ATV

Blog

  • Tre të vdekur në të shtënat në Universitetin e Nevadës

    Tre të vdekur në të shtënat në Universitetin e Nevadës

    Policia në ShBA thotë se tre persona janë vrarë në të shtëna në kampusin e Las Vegasit të Universitetit të Nevadës të mërkurën në mëngjes.

    Në një shkëmbim zjarri, policët gjuajtën dhe vranë të dyshuarin, i cili mbetet i paidentifikuar.

    Një viktimë tjetër mbetet në gjendje kritike në një spital lokal, tha policia në një deklaratë.

    Burimet e zbatimit të ligjit duke folur për transmetuesin amerikan CBS e përshkruan të armatosurin si një ish-profesor të bardhë kolegji në të gjashtëdhjetat e tij.

  • “Policia e Kosovës, me performancë më të mirë në rajon”

    “Policia e Kosovës, me performancë më të mirë në rajon”

    Kushtrim Hodaj, kryeshef i Inspektoriatit Policor, ka folur për aktivitetin e këtij institucioni në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe keq-menaxhimit policor, si dhe për temat tjera.

    Hodaj së pari foli për ngjarjen ditëve të fundit, ku gazetarët u përballën me ‘sprej’ dhe gaz lotsjellës gjatë protestës së organizuar nga PSD, kundër kryetares së Gjykatës Speciale Trendafilova, ku për këtë kishte reagim edhe nga AGK, e cila shprehu shqetësimin për sjelljet e zyrtarëve policorë.

    Ai tha se lidhur me këtë ngjarje IPK-ja ka dalë me një komunikatë, ku njoftohet se është nisur një hetim preliminar, duke u bazuar në publikimet në medie, për hetimin e mënyrës së sjelljes apo të menaxhimit të protestës nga ana e zyrtarëve policorë.

    “Jemi akoma në proces, ende nuk kemi një verdikt final, sigurisht që nëse vlerësohet se ka elemente të veprës penale ne do të vendosim bashkë me prokurorin e shtetit për të proceduar më tutje”, deklaroi Hodaj.

    Lidhur me raportin vjetor të Inspektoratit Policor në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe keq-menaxhimit policor, Hodaj tha se zakonisht këtë e bëjnë pas përfundimit të vitit.

    “Aktualisht kemi rreth 1560 ankesa të qytetarëve që kemi pranuar në forma të ndryshme, të cilat i kemi trajtuar si Inspektoriat, derisa një numër i veprave penale janë hetuar penalisht, prej nga disa zyrtarë policorë janë hetuar penalisht, numri i të cilëve arrin në 166 zyrtarë policorë, ndërkohë që janë proceduar në Prokurori mbi 160 raste penale; rreth 35 të arrestuar, prej tyre 21 zyrtarë policorë dhe 14 qytetarë, të cilët kanë qenë të përfshirë në veprat penale”, deklaroi Hodaj.

    Ai shtoi se numri i ankesave është me një rritje të lehtë për këtë vit, diku rreth 0.4-0.5 për qind, në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkaq numri i zyrtarëve të hetuar apo të suspenduar a të arrestuar në vitin e kaluar ka qenë më i madh, për shkak të luftimit të korrupsionit

    “Megjithatë, Policia e Kosovës performon më mirë se policitë e rajonit”, deklaroi Hodaj.

    Ai lidhur me korrupsionin në radhët e policisë vlerësoi se paga nuk është faktori kryesor që një polic të korruptohet.

    Ndërkaq lidhur me rastin e vrasjes së Liridonë Ademajt, dhe të grabitjes së një argjentarie në Suharekë, Hodaj tha se në të dyja këto raste Policia e Kosovës ka vepruar në mënyrë tejet profesionale.

  • Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë

    Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, ku tha se Shqipëria ka mbajtur qëndrimin e duhur.

    I ftuar në A2 CNN, Rama tha se Kosova do duhet t’ia imponojnë Serbisë njohjen e Kosovës, vetëm duke u ulur në tryezë.

    “Nuk kam pasur iluzione për asnjë, nga këto aktorët publik që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar, të kthehesha pas ,do i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia, kur ndodh diçka si në Banjskë mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linear, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm të mundin Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës.

    Ai tha se nëse Kosova do të pranonte propozimin e tij për Asociacionit, do kishte rezultate më të mira.

    “Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionit, e kanë parë që do ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar, por ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë”, u shpreh kreu i qeverisë.

  • ​Dy të arrestuar për ngacmim seksual

    ​Dy të arrestuar për ngacmim seksual

    Dy persona janë identifikuar dhe arrestuar në Podujevë për ngacmim seksual.

    Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht. Të arrestuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

  • ​Kupa e Kosovës vazhdon sot me tri ballafaqime

    ​Kupa e Kosovës vazhdon sot me tri ballafaqime

    Pas ditës së djeshme ku u zhvilluan dhjetë ndeshje, faza 1/16 e Kupës së Kosovës vazhdon sot edhe me tri ballafaqime të tjera.

    Ulpiana përballet me Vjosën, Prishtina e Re e pret Beharin, kurse klubi i themeluar këtë vit, Suhareka do të ketë punë me Trepçën e Mitrovicës, raporton KosovaPress.

    Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 12:00.

