ATV

Blog

  • Ari shënon nivelin më të lartë që prej pandemisë

    Ari shënon nivelin më të lartë që prej pandemisë

    Çmimi i arit theu nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të hënën në më shumë se 2,100 dollarë për ons, ndërsa agjentët e aksioneve bastuan për një ulje të normës së interesit të Fed në vitin e ri. Metali i çmuar arriti në 2,135.39 dollarë në tregtimin e hershëm aziatik.

    Ari tejkaloi nivelin e tij të mëparshëm të të gjitha kohërave në vitin 2020 gjatë pandemisë Covid-19.

    Në javët e fundit, investitorët janë grumbulluar drejt arit për të blerë aksione të sigurta që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

    Kjo prirje u përforcua nga një sërë të dhënash që tregojnë një ngadalësim të inflacionit për muajin tetor në Shtetet e Bashkuara, gjë që çoi në spekulime për një ulje të normave të interesit nga banka qendrore amerikane, Rezerva Federale (Fed). .

    Bastet për një ulje të normës rënduan më tej mbi dollarin, duke e bërë arin më të lirë për blerësit ndërkombëtarë.

    Tregtarët e këmbimit valutor filluan ta kthenin vëmendjen te metali i verdhë pasi shefi i Fed-it, Jerome Poëell tha të premten se normat kishin “arritur një nivel mjaftueshëm kufizues”, duke ushqyer shpresat se banka qendrore do të fillonte së shpejti të ulë normat e saj.

    Një kilogram ar tani kushton gati 60,000 franga zvicerane, krahasuar me pak më shumë se 15,000 franga në 2004.

  • Kërkesa për t’ia kufizuar kontaktet Thaçit, Veselit e Selimit – deklarohen nga Prokuroria në Hagë

    Kërkesa për t’ia kufizuar kontaktet Thaçit, Veselit e Selimit – deklarohen nga Prokuroria në Hagë

    Trupi gjykues ka miratuar disa nga masat që kërkoi Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të kufizuar kontaktet dhe komunikimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi një sërë masash që kufizojnë kontaktet dhe komunikimet e tre prej të akuzuarve në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara – Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Trupi Gjykues ka miratuar disa prej atyre masave.”

    Në njoftim thuhet se “ZPS-ja e ndërmori këtë hap si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë tek dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët”.

    ZPS thotë se hetimet tregojnë që “tre të akuzuarit përdorën vizitat jo të privilegjuara tek ata për të shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale dhe, në rastin e Thaçit, për t’i instruktuar vizitorët në mënyrë të përsëritur që të kërkojnë të manipulojnë dëshmitë e dëshmitarëve”.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale.”

  • Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj: Mbetet shembulli i veprimit guximtar për liri

    Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj: Mbetet shembulli i veprimit guximtar për liri

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtaren e tij nga Dukagjini, Mervete Maksutaj në përvjetorin e rënies.

    Haradinaj ka thënë se Mervetja mbetet shembulli i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut.

    “Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit, Mervete Maksutaj, heroinën e cila u përjetësua gjatë aksionit për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës, duke mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut.

    I përhershëm kujtimi për Merveten!”, ka thënë Haradinaj.

  • Flakadanë dhe zjarr në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me Gardën në Shqipëri

    Flakadanë dhe zjarr në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me Gardën në Shqipëri

    Deputetët e opozitës në Shqipëri janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare atje.

    Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranonin me argumentin se ky kontroll është në shkelje të rregullores së Kuvendit.

    Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget.

    Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur flakadan ngjyrë portokalli. /Top channel

  • Pas iniciativës së emisionit n’Frekuencë dhe STUDIO A, grumbullohen 27500 euro për Vjollca Deliu, ajo i dhuron 7500 për një person tjetër

    Pas iniciativës së emisionit n’Frekuencë dhe STUDIO A, grumbullohen 27500 euro për Vjollca Deliu, ajo i dhuron 7500 për një person tjetër

    Pas iniciativës së emisionit n’Frekuencë me Robin dhe STUDIO A në ATV, janë grumbulluar 27500 euro për të siguruar protezën e dorës për Vjollca Deliun.

    Ajo ka vendosur që shumën prej 7500 eurosh t’ia dhurojë një peroni tjetër, pasi që për protezën e saj i duhen vetëm 20 mijë euro.

