ATV

Blog

  • Molliqaj fton VV’në në debat: Le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej aksioneve e protestave

    Molliqaj fton VV’në në debat: Le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej aksioneve e protestave

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është deklaruar pas aktiviteti të organizuar para zyrës së Vetëvendosjes.

    Molliqaj ka ftuar në debat cilindo kandidat të VV’së në cilindo emision, duke paralajmëruar protesta e aksione të tjera, përcjell Gazeta Express.

    ‘’E ftoj VV, cilindo kandidat tyne, me cilindo prej neve sa here dojnë, ku të donë, në cilindo debat në cilindo emision. Nëse na frikësohen, e marrin policinë, e s’kanë gatishmëri për debat, le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej debateve, aksioneve protestave, sepse Kosova duhet me mbet vend demokratik. Beteja jonë me ta është betejë e aktivizimit edhe e ideve, as policia as një gjë tjetër nuk e ndalë aktivizimin tonë. Ideja, kur i vjen koha nuk nalet me dhunë as me shtypje. Nuk ka me pas ma qeverisje të qetë, sepse nuk ka më opozitë të pazareve e formale, opozita e vërtetë është PSD’ja”, ka thënë ai mes tjerash.

  • Të premten nderohen viktimat e masakrës së Burgut të Dubravës

    Të premten nderohen viktimat e masakrës së Burgut të Dubravës

    Të premten, më 22 maj, duke filluar nga ora 11 do të mbahen homazhe përkujtimore në Burgun e Dubravës, në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës që ndodhi këtu, 27 vjet më parë, gjatë periudhës 19-24 maj 1999.

    Me këtë rast Keshilli Organizativ i ish te Burgosurve të Dubravës fton të gjithë ish-të burgosurit, familjarët e viktimave, të mbijetuarit e masakrës, si dhe qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor.

    Hyrja në hapësirat e Burgut të Dubravës, sic njofton Këshilli, do të fillojë nga ora 11.

  • PSD aktivitet para zyrës së VV’së, Molliqaj konstaton: VV’ja i tutet veç Partisë Socialdemokrate

    PSD aktivitet para zyrës së VV’së, Molliqaj konstaton: VV’ja i tutet veç Partisë Socialdemokrate

    Partia Socialdemokrate është duke zhvilluar aktivitet para zyrës së Vetëvendosjes.

    Aty shihet se është prezent edhe kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj.

    Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    ”VV’ja i tutet veç PSD’së”, ka thënë Molliqaj.

  • Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për Kupën e Botës 2026

    Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për Kupën e Botës 2026

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës 2026, duke kombinuar eksperiencën me talentin e ri në përpjekjen për ta rikthyer Gjermaninë në majën e futbollit botëror.

    Në portë, Nagelsmann i ka besuar përvojës së Manuel Neuer, i cili rikthehet si lider i repartit, së bashku me Oliver Baumann dhe Alexander Nubel. Në mbrojtje, pjesë e listës janë emra të njohur si Antonio Rudiger, Jonathan Tah, Nico Schlotterbeck dhe David Raum, ndërsa bie në sy edhe prania e talentëve të rinj si Nathaniel Brown dhe Malick Thiaw.

    Mesfusha dhe sulmi pritet të jenë arma kryesore e Gjermanisë në këtë Botëror. Jamal Musiala dhe Florian Wirtz do të udhëheqin repartin sulmues, të mbështetur nga emra si Kai Havertz, Leroy Sane, Deniz Undav dhe Leon Goretzka. Nuk mungojnë as lojtarët e rinj që konsiderohen e ardhmja e futbollit gjerman, përfshirë Nick Woltemade, Lennart Karl dhe Jamie Leweling, të cilët kanë impresionuar me paraqitjet e tyre gjatë sezonit të fundit.

    Pas zhgënjimeve në Botërorët e fundit, Gjermania synon të rikthejë identitetin e saj dominues në arenën ndërkombëtare. Julian Nagelsmann duket i vendosur të ndërtojë një ekip më agresiv, më modern dhe më të uritur për sukses, duke kombinuar përvojën e liderëve me energjinë dhe kreativitetin e talentëve të rinj.

    Image

  • Muharremi: Ata që besojnë se VV-ja do t’i fitojë 51%, duhet me besu që edhe rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar

    Muharremi: Ata që besojnë se VV-ja do t’i fitojë 51%, duhet me besu që edhe rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar

    Analisti Shenoll Muharremi është tallur keq me zyrtarët e VV-së që po pretendojnë se në zgjedhjet e 7 qershorit sërish do të fitojnë me mbi 51 për qind.

    Ai ka bërë me dije se ata që e besojnë një gjë të tillë duhet me besu gjithashtu që rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar.

    Në profilin e tij në Facebook, Muharemi ka shkruar se këto gjera janë joreale.

