ATV

Blog

  • Për herë të parë, Lana Del Rey tregon nëse dëshiron të bëhet nënë

    Për herë të parë, Lana Del Rey tregon nëse dëshiron të bëhet nënë

    Për herë të parë, këngëtarja Lana Del Rey foli për mendimin që ka që një ditë të bëhet nënë. Ajo tha se ka shumë për të eksploruar në jetën e saj.

    “Kjo është arsyeja pse Zoti nuk më ka dhënë ende fëmijë, sepse ka më shumë për të eksploruar’’, tha Del Rey për The Sunday Times ”.

    Ajo tha se e sheh veten duke u bërë nënë, duke thënë: “E shoh që po vjen për mua. Do ta shohim.

    Tutje këngëtarja ka zbuluar se në lidhjes së fundit ajo i dha fund për shkak se ai nuk pranoi të bashkëjetonte me të, duke shtuar se ka qenë e tronditur nga veprimi i tij.

    Mes tjerash Lana Del Rey tha se vazhdimisht kujdeset për vetën. “Duhet të kujdesesh vërtet për veten, sepse të besosh te publiku është si të ndërtosh shtëpinë tënde në rërë.

    Ata do të vijnë e shkojnë. E kam përjetuar këtë në të gjitha pjesët e jetës sime’’, shpjegoi Del Rey.

    Gjithashtu Lana Del Rey së fundmi ka zbuluar se ajo dhuron paratë e fituara nga koncertet e saj, në qytetin ku ajo performon, duke shtuar se bën koncerte sepse i pëlqen, jo se ka nevojë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Ndahet çifti i shumëpërfolur, Dua Lipa dhe Romain Gavras

    Ndahet çifti i shumëpërfolur, Dua Lipa dhe Romain Gavras

    Dua Lipa është ndarë me regjisorin Romain Gavras , me të cilin patën konfirmuar lidhjen e dashurisë në mars të këtij viti.

    Siç thanë burimet afër këngëtares për Sun, këngëtarja është aq e ngarkuar me punë, sidomos me albumin e saj të tretë, sa të dy kanë vendosur të ndahen përpara se gjërat të përkeqësoheshin.

    ‘’Për Duan, përqendrimi në muzikë është më I rëndësishëm’’, tha burimi.

    Lidhja e Dua Lipës dhe Romain Gavras pati vëmendje të madhe për shkak se ky i fundit, ishte në lidhje me Rita Orën./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Federata e Xhudos vazhdon të punojë drejt zhvillimit të mundësive në vendin tonë

    Federata e Xhudos vazhdon të punojë drejt zhvillimit të mundësive në vendin tonë

    Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me Presidencën e Republikës së Kosovës.

    Federata e Xhudos po vazhdon të punojë drejt zhvillimit të mundësive në vendin tonë, raporton KosovaPress.

    “Kemi nënshkruar kontratën me Presidencën e Republikës së Kosovës, si përfitues të subvencionit me projektin ‘Fuqizimi i komuniteteve përmes xhudos: Mirëqenia e grave dhe gjithëpërfshirja për njerëzit me nevoja të veçanta’”, shkroi Federata e Xhudos në “Facebook”.

  • Guardiola kapet keq me Neville e Carragher, ky i fundit e thumbon për 115 akuzat

    Guardiola kapet keq me Neville e Carragher, ky i fundit e thumbon për 115 akuzat

    Pep Guardiola i është përgjigjur gazetarëve të “Sky Sports” për akuzën e Manchester Cityt për “kënaqësi” teksa ata përpiqen për titullin rekord të katërt radhazi në Premier Ligë.

    Gary Neville akuzoi Cityn se ka pakënaqësi pas barazimit 3:3 kundër Tottenhamit, ndeshja e tretë radhazi që skuadra e Guardiolas tani ka dështuar ta fitojë, raporton KosovaPress.

    Kolegu i Gary Neville, Micah Richards tha se ka diçka që nuk është në rregull te ish-klubi i tij, City, ndërsa zemërimit të Guardiolës nuk i ka shpëtuar as ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher.

    “I njoh lojtarët e mi. Si sillemi ne është e jashtëzakonshme. Kam një ndjenjë që nëse e mbajmë këtë nivel, ne do ta fitojmë Premier Ligën. Ai e di se sa e vështirë është, ndryshe Gary Neville do të kishte fituar katër Premier Liga në periudhën më të mirë të Manchester United. Por ai nuk e bëri këtë gjë, ju e dini? Jamie Carragher nuk e fitoi asnjëherë Premier Ligën. Micah Richards nuk e fitoi Premier Ligën katër herë radhazi. Asnjëherë, kurrë. Nuk ka ndodhur kurrë”, tha Guardiola.

