ATV

Blog

  • ​Paralajmëron Daut Haradinaj: Kosova nuk do të jetë e njëjtë nëse nuk ndryshon draft-statuti i Asociacionit

    ​Paralajmëron Daut Haradinaj: Kosova nuk do të jetë e njëjtë nëse nuk ndryshon draft-statuti i Asociacionit

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se janë njëzëri në parti sa i përket pasojave që shpërfaqë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

    Kështu ka thënë Daut Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Njëzëri për pasojat e ASK që tashmë Kryeministri Kurti e ka pranuar, kjo si derivat i tij, që me vite refuzoi që Kosova vet ta krijojë këtë statut”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se Kosova e 17 shkurtit nuk do ta ketë formatin e njëjtë, nëse kalon ky version i propozuar, pa ndryshime.

    “Tash të shohim, por Kosova e 17 shkurtit të 2008, nuk do ta ketë formatin e njëjtë, as kushtetues e as ligjzbatues nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar “, ka thënë Daut Haradinaj.

  • Moderatorët komentojnë foton skandaloze, ku shihet një majmun i lidhur dhe i hedhur në plehra, në një lagje në Prishtinë

    Moderatorët komentojnë foton skandaloze, ku shihet një majmun i lidhur dhe i hedhur në plehra, në një lagje në Prishtinë

    Një rast i keqtrajtimit të kafshëve është parë të ketë ndodhur dje në Prishtinë, ku një majmun ishte braktisur dhe i hedhur në plehra.

    Lidhur me këtë rast përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar edhe organizata “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”, duke kërkuar mbrojtje të këtyre kafshëve nga abuzimet e ndryshme.

    “Jemi të shokuar nga rasti që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku shihet që një Majmun ishte i braktisur dhe i hedhur në plehra si të mos ishte kafshë e gjallë por vetëm një objekt i thjeshtë pa asnjë ndjenjë”, thuhet në reagimin e tyre.

    Mes tjera po aty thuhet se “Këto kafshë ekzotike mbahen në Kosovë pa asnjë monitorim dhe nuk janë të lajmëruara tek organet përgjegjëse. Edhe po të ishin të lajmëruara, organet përgjegjëse nuk merren fare me mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve të egra dhe ekzotike dhe i shohin ato vetëm si përfitim dhe atraksione”.

    Për më tepër, kjo fotografi e abuzimit me kafshë është komentuar edhe sot nga moderatorët e programit të mëngjesit “Alarm” në ATV, për të cilin rast, ende nuk dihen autorët./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:


  • ​Australia përballet me valë të forta të nxehtësisë, temperaturat arrijnë në 40 gradë

    ​Australia përballet me valë të forta të nxehtësisë, temperaturat arrijnë në 40 gradë

    Australia po përballet me valë të forta të nxehtësisë pasi temperaturat arritën 40 gradë Celsius (104F) në disa pjesë të vendit të premten.

    Byroja e Meteorologjisë paralajmëroi se valët e të nxehtit do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

    Një paralajmërim për valë të nxehti prek pjesë të çdo shteti dhe territori përveç Tasmanisë, me kushte katastrofike, veçanërisht në Australinë e Jugut, raportoi ABC News.

    Autoritetet vendosën gjithashtu qindra zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve të raportuara në disa pjesë të vendit.

    “Prisni rreziqe ekstreme zjarri në jug të Australisë Jugore, Australinë Jugore lindore dhe në veriperëndim të Viktorias dhe në juglindje të Uellsit të Ri Jugor [NSW],” tha një meteorologe e lartë në Byronë e Meteorologjisë.

    Ajo shtoi se era e fortë, rrufeja e thatë dhe nxehtësia ekstreme do të rrisin rrezikun nga zjarri në këto shtete.

    Sipas raportit, temperatura pritet të arrijë në 47C (116.6F) në Woomera dhe Roxby Downs dhe 46C (114.8F) në Tarcoola në Australinë e Jugut. Mbi 30,000 goditje rrufe janë regjistruar në shtet gjatë 24 orëve të fundit që shkaktuan zjarr në disa zona.

    “Rreziqe të larta zjarri parashikohen të kthehen në pjesë të gjera të NSW-së në brendësi këtë javë për shkak të nxehtësisë së”, tha Byroja e Meteorologjisë.

