ATV

Blog

  • Bëhen bashkë ekspertë e hulumtues, dhuna ndaj grave pengesë për pjesëmarrjen e tyre në politik

    Bëhen bashkë ekspertë e hulumtues, dhuna ndaj grave pengesë për pjesëmarrjen e tyre në politik

    Është mbajtur edicioni i gjashtë i DISICON, i organizuar nga NDI për integritetin e informacionit, organizim që ka bërë bashkë ekspertë, hulumtuesë, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile dhe mediet, raporton EO.

    Konferenca DISICON shërben si platformë për të adresuar çështjet kritike të dezinformimit në baza gjinore dhe dhunës online, në fokus dhunën ndaj grave në politikë.

    Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI në Kosovë, tha se dhuna kundër grave paraqet pengesë për pjesëmarrjen e tyre politik dhe se duhet të punohet për një mjedis të sigurt. Madje tha se pa gra nuk ka zhvillim të demokracisë.

    “Dy ditë në vijim DISICON do të këtë shumë aktivitete, do të fokusohemi në dizinformimin gjinor, do të bisedojmë për vështirësitë që hasin mediat dhe politikat, dhuna kundër grave paraqet pengesë në pjesëmarrje politike, duhet të punojmë për një mjedis të sigurt”.

    “… pa gratë në nuk do të kemi një demokraci që lulëzon, ne duhet të ngrisim vetëdijen për të luftuar këtë fenomen, duhet të kemi masa për të mbrojtur këto parime për të luftuar dhunën gjinore”.

    Nuno Querios, përfaqësues i UNDP-së në Kosovë, tha se para disa vitesh dezinforimimi ka kushtuar me jeta të njerëzve. Prandaj edhe duhet që të kihet kujdes në këtë drejtim, duke synuar siguri për të gjithë padallim.

    “Po flasim për fake neës dhe lajmet e pa vërtetë janë të hasura 20-30 vite përpara. Para disa viteve dezinformata ka kushtuar me jetë të njerëzve, se si mund tu largojmë këto praktika të këqija. Më vjen mirë që UNDP është bërë bashkë për këtë, keqinformimi mund të ndikojë keq në jetën, komentet e urrejtjes janë të papranishme si online ashtu edhe në jetën e përditshme, duhet të kemi një mjedis të sigurt të mediave”.

    AnnaCarin Platon, shefe në Sektorin për Integrim Evropian, Politikë Medie dhe Informim në Zyrën e BE-së në Kosovë, tha se dezinformimi nuk ka qenë çështje e trajtuar më herët, por u shpreh se po punohet në këtë drejtim, raporton EO.

    “Dezinformomi nuk ka qenë çështje e trajtuar më herët me vjen mirë që jemi se bashku më NDI, po punojmë. Shqetësimi jonë ka të bëjë më fëmijët e gratë, për dhunën online kundër tyre, meshkujt nuk janë në shumë raste”.

  • Juventusi pezullon bisedimet për Sanchon

    Juventusi pezullon bisedimet për Sanchon

    Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka pezulluar bisedimet për të nënshkruar Jadon Sanchon pasi që anësori i Manchester United është një alternativë e shtrenjtë.

    Ndërkaq, si opsion më i lirë për “Zonjën e Vjetër” duket të jetë Georgiy Sudakov, raporton KosovaPress.

    Juventusi pritet që të ketë përforcime në mesfushë në muajin janar, por Max Allegri ka mundësi që edhe ta përforcojë repartin e sulmit, raporton KosovaPress.

    Juventusi momentalisht është duke përcjellë disa profile të ndryshme të lojtarëve, veçanërisht Jadon Sanchon dhe Domenico Berardi.

    Sidoqoftë, Sancho momentalisht është shumë i shtrenjtë për “Zonjën e Vjetër”, që po përballet me një buxhet të shkurtuar këtë merkato dimërore, pavarësisht një injektimi të fundit me fonde.

    Në të njëjtën kohë, Berardi thuhet se është objektivi kryesor i Juventusit në sulm, por Sassuolo nuk dëshiron të shesë yllin e tyre në janar dhe do të kërkojë një tarifë të lartë të cilën Juventusi nuk është i gatshëm ta paguajë për një lojtar që do të mbushë 30 vjeç vitin e ardhshëm.

    Prandaj, bardhezinjtë mund të tentojnë të marrin Sudakov nga Shakhtar në afatin kalimtar të dimrit.

    Një anësor i gjithanshëm 21-vjeçar, çmimi i Sudakov është rreth 25 milionë euro dhe paga e tij është e përballueshme për gjigantin e Serie A.

    Sipas raportimeve, drejtori sportiv i Juventusit, Giuntoli e ka ndjekur Sudakovin prej disa muajsh, përfshirë edhe paraqitjen e tij të fundit me kombëtaren e Ukrainës kundër Italisë.