    Ndërkaq, Guardiolas i është përgjigjur Jamie Carragher, i cili e thumboi atë duke ia përmendur 115 akuzat me të cilat po përballet City në Premier Ligë.

    “Unë mendoj se do ta fitoja një (titull të Premier Ligës) nëse Liverpooli do të ishte në pronësi të një shteti kombëtar. Do ta fitoja një nëse do t’i kishim thyerr rregullat deri tani që Premier Ligë të na ngarkonte me 115 akuza!”, tha Carragher.

  • Arrestohet një person për kanosje të zyrtarëve policorë në Prishtinë

    Arrestohet një person për kanosje të zyrtarëve policorë në Prishtinë

    Në Prishtinë një person është arrestuar të martën pasi që ka kanosur zyrtarë policorë.

    “Prishtinë 05.12.2023-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • Policia konfiskon para false në Prishtinë e Suharekë

    Policia konfiskon para false në Prishtinë e Suharekë

    Policia e Kosovës njofton se një qytetare në Suharekë ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro.

    Sipas policisë paratë e dyshuara janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme

    “Suharekë 05.12.2023-09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Po ashtu sipas policisë në Prishtinë, ankuesja femër kosovare ka raportuar se janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, të gjitha në vlerë totale prej 556 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

    “Prishtinë 29.11-05.12.2023-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, të gjitha në vlerë totale prej 556 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë.

  • Bayerni nuk humb kohë, arrin marrëveshjen për transferimin e yllit spanjoll

    Bayerni nuk humb kohë, arrin marrëveshjen për transferimin e yllit spanjoll

    Eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Bayern Munichu ka arritur marrëveshje me Granadan për transferimin e Bryan Zaragozas.

    Zaragoza veçse ka kryer testet mjekësore me Bayernin, ndërsa transferimi i tij do t’i kushtojë Bayernit plot 15 milionë euro.

    Marrëveshja do të jetë e vlefshme që nga muaji korrik, dhe jo nga janari.

    Akordi mes Bayernit dhe Bryan është arritur për një kontratë deri në qershor të vitit 2028.

    RB Leipzig dëshironte të paguante 14 milionë euro për të transferuar Bryan në muajin janar, por ai dëshiron që të qëndrojë këtë sezon në La Liga dhe ta ndihmojë Granadan.

    Bryan Zaragoza do të nënshkruajë tani me Bayernin dhe do t’i bashkohet klubit sezonin e ardhshëm, ku pjesën e mbetur të këtij sezoni do ta kalojë në huazim te Granada.

    Bryan është shok i skuadrës me yllin shqiptar, Myrto Uzuni.

  • ​Zelensky anulon papritmas konferencën e Senatit të ShBA-së për shkak të bllokimit të fondeve

    ​Zelensky anulon papritmas konferencën e Senatit të ShBA-së për shkak të bllokimit të fondeve

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka anuluar një konferencë të profilit të lartë me ligjvënësit amerikanë mes një ngërçi mbi financimin e ardhshëm të SHBA për Ukrainën.

    Paraqitjet virtuale në Senat ishin planifikuar për të martën, por u anuluan në momentin e fundit, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Kjo erdhi pasi një zyrtar i lartë ukrainas paralajmëroi se ata rrezikojnë të humbin luftën kundër Rusisë nëse nuk miratohen më shumë ndihma ushtarake amerikane.

    Udhëheqësi i Senatit, Chuck Schumer, nuk shpjegoi pse Zelensky nuk u paraqit.

    Ai tha se presidenti ukrainas ishte i zënë me një çështje “të minutës së fundit”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Shefi i shtabit të Zelensky, Andriy Yermak, tha më herët të martën se ekzistonte një “rrezik i madh” i humbjes së Ukrainës pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve.

    “Do të jetë e vështirë të qëndrosh në [të njëjtat] pozicione dhe që njerëzit të mbijetojnë me të vërtetë,” shtoi ai, në një fjalim në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington DC.

    Vlerësimi i tmerrshëm i Yermak u dha vetëm disa orë përpara se Zelensky të tërhiqej nga një video-konferencë e planifikuar me senatorët amerikanë për t’i informuar ata mbi përpjekjet e luftës.

    Ambasada e Ukrainës në Uashington DC nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje të BBC që kërkoi shpjegime të mëtejshme për anulimin.

    Ajo vjen pas një shtytjeje të përtërirë nga Shtëpia e Bardhë për mbështetje shtesë për Ukrainën. Kongresi i SHBA, megjithatë, nuk është ende afër një marrëveshjeje mbi një paketë shpenzimesh kompromisi që do të ndihmonte në financimin e përpjekjeve të luftës.

