ATV

Blog

  • Reagon ish-këshilltari i Thaçit pas bastisjeve të EULEX-it

    Reagon ish-këshilltari i Thaçit pas bastisjeve të EULEX-it

    Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, është deklaruar pas bastisjeve të ish-këshilltarit tjetër Blerim Shalës dhe ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

    Behrami e ka quajtur Gjykatën Speciale “fashiste”, duke pretenduar se po dënon vetëm shqiptarët.

    “Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’.

    “Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë. Për katër dekada, Shala ka qenë njëra ndër figurat intelektuale që ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim! Ndërsa, Bashkim Smakaj është ndër njerëzit më profesionist që njoh në fushën e sigurisë, njeri që ka ndërtuar shumë institucione të sigurisë në Kosovë nga themelet!”, është shprehur ndër të tjera ai.

    Behrami ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt me ish-presidentin Thaçi “nuk frikësohen nga trokitjet e kësaj prokurorie në dyert e shtëpive”.

    “Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës!”.

  • Bastisjet e Speciales, Klinaku: Spektakël i radhës

    Bastisjet e Speciales, Klinaku: Spektakël i radhës

    Me urdhër të Prokurorit të Specializuar sot është bastisur banesa e ish-këshilltarit të presidentit, Hashim Thaçi, Blerim Shala.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar avokati, Artan Qerkini.

    Qerkini u shpreh se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

    Ndërkohë po raportohet se bastisje po kryhet edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

    Ndaj këtyre veprimeve të Speciales ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

    “Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka shkruar ai në Facebook.

  • Ish-ambasadori amerikan: BE-ja duhet të ndalojë së përkdheluri Vuçiqin

    Ish-ambasadori amerikan: BE-ja duhet të ndalojë së përkdheluri Vuçiqin

    Mbi një muaj janë bërë nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

    Edhe pse kanë kaluar mbi një muaj nga sulmi terrorist ende nuk është marrë asnjë masë ndaj Serbisë, e cila ka mbajtur edhe ditë zie për terroristët e vrarë.

    Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit.

    “Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë së përkdheluri Vuçiqin”, ka thënë ai në platformën ‘X’.

  • Vizita e Von der Leyen në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

    Vizita e Von der Leyen në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

    Policia e Kosovës thotë se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    “Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizitë do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vendin tonë”.

    Në njoftim thuhet se gjatë mesditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut nga aeroporti në drejtim të kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

    “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës gjatë mesditës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

  • EULEX-i po bastisë shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt

    EULEX-i po bastisë shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt

    Një veturë e EULEX-it me mbishkrimin ZPS në këto momente është duke bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, raporton ATV.

    Nuk dihen ende detaje veç pamjeve të bastisjes, me gjasë me urdhër të Zyrës së Prokurorisë së Hagës.

    Gjithashtu, bastisje janë kryer edhe në shtëpinë e Blerim Shalës, ish këshilltar i Hashim Thaçit. /atvlive.tv

  • ​Gjykata Speciale bastisi banesën e Blerim Shalës

    ​Gjykata Speciale bastisi banesën e Blerim Shalës

    Gjykata Speciale e ka bastisur mëngjesin e sotëm banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shalës.

    Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se bastisja ka filluar në ora 7:00 në mëngjes dhe se tashmë ka përfunduar. Sipas të njëjtit burim, nga aty janë konfiskuar disa telefona.

  • ​Sonte jepet Topi i Artë

    ​Sonte jepet Topi i Artë

    Ngjarja prestigjioze e futbollit botëror, Topi i Artë është do të zhvillohet sonte në Paris.

    Lionel Messi është kandidati favorit për ta fituar Topin e tetë të Artë të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

    Çmimi prestigjioz është dominuar gjatë 15 viteve të fundit nga Messi dhe kundërshtari i tij i vjetër Cristiano Ronaldo , të cilët e kanë fituar atë 12 herë mes tyre. Vetëm dy lojtarë të tjerë kanë fituar Topin e Artë që kur Ronaldo fitoi të parin në vitin 2008. Luka Modric e fitoi atë në vitin 2018 dhe Karim Benzema u kurorëzua vitin e kaluar pas një sezoni të shkëlqyer me Real Madridin.

  • Arrestohet një person në Prishtinë, i konfiskohet një armë dhe substanca narkotike

    Arrestohet një person në Prishtinë, i konfiskohet një armë dhe substanca narkotike

    Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe substanca narkotike.

    Në raportin e policisë thuhet se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy karikator dhe 23 fishekë, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuana.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me dy karikator dhe 23 fishekë dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • Millovan Bozoviq shpallet fajtor për djegien e dy veturave në Zubin Potok

    Millovan Bozoviq shpallet fajtor për djegien e dy veturave në Zubin Potok

    Millovan Bozoviq është shpallur fajtor për djegien e dy veturave me targa RKS në Zubin Potok, dhe është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me shtatë muaj burgim, raporton ATV.

    Bozoviq, sipas aktakuzës Prokurorisë Speciale, me 30 mars 2023 në Zubin Potok kishte marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se 8 personave.

    Bozhoviqit, i akuzuar për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”, do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

    Dy qytetarët serbë të cilët kishin deklaruar në atë periudhë se i kanë konvertuar targat në RKS, nuk kanë kërkuar dëmshpërblim. /atvlive.tv

  • ​Bullock për herë të parë në publik pas vdekjes së partnerit të saj

    ​Bullock për herë të parë në publik pas vdekjes së partnerit të saj

    Lajmi se partneri emocional i Sandra Bullock, Bryan Rendall, vdiq në moshën 57-vjeçare në fillim të gushtit kapi njerëzit në mbarë botën.

    Fotografi i njohur dhe ish-modelja luftoi me sklerozën laterale amiotrofike për tre vjet në fshehtësi të rreptë.

    Për herë të parë që nga humbja e partnerit të saj, Sandra Bullock u fotografua me vajzën e saj Lyla dhe truprojën e saj në Los Angeles të enjten, me nënën dhe vajzën të kapur për dore teksa ecnin.

    Aktorja e njohur është shfaqur pa grim, me fytyrë të zbehtë dhe sy të pikëlluar, e duke qenë se nuk ndahet nga fëmijët, nuk ka dyshim se ata janë mbështetja dhe ngushëllimi më i madh i saj pas humbjes së burrit të saj të dashur.

    Kujtojmë se Sandra Bullock, e cila është 59 vjeç dhe Bryan, dy vjet më i ri, u njohën në janar të 2015-ës, kur fotografoi ditëlindjen e djalit të saj Luis.

    Ata u miqësuan shumë shpejt dhe pas disa kohësh mes tyre lindën emocione dhe hynë në një marrëdhënie emocionale. Sandra adoptoi dy fëmijë, por kurrë nuk e mendoi seriozisht martesën.