ATV

Blog

  • “Armët e konfiskuara në veri mund të përdoren nga organet e rendit”, juristët thonë se nuk ka nevojë të përfundojë procesi gjyqësor

    “Armët e konfiskuara në veri mund të përdoren nga organet e rendit”, juristët thonë se nuk ka nevojë të përfundojë procesi gjyqësor

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Pothuajse tërë arsenalin e armëve që policia konfiskoi gjatë aksionit në Banjskë të Zvecanit, organet e rendit mund ta përdorin për nevoja të veta.

    Sipas ish-kolonelit të FSK-së Arfim Veseli, një gjë e tillë mund të përsëritet, andaj gjithë ky armatim do i duhej shtetit tonë.

    “Kodi i Procedurës Penale i konsideron si prova materiale të këtij grupi terrorist, mirëpo unë shpresoj që gjykata tona ta përfundojë ato dhe ato mjete t’u jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë. Shumë do të dëshiroja që ato automjete t’u jepen Policisë sonë, gjegjësisht Njësisë Speciale, ndërsa municioni dhe pajisjet tjera ushtarake t’i jepen FSK-së. Uniformat që i kishin t’u japim djemve të Njësisë Speciale si dhuratë nga shteti serb dhe nëse kanë edhe të tjera le t’i sjellin ne i pranojmë të gjitha. I tërë armatimi është i ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe burimin e ka nga Rashka”, tha Veseli.

    Madje sipas juristëve, për shfrytëzimin e armëve ushtarake, nuk nevojitet as përfundimi i procesit gjyqësor.

    “Në bazë të asaj që kemi parë në vendin e ngjarjes janë gjendur dy kategori të mjeteve, të cilat janë përdorur qoftë për kryerjen e veprave penale apo të ngjashme dhe në këtë drejtim janë kategoria e parë, mjete luftarake armë dhe pajisje tjera e të cilat mund të shfrytëzohen nga ana e institucioneve. Këtë e përcakton dispozitat respektive të Kodit të Procedurës Penale, madje këto armë mund të konfiskohen edhe pa pas nevojë të pritet epilogu i procesit gjyqësor, përkatësisht fajësia apo pafajësia e të pandehurve”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

    Megjithatë, sipas Bajrakatarit, jo gjithçka që u konfiskua mund të përdorët menjëherë.

    Për veturat e autoblindat duhet pritur përfundimin e procesit gjyqësor që më pas të mund të shfrytëzohen.

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni ën videon më poshtë:

  • “Tre Vllaznit”, sonte nga ora 20:30 në ATV nisë transmetimi i sezonit të dytë

    “Tre Vllaznit”, sonte nga ora 20:30 në ATV nisë transmetimi i sezonit të dytë

    Seriali televiziv “Tre Vllaznit“, prodhim i televizionit ATV, nga sonte nis transmetimin e sezonit të tij të dytë. Shikuesit do të kenë mundësi të ndjekin serinë e tyre të preferuar nga ora 20.30.

    Në të njëjtën kohë, do të bëhet edhe transmetimi në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube, duke mundësuar që secili episod i ri i serialit të arrijë në kohë reale te të gjithë shikuesit shqiptar kudo që ndodhet nëpër botë.

    Seriali “Tre Vllaznit” tashmë ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm në mesin e publikut shqiptar duke grumbulluar miliona shikime në YouTube dhe rrjetet e tjera sociale, e duke e bërë atë serialin më të dashur te shqiptarët që jetojnë jo vetëm në Kosovë por edhe diasporë.

    Këtë të diel do të transmetohet episodi i 41-të i serialit “Tre Vllaznit”. /atvlive.tv

  • Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përgjegjësinë për sulmin në Ankara

    Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përgjegjësinë për sulmin në Ankara

    Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist mëngjesin e sotëm në Ankara, përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.

    “Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët ANF .

    PKK është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia dhe shumë vende perëndimore.

    Kujtojmë që këtë të dielë në mëngjes, pak para ceremonisë së hapjes së vitit të ri parlamentar, shpërthime dhe të shtëna armësh janë dëgjuar në Ankara dhe më konkretisht në rrugën İsmet İnönü, ku ndodhet Asambleja e Madhe Kombëtare Turke dhe ministritë.

    Një sulmues hodhi veten në erë me një mjet shpërthyes në zemër të kryeqytetit turk, Ankara, të dielën, disa orë përpara se parlamenti të rihapte punimet pas pushimit veror. Po ashtu një sulmues i dytë u neutralizua në një shkëmbim zjarri me policinë./abcnews.al

  • Publikohet momenti i vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjaku

    Publikohet momenti i vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjaku

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës kanë dhënë detaje me pamje – video se si ka ndodhur vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku në Banjskë më 24 shtator nga një sulm terrorist serb.

    Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha theksoi se polici Bunjaku është vrarë nga detonimi i minës antikëmbësorike.

    Hoxha në një konferencë për media ka treguar me video momentin kur është vra Bunjaku.

    “Vrasja e rreshterit tonë, Afrim Bunjaku ka ndodhur me detonim të minës antikombësorike, të detonuar nga afërsia, me teledirigjues dhe me bateri elektrike që është përdorur nga gripi terrorist, së pari. Pastaj, kanë vazhduar sulmet direkte me raketa hedhës nga pozicionet në dhe afër manastirit, diku 300-400 metra vija ajrore nga vendi ku është vararë rreshter, Afrim Bunjaku. Ky është momenti i sulmit”, theksoi Hoxha.

    Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, e diel, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë nga një sulm terroristësh serbë në Banjskë të Zveçanit./kp

  • Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin

    Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin

    Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha përmes një konference për media ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në Jarinje.

    Hoxha bëri të ditur se është bastisur prona e tij dhe është gjetur një sasi e municionit si dhe shtoi se ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin.

    “Ka ndodhë një arrestim sot në Jarinje, poashtu policia ka kryer bastistje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe një sasi e municionit. Besoj se i njëjti do të shkojë në paraburgim për 48 orë dhe pastaj do të vazhdojë të trajtohet, ekziston lidhja e mundshme me datën 24”, u shpreh ai.

  • Sulmi terrorist në veri, detaje nga takimi i Kurtit me emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

    Sulmi terrorist në veri, detaje nga takimi i Kurtit me emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.

    Temë qendrore e bisedës ishte situata e sigurisë në Republikën e Kosovës. Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të organizuar e mbështetur nga Beogradi zyrtar nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë Afrim Bunjaku, veprimet destabilizuese të Serbisë vijuan dhe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

    Kryeministri Kurti theksoi që dëshmitë e mbledhura përgjatë hetimeve të realizuara pas sulmit kriminal dhe terrorist, faktojnë e dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës, për të cilin Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht.

    Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën ishte hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe mbështetur një agresion të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës.

    Në anën tjetër, Policia e Kosovës, përmes ushtrimit të kompetencave të saj kushtetuese e ligjore, mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët në komunat në veri të vendit dhe bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë.

    Kryeministri Kurti e falënderoi emisarin Sarrazin për këtë vizitë të radhës dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv.​

  • Kurti: E vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë

    Kurti: E vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë

    Janë bërë një javë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

    Aktin tragjik e ka kujtuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

    Kurti tha se dhuna ishte e orkestruar nga ana e Serbisë.

    “Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, tha Kurti.

  • Prezantohen pamje të reja: Autorët e sulmit të 24 shtatorit në veri u përgatitën në pronën e Radoiçiqit

    Prezantohen pamje të reja: Autorët e sulmit të 24 shtatorit në veri u përgatitën në pronën e Radoiçiqit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha prezantuan pamje që u tha se dëshmojnë dorën e shtetit serb në sulmin terrorist të para një jave.

    “Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim: aneksimin e veriut të Kosovës”, tha Sveçla.

    Ai tha se provat dëshmojnë”përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimeve”.

    “Në këtë tentim aneksimi janë angazhuar drejtpërsëdrejti presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes i Serisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq”, tha Sveçla.

    Ai tha se “ushtria serbisë ia kishte dhënë Serbisë të gjithë armatimin e konfiskuar”.

    Pamjet, siç tha ai, dëshmojnë se në derjtim të Policisë pati të shtëna me armë të kalibrave të rëndë edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku.

    “Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi afër Jagodinës si dhe në Kopaonik. Të gjitha këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që i kemi konfiskuar”, tha Sveçla.

    Ai tha se provat janë të pakontestueshme dhe se tani “është i domosdoshëm dënimi dhe saknsionimi i këtj sulmi terrorist nga faktori ndërkombëtar”.

    “Shihen veprimet dhe aktivitettet e grupit terrorist në hapësirat e pronës së Milan Radoiçiqit.

  • Sveçla prezanton dëshmi të reja: Kemi gjetur armatim edhe sot në veri

    Sveçla prezanton dëshmi të reja: Kemi gjetur armatim edhe sot në veri

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zbuluar dëshmi të reja se si Serbia ka organizuar sulmet terroriste më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në veri.

    Në konferencë për media, Sveçla tha se kanë gjetur armatime dhe gjatë ditës së sotme.

    “Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së djeshme dhe sot. Serbia dhe Vuçiq u përpiqen të thonë se nuk kanë të bëjnë më sulme, por faktet do t’i ofrojmë sot. Milan Radoiçiq. Grupi terrorist ka zhvillu stërvitjet ushtarake në Serbi”, u shpreh ai.

  • Avni Haxhiu: Në stadiumin ‘Adem Jashari’ u investuan 100 milionë marka në vitin 1978, sot stadiumi në gjendje të mjerushme

    Avni Haxhiu: Në stadiumin ‘Adem Jashari’ u investuan 100 milionë marka në vitin 1978, sot stadiumi në gjendje të mjerushme

    Avni Haxhiu një prej investitorëve më të mëdhaj në futbollin e Kosovës ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.

    Haxhiu në këtë emision ka folur për klubin te cilin e menaxhon Trepça, e po ashtu edhe për stadiumin ‘Adem Jashari’.

    Lexo po ashtu: Edvin Kuç: Prisja ftesë nga Kosova, por Gliha me la pa shpresa

    Ai ka deklaruar që në vitin 1978 kosto e investimit në stadiumin e qytetit në Mitrovicë ishte 100 milionë marka.

    Ai po ashtu ka treguar edhe disa fakte mjaftë interesante rreth këtij stadiumi.

    Intervistën me Avni Haxhiun mund ta shikoni në videon më poshtë./ATVLIVE.TV