Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Osmani me anë të një postimi në llogarinë e saj në platformën X, ka thënë se kanë diskutuar se si mund ta afrojnë Republikën e Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula vonder Leyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkroi Osmani.
Lavdim Troshupa është punëtori më i ri për nga mosha në brigadën e zjarrfikësve në Lipjan.
Tash e 21 vjet, ai thotë se nuk u hap asnjë konkurs për të pranuar zjarrfikës të ri, ani pse nevoja për shtimin e punëtorëve është shumë e madhe.
“Jemi staf pak dmth ndërrimi me tre punëtor, na shkojmë me dy zjarrfikëse, e baza met veç me një kujdestar. Verës kemi pas shume punë. Kërkesat janë kanë të vazhdueshme çdo vit”, tha Lavdim Troshupa, zjarrfikës.
Troshupa, thotë se në mungesë të punëtorëve shpesh herë as intervenimet s’janë kryer në kohë.
“Veres kemi pas shumë punë, ka ndodh na kanë thirr dy tre vena, skena pas mundësi me shku e me intervenu. Në vend të ngjarjes duhet me kanë katër veta, dy psh me hi në tym në rast nevoje me e ndihmua njani tjetrin”, tha Troshupa.
Përveç numrit të vogël, sipas Kryetarit të sindikatës s֝ Zjarrfikësve të Kosovës, problem tjetër është edhe mosha e tyre.
“Mosha mesatare në prag të 50, ka komunë me 48 vjet më i iru, por prej vitit 2004 s’jon pranua zjarrfikës shumë pak”, tha kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.
Brigada e zjarrfikësve në komunën e Lipjanit nga 40 zjarrfikës sa do të duhej të ishin aktualisht ka vetëm 17.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Paratë që i destinoi për projekte kapitale i shpenzoi diku tjetër.
Komuna e Gjakovës u detyrua t’i tërheqë mbi 1.5 milion euro nga projektet kapitale, gjatë këtij viti, për t’i paguar shtesat e mësimdhënësve të parapara në kontratën kolektive, obligime këto të cilat do të duhej t’i kryente Qeveria.
Vetëm në muajin tetor, këto pagesa kësaj komune i kushtuan mbi 380 mijë euro.
Keq mbeti edhe Malisheva, pasi kësaj komune iu harxhua buxheti të cilin e kishte planifikuar për dekorim të qytetit.
Njohësit e Qeverisjes Lokale konsiderojnë se komunave do të duhej ndihmuar Ministria e Arsimit, si palë e kontratës kolektive.
Mosrespektimi i kontratës kolektive nga Qeveria bëri që qindra mësimdhënës t’i padisin komunat për t’i marrë shtesat, në mesin e tyre paratë për shujta, pagat jubilare e ato për kualifikim.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Bankat janë kryesisht të zbrazëta në shkollën fillore të mesme të ulët “Nuhi Mazreku”, në fshatin Gurishtë të Malishevës.
Derisa fshati po braktiset nga banorët, numri i nxënësve në këtë shkollë nuk kalon më shumë se 12 për një paralele.
“Ka qenë 248 numri nxënësve, ka ra në 95. Rënie për çdo ditë, oshtë diçka që nuk do koment. Ka vetëm nga një paralele nga 7-8 nxënës, maksimum 12. Druhemi se po bie për çdo ditë ky numër, është duke u rritë emigracioni, është duke u lëshuar fshati nga banorët. Kjo është arsyeja e braktisjes së shkollës”, tha drejtori i SHFMU “Nuhi Mazreku”, Faik Mazreku.
Ndonëse, objekti i shkollës është i ri, megjithatë në largimin e nxënësve ndikojnë edhe kushtet për mësimnxënie, thotë mësimdhënësi Durim Bytyqi, njëri prej 18 mësimdhënësve.