    Në shtator, Australia gjithashtu regjistroi dimrin e saj më të nxehtë ndonjëherë.

  • ​Juventusi përgatitet të ndërpresë kontratën me Pogban

    ​Juventusi përgatitet të ndërpresë kontratën me Pogban

    Paul Pogba mund ta humb së shpejti statusin e tij të lojtarit të Juventusi. francezit pasi mesfushori të dënohet zyrtarisht për përdorimin e substancave narkotike.

    Prokurori i antidopingut ka kërkuar një pezullim prej katër vitesh për mesfushorin francez, i cili dështoi në një test dopingu pas një ndeshjeje në Serie A kundër Udineses gushtin e kaluar.

    Pogba është pezulluar nga komisioni antidoping si masë paraprake dhe nuk është stërvitur me shokët e tij të Juventusit që nga shtatori. Për më tepër, bardhezinjtë janë lejuar të ulin pagën e tij në tarifën minimale të garantuar nga kontrata kolektive, rreth 2,000 euro në muaj.

    Sipas mediave në Itali, historia midis Pogbas dhe “Zonjës së Vjetër” po shkon drejt fundit pasi të dy palët janë të destinuara të ndahen sapo të konfirmohet dënimi, përcjellë KosovaPress..

    Sipas raportit, Juventus nuk dëshiron t’i japë fund kontratës së Pogbas në formë të prerë dhe të njëanshme, kështu që ata janë të hapur për të negociuar me mesfushorin francez dhe shoqëruesit e tij dhe për të përfunduar kontratën me marrëveshje të përbashkët.

  • Molliqaj: Kurtit i konvenon “presioni” ndërkombëtarë, arsyetohet se bëri atë që mundi

    Molliqaj: Kurtit i konvenon “presioni” ndërkombëtarë, arsyetohet se bëri atë që mundi

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj, e ka kritikuar Qeverinë dhe opozitën për mostrasparencën sa i përket publikimit të draftit të Asociacionit.

    Molliqaj i tha Ekonomia Online se ndonëse të dyja palët e kanë parë draftin qysh moti po mundohet që të fitojnë sa më shumë poenë në raport me qytetarët për shkak të përmbajtjes së tij.

    Ai shprehet i bindur se Kosova ka dizajnuar një autonomi për serbët.

    “Kemi dy probleme fillimisht Qeveria e Kosovës nuk iu ofrojë draftin ose qasjen deputetëve edhe partive opozitare dhe as opinionit publik dhe ishte qartë se doni të thonin që ka avancime ka përparime të ngjashme, së dyti njëjtë na u soll edhe opozita ndonëse e morën draftin zyrtarisht nga përfaqësuesi special në dialog Lajçak edhe ata njëjtë sikurse Qeveria Kurti dhe këta reaguan njëzëri kjo bie në grup janë duke mbështet këtë draft të Asociacionit. Tashmë drafti është publik po dihet cili është ai dhe nuk asnjë dilemë, është e qartë se Kosova ka dizajnuar një autonomi të mbikëqyrur nga BE prandaj besoj që bëhet fjalë për një ndërim paralel të një etnitetit politik, etnik serb në Kosovë”.

    Duke folur për presionin e BE-së për themelimin e Asociacionit Molliqaj tha se kryemisnitri Albin Kurti vet e ka zgjedhur këtë presion kur e ka përzgjedhur ndërmjetës BE dhe e ka refuzuar ShBA-në. Kjo thotë ai i konvenon Kurti për tu arsyetuar se ka bërë atë që ka mundur.

    “Ky nuk është presion që na ka pikur prej qiellit ky është presion që Kurti vet e ka zgjedhur kur e ka përzgjedhur ndërmjetës BE dhe e ka refuzuar ShBA-në. Në Qeverinë Kurti kur ika pranuar kornizat e dialogut të Brukselit në fillim të vitit 2022 gjithçka ka qenë e qartë se këtu do të mbërrijmë. Kurti ka zgjedhur këtë dhe Kurtit i konvenon thonjëza, presioni për të shitur para opinionit publik që unë bëra atë që munda”.

    Tutje Molliqaj tha se në javën e ardhshme do ta bëjnë publike një mendim lidhur me Asociacionin dhe qëndrimin e Kurtit ndërvite, raporton EO.

