ATV

Blog

  • ​Caktohet gjyqtari i derbit mes Ballkanit dhe Dritës

    ​Caktohet gjyqtari i derbit mes Ballkanit dhe Dritës

    Në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet edhe superderbi ndërmjet Ballkani dhe Dritës.

    Këto dy skuadra e kryesojnë tabelën e elitës së futbollit kosovar, andaj interesimi për të do të jetë jashtëzakonisht i madh, raporton KosovaPress.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Suharekë, derisa FFK ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim.

    Gjyqtar kryeso do të jetë Mervan Bejtullahu, ndërsa ai do të asistohet nga dyshja e anësorëve Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

    Ballkani është lider i tabelës me 26 pikë, katër më shumë se Drita që ka 22 sosh.

  • ​Humb jetën tifozi që provoi të futet në stadium pa biletë në ndeshjen Napoli-Milan

    ​Humb jetën tifozi që provoi të futet në stadium pa biletë në ndeshjen Napoli-Milan

    Trupi i një burri u gjet në zonën e parkimit poshtë stadiumit “Diego Armando Maradona” pas derbit ndërmjet Napolit dhe Milanit.

    “La Gazzetta dello Sport” raporton se trupi i një 42-vjeçari u zbulua në zonën e parkimit të braktisur poshtë tribunave të mysafirëve të stadiumit gjatë natës.

    Një mik i viktimës i tha policisë se të dy ishin futur në stadium përmes një tuneli, duke u përpjekur të arrinin në tribunë pa pasur biletë për ndeshjen, përcjellë KosovaPress.

    Viktima, nga Bacoli, në provincën e Napolit, shkoi i pari dhe u ngjit në përpjekje për të hyrë në stadium, por ra nga një lartësi prej rreth 20 metrash në tokë. Hyrja e shokut të tij u bllokua nga një tra i rënë dhe ai hoqi dorë nga përpjekjet për të hyrë.

    Në fushë, Napoli u ndal në barazim 2-2 nga Milani, me golat e Olivier Giroud, Matteo Politano dhe Giacomo Raspadori.

  • Kryetarja e Komisionit Evropian në Presidencë, pritet në takim nga Osmani

    Kryetarja e Komisionit Evropian në Presidencë, pritet në takim nga Osmani

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Ekonomia Online. Pas takimit do të ketë konferencë për medie.

    Më pas ajo do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

    Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq.

    Ndryshe, vizita në Kosovë është në kuadër të një vizite katërditore në rajon, të cilën von der Leyen e ka nisur të dielën në Maqedoninë e Veriut.

    Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Vizita vjen pas takimeve që von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

  • Vrasja në Vushtrri: Shkon në pesë numri i të arrestuarve

    Vrasja në Vushtrri: Shkon në pesë numri i të arrestuarve

    Policia ka arritur që t’i arrestojë edhe tre persona të tjerë si të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi të dielen në Vushtrri.

    Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

    “Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me prokurorin”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv

    Një i vrarë e dy të plagosur është bilanci i ngjarjes tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Vushtrri.

    Fillimisht autoritetet i prangosën dy persona, J.S 24 vjeçar edhe E.B 24 vjeçar, si të dyshuar lidhur me rastin.

    “Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast:, njofton policia përcjell Klankosova.tv

    Trupi i pajetë i viktimës F. Z.,27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

  • Kusari-Lila për draftin e Asociacionit: Sipas informatave – pala kosovare e ka pranuar nënshkrimin, ajo serbe e ka refuzuar

    Kusari-Lila për draftin e Asociacionit: Sipas informatave – pala kosovare e ka pranuar nënshkrimin, ajo serbe e ka refuzuar

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të ketë dy seanca, me ç’rast në rend dite do të jetë edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, për takimin në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

    Kusari-Lila foli edhe për draftin e propozuar nga plani franko-gjerman për Asociacionin, për çka tha se sipas informatave – pala kosovare e ka pruar nënshkrimin, pala serbe ka refuzuar.

    “Ne si GP jemi të informuar për përmbajtjen e draftit të parë dhe siç e dini nuk kemi diçka të finalizuar dhe e dini se nuk ka pasur nënshkrim. Sipas informatave, pala kosovare ka pruar nënshkrimin por pala serbe ka refuzuar”.

  • Tahiri: Kryeministri Kurti nuk guxon të sillet si monark

    Tahiri: Kryeministri Kurti nuk guxon të sillet si monark

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk guxon të sillet si monark, raporton EO.

    Tutje Tahiri foli edhe për mungesën e zhvillimit ekonomik dhe Ligjin e pagës minimale dhe atë të Ligjit të Pagave.

