ATV

Blog

  • Lajçak: BE-ja është gati për zgjerim për herë të parë pas një kohe të gjatë

    Lajçak: BE-ja është gati për zgjerim për herë të parë pas një kohe të gjatë

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se për herë të parë BE-ja është e gatshme për zgjerim.

    “Në samitin për Ballkanin, theksova se për herë të parë pas një kohe BE-ja është gati për zgjerim. Është koha për të përfituar nga kjo mundësi”, shkroi Lajçak në platformën X.

    Lajçak mori pjesë të enjten në samitin BE-Ballkani Perëndimor të organizuar nga instituti politik i Brukselit “Friends of Europe”.

    Emisari i BE-së tha se “gjeopolitika e ka hapur derën për integrim në BE, por ajo nuk do t’ju kalojë vetvetiu juve përmes kësaj dere, sepse për një gjë të tillë duhet të përmbushen kushtet”.

    “Për herë të parë e shoh BE-në më të gatshme për Ballkanin sesa Ballkani për BE-në”, u shpreh Lajçak duke përsëritur që vendet e rajonit duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura mes tyre, në mënyrë që një ditë të mos mund të bllokojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së.

    Në Bruksel po zhvillohet debati kushtuar procesit të zgjerimit të organizuar nga “Miqtë e Evropës”.

  • AAK: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet

    AAK: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës gjyqësorin e konsideron hiç më shumë se një degë e saj politike.

    Tahiri ka shkruar në Facebook se thënë se kjo qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave.

    “Loja dhe mashtrimi i kësaj qeverie me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet. Gjykata e Apelit e konfirmon edhe njëherë me vendimin e shkallës së parë sipas të cilit Qeveria veproi kundër ligjit me uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Duke qenë që kjo Qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

  • ​100 biçikleta të reja kanë ardhur në Prishtinë, do të përdoren për transport publik

    ​100 biçikleta të reja kanë ardhur në Prishtinë, do të përdoren për transport publik

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik, tashmë kanë ardhur dhe shpejt do të fillojnë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.

    Rama ka shkruar në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt.

    “Përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor”, Rama.

  • ​Zemaj: Gjendja në shëndetësi po vazhdon të degradohet

    ​Zemaj: Gjendja në shëndetësi po vazhdon të degradohet

    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për degradim të sistemit të shëndetësisë.

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se gjendja në shëndetësi vazhdon të përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

    Zemaj në konferencë për medie të premten tha dorëheqjet e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë janë si pasojë e ndërhyrjes politike.

  • Sandra Bullock tregoi reagimin e saj pasi kishte lexuar lajmet e pavërteta për të

    Sandra Bullock tregoi reagimin e saj pasi kishte lexuar lajmet e pavërteta për të

    Sandra Bullock vazhdon të jetë një yll hollivudi për më shumë se tre dekada dhe siç njoftoi ajo, nuk është në plan të përfundoj karrierën.

    Sigurisht, me një nivel kaq të lartë të famës , për të bëhen edhe disa kritika.

    Gjatë një fjalimi për ndarjen e çmimeve, Sandra Bullock zbuloi reagimin e saj ndaj thashethemeve të ndryshme rreth saj.

    Aktorja pranoi se kërkoi vetën në google sepse ishte kurioze se çfarë mendonin njerëzit për të.

    ‘’Kërkova vetën në google dhe lexova shumë lajme duke menduar se do të merrja disa informacione se çfarë mendojnë njerëzit me të vërtetë për mua’’.

    Bullock vazhdoi duke thënë se nuk i rekomandon askujt të bëjë atë që ka bërë.

    Ajo çfarë më bëri përshtypje ishin lajmet që kishin shkruajtur si psh, ‘’Sandra Bullock është mbi 40 vjeç’’. Unë e di që jam mbi 40 vjeç’’, u shpreh aktorja.

    Ajo iu drejtua Julia Roberts, e cila ishte e pranishme, se me sa duket, të dyja kishin një grindje edhe për George Clooneyn, gjë që bëri të pranishmit të qeshnin .

    Në pjesën e komenteve të videos së fjalimit të Sandrës,shumica prej tyre vlerësuan jo vetëm sensin e humorit të Sandrës, por edhe aftësitë e saj në aktrim./atvlive.tv/

  • Rita Ora bashkë-prezantuese me Ryan Seacrest në Times Square për Vitin e Ri

    Rita Ora bashkë-prezantuese me Ryan Seacrest në Times Square për Vitin e Ri

    Rita Ora do të performoj dhe prezantoj një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të Vitit të Ri, të organizuar në Times Square të Neë Yorkut.

    Këngëtarja do të bashkë-prezantoj me Ryan Seacrest.

    Përmes rrjetit social Twitter, Ora u shpreh emocionuese që është pjesë e një tradite të tillë të madhe festive.

    Kjo ngjarje vitin e kaluar arriti kulmin e shikueshmerisë në 17.9 milionë shikues./atvlive.tv/

     

  • Selena Gomez konfirmon se është në një lidhje

    Selena Gomez konfirmon se është në një lidhje

    Selena Gomez konfirmoi se është në lidhje me producentin Benny Blanco , përmes një postimi në Instagram.

    Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi me producentin për të cilin tha disa fjalë, drejtuar fansave “Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet. Benny është më i mirë se kushdo me të cilin “kam qenë”.

    Konfirmimi i Gomez u bë pasi një faqe në instagram shkroi se ajo dhe producenti Blanco mund të jenë në një lidhje dashurie. Këngëtarja komentoi : Është fakt!

    Tutje edhe nëna e Gomez ka në listën e ndjekësve të saj Benny Blancon.

    Selena më parë ishte në lidhje me Justin Bieber , nga viti 2010 deri në në 2018.

    Ndarje e cila bëri bujë dhe të gjithë ishin të fiksuar pas tyre, kjo sipas psikologes Melanie Greenberg, mund të ketë shpjegim. ‘’Hitet e tyre më të mëdha kanë të bëjnë me njëri-tjetrin.

    Kjo ndihmon që vetë tekstet të pasqyrojnë një cikël humbjeje dhe keqardhjeje, ose, në rastin e Selenës, humbje, keqardhje dhe ecje me besim, tha Greenberg./atvlive.tv/

  • Pesë vitaminat kryesore që duhen marrë gjatë dimrit

    Pesë vitaminat kryesore që duhen marrë gjatë dimrit

    Nëse gjatë muajve të dimrit ndjeni se jeni në humor të keq, jeni të lodhur, nervoz dhe e keni të vështirë të ngriheni në mëngjes, mund të keni atë që quhet çrregullim afektiv sezonal.

    Ekspertët e shëndetit rekomandojnë aktivitetin fizik, ushqimin dhe pijet e ngrohta dhe të provoni hobi të reja si disa nga mënyrat për të luftuar këto simptoma, por rekomandohen edhe vitamina specifike për të luftuar simptomat e lodhjes dhe për të përmirësuar humorin e zymtë të dimrit.

    Për keqtrajtim dhe lodhje, merrni magnez

    Magnezi ndihmon në prodhimin e energjisë primare në qelizat tona dhe është thelbësor për metabolizmin e energjisë. Përveç kësaj, një sasi e pamjaftueshme e magnezit mund të rrisë ndjenjën e lodhjes.

    Për të rritur energjinë, merrni vitaminë B12

    Nëse keni mungesë të vitaminës B12, marrja e saj mund të ndihmojë në rritjen e niveleve tuaja të energjisë, duke ju lënë të ndiheni të rigjallëruar. Ajo gjithashtu mbështet sistemin tonë nervor dhe tretës duke i mbajtur të shëndetshme qelizat tona të gjakut.

    Nëse keni mungesë të B12, mund të përjetoni simptoma të tilla si lodhje, ndjenjë dobësie, gulçim dhe dhimbje koke. Vitamina B12 gjithashtu mund të gjendet natyrshëm në mish, peshk, vezë dhe produkte qumështi.

    Sigurisht, me muajt e ftohtë vijnë edhe sëmundjet sezonale si ftohja dhe gripi. Vitamina C është thelbësore gjatë këtyre muajve për të ruajtur sistemin imunitar, si dhe për të parandaluar dhe lehtësuar inflamacionin.

    Merrni omega 3 për të përmirësuar disponimin tuaj

    Omega 3 mund t’ju ndihmojë të merrni sado pak nxitje që ju nevojitet dhe mund të ketë një efekt pozitiv në disponim.

    Omega 3 zakonisht gjendet në ushqimet e detit, arrat dhe farat, të cilat janë të gjitha ushqime që ne i konsumojmë më pak në muajt e ftohtë për shkak të ndryshimeve sezonale dhe disponueshmërisë së peshkut.

    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se trupi ynë nuk mund të prodhojë natyrshëm omega 3 siç mundet për vitaminat e tjera, kështu që marrja e suplementeve, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, është thelbësore.