    “Ata që besojnë që LVV i fiton 51% përsëri, apo larg qoftë 60%, duhet me besu gjithashtu që rruga Prizren-Tetovë ka përfundu, e që Parku Solar 100MË në Rahovec po gjeneron energji. Po realiteti është tjetër se asnjë metër asfalt nuk është shtru në atë rrugë. Në park solar asnjë panel nuk është vendosë, edhe pse qe 4-5 vite këto projekte promovohen me të madhe. Pra LVV është si një balon i mbushur me ajër dhe i zbrazët. Vetëm flet, po nuk zbaton. Momenti që shpërthen kjo fluskë, nuk mbetet kurgjo prej saj. Vetëm fjalë dhe propagandë. Nga aspekti i kapaciteteve dhe “rezultateve”, LVV i meriton vetëm njo 10%, asgjë më shumë. As një kapacitet të ri të energjisë nuk e kanë shtu, derisa rreth 1 miliardë importë rrymë kemi importu. E 6 miliardë euro në vit e 500m në muaj e kemi deficitin dhe humbjet tregtare në mallra!”, ka shkruar ai.

  • Jose Mourinho synon ndryshime të mëdha te Real Madrid – Rodri dhe Rashford në shënjestër

    Jose Mourinho synon ndryshime të mëdha te Real Madrid – Rodri dhe Rashford në shënjestër

    Jose Mourinho pritet të sjellë ndryshime të mëdha te Real Madrid pas dy sezoneve zhgënjyese në “Santiago Bernabeu”. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar si trajneri i ardhshëm i klubit, ai ka nisur të japë sinjale për politikën e transferimeve dhe planet e tij për të rikthyer suksesin në kryeqytetin spanjoll.

    Një nga synimet e tij kryesore është mesfushori i Manchester Cityt, Rodri Hernandez, i cili konsiderohet një përforcim kyç për të rritur kontrollin dhe stabilitetin në mesfushën e Real Madridit. Përveç tij, Mourinho po planifikon të sjellë edhe një ish-lojtar të tij, duke kërkuar përvojë dhe ndikim të menjëhershëm në dhomat e zhveshjes.

    Në këtë proces rifreskimi të skuadrës, një emër tjetër që mund të përfshihet në planet e Mourinho është sulmuesi Marcus Rashford. Trajneri e vlerëson lart Rashfordin pas periudhës që kanë kaluar bashkë te Manchester United, dhe sipas “The Independent”, Mourinho e ka identifikuar huazimin aktual të Barcelonës si një mundësi për të sjellë sulmuesin te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

    Rashford mund të jetë i disponueshëm këtë verë nëse Barcelona nuk arrin të sigurojë një marrëveshje të re me Manchester United, duke hapur rrugën për një transferim që mund të forcojë ndjeshëm repartin ofensiv të skuadrës madrilene.

    Qëllimi i Mourinho është i qartë: të krijojë një ekip të ekuilibruar, me freski dhe përvojë, duke i rikthyer Real Madridit dominimin në La Liga dhe në kompeticionet europiane.

  • Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

    Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

    Pas lajmit se Shqipëria ka marrë sinjal pozitiv në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, burime nga Brukseli konfirmuan për A2 CNN, se drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), bazuar në raportin IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.

    “Drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së (EUCP, bazuar në IBAR) sapo është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim të mëtejshëm nga shtetet anëtare.

    Hapi i radhës është kalimi i tij nesër pasdite për miratim tek ambasadorët e BE-së në COREPER, përpara se Konferenca Ndërqeveritare (IGC) të konfirmohet zyrtarisht”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Bashkimit Evropian për A2 CNN.

    Pas këtij miratimi do të konfirmohet zyrtarisht mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian më 26 maj.

    Ne takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBAR-it dhe kalimin e dosjes në Coreper II, i cili sanksionon formalisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj.

  • BE: Sundimi i ligjit, kyç për integrimin e Kosovës

    BE: Sundimi i ligjit, kyç për integrimin e Kosovës

    Në prezantimin e pyetësorit rajonal për drejtësi, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të realizuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me Ipsos Kosova dhe partnerë të tjerë, u theksua rëndësia e sistemeve funksionale të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe roli i të dhënave në matjen e progresit në sektorin e drejtësisë.

    Sipas prezantimit, pyetësori ka analizuar të dhëna të bazuara në përvojat dhe perceptimet e tri grupeve kryesore: qytetarëve dhe bizneseve si shfrytëzues të shërbimeve të drejtësisë, gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të gjyqësorit si ofrues të tyre, si dhe avokatëve si ndërmjetësues.

    “Jemi duke analizuar me kujdes të madh informatat e mbledhura prej këtij pyetësori sepse kjo flet për nivelin e kënaqshmërisë, efikasitetin, barazinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Dhe kjo na ndihmon që ta kuptojmë më mirë se si sistemi i drejtësisë funksionon praktikisht”, u tha gjatë prezantimit.