    “Ne jemi pa para – dhe pothuajse pa kohë,” shkroi Shalanda Young, drejtoresha e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, në një letër drejtuar udhëheqësve republikanë dhe demokratë të botuar të hënën.

    Ajo paralajmëroi se dështimi i Kongresit për të miratuar më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën para fundit të vitit do ta “gjunjëzonte” kombin në luftën e tij kundër Rusisë dhe se nuk kishte mbetur një “mënyrë magjike e financimit”.

    Të hënën, megjithatë, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dukej se nuk pranoi kërkesat e fundit për të siguruar dhjetëra miliarda dollarë më shumë financim.

    “Administrata e Bidenit ka dështuar të adresojë në mënyrë thelbësore asnjë nga shqetësimet legjitime të konferencës sime në lidhje me mungesën e një strategjie të qartë në Ukrainë, një rrugë për zgjidhjen e konfliktit ose një plan për të siguruar në mënyrë adekuate përgjegjësinë për ndihmën e ofruar nga taksapaguesit amerikanë”, shkroi ai në mediat sociale.

    Bllokimi i financimit vjen pasi luftimet në vijën e parë duket se kanë arritur në një ngërç praktik.

    Kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës në jug duket se është ngadalësuar, ndërkohë që forcat e Kievit po përpiqen të mbajnë një terren që kishin vendosur në bregun lindor të lumit të madh Dnipro.

    Që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, Kongresi i SHBA ka miratuar më shumë se 110 miliardë dollarë (87 miliardë £) ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën.

  • Mblidhet sot KQZ-ja, rekomandohet regjistrimi i një partie serbe

    Mblidhet sot KQZ-ja, rekomandohet regjistrimi i një partie serbe

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës e ku pritet rekomandimi për regjistrimin e partisë politike “Srpska Demokratija”.

    Përveç kësaj në rend dite janë edhe disa pika të tjera.

    Rendi i plotë i ditës:

    1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

    2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ Nr.31 dhe 32/2023

    3. Aktivitetet e Zyrës -Rekomandimi për regjistrim të partisë politike “Srpska Demokratija”

    4. Raportet e Këshillave të KQZ

    3.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

    1. Njoftim lidhur me numrin e kërkesave për ndërrimin e Qendrës të Votimit;

    2. Njoftim për ndryshimin e lokacionit të Qendrës së Votimit në Besi;

    3. Njoftim me rekomandimet nga raportet, analizat dhe publikimet e KQZ-se 2023;

    4. Shqyrtimi dhe miratimi i Historikut të Zgjedhjeve;

    5. Njoftim me vlerësimin paraprak të zbatimit të planit të punës së KQZ për vitin 2023 – periudha Janar – Nëntor 2023;

    6. Njoftim për draft Planin e Punës së KQZ 2024;

    3.2.Këshilli për Çështje Ligjore

    -Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në Fushë Kosovë

    3.3.Këshilli për Personel

    – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për organizimin e punëtorisë për Rregulloret e brendëshme të KQZ

    5. Të ndryshme

  • Vepra e artistit kosovar mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737

    Vepra e artistit kosovar mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737

    Artisti i njohur nga Kosova, Petrit Halilaj, që jeton në Berlin, po vazhdon të prezantojë projektet e tij të suksesshme nëpër botë.

    Mbishkrimi “Nga Runiku me dashni”, vepra e tij tani mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737 të Aeromexico, dhe kështu fluturon nëpër shumë vende të botës.

    Bëhet fjalë për pikturën e pulave nga fshati i artisti Runik, vepër kjo që është pjesë e ekspozitës së tij „Runik“‚ në Ameriken Latine, në Muzeun Tamayo te Meksikes, e cila është e hapur deri më 7 prill 2024, raporton Albinfo.ch.

    Fotot e avionit me veprën e artistit kosovar Petrit Halilaj i ka ndarë në Instagram edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkruan:

    „Krahët e aeroplanit Boeing 737 të kompanisë ajrore Aeromexico u mbuluan me veprën e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj. Aeroplani fluturoi mbi Meksikën, Brazilin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes, duke i dhënë krahë veprë së Halilajt. Me mbishkrimin „Nga Runiku me dashni!“ pulat e fshatit të Runikut, Komuna e Skenderajt, fshatit të artistit, të cilat i trajton shpesh në veprën e tij, fluturuan të lira në tre shtete e dy kontinente, sfiduan ligjet e natyrës, rrethanat politike e pengesat geografike“, shkruan Kurti.

    Përveç suskesve të shumta që arriti në botë, para disa muajve Petriti Halilaj u zgjodh edhe anëtar i Akademisë së Artit Botëror në Koln të Gjermanisë.