“Arsye tjera janë problemet, si e mungesa mjeteve teknologjike ndërkohë që objekti oshtë i ri, prej vitit 2014, përveç shkumësit dhe tabelës së zezë, s’kemi diçka tjetër. Kushtet s’po na mundësojnë me bo një proces mësimor më të vullnetshëm së bashku me nxënësit. Me të vërtetë ka humbë motivi te familjet edhe te nxënësit për arsye të këtyre kushteve, s’ka as konkurrencë mes nxënësve, duhet fotokopje, projekt s’kemi, asnjë”, tha Durim Bytyqi, mësimdhënës.
Por drejtori i shkollës nuk pajtohet.
“Kushtet janë në nivel sa i përket mbajtjes së mësimit, si në çdo shkollë tjetër, kemi kushte për të mbajtur procesin mësimor…”, tha Mazreku.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, për vitin 2022 – 2023, numri i nxënësve të regjistruar në arsimin fillor dhe atë të mesëm të ulët, në komunën e Malishevës është 7468.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Rreth 5 milionë euro ndahen çdo vit për investimet kapitale në Komunën e Malishevës.
Ani pse komuna realizoi shumicën e projekteve të parapara për vitin 2023, kjo shifër po konsiderohet e pa mjaftueshme nga drejtoria për buxhet dhe financa në këtë komunë.
“Ne kemi arrit me i finalizu shumë projekte por shuma e ndarë për këtë sektor nuk ka qenë edhe shumë e madhe, në i kemi bërë projektet edhe falë kontaktimeve 2 deri në 3 vjeçare e që i bie të vazhdojnë edhe ni vitet e ardhshme”, tha Blerim Thaçi, drejtor për Buxhet dhe Financa në Malishevë.
Vetëm në bulevardin “Ibrahim Mazreku” në qendër të Malishevës, janë shpenzuar më shumë se gjysma e buxhetit për investime kapitale.
“2.6 milionë euro i kemi shpenzuar vetëm në këtë bulevard të cilin e konsiderojmë tejet të rendësishëm për Komunën e Malishevës”, tha Thaçi.
Në anën tjetër, investimet infrastrukturore në Malishevë po mirëpriten nga qytetarët.
Në vitin 2024, buxheti i përgjithshëm i komunave do të jetë gati 200 milionë më shumë, ose 742 milionë euro, prej të cilave 635 milionë euro janë grant për komunat nga qeveria, kurse pjesa tjetër janë të hyra vetanake të komunave.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Këtë pamje parashihej të kishte sot sheshi i Pejës. Ngjashëm duket nga larg, por gjendja reale është krejt tjetër.
Ani pse filloi rreth 4 vjet më parë, deri tash ka përfunduar vetëm gjysma.
Ndonëse, përfundimi i sheshit ishte një prej zotimeve kryesore të komunës, deri tash nuk ka nisur ende asgjë.
Andaj këto zvarritje në projekte madhore po kritikohen nga shoqëria civile.
Gjendja e sheshit, madje, sipas qytetarëve po e shëmton qytetin.
Këtë vit jo, por vitin e ardhshëm sheshi do të përfundojë të paktën sipas zyrtarëve komunalë.
Projekti në fjalë, komunës së Pejës pritet t’i kushtojë mbi 600 mijë euro.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Rritja e numrit të vrasjeve në Kosovë është shndërruar në një shqetësim për shoqërinë.
Ngjarjet e ngjashme si rasti i fundit i vrasjes së 30 vjeçares Liridona Murseli, qytetarët po i konsiderojnë tejet frikësuese.
“Është tejet e rëndë kjo situatë që po ndodhin këto raste, para vitit 2000 nuk ka pasur kësi rastesh s’ka pas ksi probleme mes familjes është për t’u frikësuar….”, thotë Shaban Halimi, qytetar.
“Është gjendje e mjerueshme…”, thotë një tjetër qytetar.
Mes tjerash, qytetarët kanë shpresë tek organet e rendit dhe sigurisë për zbardhjen e rasteve të vrasjeve.
“Policia hetuesit janë duke punuar shumë mirë urojmë që deri në fund t’i gjejnë të gjitha rastet…..”, tha Milaim Makolli, qytetar.
