ATV

Blog

  • Pritet të debutojë për Malin e Zi në ndeshje zyrtare përballë Serbisë, ja çfarë thotë lojtari i Ballkanit

    Pritet të debutojë për Malin e Zi në ndeshje zyrtare përballë Serbisë, ja çfarë thotë lojtari i Ballkanit

    Kapiteni i Ballkanit Edvin Kuç ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.

    Mesfushori i lindur në Tuz së fundmi ka marrë ftesë nga kombëtarja e Malit të Zi për t`i përfaqësuar ngjyrat e kësaj kombëtare.

    Lexo po ashtu:Edvin Kuç: Prisja ftesë nga Kosova, por Gliha me la pa shpresa

    E ndeshjen e parë zyrtare për kombëtarën e Malit të Zi, 29 vjeçari pritet ta ketë përballë kombëtarës së Serbisë me datën 17 tetor.

    Më poshtë mund të shikoni se çfarë deklaroi lojtari për këtë takim./ATVLIVE.TV 

  • Edvin Kuç: Prisja ftesë nga Kosova, por Gliha me la pa shpresa

    Edvin Kuç: Prisja ftesë nga Kosova, por Gliha me la pa shpresa

    Kapiteni i Ballkanit Edvin Kuç ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.

    Mesfushori i lindur në Tuz së fundmi ka marrë ftesë nga kombëtarja e Malit të Zi për t`i përfaqësuar ngjyrat e kësaj kombëtare.

    Ai për ‘A PLAY’ ka deklaruar që e priste edhe ftesën e kombëtarës së Kosovës, megjithatë shpresat i kishte humbur kur trajneri Primoz Gliha, deklaroi në konferencën për media që mosha është arsyeja pse Kuq nuk merr ftesë nga Kosova.

    Intervistën e tij mund ta shikoni më poshtë.

  • Spanjë: Shkon në 13 numri i të vdekurve në zjarrin që shpërtheu në klubin e natës

    Spanjë: Shkon në 13 numri i të vdekurve në zjarrin që shpërtheu në klubin e natës

    Ka arritur në 13 numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu në një klub nate në Murcia të Spanjës.

    Shërbimet e urgjencës janë ende në vendngjarje në kërkim të viktimave të tjera. “Viktimat e reja nuk mund të përjashtohen”, thanë shërbimet në faqen e tyre të internetit, raporton CNN.

    Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

    Të lënduarit janë dy gra, 22 dhe 25 vjeç, dhe dy burra, 41 dhe 45 vjeç, të cilët u dërguan të gjithë në spital për shkak të thithjes së tymit, thuhet në uebsajtin e shërbimeve të urgjencës në Murcia.

    “I shqetësuar dhe i tronditur nga lajmet që vijnë nga atje. Shërbimet e urgjencës vazhdojnë punën”, shkroi presidenti i rajonit të Murcia, Fernando Lopez Miras, në Twitter.

  • Sulmi terrorist në Ankara, Erdogan: Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre

    Sulmi terrorist në Ankara, Erdogan: Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorist mbi ministrinë e Brendshme në Ankara, duke thënë se nuk do të dorëzohen para akteve terroriste.

    Fjalimi i tij erdhi disa orë pasi dy persona të armatosur sulmuan ndërtesën e ministrisë së Brendshme, ku njëri prej tyre vdiq, teksa tjetri u neutralizua nga policia turke.

    Nga ky sulm mbetën të plagosur lehtë dy pjesëtarë të policisë.

    “Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre në Turqi. Akti terrorist në Ankara, ku dy kriminelë u neutralizuan falë intervenimit të policisë janë ‘lëvizjet’ e fundit të terrorizmit”, tha presidenti turk.

    Erodgan shtoi se terroristët po tentojnë të shkatërrojnë paqen dhe qytetarët, por që sipas tij një gjë të tillë nuk do të arrijnë kurrë ta realizojnë.

  • Sulm terrorist në kryeqytetin turk

    Sulm terrorist në kryeqytetin turk

    Dy zyrtar policor u plagosën lehtë pasi dy terroristë të dielën në mëngjes shpërthyen një bombë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në kryeqytetin turk të Ankarasë, ku njëri prej tyre hodhi veten në erë, tha ministri i Brendshëm.

    “Dy terroristë, të cilët kanë mbërritur me një automjet para portës së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, kanë kryer një sulm me bombë. Një nga terroristët hodhi veten në erë”, tha Ali Yerlikaya në X.

    Yerlikaya tha se dy zyrtar policor u plagosën lehtë në sulm, i cili ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit me orën lokale.

    Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar edhe para Ministrisë së Brendshme turke në qendër të Ankarasë në mëngjes.

    Pas shpërthimit dhe të shtëna me armë zjarri pranë ndërtesës së ministrisë në Kizilay, qendra kryesore e qytetit në qarkun Cankaya të kryeqytetit, forcat e policisë shtuan sigurinë në zonë.

    Bulevardi kryesor Ataturk është mbyllur për qarkullim për shkak të shpërthimit pranë njërës prej portave të Asamblesë së Madhe Kombëtare.

    Në vendngjarje është dërguar edhe policia e operacioneve speciale, si edhe njësitë zjarrfikëse dhe ekipet mjekësore.

    Kuvendi i Madh Kombëtar do të hapet pasdite pas një pauze 3-mujore./AA/

  • Kurti nesër takon kryetarët e komunave

    Kurti nesër takon kryetarët e komunave

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se nesër do të mbahet takimi i radhës i përbashkët me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarët e komunave.

