet të zbulojë misionin e saj, sipas gazetës britanike.

  • Vuçiq: Njërin e vranë me një plumb në kokë, dhe në tjetrin kur hodhi armën e qëlluan 12 plumba

    Vuçiq: Njërin e vranë me një plumb në kokë, dhe në tjetrin kur hodhi armën e qëlluan 12 plumba

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha të mërkurën, duke komentuar sulmin terrorist ndaj organeve policore të Kosovës në të cilat një polic dhe tre serbë, pjesëtarë të grupit terrorist, se ai ka paralajmëruar për incidente të mundshme në veri të Kosovës tash e një vit dhe se për ai tre serbët e vrarë “nuk janë terroristë”.

    Në një intervistë për RTS, Vuçiq tha se serbët në veri të Kosovës janë “ngopur me terrorin e Albin Kurtit”.

    Vuçiq të mërkurën, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të gjithë të vrarëve në konfliktin e së dielës, tha se, “ndonëse vrasja e një polici shqiptar është absolutisht e dënueshme”, për të “si president i Serbisë, tre serbët që vdiqën në Banjska nuk janë terroristë”.

    Vuçiq pret që trupat e serbëve të vrarë t’u dorëzohen familjeve të tyre të enjten në mëngjes. Ai më së shumti pretendoi se ka frikë “se si do të reagojë familja e të vrarit Mijailoviq”, i cili, sipas tij, është qëlluar me plumb në kokë.

    Ai shtoi se kanë persona të cilët, “si dëshmitarë të mbrojtur, janë të gatshëm të dëshmojnë se Mijailoviç u qëllua drejtpërdrejt në kokë dhe u vra gjakftohtë”.

    “Probleme ka pasur edhe me autopsinë”, shton Vuçiq, duke thënë se Serbia ka kërkuar që në çdo gjë të marrë pjesë një ekspert nga Serbia.

    “Sidomos bënë telashe rreth Milenkoviqit i cili u vra me 12 plumba në momentin kur hodhi pushkën dhe ngriti duart lart”, pretendon Vuçiq.

    Qeveria e Serbisë e shpalli 27 shtatorin ditë zie “për ngjarjet tragjike në Kosovë”, të cilat Vuçiq i vendosi sonte në kuadër të kushtetutës shtetërore.

    “Nga pikëpamja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie për tre serbët e ndjerë dhe për policin e vrarë. Mendoj se është vendim civilizues, serioz dhe përgjegjës”, tha Vuçiq.

    Ai kërkoi që autoritetet e Prishtinës dhe EULEX-i të mundësojnë një hetim dhe autopsi të duhur për të përcaktuar se si u vranë tre terroristët serbët dhe polici i Kosovës.

  • Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë?

    Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë?

    Edhe pse është një vend shumë i shtrenjtë, Finlanda përfshihet në listën e vendeve më njerëzit më të lumtur në botë pavarësisht se ka deri në 200 ditë dimër në disa zona, dy muaj të tërë ku dielli nuk lind fare dhe temperatura që shkojnë 20 gradë nën 0.

    Për vite me radhë janë udhëhequr shumë studime të cilat sjellin nivelin dhe vendin i cili mbanë njerëzit më të lumtur në botë dhe duke i gjetur edhe arsyet, pse?

    E nga raportet e kaluara, Finlanda ka figuruar si vendi më i lumtur në botë, për pesë vite radhazi.

    Sipas raportit i dalë në vitin 2022 njerëzve iu është kërkuar që në 156 vende të “vlerësojnë jetën e tyre tani në një shkallë nga 0 deri në 10”. Po ashtu janë analizuar faktorët të rëndësishëm si kontributi në mbështetjen sociale, jetëgjatësinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit.

    Frank Martella profesor I cili studion bazat e lumturisë dhe jep leksione në Universitetin Alto në Finlandë është shprehur kurioz se: Çfarë i bën njerëzit në Finlandë kaq të kënaqur me jetën e tyre?