  • Pacolli reagon ashpër: Disa individë skizofrenë po e përdorin tragjedinë e Liridonës, po e njollosin imazhin e të tjerëve

    Pacolli reagon ashpër: Disa individë skizofrenë po e përdorin tragjedinë e Liridonës, po e njollosin imazhin e të tjerëve

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook ka shkruar se po sheh “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim ( like) në platformat mediatike”.

    Ai ka thënë se është e rëndësishme që të ekspozohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debutuesve” apo “analistëve” që sipas tij njollosin imazhin dhe reputacionin e tjerëve.

    “Kjo do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun dhe seriozitetin e vetë medias.”

    Ai bëri të ditur se është duke ndjekur një rrugë të planifikuar 6 muaj më parë, çka e penguar të marrë pjesë në varrim.

    “Për ta sqaruar publikun, jam duke ndjekur një rrugë të gjatë dhe të planifikuar 6 muaj më parë, e cila më ka penguar të marr pjesë në varrim (për çka janë kujdesur vëllezërit, dhe bashkëpunëtorët e mi).”

    Më 29 nëntor, Liridona Ademaj u vra, derisa i dyshuar është burri i saj, Naim Murseli, nën dyshimin se ai e ka organizuar aktin. Murseli ka qenë këshilltar i jashtëm i Pacollit, derisa ishte ministër i Punëve të Jashtme.

  • ​Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi nëse Trump nuk do të ishte në garë

    ​Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi nëse Trump nuk do të ishte në garë

    Presidenti Joe Biden u tha donatorëve demokratë të martën se nuk ishte i sigurt se do të kërkonte një mandat tjetër nëse paraardhësi i tij Donald Trump nuk do të kandidonte për Shtëpinë e Bardhë, një vlerësim dukshëm i sinqertë i arsyes së rizgjedhjes së tij teksa ai hyn në një garë të mundshme me rivalin e tij të vitit 2020.

    “Nëse Trump nuk do të kandidonte, nuk jam i sigurt se do të kandidoja”, tha ai, duke thënë se demokratët “nuk mund ta lënë atë të fitojë”.

    Komenti, i bërë gjatë një mbledhjeje fondesh në një shtëpi private jashtë Bostonit, ofroi ndoshta arsyetimin më të ashpër deri më sot për vendimmarrjen për rizgjedhjen e Biden dhe, sipas burimeve të njohura me këtë çështje, i befasoi zyrtarët dhe këshilltarët e lartë të fushatës së Bidenit.

    Fushata ishte e shpejtë në përpjekje për të shmangur shakanë e presidentit si një moment “asgjë për të parë këtu” duke vënë në dukje se Biden e ka përshkruar gjithmonë Trumpin si një kërcënim unik për vendin dhe se ai kishte shprehur mendime të ngjashme për vendimin e tij për të kandiduar për president rreth fushatës së vitit 2020.

  • Tronditet familja mbretërore spanjolle, gruaja e mbretit marrëdhënie jashtëmartesore me kunatin

    Tronditet familja mbretërore spanjolle, gruaja e mbretit marrëdhënie jashtëmartesore me kunatin

    Familja mbretërore spanjolle është tronditur nga një pretendim befasues në rrjetet sociale se mbretëresha Letizia kishte një lidhje jashtëmartesore gjatë viteve të para të martesës me mbretin Felipe.

    Biznesmeni Jaime del Burgo, një sipërmarrës spanjollo-britanik i cili u takua me Letizia para se ajo të martohej me Felipe në 2004 dhe më pas u martua me motrën e Letizias në 2012, pohoi në X gjatë fundjavës se ai dhe Letizia kishin marrëdhënie romantike pasi ajo u martua me Felipe, tani mbret.

    Burgo ka pretenduar se ai ishte në një lidhje romantike me Letizia, para se ajo të martohej në 2004 dhe në një moment tjetër pas dasmës së saj.

    Del Burgo ndau një imazh të Letizias në mediat sociale, në të cilën ajo është dukshëm shtatzënë. Vajzat e Mbretit Felipe dhe Mbretëreshës Letizia kanë lindur në 2005 dhe 2007.

    Ai ka pohuar se Letizia i ka dërguar foton teksa po zhvillonin lidhjen së bashku me mesazhin: “Dashuri. Unë kam vendosur shallin tuaj. Është sikur të ndjej pranë meje. Ajo kujdeset për mua. Më mbron. Po numëroj orët derisa të shihemi sërish, të dua, largohu nga këtu. E juaja.”

    Spekulimet mbi marrëdhënien e mbretëreshës spanjolle me Del Burgo u shfaqën pasi biznesmeni 53-vjeçar u intervistua nga autori i një libri të ri për marrëdhënien e tij me mbretëreshën.