    Remzi Aliaj nga Ferizaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin n’Frekuencë me Robin, tregoi se është rrugës për me ia dërgu paratë Vjollca Deliut.

    Ai tregoi se në këtë iniciativë, ka kontribuar me para edhe një shtetas gjerman me emrin Jonas Torlop, kolegë i vëllait të tij.

    Këta janë donatorët që kontribuuan për mbledhjen e 7500€:
    Naim Rama 2000 €
    Jehon Gashi 2000 €
    Sami Aliaj 2000 €
    Bekim Rexhaj 500€
    Jona Storlop 500€, dhe
    Siar Aliaj 500€

    Pas iniciativës së moderatorit Robert Bojaj, të premten me 1 dhjetor, nga dëgjuesi i rregullt i emisionit ‘n’Frekuencë me Robin’, mërgimtari Driton Kastrati, tregoi se i vetëm ka nisur t’i mbledhë këto 20 mijë euro, qëllimin e së cilës e ka arritur për një javë.

    “Kur e kam dëgjuar së pari rastin, si rast ka qenë shumë i prekshëm i Vjollca Deliut edhe për atë punë kam thënë se duhet me bat ë gjithë nga pak për me ia arritë qëllimin. Kam thënë deri për vit të ri, ishalla e kryj e mbërrij një shumë të caktuar që e mbrrij shumën 20 mijë euro, nuk e kam paramendu kaq shpejt. Por që kryhet për një javë dhe secili donator, familjar që kam shku me kërku, nuk kanë hezitu vetëm e kanë dhënë shumën e duhur aq sa kanë pasë mundësi. Falë donatorëve, shoqërisë edhe disa frekuencerave që më kanë shkru kanë dhënë para dhe ia kemi arritë qëllimit, dmth shuma prej 20 mijë euro është arritur”, thotë Dritoni në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin ‘n’Frekuencë me Robin’ në ATV.

    Ai tregon se shumë e fundit prej më shumë se 2000 euro e kanë dhënë dy miq të tij, të cilët janë vëllezër, për ta kompletuar në 20 mijë.

    “Në bazë të shënimeve që i kemi nëpër fleta, nëpër donacionet që kam shku nëpër shtëpi dhe i kam mbledhë, për me e arritë qëllimin janë mbledhë 17746 franga që shumën tjetër prej 2254 franga kanë shprehë dëshirën dy shokët e mi që janë dy vëllezër për me e dhanë këtë shumë, me e ba 20 mijë për Vjollca Deliun”, tregoi Dritoni.

    Në emision ‘n’Frekuencë me Robin’ u publikuan edhe lista e plotë e donatorëve, të cilët dhuruan para për të siguruar shumën prej 20 mijë euro për Vjollca Deliun.

    Vjollca Deliu, me datën 13 nëntor të këtij viti ishte e ftuar në emisionin STUDIO A te Blerona Zeqiri, ku bëri një rrëfim shumë prekës për jetën e saj tejet të vështirë për shkak të gjendjes së saj me aftësi të kufizuara.

    Ajo tregoi se është fëmija i vetëm i prindërve dhe se i duhet të përkujdeset për ta, pasi nënën e ka në dializë, ndërsa edhe babain e ka të sëmurë për shkak se është invalid i luftës.

    “Mami është pak e sëmurë kurse babi, edhe për të mund të them të njëjtën gjë sepse ai është invalid i luftës, kurse mami në dializë, veshkat nuk i funksionojnë fare, por në përgjithësi po ia dalim. Besomë që nuk e di as vet, besoj që është forca ajo që më jep Zoti sepse besoj shumë në Zot, por po ia dalim me gjithë këto vështirësi. Jam e vetme nuk kam pasur ndihmë nga ndokush që të kujdesët për neve”, rrëfen Vjollca në STUDIO A.

    Ajo tregon se këtë problem e ka që nga lindja dhe falë mbështetjes së familjes, mësuesve e profesorëve, i ka tejkaluar bullizimin e paragjykimet ndaj saj.