    Andaj nga hulumtimet janë tri gjëra që finlandezët nuk I bëjnë kurrë
    Një finlandez asnjëherë nuk e krahasojnë veten me njerëzit e tyre të afërt, për këtë thuhet një varg nga një shkrimtar finlandez: “Mos e krahaso lumturinë tënde me atë të të tjerëve”.

    Njerëzit nga ky vend nuk udhëhiqen nga pasuria që mund të posedojnë, një Finlandezë është shumë modestë në mënyrën e jetës.

    “Një herë takova një nga njerëzit më të pasur në Finlandë. Ai po e shtynte fëmijën e tij në një karrocë në drejtim të stacionit të tramvajit. “ një person me pasurinë e tij do të punësonte një shofer por jo një finlandezë tha Martela.

    Kështu ndër vite janë sugjeruar këshilla të ndryshme nga ekspertët e lumturisë që secili person të arrijë në paqen që ka një qytetarë I shtetit të Finlandës.

    Një ndër shumë këshillat është që të përqendrohuni më shumë në atë që ju bën të lumtur, Hapi i parë drejt një jete të lumtur është të vendosni standardet tuaja, në vend që të krahasoni veten me njerëzit e tjerë.
    Një rol të rëndësishëm e luan edhe natyra, andaj ju asnjëherë nuk duhet të ndani vetën nga natyra. Gjithsesi sondazhi I vitit 2021, 87 për qind e finlandezëve besojnë se natyra është e rëndësishme për ta sepse u jep paqe, energji dhe relaksim.

    Në këtë vend punonjësit kanë të drejtë për katër javë në kuadër të pushimeve verore. Duke e shfrytëzuar këtë kohë që të shkojnë në fshat për të relaksuar vetën.

    Besimi në vendin tuaj ju bënë të jeni Akoma më të lumtur, Eksperimenti i “portofolit të humbur” në vitin 2022 testoi besimin dhe ndershmërinë e qytetarëve duke humbur një portofol në 16 qytete të botës. Në Helsinki, 11 nga 12 kuletat iu kthyen pronarëve të tyre, gjë kjo e cila tregon nivelin e edukatës dhe dashurisë për vendin dhe popullin e tyre./ATVLIVE.TV/

  • Sa vezë mund të hani gjatë javës për shëndetin e organizmit?

    Sa vezë mund të hani gjatë javës për shëndetin e organizmit?

    Mënyra e të ushqyerit luan një rol të rëndësishëm përpos në organizimin dhe mbajtjen e shëndetshme edhe në atë se si në ndihemi.

    Një mëngjes I cili nis më produkte të shëndetshme është gjithmonë një ide e mirë. Ndër të shumtat ushqime të shëndetshme janë edhe vezët, ato mund të përgatiten në forma të ndryshme duke na u servuar si të skuqura, të ziera e të përziera edhe me produkte të tjera.

    Një kombinim I vezëve me produkte si buka e thekur, avokado, supë me oriz, tavë me spinaq apo ëmbëlsira, do të ju ndihmonte shumë.

    Gjatë gjithë javës turpi ynë ka nevojë për shumë vitamina, proteina e sa më shumë energji, por gjatë kësaj jave shumica e ushqimeve janë me vezë por sa është e nevojshme konsumimi I këtij produkti.

    Sipas ekspertëve ushqimorë thonë se një njeriu mund të konsumojë pa frikë dy vezë në ditë.

    Por sipas tyre veza duhet shoqëruar gjithmonë me barishte, kos, avokado dhe bukë me drithë të plotë.

    Në të kundërtën nëse vendosni që ta konsumoni me proshuta, apo djathë ju do të fitoni yndyra të panevojshme të cilave mund ti shmangeni.

    Për nga vlerat ushqyese shumë konsumatorë hanë vetëm të bardhën e vezës në përpjekje për të mos konsumuar shumë kalori. Por ekspertët thonë se e verdha e vezës ka shumë ushqyes të nevojshëm. Ato nuk gjenden tek e bardha e saj, andaj preferohet te konsumohet e plotë.

