ATV

Blog

  • Musliu: Me na vendos Qeveria kushte në Kuvend është diktaturë

    Musliu: Me na vendos Qeveria kushte në Kuvend është diktaturë

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka shpërthyer në kritika ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti de kabinetit qeveritar që të mos përgjigjen në asnjë nga pyetjet parlamentare të parashtruara nga opozita, derisa ata t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

    Musliu tha se kjo është një përpjekje për ta instaluar diktuarën në Kuvendin e Kosovës.

    “Me ardhë Qeveria e me na qit kushte në Parlament deputetëve të zgjedhur të popullit, kjo është diktaturë. Kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu. Pyetjen parlamentare e kam bërë për Xhelal Sveçlën, por meqë Xhelal Sveçla s’ka ardhë me protestu e me ja majtë zhagun Albin Kurtit këtu, unë pyetjen s’po e bëjë, por po i bëjë thirrje Xhelal Sveçlës, mblidhe kabinetit nga ‘Belvedere’ e bire në Prishtinë, e leje policinë të qet t’i kryejnë detyrat e tyre”, ka thënë ajo.

  • ​Këta janë rivalët e Trepçës në FIBA Europe Cup

    ​Këta janë rivalët e Trepçës në FIBA Europe Cup

    KB Trepça shkroi historinë mbrëmë, pasi që për herë të parë arriti ta sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

    Fillimisht, Trepça mposhti islandezët e Tindasolmit, ndërsa mbrëmë fitoi edhe ndaj ekipit estonez, Parnu, për të siguruar grupet e FIBA Europe Cup, raporton KosovaPress.

    Pas triumfit në Grupin C parakualifikues, tani KB Trepça është Grupin G të kualifikimeve të kësaj gare evropiane, së bashku me klubet e tjera si Hapoel Galil Elion (Izrael), ZZ Leiden (Holandë) dhe Gravelines Dunkerque (Francë).

    Ndeshjet në grup fillojnë nga 18 tetori, kurse orari i KB Trepçës vijon si më poshtë:

    18 tetor, Hapoel GE – KB Trepça

    25 tetor, KB Trepça – Leiden

    1 nëntor, Gravelines – KB Trepça

    8 nëntor, KB Trepça – Hapoel

    15 nëntor, Leiden – KB Trepça

    22 nëntor, KB Trepça – Gravelines.

  • Brendi italian Antony Morato, për herë të parë në Kosovë, vjen në Albi Mall!

    Brendi italian Antony Morato, për herë të parë në Kosovë, vjen në Albi Mall!

    Një moment shumë i rëndësishëm për entuziastët e modës në Kosovë.

    Brendi italian i veshjeve për meshkuj, Antony Morato, për herë të parë në Kosovë, një moment i shumëpritur po bëhet realitet.

    Vizioni kozmopolit dhe përkushtimi ndaj stilit bashkëkohor po e zbukuron Prishtinën me hapjen madhështore të dyqanit të parë në Kosovë më 11 tetor, në Albi Mall.

    Antony Morato është bërë sinonim i përsosmërisë italiane në modën e meshkujve, ka fituar reputacion si pionier në veshjet moderne të meshkujve, duke ofruar një përzierje unike të sofistikimit dhe stilit kozmopolit.

    Me një sipërfaqe prej 135 m², dyqani i ri Antony Morato, i vendosur në zemër të Prishtinës, në Albi Mall/ kati 1, do të shërbejë si strehë e modës.

    Nga kostumet e qepura në mënyrë të përsosur që nxjerrin trashëgiminë italiane deri te fryma e eksplorimit urban, Antony Morato paraqet një gamë të larmishme veshjesh dhe aksesorësh që i përshtaten çdo aspekti të stilit të jetesës së një njeriu modern.

    Derisa dyert e Antony Morato-s hapen për herë të parë në Kosovë, brendi fton entuziastët dhe njohësit e modës të nisin një udhëtim të elegancës, stilit dhe joshjes kozmopolitane.