    “Periudha kur kam qenë në shkollë, ka pasur raste kur ka pasur bullizëm, por e kam pasur fatin që i kam pasur prindërit shumë të mirë. Edhe mësuesit, profesorët më kanë mbështetë shumë edhe e kam tejkalu bullizmin, paragjykimet edhe nënçmimet që më janë bërë për shkak se nuk e kam pasur dorën. Këtë e kam kuptu shumë herët, por pjesa kur kam fillu me e pasë kompleks ka qenë prej moshës 26 vjeçare, sepse çdo lloj bullizmi që është bërë ose paragjykim prej personave tjerë që i kam pasur të përkohshëm në jetën tem, i kam taku e kanë lëshu një llaf a një fjalë a diçka, është kalu. Por, kur të vjen prej personave që ti i ke shumë përzemër, ti i do shumë edhe në vend që ti e pret mbështetjen e tyre, ata mundohen me të paragjyku, me të nënçmu në mënyrën më të keqe të mundshme, mandej edhe bullizmin… mandej kjo ka fillu me u ba kompleks, pastaj një kohë të gjatë për tri vjet dhe kam fillu me ra në depresion”, rrëfen mes lotësh Vjollca.

    Ajo tregon se është e punësuar, por pjesa e dorës për të është një zbrazëti, të cilën dëshiron me çdo kusht që ta plotësojë.

    Me rrogën që e ka, Vjollca thotë se sigurimi i një proteze për dorën e saj është e pa arritshme, pasi që kjo shumë përafërsisht është 20 mijë euro.

    Kujtojmë se sot, Vjollca Deliu, jo vetëm që ka siguruar 20 mijë eurot për të siguruar protezën e saj, por ajo tani, shumën shtesë prej 7500 eurosh ka vendosur t’ia dhurojë një personi tjetër në nevojë. /atvlive.tv

  • ​Në Shqipëri sot ka nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për 700 mijë pensionistë

    ​Në Shqipëri sot ka nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për 700 mijë pensionistë

    Këshilli i Ministrave miratoi të premten vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë (50 euro).

    Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

    Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare, shkruan ATSh, transmeton KosovaPress.

    Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë (250 milionë euro), të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë (300 milionë) me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

  • U raportua e zhdukur një shtetase malazeze, gjendet nga Policia e Kosovës

    U raportua e zhdukur një shtetase malazeze, gjendet nga Policia e Kosovës

    Një shtetase malazeze e raportuar e zhdukur, është gjetur nga policia përmes telefonit.

    Në raportin e policisë bëhet e ditur se është dërguar në shtëpi të sigurt.

    “Istog 02.12.2023 – 12:00. Lidhur me rastin pasi ishte kontaktuar përmes telefonit nga zyrtarët policor, me datë 03.12.2023 viktima femër me shtetësi të Malit të Zi është paraqitur në stacion policor dhe më pas e njëjta është dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.

  • Grabitje e armatosur në Vushtrri, policia jep detaje

    Grabitje e armatosur në Vushtrri, policia jep detaje

    Në raportin 24 orësh të policisë raportohet se ka ndodhur një grabitje e armatosur në qytetin e Vushtrrisë.

    “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marr telefonin celular dhe kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme”, thuhet në raport.

    Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.

  • ​Vidhet një veturë në Prishtinë, policia nis hetimet

    ​Vidhet një veturë në Prishtinë, policia nis hetimet

    Është vjedhur dje (e diel) një veturë në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se tani ka nisur hetimet për rastin.

    “Rr. Ali Pashë Tepelena, Prishtinë 03-04.12.2023 – 16:00-01:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi/persona të panjohur i ishte vjedhur vetura e tij me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në rrugën e cekur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • AKB: Rënia ekonomike në vitin e kaluar ishte 7%

    AKB: Rënia ekonomike në vitin e kaluar ishte 7%

    AKB në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2023 ka bërë disa studime hulumtuese rreth rritjes ekonomike, importeve, konsumit, rritjes së çmimeve të produkteve, prodhimeve vendorë dhe për gjendjen e sektorit ndërtues në Kosovë.

    Në bazë të këtij studimi kemi ardhur në përfundim dhe konstatimi se rreth 7% ka pas rënie ekonomike në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021,kjo ishte rënia më e madhe ekonomike e shënuar që nga pas lufta e këndej.

    Qeveria e Kosovës, duhet të rritë dialogun me sektorin private, të promovon sigurinë e investitorëve vendore dhe të huajte thjeshtësojnë procedurat e tenderimit dhe të rritë investime kapitale.

    Rezultat tjera të studimi do të publikohet në ditët në vijim.