    Deri më tani, skuadrat e kualifikuar në fazën tjetër janë këto: Drita, Ballkani, Feronikeli, Dukagjini, 2 Korriku, Prishtina, Gjilani, Rilindja, Vëllaznimi, Trepça ’89, Llapi dhe Malisheva.

  • Sulmi që çoi në hyrjen e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore

    Sulmi që çoi në hyrjen e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore

    Më 7 dhjetor 1941, ndodh një sulm i papritur ushtarak ajror nga marina perandorake japoneze marinës kundër bazës detare të Shteteve të Bashkuara në Pearl Harbor, Havai.

    Sulmi çoi në hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore që kishte filluar më 1939.

    Gjatë dy vjetëve të para të konfliktit global, Shtetet e Bashkuara kishin mbajtur neutralitetin formal, ndërsa furnizonin Britaninë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën me materiale të luftës përmes ligjit të hua-qirasë nënshkruar më 11 mars 1941.

    Gjatë luftës mbi 16 milionë amerikanë shërbyen në ushtri, 290 mijë u vranë në veprim, 670 mijë u plagosën, 130.201 u zunë robër, prej të cilëve 116.129 u kthyen në shtëpi pas luftës.

  • 24-vjeçari që u bë kryeministri më i ri në Britani

    24-vjeçari që u bë kryeministri më i ri në Britani

    Në moshën 24 vjeçare, William Pitt më 7 dhjetor 1783, bëhet kryeministri më i ri në moshë në Britani.

    Ai kujtohet për politikat e tij kundër korrupsionit, reformat fiskale, shtimin e kompetencave për Dhomën e Komunave dhe bashkimin me Irlandën.

    Pitt shërbeu si kryeministër për gjithsej 18 vjet e 343 ditë, duke e bërë atë kryeministrin e dytë më të gjatë në detyrë të të gjitha kohërave britanike.

  • Sot është Dita Ndërkombëtare e Aviacionit Civil

    Sot është Dita Ndërkombëtare e Aviacionit Civil

    Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil ndihmon në gjenerimin dhe përforcimin e ndërgjegjësimit botëror për rëndësinë e aviacionit civil për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të shteteve, si dhe rolin unik të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për të ndihAmuar shtetet që të bashkëpunojnë dhe realizojnë një transit të shpejtë global në shërbim të njerëzimit.

    Ndërsa OKB ka miratuar Agjendën 2030 dhe ka filluar një epokë të re në zhvillimin e qëndrueshëm global, rëndësia e aviacionit si një motor i lidhjes globale nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme për objektivat e Konventës së Çikagos për të parë fluturimin ndërkombëtar si një mundësuesi themelor për paqe dhe prosperitet në botë.

    Çdo pesë vjet, që përkon me përvjetorët e ICAO 2014/2019/2024/2029 /etj., Këshilli i ICAO krijon një temë të veçantë përvjetori për Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil. Midis këtyre viteve të përvjetorit, përfaqësuesit e Këshillit zgjedhin një temë të vetme për periudhën e plotë ndërhyrëse katërvjeçare.

    Këshilli ka vendosur që nga tani deri në 2023, tema do të jetë: “Avancimi i Inovacionit për Zhvillimin Global të Aviacionit”.

    Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Aviacionit Civil është themeluar në vitin 1994 si pjesë e aktiviteteve të 50-vjetorit të ICAO.

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu zyrtarisht 7 dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil në vitin 1996.

  • 22 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

    22 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

    Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ishte liruar më 7 dhjetor 2001 pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politikë të regjimit serb.

    Kurti u arrestua më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri më 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës. Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit.

    Procesi gjyqësor ndaj Kurtit ka filluar më 9 mars 2000, ndërkaq më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë”, sipas nenit 116.

    Sërish, prej 14 mars 2000 deri në nëntor, ka qenë në burgun e Pozharevcit. Intervista e dhënë në burg është më 22 prill 2000.

    Prej nëntorit 2000 deri më 3 dhjetor 2001 ka qenë në burgun e Quprisë, ndërkaq prej 3 dhjetor 2001 deri më 7 dhjetor, sërish në burgun e Nishit.

    Përveç burgut në Serbi, Kurti është arrestuar disa herë edhe në Kosovë.

  • Policia bastis një shtëpi në veri, gjen uniforma policore e ushtarake dhe shok-bombë

    Policia bastis një shtëpi në veri, gjen uniforma policore e ushtarake dhe shok-bombë

    Pasditen e sotme, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për gjësende të kundërligjshme. Pas kontrollit janë sekuestruar prova të ndryshme, teksa tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

    Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se në shtëpinë që u bastis janë gjetur disa uniforma policore dhe disa ushtarake, por edhe një shok bombë e pajisje të tjera.

    Sipas informacioneve të para, shtëpia që u kontrollua dyshohet se ka qenë e pabanuar dhe nuk dihen detaje të tjera nëse persona të caktuar e kanë shfrytëzuar për strehim apo si kanë përfunduar uniformat që u gjetën aty bashkë me mjetin shpërthyes.

    Njësitë policore që intervenuan në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar të gjitha dëshmitë, ndërkohë që lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

    Me urdhër të tij tashmë është iniciuar hetim dhe brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren edhe veprimet e tjera të nevojshme.