ATV

Blog

  • Peja pret në “Karagaçi” skuadrën gjermane Niners Chemnitz, në kuadër të Fiba Europe Cup

    Peja pret në “Karagaçi” skuadrën gjermane Niners Chemnitz, në kuadër të Fiba Europe Cup

    Peja po kalon nëpër një formë fantastike në garat vendore dhe ndërkombëtare. Skuadra verdhezi ka shtatë fitore në shtatë ndeshje në Prince Caffe Superligë, kurse në FIBA Europe Cup ka dy fitore radhazi.

    Humbjen e vetme e ka nga dhe pikërisht ndaj skuadrës gjermane do të luajnë sot në Karagaçi nga ora 19:00.

    Takimin e parë e kishin fituar gjermanët 98:72, ndërsa më pas pejanët fituan kundër Heroes Den Bosch me rezultat 99:84 dhe në udhëtim ndaj PGE Spojnia Stargard 79:83.

    NINERS Chemnitz është lider me tri fitore, Peja ka dy fitore e një humbje, PGE Spojnia Stargard një fitore e dy humbje, ndërsa Heroes Den Bosch e fundit me tri humbje.

    Peja ka kërkuar mbështetjen nga publiku për atmosferë të jashtëzakonshme dhe për t’i dhënë kurajo basketbollistëve në këtë përballje shumë të rëndësishme.

    Këtë mesjavë është dashur të luajë edhe Trepça në grupet e FIBA Europe Cup, por takimi ndaj Hapoel Galil Elion nuk do të zhvillohet, pasi skuadra izraelite nuk ka zhvilluar asnjë sfidë deri më tani për shkak të situatës në Izrael dhe të gjitha sfidat e skuadrës izraelite janë pezulluar.

  • Miratohet plotësimi i marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Italisë

    Miratohet plotësimi i marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Italisë

    Qeveria e Kosovës e ka miratuar shqyrtimin e nismës për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Italisë.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj ka thënë se në marrëveshjen e mëhershme kanë vërejtur disa pengesa të cilat janë evituar me ndryshimin e ri.

    Tutje, ajo ka thënë se me këto ndryshime po tentohet që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

  • Shaqiri stërvit me skuadrën e re, krahas Uran Bislimit e Kreshnik Hajrizit

    Shaqiri stërvit me skuadrën e re, krahas Uran Bislimit e Kreshnik Hajrizit

    Xherdan Shaqiri si duket është bërë me skuadër të re, por kjo është vetëm përkohësisht.

    Shaqiri po stërvit me skuadrën zvicerane, Lugano për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Zvicrës në kuadër të Euro 2024 kundër Izraelit, Kosovës dhe Rumanisë, raporton KosovaPress.

    Pasi që Chicago Fire mbeti pa u kualifikuar në “play-off” të Ligës Amerikane (MLS), sezoni i ri në kampionat fillon në muajin mars të vitit 2024, dhe tani Shaqiri ka udhëtuar drejt Zvicrës për të qenë sa më i përgatitur për ndeshjet e Zvicrës.

    Te skuadra e Luganos gjenden disa futbollistë shqiptarë si Amir Saipi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi dhe Shkëlqim Vladi.

  • ​Liga e Kampionëve, ndeshje tejet interesante sot

    ​Liga e Kampionëve, ndeshje tejet interesante sot

    Liga e Kampionëve e vazhdon sot aksionin me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e katërt të fazës së grupeve të këtij edicioni.

    Dy ndeshje fillojnë nga ora 18:45, ku spikat ajo mes Napolit dhe Union Berlinit, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen gjashtë ndeshje të tjera.

    Arsenali e pret Sevillan në shtëpi, ndërsa Galatasaray luan si mysafirë i Bayern Munichut,

    Po ashtu sot luan edhe Real Madridi, i cili përballet me skuadrën e Bragas.

    Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

    18:45 Napoli – Union Berlin

    18:45 Real Sociedad – Benfica

    21:00 Arsenal – Sevilla

    21:00 Bayern Munich – Galatasaray

    21:00 FC Copenhagen – Manchester United

    21:00 PSV – Lens

    21:00 Real Madrid – Braga

    21:00 RB Salzburg – Inter

  • Gjatë 24 orëve janë ngritur 36 aktakuza kundër 51 personave

    Gjatë 24 orëve janë ngritur 36 aktakuza kundër 51 personave

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

  • Rritet profiti i bankave komerciale, këto janë fitimet për 9 muaj

    Rritet profiti i bankave komerciale, këto janë fitimet për 9 muaj

    Bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar fitim të pastër 123.7 milionë euro për nëntë muajt e parë të vitit 2023 (janar-shtator).