    Është një ngjarje që nuk duhet humbur, pasi Antony Morato përcakton qëndrim të guximshëm për modën e meshkujve në Kosovë, duke ofruar një portë për një interpretim dinamik të stilit italian.

    Bashkohuni me ne në këtë festë të paharrueshme të stilit, pasi Antony Morato zyrtarisht zë vendin e tij në zemër të skenës së modës kosovare.

    ME 11 TETOR, HAPJA E MADHE NË ALBI MALL/ KATI 1, DUKE FILLUAR NGA ORA 19:00.

    Bashkohuni me ne edhe pas hapjes, nga ora 20:30, muzikë, dhurata, befasi dhe shumë surpriza të bukura ju presin.

    Për më shumë informacione ndiqni faqen zyrtare të Antony Morato në Kosovë në @antonymorato_kosovo

  • Komandanti i KFOR-it: Situata është e paqëndrueshme, mund të përshkallëzohet lehtë

    Komandanti i KFOR-it: Situata është e paqëndrueshme, mund të përshkallëzohet lehtë

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, deklaroi sot (e premte) se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë konfirmuar se situata në vend mbetet e paqëndrueshme dhe se lehtë mund të përshkallëzohet.

    Në konferencën që për media në prag të përfundimit të mandatit të tij, Ristuccia tha se ngjarjet që kanë ndodhur në veri kanë kërkuar përpjekje të mëdha ushtarake dhe diplomatike për të rivendosur qetësi.

    Ndërsa agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator, komandanti i KFOR-it e quajti “sulm i dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës”.

    “Gjatë gjithë këtij viti u bënë punë të palodhura dhe përpjekje të mëdha dhe u përballëm me shumë vështirësi; çështja e targave, dorëheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës, organizimi i zgjedhjeve komunale në veri të Kosovës, bllokimet e rrugëve,… sulmet krejtësisht të pajustifikuara kundër personelit të KFOR-it më 29 maj, ngjarjet e qershorit… dhe sulmi i fundit i dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator janë vetëm disa shembuj të kësaj. Të gjitha këto ngjarje konfirmuan se situata mbetet e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet. Në vazhdën e zhvillimeve të fundit KFOR-i ka rritur praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës, dhe ka autorizuar vendosjen e forcave shtesë për të adresuar situatën”, tha ai.

  • ​Daçiq bojkoton foton familjare në Tiranë, raportohet për debate me ministren gjermane

    ​Daçiq bojkoton foton familjare në Tiranë, raportohet për debate me ministren gjermane

    Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq nuk ka marrë pjesë në foton familjare të Ministerialit të MEPJ-ve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet sot (6 tetor) në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

    RTSH, nga burimet diplomatike, mësoi se ish-zëdhënësi i Millosheviqit, aktualisht ministër i Jashtëm i Serbisë, Daçiq përpara se të kryhej fotoja familjare ka patur një takim bilateral me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock pas takimit me të cilën duket se ai nuk doli të ishte prezent në foton familjare.

    Ndërkohë pak më parë nisi dhe sesioni i dytë i Ministeriali i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe rreth orës 12:30 pritet të mbahet dhe konferenca e përbashkët për shtyp mes Berbok, komisionerit për zgjerim i KE-së dhe ministrit të jashtëm shqiptar Igli Hasani.

  • Presidentja Osmani shtrëngon duart me presidentin e Ukrainës

    Presidentja Osmani shtrëngon duart me presidentin e Ukrainës

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me homologun e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

    “Qëndresë, stoicizëm dhe shpresë!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

    Ky takim u zhvillua në Granada të Spanjës, ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

  • Orban kundër kërkesës së Osmanit për t’i vënë sanksione Serbisë

    Orban kundër kërkesës së Osmanit për t’i vënë sanksione Serbisë

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka dalë kundër kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të sanksionuar Serbinë pas sulmit terrorist, që grupi i udhëhequr nga Milan Radojiçiq kreu në Banjskë, më 24 Shtator. Në një deklarim para takimit jo-formal të liderëve të BE-së në Spanjë, kryeministri hungarez tha se është Kosova ajo që duhet të ndryshojë, teksa vlerësoi se Serbia është faktor stabiliteti në Ballkan.