    Ai citohet gjithashtu të ketë thënë se shërbimi sekret CNI i Spanjës e vuri nën vëzhgim për pesë vjet dhe madje hyri në shtëpinë e tij në Zvicër. Del Burgo tha se operacioni i supozuar nuk i arriti objektivat e tij pasi ai kishte vendosur gjithçka që kishte të bënte me marrëdhënien e tij me Letizia – “foto, video, telefona celularë, mesazhe me tekst” – në një kasafortë bankare.

    Familja mbretërore e Spanjës nuk pranoi të komentojë mbi pretendimet e z. Del Burgo. “Nuk kemi çfarë të themi për këtë”, tha një zëdhënës i saj. Megjithatë, fytyrat e tensionuara të Felipe dhe Letizia gjatë takimit vjetor të Institutit Cervantes flasin vetë.

    Del Burgo pretendon në libër se ai ishte gati t’i propozonte Letizia-s në atë kohë një spikere në emisionet e lajmeve të televizionit shtetëror spanjoll dhe kishte një unazë në xhep natën që ajo i tregoi për herë të parë për marrëdhënien e saj me Felipe. Libri nuk pretendon se ndonjë aferë është kryer gjatë martesës së Letizias me Felipe.

  • Më 14 dhjetor shqiptohet Aktgjykimi i Apelit për Salih Mustafën

    Më 14 dhjetor shqiptohet Aktgjykimi i Apelit për Salih Mustafën

    Paneli i Gjykatës së Apelit do ta shqiptojë Aktgjykimin e Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës më 14 dhjetor.

    Seanca do të jetë publike dhe e hapur për media, sipas njoftimit të Gjykatës Speciale.

    Mustafa u shpall fajtor për krime luftë nga kjo gjykatë më 16 dhjetor të vitit të kaluar, duke u dënuar me 26 vjet.

    Ndërkaq, më 2 shkurt Mbrojtja kishte apeluar kundër këtij Aktgjykimi.

  • Përndoqi një vajzë për disa muaj, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

    Përndoqi një vajzë për disa muaj, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Following”.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 24 vjeçe se ish i dashuri i saj e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur për të tërhequr kallëzimin që ajo kishte bërë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Following”. Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

    E. C., 33 vjeç, banues në Lushnjë.

    Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur 24-vjeçaren, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur që të tërhiqte kallëzimin që ajo ka bërë ndaj tij, disa ditë më parë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Beyonce dhe Rihanna, këngëtaret më me ndikim në fushën e modës për vitin 2023

    Beyonce dhe Rihanna, këngëtaret më me ndikim në fushën e modës për vitin 2023

    Njëra ka më shumë se 300 milionë ndjekës në Instagram, tjetra mbi 280 milionë, dhe popullariteti I tyre rritet çdo ditë e më shumë edhe përtej rrjeteve sociale.

    Sipas Fashion Network, Beyonce dhe Rihanna dominuan tendencat e modës në vitin 2023.
    Beyonce me veshjet e saj nga Balmain, Mugler dhe marka tjera luksoze, në turneun e saj Renaissance, kurse Rihanna me veshjen e saj në Super Bowl.

    Beyoncé dhe Rihanna, janë personazhet publike që kanë qenë më me ndikim — dhe kanë frymëzuar si dizajnerët ashtu edhe adhuruesit e modës, në vitin 2023.

    Beyonce del që nuk ka kursyer sa i përket stilit të veshjes në turneun e saj, duke veshur gjëra me qindra mijëra euro nga market më të mira të modës.

    Markat me të cilat u shfaq Beyonce gjatë performancave të saj, kanë pasur një rritje të madhe të blerjeve .

    Ndërsa veshjet e Rihannës, në SuperBowl, Oscars, Golden Globes, Met Gala: nuk kaluan pa u vënë re këtë vit.

    Këngëtares i bashkangjitet edhe bashkëshorti i saj për ndikimin që patën këtë vit në modë, ASAP Rocky./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • ​Çfarë ka ndodhur me Sefer Seferin? Njeriun që Tyson Fury luftoi në rikthimin e tij në boks

    ​Çfarë ka ndodhur me Sefer Seferin? Njeriun që Tyson Fury luftoi në rikthimin e tij në boks

    Në kërkim të pretendimit të titullit “Kampion i peshave të rënda të botës”, Tyson Fury i dha fund periudhës 10-vjeçare të Wladimir Klitschko si kampion dhe mbretërimi i dytë më i gjatë në histori në peshën e rëndë me vendim unanim. Lufta ishte goxha e barabartë, me të dy boksierët që nuk i kursyen grushtet dhe në dukje u përballën mirë me goditjet.

    Pas përfundimit të kësaj date, u ra dakord për një datë të dytë të revanshit, megjithatë, Fury e shtyu edhe një herë, këtë herë duke e deklaruar veten të papërshtatshëm nga pikëpamja mjekësore, gjë që më vonë u tha se ishte për shkak të një testi të dështuar të drogës për kokainë, raporton KosovaPress.