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma e interesit në kredi në muajin shtator ishte 6.5 për qind, kurse ajo për kredi konsumuese 6.6 për qind, raporton KosovaPress.

    Në raportin Sistemi financiar të BQK-së thuhet po ashtu se vlera e kredive po ashtu ka arrit 4 miliardë e 791.1 milionë euro dhe depozitat 5 miliardë e 853.4 milionë euro.

    Ndërsa, profiti neto i institucioneve mikrofinanciare ka arrit 12.8 milionë euro me normë të interesit në kredi dhe lizingje7 18.9%

    Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.

  • Vendos Qeveria – Komuna e Dragashit merr në shfrytëzim për 15 vjet dy prona

    Vendos Qeveria – Komuna e Dragashit merr në shfrytëzim për 15 vjet dy prona

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim 15 vjet të pronave të kërkuara nga Komuna e Dragashit të menaxhuara nga Agjencia e Pyjoreve të Kosovës.

    Vendimi u mor në mbledhjen e së mërkurës, me ç’rast kryeministri Albin Kurti tha se kjo kërkesë e komunës ka për qëllim ndërtimin e deponisë së mbeturinave komunale për nevoja të qytetarëve në fshatin Restelicë.

    Ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se pronat e kërkuara nga Komuna e Dragashit janë në dy parcela me sipërfaqe 13 mijë 568 metra.

    Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpronësim të pronave që preken nga realizimi i projektit Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, Klinë; pronën e paluajtshme ish-shoqërore “Juogopetroll” për realizimin e Projektit “Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit” Rahovec.

    Poashtu ka marrë vendim edhe për të shpronësuar pronat që preken nga realizimi i projektit “Programi për Menaxhinin e Mbeturinave të Ngurta” që përfshin rikonstruktimin e zgjerimit të deponisë sanitare në zonën e Gjilanit, Prishtinës, Podujevë, atë të pronës së paluajtshme ish shoqërore “Progres” e cila është e nevojshme për realizimin e Projektit  “Varrezat e Qytetit të Prizrenit”.

  • Bislim Bislimi emërohet sekretar i përgjithshëm në MKRS

    Bislim Bislimi emërohet sekretar i përgjithshëm në MKRS

    Bislim Bislimi është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani propozoi emërimin e Bislimit dhe ai u votua unanimisht nga Ministrat, raporton Ekonomia Online.

    Shtatë persona të tjerë kishin synuar të njëjtën pozitë, ndërsa kundërkandidati kryesor i Bislimit ishte Arian Ahmeti.

    “Për pozitën sekretar i përgjithshëm kanë aplikuar 8 kandidatë, ndërsa 3 prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë, pasi i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara me konkurs”.

    “Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arian Ahmeti”, tha Gashani.

  • Qeveria emëron drejtorin e Institutit për Krimet e Luftës – Kurti: Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën

    Qeveria emëron drejtorin e Institutit për Krimet e Luftës – Kurti: Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën

    Qeveria e Kosovës e ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë.

    Kryeministri Albin Kurti tha se Arifi do t’i prijë “këtij procesi të rëndësishëm”, duke shtuar se ai është ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

    Kurti shtoi se po angazhohen “për adresimin e të gjitha krimeve” dhe “për t’i matur dëmet e shkaktuara”, duke pohuar se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në luftën në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    “Për të ndërtuar të ardhmen duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është proces shërues dhe mekanizëm i domosodshëm për përparim shoqëror. Duke qenë e drejtë individuale e të mbijetuarve, viktimave dhe familjeve, por edhe kolektive është edhe obligim për shtetin. Shteti duhet të mundësojë që këto të drejta të realizohen. Qeveria është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë si parakushte për paqen e qëndrueshme”.

    “Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi nuk janë të shkuara. Plagët janë ende të njoma. Ato janë të hapura për mijëra familjarë. I japim prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve. Gjatë këtij vitit janë kryer gërmime në 11 lokacione prej tyre 5 lokacione kanë rezultuar në gjetjet dhe zhvarrosjen e të paktën 6 viktimave të luftës, pa përfshirë rastet e fundit në Bishtazin, Gjakovë dhe Prizren”.

  • Reshjet e shiut, IHMK-ja paralajmëron vërshime të shpejta

    Reshjet e shiut, IHMK-ja paralajmëron vërshime të shpejta

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor.

    IHMK-ja thotë se nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore.

    “Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj. Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.”

    IHMK-ja  parashikon se gjatë orëve të pasdites së sotme , gradualisht reshjet do të bien në intensitet dhe shtrirje dhe situata e përgjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualisht të stabilizohet.