Nga ana tjetër, sociologët konsiderojnë se vrasja si fenomen ndodh për shumë arsye.
“Vrasja si fenomen ndodhë për shumë arsye dhe faktorë që ndikojnë në përhapjen e saj, ndër to: mungesa e kontrollit, shtimi i dhunës dhe pasigurisë publike, qasja jorigoroze e sistemit të drejtësisë (dënimet e lehta), frustrimi shoqëror dhe paaftësia – mungesa e inteligjencës emocionale për t’i zgjidhur problemet apo për t’i menaxhuar krizat, agresiviteti në rritje, mungesa e vetëdijes dhe ndërgjegjes individuale dhe shoqërore, qasja e lehtë në pajisjen dhe përdorimin e armëve”, tha Labinot Kunushevci, sociolog.
Sipas statistikave të policisë, që nga 1 janari deri në fillim të dhjetorit, në Kosovë janë regjistruar 27 vrasje. Ky numër rezulton më i lartë në krahasim me numrin e vrasjeve që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Pak para fillimit të seancës gjyqësore në gjykatën themelore në Prishtinë për vrasjen e Liridona Ademaj – Murseli, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, mbajtën një aksion simbolik.
Para hyrjes së Gjykatës Themelore në Prishtinë, u vendos pankarta “Nuk ka paqe pa siguri”.
“Nuk do të qëndrojnë të qeta, përderisa burrat vazhdojnë dhunojnë e vrasin vajza dhe gra. Vetëm këtë javë u njoftuam se një polic e përdhunojë dhe e shantazhojnë një të mitur në Gjakovë. Një burrë tjetër përdhunoj një të mitur në Pejë e një burrë pagoi vrasjen e gruas së vet në Prishtinë. Dhuna e gjinizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të problemeve psikologjike të kryerësve të këtyre krimeve, ato janë simptoma të parktialkalizmit”, tha Trina Binaku, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Drejtësi për Liridonën u kërkua edhe në Tiranë, përmes protestave para ambasadës së Kosovës.
“Drejtësi për Liridonen të maksimizohet dënimi jo vetëm për zotriun që supozohet që ka paguar krimin, por drejtësi për të gjithtë që kanë pasur histori në historinë e jetës së kësaj gruaje”, thotë një protestuese.
Liridona Ademaj- Murseli, u vra në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë të enjten.
Ndërkaq tre të dyshuarit për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” janë, Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës dhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Në Gjykatë erdhën, por hynë larg syrit të mediave.
Bashkëshorti i Liridona Murselit, bashkë me 2 të tjerë që dyshohet që kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, dolën sot para gjykatësit të procedurës paraprake.
Pas seancës dëgjimore që zgjati më shumë se dy orë, Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore, dhe ua caktoi nga 1 muaj paraburgim, 3 të pandehurve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Sipas gjykatës themelore, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta, në mënyrë dinake, bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin Granit Plavën për ta vrarë të ndjerën Liridonën.
“Paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes. G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”.
Përveç se thanë se pretendimet e tyre i paraqitën në seancë, avokatët e të dyshuarve nuk dhanë detaje të tjera.
Familjarët e Liridona Murselit, nuk u lejuan të qëndrojnë në seancën dëgjimore, derisa thonë se i besojnë drejtësisë së Kosovës.
Ndërkaq, prokuroria ka pranuar kërkesën e familjarëve për zhvarrosjen e Liridona Ademaj – Murselit, dhe rivarrosjen në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës në ora 14:00.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Kryeministri Albin Kurti kërkon dënim maksimal për vrasësit e Liridona Ademajt. Përmes një reagimi ai thotë se Liridona u vra me paramendim.
“Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore”, shkruan ai.
Tutje Kurti thotë se “urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal”, raporton Paparaci.
Reagimi i plotë:
Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua.
Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë.
Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore.
Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin.
Dhimbja është e madhe. Ndërgjegja është kolektive, në secilën familje, shtëpi.
Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend.
Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu.
E qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin.