ATV

Blog

  • Rezultatet e dobëta në PISA: Studentët e ngjitin diplomën e Nagavcit në derën e Ministrisë

    Rezultatet e dobëta në PISA: Studentët e ngjitin diplomën e Nagavcit në derën e Ministrisë

    Organizata studentore “Reforma” përmes një aksioni simbolik ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për rezultatet e dobëta në PISA.

    Këta kanë publikuar edhe diplomën e nivelit master të ministres Arbërie Nagavci, duke e cilësuar si ministre të padenjë për ta udhëhequr këtë dikaster.

    Studentët kërkuan reforma në fushën e arsimit.

    Kujtojmë që dje edhe Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik tek Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

  • Zgjedhjet presidenciale ruse mbahen më 17 mars

    Zgjedhjet presidenciale ruse mbahen më 17 mars

    Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Federatës, ka caktuar 17 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

    Këshilli e miratoi vendimin gjatë një seance më 7 dhjetor.

    Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president që nga viti 1999, ende nuk e ka shpallur synimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhje për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, megjithëse pritet shumë që të marrë pjesë.

    Një ndryshim kushtetues i lejoi Putinit mundësinë për të kandiduar në zgjedhje.

    Deri më tani për të kandiduar kundër Putinit nuk është paraqitur asnjë sfidues serioz./REL/

  • Vrasje me armë zjarri në Fier

    Vrasje me armë zjarri në Fier

    Një rast i vrajsjes është raportuar të ketë ndodhur në Fier të Shqipërisë.

    Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

    Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

    Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

    Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit./TopChannel/

  • ASK: Mbi 2 mijë çifte u shkurorëzuan gjatë vitit 2022

    ASK: Mbi 2 mijë çifte u shkurorëzuan gjatë vitit 2022

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Shkurorëzimeve për vitin 2022. Sipas të dhënave në vitin e kaluar janë regjistruar 2088 shkurorëzime.

    Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste), ose 10,0%; Gjakovë (172 raste), ose 8,2%; Ferizaj (145 raste), ose 6,9%.

    Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti 5-9 me 31,5%, viti 10-14 me 14,5% dhe viti i katërt (4) me 9,1% e të shkurorëzuarve.

    Shkurorëzimet e regjistruara brenda Kosovës janë më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.

    Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%.

    Këto janë të dhëna administrative. Burimi i të tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

    Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për kurorëzime, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

    ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për shkurorëzime SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

  • ​Reperi Daddy Yankee lë muzikën për fe

    ​Reperi Daddy Yankee lë muzikën për fe

    Superylli portorikan Daddy Yankee ka njoftuar se do të heqë dorë nga muzika për t’ia kushtuar jetën fesë.

    Ylli, i njohur për hitet e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar si “Despacito” dhe “Gasolina”, ua zbuloi lajmin fansave në shfaqjen e fundit të turneut të tij botëror La Última Vuelta (Hera e Fundit).

    “Të jetosh një jetë të suksesshme nuk është njësoj si të jetosh një jetë me qëllim”, tha reperi 46-vjeçar para turmës.

    “Për një kohë të gjatë u përpoqa të mbushja një zbrazëti…që askush nuk mund ta mbushte”, shtoi ai, duke thënë se besimi e kishte shpëtuar, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    “Kjo është arsyeja pse sonte njoha dhe nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të.”

    Yankee, i lindur si Ramón Luis Ayala Rodríguez, ka qenë një nga ambasadorët më të mëdhenj të zhanreve, duke shënuar hite ndërkombëtare me hite sensuale si “Barrio Fino”, “Con Calma” dhe “Rompe”.

    Pasi publikoi albumin e tij të parë solo në vitin 1995, ai u bë artisti latin më i shitur i viteve 2000 dhe bashkëpunoi me të gjithë, nga Justin Bieber te Snoop Dogg, Janet Jackson dhe Jonas Brothers.

  • Policia arreston dy persona në Jarinjë, iu gjen cigare në kombi në vlerë 113 mijë euro

    Policia arreston dy persona në Jarinjë, iu gjen cigare në kombi në vlerë 113 mijë euro

    Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Policia Kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të patrullimit, me qëllim të parandalimit dhe identifikimit të rasteve kriminale kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa vendore, në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar dhe kishin të ngarkuara në mjet mall/cigare në vlerë të konsiderueshme.

    Me datën 06.12.2023 rreth orës 21:10 njësitë kompetente policore në rrugën magjistrale Mitrovicë – Jarinje, konkretisht në fshatin Bistricë, kanë ndaluar automjetin e lartcekur, në të cilin ishin të ngarkuara rreth 6850 boksa të cigareve të 11 llojeve të ndryshme në vlerë rreth 113.000 euro (njëqind e trembëdhjetë mijë euro).

    Lidhur me rastin janë njoftuar Hetimet Rajonale, ku janë intervistuar palët e përfshira në rast, dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë pasur për qëllim shitjen e mallit në mënyrë ambulantive në pika të ndryshme të shitjeve në Leposaviq dhe Leshak, mall i cili pas verifikimit ka rezultuar me banderola të Republikës së Kosovës.

    Pas konsultimit me prokurorinë e shtetit rasti është cilësuar si ‘tregti e ndaluar’ dhe malli i është dorëzuar Doganës së Kosvës për procedura të mëtutjeshëme.

  • 2 eurot false – Trafiku Urban del me një thirrje për qytetarët

    2 eurot false – Trafiku Urban del me një thirrje për qytetarët

    Në mënyrë që të shmanget përdorimi i parave të gatshme, e veçanërisht i monedhës 2 euro false në Kosovë, trafiku Urban në Prishtinë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të pajisen me bileta përmes SMS-ve.

    Pikërisht për këtë arsye, Trafiku Urban ka thënë se kondukterët po përballen me sfida shtesë në pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimit të biletave.

    “Duke pasur parasysh se kohët e fundit është rritur numri i monedhave të falsifikuara, punonjësit tanë në terren, konkretisht kondukterët, po përballen me sfida shtesë në pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimeve të biletave”, thuhet në njoftimin për media.

    Prandaj, janë qytetarët të kenë mirëkuptim për procesin e verifikimit të monedhave nga punonjësit gjatë kryerjes së pagesave dhe të shfrytëzojnë sa më shumë mundësinë e pajisjes me bileta përmes SMS, “formë kjo e cila është më e lehtë dhe më e sigurt”.

    “Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi juaj do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve tona”, bëhet e ditur tutje.

  • Lansohet masa për punësimin e grave të dhunuara, 70 % e pagës subvencionohet nga Qeveria

    Lansohet masa për punësimin e grave të dhunuara, 70 % e pagës subvencionohet nga Qeveria

    Të gjitha gratë që janë të mbijetuara të dhunës në familje do të mund të përfitojnë nga masa e punësimit, ku 70 për qind e pagës së tyre për gjashtë muaj do të subvencionohet nga Qeveria. Deri më tani, shumica e grave të cilat janë viktima të dhunës në familje nuk janë të punësuara dhe përballen me kushte të rënda financiare. Kështu u tha në lansimin e kësaj mase në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku u tha se do të kujdesen për ruajtjen e konfidencialitetit të secilës grua.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale, sikurse edhe sigurisë dhe mirëqenies.

    “Nga sot të gjitha gratë të cilat ishin viktima të dhunës në familje do të mund të jenë përfituese të kësaj skeme. Ajo çfarë duhet të bëjnë është të drejtohen në Zyrën e Punësimit në komunën e tyre përkatëse. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të sigurohen se ato ndërmjetësohen në biznese të regjistruara të cilat ofrojnë pozitat të lira të punës. Pasi që të bëhet ky ndërmjetësim e të fillojnë punën, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të subvencionojë 70 për qind të pagës të të punësuarave për gjashtë muaj me radhë. Duke iu dhënë mundësinë për të punuar dhe një burim të të ardhurave, atyre u jepet një shans i ri për të rimarrë kontrollin e jetës së tyre. Kur gratë janë në gjendje të sigurojnë vetën financiarisht ato kanë më shumë mundësi të largohen nga marrëdhënie e mundshme dhe të fillojnë një jetë të re normale”, deklaroi Kurti.

    Shefi i ekzekutivit u zotua se do të punojnë për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave në Kosovë.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi se ky lansimi i kësaj mase është aktiviteti më i rëndësishëm në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore. Ajo shtoi se të mbijetuarat e dhunës në familje për shkak të kushteve të rënda financiare detyrohen që të kthehen në vendin e krimit.