    Përmirësoni shëndetin tuaj me vitaminë D

    Vitamina D është ‘vitamina e diellit’ dhe ne marrim shumë më tepër nga ajo në mënyrë natyrale nga rrezet e diellit gjatë muajve të ngrohtë. Natyrisht, gjatë vjeshtës dhe dimrit, ne shohim shumë më pak rrezet e diellit dhe, si rrjedhojë, jemi në rrezik të mungesës së vitaminës D.

    Jo vetëm që është jetike për shëndetin tonë, vitamina D është gjithashtu thelbësore për ruajtjen e funksionit normal të sistemit imunitar dhe niveleve të kalciumit në gjak. Kjo është e rëndësishme për ruajtjen e kockave, dhëmbëve dhe muskujve të shëndetshëm.

    Ndërsa vitaminat mund të jenë të dobishme në forcimin e trupit tonë, nëse jeni duke luftuar me shëndetin tuaj mendor këtë dimër dhe kjo po ndikon në jetën tuaj të përditshme, është më mirë të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm i cili mund t’ju ofrojë mbështetje shtesë, shkruan HuffPost.

  • Inflacioni vjetor në Gjermani ishte 3.2 për qind në nëntor

    Inflacioni vjetor në Gjermani ishte 3.2 për qind në nëntor

    Inflacioni vjetor i konsumatorit në Gjermani u konfirmua në 3.2% në nëntor, norma më e ulët që nga qershori 2021, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten.

    Shifra ishte në rënie nga 3.8% në tetor me një ngadalësim të inflacionit të ushqimeve dhe një rënie të mëtejshme të çmimeve të energjisë, treguan të dhënat e Destatis.

    Norma e inflacionit u ngadalësua për të pestin muaj radhazi, thotë Ruth Brand, kreu i agjencisë së statistikave.

    Çmimet e produkteve të energjisë në nëntor ranë me 4.5% nga një vit më parë për shkak të një efekti bazë, duke përshpejtuar një rënie prej 3.2% në tetor.

    Kostoja e ushqimit u rrit me 5.5% nga viti në vit në nëntor, në pothuajse nivelin më të ulët të dy viteve, duke u ngadalësuar më tej nga rritja e tetorit prej 6.1%.

    Inflacioni bazë, duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë, u ul në 3.8%, më i ulëti që nga gushti 2022.

    Në baza mujore, çmimet e konsumit në muajin nëntor shënuan një rënie prej 0.4%, pasi nuk shënuan rritje në muajin tetor./AA

  • Dua Lipa impresionon me paraqitjen elegante në “Women In Entertainment 2023”

    Dua Lipa impresionon me paraqitjen elegante në “Women In Entertainment 2023”

    Mbrëmja gala “Women In Entertainment 2023”, e organizuar nga The Hollywood Reporter u mbajt të enjten, më 7 dhjetor, në Hotelin e “Beverly Hills” në Los Angeles.

    Dua Lipa impresionoi publikun në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi pa bretela me një të çarë pranë ijës, shkruan DailyMail.

    Fustani i saj, të cilin e kombinoi me çorape të zeza dhe taka me rripa, kishte një detaj si rrip në pjesën e qafës.

    28-vjeçarja shqiptaro-britanike, e cila e përfundoi pamjen me një makijazh glamuroz që përfshinte blush dhe buzëkuq me shkëlqim, u pa edhe duke treguar tatuazhet e saj delikate ndërsa ecën në tapetin e kuq, duke përfshirë një zemër me tela me gjemba, një palmë dhe të tjera.

    Në tapetin e kuq, Dua Lipa foli për gazetaren e The Hollywood Reporter, ku tha se ndihej shumë me fat që ishte atje dhe shprehu admirimin e saj për artisten Adele, e cila gjithashtu ishte prezente.

    Ndërkohë, në skenë, ajo dukej mahnitëse teksa fliste para të pranishmëve në mbrëmjen gala.

    Ky event, të cilin e organizoi revista The Hollywood Reporter në Beverly Hills Hotel në Los Angeles të enjten në mëngjes, ka pasur shumë të ftuar dhe prezantues të njohur, duke përfshirë yje si: Camila Cabello, Billie Lourd dhe Lily Gladstone.

    Dua, e cila ka fituar tri çmime Grammy, shkëlqeu krahas kolegëve të saj në një event që nderon gratë në industrinë e muzikës/modës dhe aktrimit dhe nënvizon kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.