    “Jo, jo, është qesharake, është e pamundur. Serbët kanë vuajtur nga provokimet e rregullta në dy vjetët e fundit, kështu që duhet ta kuptojmë që kosovarët duhet të sillen në mënyrë tjetër. Mos i provokoni serbët. Provokimet çojnë në përgjigje, kjo rezulton në jo-stabilitet. Pa Serbinë, nuk ka stabilitet në Ballkan. Kështu që unë definitivisht argumentoj që të ndihmojmë Serbinë të stabilizojë rajonin”, ka thwnw Orban./atvlive.tv

  • Kurti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, flasin për hetimet e sulmit të 24 shtatorit

    Kurti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, flasin për hetimet e sulmit të 24 shtatorit

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot gjatë paradites Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-s, Tomáš Szunyog.

    Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, hetimet që po zhvillohen rreth synimeve dhe autorët e këtij sulmi, procesi i Berlinit në prag të samitit të radhës dhe përgatitjet e Raportit të Vendit, ishin temat kyçe të bisedës në takimin e sotëm.

    Ambasadori Szunyog i shprehu edhe një herë ngushëllime kryeministrit, familjes Bunjaku dhe popullit të Kosovës, për heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, rreshterin e Policisë i cili ra në detyrë, në mbrojtje të rendit, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial.

    Ambasadori, më tej, e njoftoi kryeministrin Kurti për përgatitjet që Komisioni Evropian është duke i bërë në finalizimin e Raportit të Vendit për vitin 2023, i cili pritet të miratohet në pjesën e parë të muajit nëntor.

  • ​Baerbock: Serbia të reduktojë forcat në kufi, KFOR të tregojë angazhim më të madh

    ​Baerbock: Serbia të reduktojë forcat në kufi, KFOR të tregojë angazhim më të madh

    Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaroi sot (6 tetor) në Tiranë se tensionet e ditëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës po rrezikojnë edhe Procesin e Berlinit.

    Baerbock i bëri këto deklarata në prononcimin për median në nisje të takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

    Ajo theksoi se “duhet të ecim drejt BE-së më shpejt dhe për këtë arsye Procesi i Berlinit është vendimtar lidhur me ndërlidhjen në rajon, bashkëpunimin dhe marrëveshjet e tjera mbi lëvizshmërinë”.

    Megjithatë, sipas kryediplomates gjermane, në themel qëndron siguria.

    “Prandaj, ne nëvizojmë se tensionet e ditëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës po rrezikojnë edhe Procesin e Berlinit. Unë i bëj një thirrje të fortë, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, por dhe të SHBA-së, Serbisë e cila duhet të reduktojë forcat që kemi parë së fundmi. Por, edhe NATO nëpërmjet KFOR-it duhet të tregojë një angazhim më të madh në rajon”, theksoi Baerbock.

    Kryediplomatja gjermane po merr pjesë në punimet e samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.

  • Raportohet e zhdukur një grua në Marinë të Skenderajt

    Raportohet e zhdukur një grua në Marinë të Skenderajt

    Është raportuar e zhdukur një grua në Marinë të Skenderajt për të cilën familjarët nuk dinë asgjë nga data 4 e këtij muaji.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se rastin e ka lajmëruar vëllai i bashkëshortit të saj i cili ka thënë se ajo me vete e ka edhe foshnjën e saj gjashtëmuajshe.

    Në raportin e Policisë bëhet e ditur se njësitet kompetente janë duke e hetuar rastin.

    “Më datë 05.10.2023 në stacion te policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.