    “Edhe në bazë të kontakteve tona me të mbijetuarat e dhunës, në kontaktet që i kemi në terren me to por edhe nga informacionet që i kemi marrë nga strehimoret por edhe nga databaza e MD-së, sepse siç e dini Ministria e Drejtësisë e ka databazën ku adresohen rastet e dhunës në familje, shumica e grave të cilat janë të mbijetuara të dhunës në familje janë të pa puna. Pra, sfida më e madhe e tyre është mungesa e një vendi të punës sikurse edhe e strehimit. Dhe sot lansohet masa për punësimin e të mbijetuarave të dhunës, ndërsa ne urojmë shumë shpejt që Gjykata Kushtetuese të jap vendimin edhe për Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sepse edhe në komunikim me ministrin e Financave kemi theksuar që është e rëndësishme që pasuritë të cilat konfiskohen nga persona të cilët i kanë krijuar në mënyrë të pajustifikueshme të ju jepen kategorive që kanë më së shumti në nevojë dhe që janë edhe të mbijetuara të dhunës në familje”, u shpreh Haxhiu.

    Ajo shtoi se në këtë nismë, Ministria e Drejtësisë do të ketë rol kyç në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe strehimoret.

    Avancimi i rolit të gruas në shoqëri, siç tha ministri i Financave, Hekuran Murati, janë thelbësore për një shoqëri më të avancuar. Me masën e punësimit të viktimave të dhunës në familje, ai shtoi se do të ruhet konfidencialiteti i grave.

    “Ne si Ministri e Financave jemi kujdesur që ta përshtatim me masa që siç u tha, që në të njëjtën kohë edhe i mbështesim këto gra, mirëpo përmes një procesi të mirë dizajnuar, që ka marrë kohë derisa e kemi gjetur atë mënyrën se si ta ruajmë edhe konfidencialitetin, por edhe identitetin e këtyre grave duke e ditur që biznese të caktuara, apo pjesëtar tjerë të shoqërisë nëse e kuptojnë që kemi të bëjmë me një grua e cila është viktimë e dhunës në familje mund të ketë pra edhe më tej raste ku mund të ketë keqtrajtim apo abuzim, apo sjellje ndoshta që nuk do të bëhej në një rast tjetër. Siç e përmendi edhe kryeministri kemi të bëjmë me një masë e cila subvencionon 70 për qind të pagës për biznesin që punëson një grua që është viktimë e dhunës në familje, deri në masën 300 euro në muaj subvencioni, paga mund të shkojë edhe më lartë dhe për gjashtë muaj e parë ”, përfundoi ai.

    Në të ardhmen, ai shtoi se do të punohet që këto gra të jenë në prioritet edhe në trajnime, programe e kurse për rritjen e shkathtësive të tyre.

    Ministri Hekuran Murati theksoi se 190 mijë gra janë përfituese direkte të shtesave të fëmijëve. Ai theksoi se në fillim të mandatit të tyre kanë qenë mbi 111 mijë gra të punësuara, ndërkaq sipas tij, aktualisht janë të deklaruara mbi 142 mijë të punësuara.

  • Digjet “Burger King” në Prishtinë, pamje nga vendngjarja

    Digjet “Burger King” në Prishtinë, pamje nga vendngjarja

    Është përfshirë nga zjarri lokali i “Burger King” që ndodhet te kompleks “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

    Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e policisë dhe zjarrfikësve.

    Raporto24 ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

  • Projektbuxheti në Kuvendin e Shqipërisë, deputetë të opozitës përmbysin karriget para foltores

    Projektbuxheti në Kuvendin e Shqipërisë, deputetë të opozitës përmbysin karriget para foltores

    Deputetë të opozitës vijuan edhe sot (e enjte) bllokimin e seancave plenare të Kuvendit në Shqipëri. Teksa pritet nisja e seancës plenare, ku do të votohet nen për nen dhe në tërësi projektbuxheti i vitit 2024, një grup deputetësh të opozitës u përpoqën të vendosin karrige në foltoren e Kuvendit, por janë ndaluar nga Garda e Republikës, e cila nuk lejoi deputetët t’i afrohen foltores.

    Deputetët e opozitës vijuan të qëndrojnë përballë punonjësve të Gardës, duke debatuar, shkruan ATSh.

    Për shkak të trazirave në sallën e seancave plenare ditën e hënë, u përjashtuan 6 deputetë të opozitës për 10 ditë. Kështu pjesë e seancës sot nuk do të jenë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.