    Po ashtu u theksua rëndësia e vlerës krahasuese rajonale për të parë pozitën e Kosovës në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe krahasimi me të dhënat e vitit 2020 për të matur zhvillimet dhe përmirësimet në sistemin e drejtësisë.

    “Komisioni Evropian i shfrytëzon këto informata për të matur progresin e reformës dhe për të informuar angazhimin tonë të mëtutjeshëm”, u tha më tej.

    Sipas prezantimit, përveç këtij pyetësori, në vlerësimin e reformave përdoren edhe instrumente të tjera, përfshirë misionet e shqyrtimit të rasteve, monitorimin e gjykimeve, veçanërisht në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si dhe raportet rajonale të progresit.

    U theksua gjithashtu se përparimi në sundimin e ligjit dhe funksionimi i gjyqësorit mbeten elemente themelore në procesin integrues evropian të Kosovës.

    “Objektivat afatmesme të Kosovës që të fillojnë negociatat për anëtarësim lidhen drejtpërdrejt me gjyqësorin dhe sundimin e ligjit”, u tha gjatë prezantimit.

    Në fund u shpreh pritja për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve dhe vazhdimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian.

    “Shpresojmë që ky proces të udhëhiqet nga fryma e kompromisit në mënyrë që shumë shpejt Kosova të ketë institucione të cilat mund të përparojnë reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit në BE”, u tha në përfundim.

  • “As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka” – shfaqen shkrime anti-shqiptare në Shkup

    “As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka” – shfaqen shkrime anti-shqiptare në Shkup

    Shkrime anti-shqiptare dhe gjuhë e urrejtjes janë shfaqur sërish në Maqedoninë e Veriut.

    Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet se në qendrën sportive “Forca” në Shkup është shkruar thirrja anti-shqiptare “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”.

    Fotografia me këtë mbishkrim është shpërndarë edhe nga disa eksponentë politikë, ndërsa kërkohet llogari nga institucionet kompetente.

    Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim nga organet e RMV-së.

    Kohës së fundit janë shtuar thirrjet anti-shqiptare, ndërsa më herët në një sallë sportive nga tifozeritë maqedonase u dëgjuan thirrje në korr kundër shqiptarëve./Telegrafi

  • Bernardo Silva drejt transferimit tek ekipi spanjoll Atletico Madrid

    Bernardo Silva drejt transferimit tek ekipi spanjoll Atletico Madrid

    Bernardo Silva pritet të largohet nga Manchester City në qershor, ndërsa Atletico Madrid shfaqet si favoriti kryesor për ta transferuar mesfushorin portugez si lojtar të lirë. Juventusi, nga ana tjetër, duket se ka dalë plotësisht jashtë garës për shërbimet e 31-vjeçarit.

    Vetëm pak javë më parë, Bernardo konfirmoi se do t’i japë fund aventurës së tij në “Etihad” pas nëntë sezonesh të mbushura me trofe dhe suksese të mëdha. Ai largohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë moderne të Manchester Cityt, duke lënë pas një trashëgimi të spikatur në ekipin e Pep Guardiolës.

    Fillimisht, emri i tij u lidh ngushtë me Juventusin dhe Barcelonën. Klubi italian e shihte portugezin si figurën kryesore të projektit të ri sportiv, por mungesa pothuajse e sigurt e Juventusit në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve ka bërë që transferimi të bëhet i pamundur. Nga ana tjetër, Barcelona vazhdon të hezitojë për shkak të pagës së lartë të lojtarit dhe faktit që pozicioni i tij konsiderohet tashmë i mbuluar mirë në skuadrën katalanase.

    Sipas raportimeve të “Marca”, Atletico Madrid ka hyrë fuqishëm në garë gjatë orëve të fundit. Bernardo Silva dëshiron të provojë një eksperiencë të re në La Liga, ndërsa skuadra e Diego Simeones synon të përforcojë repartin e mesfushës me një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të larta. Edhe “Gazzetta dello Sport” raporton se portugezi e ka refuzuar përfundimisht Juventusin dhe se zgjedhja e tij kryesore është Atletico Madrid.

    Nëse marrëveshja finalizohet, ky do të përbëjë një tjetër goditje ambicioze nga klubi madrilen, në përpjekje për të konkurruar seriozisht për titujt në Spanjë dhe Evropë. Një transferim i këtij niveli mund të ketë gjithashtu efektin e mbajtjes së yjeve aktualë të skuadrës të motivuar për të vazhduar projektin e Atletico Madridit në stadiumin “Metropolitano”.

    Vendimi final pritet të merret shumë shpejt, pasi Bernardo Silva dëshiron të ketë të zgjidhur të ardhmen e tij përpara nisjes së Kupës së Botës, duke i dhënë prioritet një starti të qetë për sezonin e ardhshëm dhe për karrierën e tij ndërkombëtare.