    Sipas njofitmit, takimi do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 te ndërtesa e Qeverisë, salla P-38.

  • Përdorimi i kartelës bankare trend në rritje edhe në Kosovë

    Përdorimi i kartelës bankare trend në rritje edhe në Kosovë

    Përdorimi i kartelës bankare për të kryer pagesa dhe shërbime, ka shënuar rritje për 3.6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo mënyrë e pagesës po konsiderohet si më e lehtë, e sigurt dhe më e shpejtë. Përveç kësaj, nga Shoqata e Bankave të Kosovës thonë se kartelat bankare janë thelbësore për blerjet online dhe udhëtimet ndërkombëtare.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu vlerëson se avancimi në aspektin digjital dhe atë të pjekurisë së një shteti, është shfrytëzimi sa më i madh i kartelave.

    Gërxhaliu në një prononcim për KosovaPress, potencoi se përdorimi i kartelës bankare për të kryer shërbime, është ndër format më stabile dhe të sigurta, derisa shtoi se pagesat cash lënë hapësire për falsifikim dhe kontrabandë.

    Ndërkaq, nga Shoqata e Bankave të Kosovës tregojnë se numri i kartelave bankare në Kosovë ka shënuar rritje për 3,6 për qind, derisa shtojnë se pagesat digjitale reduktojnë fenomenin e falsifikimit të parasë dhe se eliminojnë nevojën për të mbajtur sasi të mëdha parash.

    Nga kjo shoqatë potencojnë se kartelat bankare nuk kanë zëvendësuar plotësisht paratë e gatshme, derisa thonë se përdorimi i kartelave ose parave të gatshme varet nga preferencat individuale dhe mundësive që ofrojnë bizneset për kryerjen e transaksioneve me kartelë.

    Përveç kësaj, sa i përket mashtrimeve që mund të bëhen me pagesat digjitale, Shoqata e Bankave të Kosovës potencon se ato ndodhin kur klientët shpërndajnë të dhënat e tyre personale pa qenë mirë të informuar se me kë po i ndajnë ato të dhëna dhe rrjedhimisht mund të bien pre e keqpërdorimeve.

    Ndërkaq, nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thonë se të gjitha brendet e kartelave të lëshuara në Republikën e Kosovës janë ndërkombëtare dhe si të tilla lëshohen sipas standardeve më të mira ndërkombëtare të sigurisë.

    Nga BQK thonë se instrumentet kryesore të pagesave elektronike për pagesat me vlera të vogla, aktualisht janë transferet e kreditit, debit dhe ato përmes kartelave bankare.

    Se përdorimi i kartelës bankare është më i lehtë dhe më i sigurt për të bërë pagesa e thonë edhe qytetarët.

    Fahredin Konjuhi tha se nuk dëshiron të mbajë para në xhep, prandaj pothuajse gjithmonë e përdorë vetëm kartelën.

    Po ashtu, edhe Fadil Ahmeti tregoi se zakonisht pagesat i kryen në mënyrë digjitale, pasi siguria është më e madhe.

    Përndryshe, rregullorja për qasje në llogari bazike me shërbime bazike ka hyrë në fuqi në muajin gusht të këtij viti. BQK-ja njofton se deri më tani nuk është raportuar ndonjë ankesë apo shqetësim nga qytetarët. Sipas të dhënave që kanë mbledhur nga bankat komerciale, janë raportuar 1621 aplikimet për llogari pagese me shërbime bazike nga të cilat 1589 janë hapur. /kp

  • Katër persona përleshen mes vete, njëri prej tyre përfundon në QKUK pasi dyshohet se është vetëlënduar

    Katër persona përleshen mes vete, njëri prej tyre përfundon në QKUK pasi dyshohet se është vetëlënduar

    Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin përleshur mes vete, ndërsa i dyshuari i katërt dyshohet se është vetlënduar pasi kishte një thikë.

    Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    “LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Rr. Xhorxh Bush, Prishtinë 30.09.2023 – 05:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti, ndërsa i dyshuari i katërt i përfshirë në rast, dyshohet gjatë përleshjes aksidentalisht është vet-lënduar, pasi kishte në posedim një mjet të mprehtë-thikë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”

  • Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

    Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratën e 1 tetorit të vitit 1997 të organizuar nga studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës.

    Haradinaj ka thënë se kjo demonstratë ishte paralajmërim dhe legjitimim i ndryshimit të madh, luftës për liri e pavarësi.

    “1 tetori i vitit 1997, na kujton vendosmërinë e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën për liri e pavarësi!”, ka thënë Haradinaj.

  • Ish-kryeministri suedez: Çështja e veriut është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë

    Ish-kryeministri suedez: Çështja e veriut është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë

    Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka folur lidhur me situatën e krijuar së fundi në Veri, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

    Ai në platformën “X” ka shkruar se është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, mirëpo “çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovëështë dashur të zgjidhet shumë më herët”

    Bildt ka shkruar se duhet të ishte nxjerrë mësimi, që konfliktet e ngrira nuk qëndrojnë të ngrira përgjithmonë.

    Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq
    Arrestohet pejani pasi në gjendje të dehur kanosi babain dhe familjarët
    Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë
    “E di që është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Ne duhet të kishim nxjerrë mësimin: “Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, ka shkruar Bildt.