Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Temperaturën minimale për ditën e sotme dhe të nesërme do ta mbajë Peja me 0 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 15 gradë Celsius.
Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot i vranët. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Tiranë me 20 gradë Celsius. /atvlive.tv/
Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta gjeni në videon e mëposhtme:
Zvicra nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Izraelin.
Dueli i zhvilluar në Hungari i takoi ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.
E ky barazim e mban ende në garë matematikisht Kosovën për një kualifikim historik në Kampionatin Evropian.
Aktualisht, Zvicra është në vendin e parë në grupin I me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë. Në të tretin është Izraeli me 12, dy më shumë se Kosova.
Kosova duhet të fitojë përballë Zvicrës dhe Bjellorusisë, kurse Rumania të barazojë ose fitojë me Izraelin dhe të fitojë me patjetër ndaj Zvicrës.
Kjo matematikë do ta dërgonte Kosovën si e dyta dhe Rumaninë si e para e grupit në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.
Në vitin 1996, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me Rezolutën 51/95 ftoi shtetet anëtare të saj që më 16 nëntor të shënojnë Ditën ndërkombëtare për tolerancë.
Përveç organizimeve të ndryshme të OKB-së, për të shënuar këtë ditë, UNESCO krijoi një çmim për promovimin e tolerancës dhe kundër dhunës, me të cilin shpërblen aktivistë të fushave të ndryshme, shkencore, artistike, kulturore ose të komunikimit, që synojnë nxitjen e një fryme tolerance dhe kundër dhunës.
Sipas Deklaratës së OKB-së, toleranca është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.
OKB bën thirrje në respektim të dallimeve dhe i nxit qytetarët të japin parashtresa për diskriminimin me qëllim të zvogëlimit të tij dhe ngritjes së vetëdijes për respektimin e të drejtave të njeriut, tolerancës dhe dinjitetit të njeriut, të cilat garantojnë jetë të sigurt pa dhunë, urrejtje, mosrespektim dhe nënçmim.
Përfaqësues nga 44 shtete, më 16 nëntor 1945, u mblodhën në Londër për të “ndërtuar paqe në mendjen e njerëzve” – një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore.
Nga kjo konferencë u krijua UNESCO, akronim në anglisht për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga 20 shtete: Australia, Brazili, Kanadaja , Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika, Zelanda e Re, Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga 19 nëntor-10 dhjetor 1946, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote.
Përndryshe, Kosova në vitin 2015 ka aplikuar për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, por nuk ka arritur të futet në UNESCO për 3 vota.
Nuk ka asgjë më të mirë se një gotë me ujë të ftohtë, një pije kaq e lehtë dhe freskuese!
Por nëse jeni adhurues të ujit të gazuar, mund të pyesni me të drejtë veten nëse është apo jo i shëndetshëm.
A është i shëndetshëm uji me gaz për sistemin tretës?
Ekspertët e shëndetit thonë se për disa persona, konsumi i ujit të gazuar mund të shkaktojë efekte negative për sistemin tretës.
Konsumatorët mund të përjetojnë dhimbje të kyçeve, e madje edhe probleme kardiake, për shkak të ndryshimeve në mikrobiomën e zorrëve (shtëpia e mikroorganizmave në traktin tretës që ndihmojnë në përpunimin e ushqimit që konsumoni çdo ditë).
Po ashtu, duke qenë se ky lloj uji ka flluska gazi natyror në të, është normale që disa njerëz të përjetojnë fryrje dhe gazra pas konsumit.
Uji i gazuar mund të përkeqësojë simptomat tek njerëzit që kanë çrregullime të tretjes si refluksi i acidit, sëmundja e zorrës së irrituar etj.
Gjithashtu vlen të përmendet se disa lloje uji me gaz, përmbajnë ëmbëlsues artificialë për të përmirësuar shijen. Të cilët mund të shkaktojnë shqetësime në tretje dhe ndryshime në mikrobiomën e zorrëve.
Megjithatë, konsumi i këtij uji nuk është tërësisht i dëmshëm. E kjo pasi çdo lloji uji rrit nivelin e hidratimit në trupin tuaj.
E madje, mund të përmirësojë tretjen dhe kapsllëkun edhe më shumë se uji i zakonshëm.
Në fund të fundit shëndeti i zorrëve dhe simptomat e shqetësimeve që ai mund të japë ndryshojnë nga personi në person.
AgroWeb.org këshillon se nëse përjetoni shqetësime pas konsumit të ujit të gazuar, veçanërisht nëse keni probleme me tretjen, kalimi në ujë të zakonshëm mund të jetë një zgjedhje më e mirë.
Ju gjithashtu t’i drejtoheni edhe mjekut tuaj, i cili mund t’ju ndihmojë në adresimin e shqetësimeve që lidhen me shëndetin e sistemit tretës.
Takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të mbahet sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë para takimit se Kosova nuk është në fazën e negocimit në Bruksel.
“Ne nuk jemi në fazën e negocimit në Bruksel, jemi në fazën e zbatimeve të marrëveshjeve. Nuk ka më kompromise në negocim, negocimet kanë përfunduar dhe jemi në fazën e zbatimi të marrëveshjeve. Ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohet në plotëni dhe pa parakushte dhe vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na çojnë drejt normalizimit e jo drejt eskalimit të konfliktit. Ne kemi parë nënshkrimin e marrëveshjes si rrugën më të mirë për të garantuar zbatimin e tyre të plotë”, deklaroi ai.