    “Sot diskutuam tri çështje dhe si GP e shohim të rëndësishëm raportimin e Kurtit në Bruksel dhe është e pahijshme një sjellje prej një monarku. Është e pafalshme nëse veprimet dhe qasja ta dëmtojë vendin dhe kjo të mos diskutohet në Kuvendin e Kosovës”.

    Ne nuk kemi par asnjë draft dhe nuk e dimë se çfarë ka aty. Kushtetuesja ka parapa vijat e kuqe dhe pas atij vendimi nuk guxon të dalë askush”.

  • Tahiri: Raportimi i Kurtit në Kuvend është obligim Kushtetues, me rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve

    Tahiri: Raportimi i Kurtit në Kuvend është obligim Kushtetues, me rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve

    Shefi i deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se raportimi i kryeministrit Albin Kurti në Kuvend është obligim Kushtetues, raporton EO.

    Madje ai ka kërkuar që përmes një rezolute të pranohen kërkesat e minatorëve që janë në grevë.

    “Mendoj që ky është një obligim i kryeministrit dhe është obligim i Rezolutës që është miratuar në Kuvend. E rëndësishme është që të kuptohet se në çfarë është pajtuar Qeveria e Kosovës dhe si do të jetë që kryeministri është pajtuar për Asociacionin”, ka thënë Tahiri, teksa foli edhe për grevën e minatorëve.

    “Ne gjithashtu do të kërkojmë që në seancën e radhës që përmes një rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve. Mendoj që janë kërkesa të drejta dhe minimale”.

  • Bastisjet e ZPS-së në shtëpinë e Smakajt dhe Shalës, deklarohet avokati Artan Çerkini

    Bastisjet e ZPS-së në shtëpinë e Smakajt dhe Shalës, deklarohet avokati Artan Çerkini

    Një veturë e EULEX-it me mbishkrimin ZPS është duke bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka dhe të Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Hashim Thçit.

    Për këto bastisje, është deklaruar edhe avokati Artan Çerkini, i cili për ATV-në tha se ka ardhur një urdhër i gjykatës për bastisjen e shtëpisë së Bashim Smakaj dhe Blerim Shalës.

    “Ka ardhur një urdhër i gjykatës për bastisjen e shtëpisë së Bashim Smakaj dhe Blerim Shalës në fund do të shohim se çfarë do të ndodh dhe do të njoftoheni me kohë. Kam qenë edhe te bastisja e Blerim Shalës, do të ju informoj me kohë”, tha avokati Çerkini.

    Avokati shtoi se do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e Smakajt për të qenë vëzhguar nga afër deri të kryhen bastisjet.

    Bastisjet e sotme, për ATV-në i ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së. /atvlive.tv

  • Mblidhet Kryesia, vendos për vazhdimin e gjashtë seancave dhe një seancë të re

    Mblidhet Kryesia, vendos për vazhdimin e gjashtë seancave dhe një seancë të re

    Kryesia e Kuvendit është mbledhur të hënën për të vendosur për vazhdimin e gjashtë seancave të papërfunduara dhe caktimin e një seance të re, raporton Ekonomia Online.

    Gjithashtu, në rend dite është edhe Seanca e veçantë për Miratimin e Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

    Rendi i ditës:

    I.    Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

    II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 shtator, 4 dhe 26 tetor 2023: 

    18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
    19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
    20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
    21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.
     III.  Seanca e veçantë:

    1.    Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP).
    IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 dhe 12 tetor 2023: 

    3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-252 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve,
    6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
    10. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
    11. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.
    V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2023:

    6. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
    7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
    8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
    9. Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
    10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
    11. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
    12. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
    13. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
    14. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
    15. Votimi në parim i Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave,
    17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
    20. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
    21. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
    22. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.
    VI. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

    1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2.    Pyetjet parlamentare,
    3.    Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,
    4.    Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,
    5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,
    6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
    7.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
    8.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,
    9.    Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
    10.    Zgjedhja e 3 (tre) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
    11.    Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
    12.    Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje.
    VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

  • ​Sulmuesi i Prishtinës shpallet “Ylli i javës” në Superligë

    ​Sulmuesi i Prishtinës shpallet “Ylli i javës” në Superligë

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, @albimall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

    Çmimi “Ylli i javës” për javën e 11-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC. Prishtina, Jalen Miller Blesa

    Blesa kontribuoi me dy gola në fitorend e Prishtinës me rezultat 2-1 ndaj Gjilanit në “Fadil Vokrri” të shtunën. Kjo ishte fitorja e tretë për FC. Prishtina në këtë edicion, por e para pas shtatë ndeshjeve.

    Pasi mori këtë çmim sulmuesi amerikan u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

    “Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës”, ka thënë Blesa për faqen zyrtare të FFK-së.