    Varësisht nga regjimi juaj I ushqimit ju duhet të kujdeseni që përgjatë gjithë javës të ushqeheni me produkte që përmbajnë vlera pothuajse të njëjta ushqyese.

    Pasi që një vezë e vetme përmban 80 kalori, 5 gramë yndyrë dhe 6 gramë proteinë. Por në rast se ju keni marrë mjaftueshëm proteinë dhe yndyra nga ushqime të tjera, ngrënia e një omëletë prej 5 vezësh çdo ditë është padyshim një ide e keqe.

    Por nëse nuk e dini sa proteinë do të hani gjatë ditës, ose nëse do të merrni proteinë atëherë hani vezë sipas dëshirës.

    Më pas gjatë ditës mund të bëni rregullimet e duhura në sasinë e yndyrës dhe proteinës, kështu duke u kujdesur që organizmi I juaj të jetë I plotësuar në mënyrë të shëndetshme.

  • Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë, tre të lënduar

    Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë, tre të lënduar

    Tre persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshtatin Llabjan.

    Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë Rajonale të Prishtinës.

    “Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan”, njoftoi ajo.

    Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

     

  • Pas sulmit në Banjskë rritet prania e Njësisë Speciale në veri

    Pas sulmit në Banjskë rritet prania e Njësisë Speciale në veri

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës ka rritur tashmë praninë e saj në veri.

    Ai ka theksuar se e kanë shtuar praninë e forcave të Njësisë Speciale dhe i kanë reduktuar patrullimet e policëve të zakonshëm.

    “E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës. I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, ka thënë Hoxha në një deklarim për Radion Evropa e Lirë.

    Ai nuk ka ofruar detaje se për sa janë forcuar kapacitetet e njësisë speciale, por ka thënë se institucioni që ai drejton, është vazhdimisht në koordinim me misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, dhe me atë të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

    Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. Prej të arrestuarve, tre janë dërguar në paraburgim e katër janë liruar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.

    Institucionet e Kosovës kanë fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit.

    Tashmë janë publikuar pamje që tregojnë se si grupi i armatosur ka lëvizur në Manastirin e Banjskës. Ministri i Brendshem Xhelal Sveçla ka publikuar pamje në të cilat shihet edhe zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

  • Tenton ta marrë fajin e djalit, i kërcënon policët pasi i refuzohet kërkesa

    Tenton ta marrë fajin e djalit, i kërcënon policët pasi i refuzohet kërkesa

    Të mërkurën rreth orës 18:00, është arrestuar një person, pasi që dyshohet se i njëjti ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai te merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer.

    “Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Dy sfida interesante sot në Superligë

    Dy sfida interesante sot në Superligë

    Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot më dy ndeshjet mjaftë interesante.

    Në Drenas Feronikeli e pret Dritën, skuadër e cila synon një tjetër fitore pas triumfit në derbi kundër Prishtinës me synimin për të mbajtur hapin me Llapin dhe Ballkanin që kryesojnë tabelën, raporton KosovaPress.

    Sfida tjetër tejet interesante është ajo që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina ballafaqohet me Dukagjinin.

    Tri pikë është diferenca ndërmjet këtyre dy skuadrave në të mirë të ekipit nga kryeqyteti, andaj dueli pritet të jetë mjaftë interesant.

    Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.

  • Kuvendi mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

    Kuvendi mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot (e enjte) në seancë plenare.

    Sipas njoftimit, mbledhja do të nisë në ora 11:00.

    Në rend dite janë 23 pika.

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    3. Pyetjet parlamentare,

    4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

    5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,

    6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

    7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

    8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

    9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

    10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

    11. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

    12. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,

    13. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,

    14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

    15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

    16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

    17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,

    18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,

    19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,

    20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

    21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

    22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

    23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.