Sipas Bislimit, ky është dakordimi i vetëm që kanë arritur në takimin me emisarin special evropian, Miroslav Lajçak dhe se “nuk ka më kompromise në negocim, por vetëm zbatim të marrëveshjeve”.
Ndryshe, Lajçak ka deklaruar kohë më parë se draft-statuti për asociacionin nuk shkel “vijat e kuqe” të palëve, duke shtuar se ky nuk është elementi i vetëm që duhet të zbatohet, pasi Serbia nuk ka zbatuar nene të marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Kosovën.
Diplomati sllovak gjithashtu pati deklaruar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e progresit të menjëhershëm në zbatimin e marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës. /KP
Ndryshe nga ditët e tjera, të mërkurën Akademia e Kosovës për Siguri Publike hapi dyert për qytetarët. Edin Ajetoviq nga Graçanica erdhi në Vushtrri, për të kuptuar më shumë për punën dhe përgjegjësitë e Policisë.
“Në të ardhmen e shoh veten si polic. Jam duke ndjekur shkollën e trafikut, jam në vitin e dytë dhe e shoh veten si polic trafiku”, tha Ajetoviq.
Përveç Ajetoviqit interesim për t’u njohur me punën e institucioneve të sigurisë patën edhe qytetarët nga komunat e tjera.
Në kuadër të shënimit të Ditës së Informimit për komunitetet, Akademinë e vizitoi edhe kryeministri Albin Kurti. Duke theksuar rëndësinë e Akademisë në ngritjen profesionale të Policisë, ai tha se ky institucion ka shënuar shumë suksese.
Për punën profesionale të Policisë, lëvdata patën edhe dy anëtarët e kabinetit qeveritar, ministri i brendshëm dhe ai për Komunitete e Kthim.
“Akademia për Siguri Publike ka ngritur gjenerata të tëra, që sot janë pjesë e institucioneve. Ky takim i përbashkët është një mundësi e mirë e njoftimit tuaj me punën e institucioneve të sigurisë”, tha ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla.
Çka do të thotë për mua kjo Akademi, është besueshmëri, zgjedhje, ardhmëri”, tha Rashiq.
Në këtë ngjarje, Kastriot Jashari, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSP-së, tha se Akademia, tash e 23 vjet ka kultivuar frymën për bashkëpunim më komunitete.
“Konsideroj se Akademia tash e një kohë të gjatë e ka kultivuar bashkëpunimin me komunitete, më vjen mirë që kemi tavolina ndihmëse në Akademinë e sigurisë, ku komunitetet mund të marrin informimin më të mirë”, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i AKSP-së, Kastriot Jashari.
Ditë më parë, testimit me shkrim për t’u bërë pjesë e Policisë iu nënshtruan mbi 3 mijë, të rinj. Ndërkaq, fazën e parë e kaluan rreth 2 mijë kandidatë.
25 milionë euro është vlera e humbjeve të energjisë elektrike në katër komunat veriore, për përudhën janar-shtator të këtij viti. Ndërkohë, vetëm vitin e kaluar, për rrymën që nuk paguhet nga ata që e shfrytëzojnë, Qeveria pagoi 63 milionë euro.
Gjatë raportimit në Komisionin për buxhet, përfaqësueses të KOSTT-it u ballafaquan edhe me pyetje të deputetëve, të cilët kërkuan shpjegime pse ende nuk po faturohen qytetarët në veri.
Kritika pati edhe për Qeverinë, meqë vazhdon të paguajë për humbjet në veri.
Në qershor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për marrëveshjen ekzistuese për energjinë, e cila parasheh që Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE), t’i lëshojë licencë për furnizim kompanisë nga veriu, Elektrosever, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.
Por udhërrëfyesi nuk është zbatuar në tërësi, ngase nga 8 pikat vetëm 4 prej tyre janë zbatuar.
Shumica e rekomandimeve iu morën parasysh. Andaj, pas publikimit, Rrjeti i Grave të Kosovës, e ka analizuar në aspektin gjinor raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.
Zhvillimet në disa fusha të cilat nga Rrjeti konsiderohen të rëndësishme, megjithatë, për rritje të barazisë gjinore edhe më tej vlerësohet se nevojiten përmirësime.
“Përmirësimi i kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për t’i trajtuar rastet e dhunës me bazë gjinore në përputhje me ligjet. Strategjinë 2022-2026 kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe Protokollit të ri të Shtetit për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale. Përforcimi i mbrojtjes së të drejtave civile dhe themelore të grave duke miratuar Kodin Civil. Miratimi i ndryshimeve në Ligjin e punës”, thuhet në vlerësimin nga RrGK.
Përveç rekomandimeve në fushat për përmirësim, tutje në komente theksohet mungesa e një analize në kontekstin e sigurisë, përfshirë mungesën e rolit të grave në proceset e paqes.
“Mungon një analizë gjinore brenda kontekstit të sigurisë, veçanërisht në rajonet e prekura nga dhuna e shtuar. Roli i grave në proceset e paqes vazhdon të neglizhohet, duke ndikuar në mungesën e gjithëpërfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet më tej në vlerësimin nga RrGK.
RrGK-ja rekomandon një sërë veprimesh për të siguruar që raportet e ardhshme të jenë më gjithëpërfshirëse dhe më përfaqësuese.