    Pas luftës me Klitschkon, Fury më pas përfundoi duke bërë një pushim tre vjeçar nga boksi për t’u marrë me luftën e tij me varësinë, depresionin, çështje të tjera të shëndetit mendor dhe shtimin në peshë, të cilat po ndikonin thellësisht jo vetëm jetën e tij private, por edhe përfshirjen e tij në sport.

    Fury u kthye në stërvitje në vitin 2017, por kërkoi licencën e tij të boksit për të filluar përsëri luftën. Më vonë atë vit, në dhjetor 2017, pas një beteje të gjatë ligjore kundër ekipit të Fury dhe Anti-Dopingut në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një seancë dëgjimore në të cilën ai në mënyrë kontroverse nuk u paraqit, akuzat u tejkaluan. Kjo do të thoshte se ai riaplikoi dhe rifitoi licencën e tij në janar 2018. Pas kthimit të tij në boks, edhe Wladimir Klitschko pranoi se kishte menduar të dilte nga pensioni për të bërë revanshin e tij kundër Tyson Fury.

    Para rikthimit të shumëpritur të Furyt, u njoftua se boksieri shqiptar Sefer Seferi do të ishte kundërshtari i tij i parë në ring dhe se ata do të luftonin në qershor 2018 në qytetin e lindjes së Furyt, Manchester.

    Pak para se të binte zilja, Fury puthi kundërshtarin e tij dhe vazhdoi me lojërat e tij të mendjes për shumicën e raundit të parë. Në raundin e dytë, sjellja e tij vazhdoi, por pas një bisede me arbitrin, ai dominoi respektivisht raundin e tretë dhe të katërt, që do të thotë se Seferi vendosi të tërhiqej para raundit të pestë. Kjo ishte një surprizë për shumë njerëz, pasi ai dukej se po e trajtonte mirë kontrollin e Fury.

    Që nga humbja e tij nga Fury në vitin 2018, Seferi ka luftuar vetëm pesë herë. Më vonë në vitin 2018, ai luftoi në Württemberg me boksierin gjerman Firat Arslan, i cili përfundoi në mënyrë zhgënjyese në barazim. Fatkeqësisht për shqiptarin, edhe lufta e tij e radhës kundër boksierit afrikano-jugor Kevin Lerena për t’u bërë kampion i botës në peshën e kryqëzuar në IBO në vitin 2019 nuk pati rezultatin e dëshiruar. Duke luftuar në Afrikën e Jugut, Seferi u mposht me TKO në raundin e tretë.

    Disa muaj më vonë, megjithatë, në nëntor 2019, Seferi u rikthye në ring dhe luftoi me Lszlo Ivanyi në Burgdoff, Zvicër, me hungarezin që u tërhoq nga këndi në raundin e pestë. Kjo do të ishte lufta e fundit e 44-vjeçarit për gati tre vjet, kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19, por ai siguroi fitore të njëpasnjëshme në qershor 2022, duke mundur Roman Kracik, sërish në Zvicër, me nokaut për të fituar titullin vakant të Organizatës Universale të Boksit në peshën kruiser.

    Megjithatë, në fillim të këtij viti, Seferi humbi nga boksieri danez Kem Ljungquist në fillim të luftës kur konkurronte për titullin vakant ndërkombëtar IBF në peshën e rëndë. Ai u tërhoq në këndin e tij pas raundit të tretë, që do të thotë se rekordi i tij profesionist i boksit aktualisht lexon 30 luftime, 25 fitore, katër humbje dhe një barazim.

  • Avokati Gashi: Motivi i vrasjes së Liridonës kurrë nuk do të dihet

    Avokati Gashi: Motivi i vrasjes së Liridonës kurrë nuk do të dihet

    Avokati Tomë Gashi ka reaguar në lidhje me teoritë e fundit që po qarkullojnë në media rreth shkaqeve të vrasjes së Liridona Ademajt.

    Gashi në reagimin e tij i quan “ekspertë” kujdestarë të motiveve teksa thotë se motivi i vërtetë i vrasjes së Liridonës nuk do të dihet kurrë. Kjo sepse Naim Murseli e organizoi vrasjen në mënyrë të tillë, që motivet e vërteta të mos merren vesh kurrë.

    Postimi i tij i plotë:

    Keshille per “expertet“ kujdestare te motiveve:

    – Motivi i vrasjes se Liridona Ademaj kurre nuk do te dihet. Hamendesime edhe mund te keni, por motivin e vertete kurre nuk do ta dini!

    – Naim Murseli e organizoi vrasjen e Lirdones ne ate menyre qe mos te dihet motivi kurre.

    Po ju “experta”, si po e dini motivin?

    Jua ka thene kete Naimi apo si?