    “Në javën e ardhshme që vjen besoj ne do ta bëjmë publike besoj kritikën tonë për draftin dhe veçanti krahasimin si ka evoluar nga 2013 në 2015 nga 2015 në 2023 ka një evolim shumë të fuqishëm dhe shumë të theksuara në shumë drejtime që tregon thellësisht kemi autonomi territoriale në Kosovë”.

  • Nagavci mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    Nagavci mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

    Gjatë fjalimit atje, ajo tha se ka theksuar rëndësinë që ka edukimi në rritjen akademike dhe fuqizimin e grave.

    “Samiti i Ballkanit Perëndimor mblodhi në Bruksel, ministra dhe politikëbërës. Kënaqësi të marrë pjesë në panelin me temë “Fuqizimi ekonomik i grave: një katalizator për rritjen e Ballkanit Perëndimor”. Theksova në veçanti rëndësinë që ka edukimi në rritjen akademike dhe fuqizimin e grave”, shkruan ajo.

    Nagavci ka prezantuar disa nga politikat dhe mbështetjet që si ministre e Arsimit kam ndërmarrë për fuqizimin e vajzave dhe grave.

    Duke marrë parasysh këtë fakt të rëndësishëm, prezantova disa nga politikat dhe mbështetjet që si ministre e Arsimit kam ndërmarrë për fuqizimin e vajzave dhe grave si:

    -Arsim publik falas në nivelin e arsimit të lartë;

    -Dhënia e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit;

    – 4630 vajza/gra përfituese të bursave STEM për tre vite;

    -4 çerdhe të përfunduara, 26 në proces të ndërtimit, 6 shkolla në proces të adaptimit për çerdhe;

    -Fillimi i rishikimit të teksteve shkollore;

    -Këtë vit arsimi dual është finalizuar me 8 profile të reja në 21 shkolla e 14 komuna.

    Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë gjithashtu një sërë vendimesh në përkrahje dhe fuqizim të vajzave, grave e nënave të reja.

    Është rritur niveli i punësimit të grave në 58.3%;

    Me masat e Qeverisë, janë punësuar mbi 9 mijë gra;

    Është miratuar ligji që mundëson rritjen e pagës minimale;

    Kemi mbështetur mbi 40 mijë gra lehona;

    Janë dhënë grante dhe subvencione për biznese në pronësi të grave;

    Me programin “Qeveria për familje” janë punësuar 1110 gra dhe 938 burra.

    Fuqizimi i gruas vjen nga arsimi dhe puna, ndaj është prioritet i ynë si ministri, por edhe e Qeverisë Kurti si dhe e gjithë shoqërisë sonë për një të ardhme më të mirë!

  • “Luftimi i korrupsionit do ta sjell Kosovën më afër BE-së”

    “Luftimi i korrupsionit do ta sjell Kosovën më afër BE-së”

    uftimi i korrupsionit do ta sjell Kosovën më afër Bashkimit Evropian (BE), kështu u tha në tryezën e rrumbullakët me temën “Ndikimi i korrupsionit në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian” që u mbajt në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit.

    Po ashtu në këtë tryezë u tha se Kosova ka shënuar progres të kufizuar në luftën të kundër korrupsionit, institucionet duhet të rrisin transparencën që qytetarët të kenë qasje të hapur në informacione mbi mënyrën se si merren vendimet dhe shpenzohet paraja publike.

    Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli u shpreh se ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësimin në BE është i dukshëm dhe i drejtpërdrejt. Sipas saj, është thelbësore që institucionet të rrisin transparencën, që qytetarët të kenë qasje të hapur në informacione mbi mënyrën se si merren vendimet dhe shpenzohet paraja publike.

    “Përderisa Kosova synon integrimin në Bashkimin Evropian ndër problemet tjera kemi edhe një sfidë tjetër që është korrupsioni. Kjo pengesë jo vetëm që minon besimin e qytetarëve në institucionet tona, por edhe vë në dyshim seriozitetin e angazhimit tonë për vlerat evropiane. Ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësimin në BE është i dukshëm dhe i drejtpërdrejt. Korrupsioni pengon progresin e reformave, ndikon negativisht në ekonomi dhe krijon një imazh të paqëndrueshëm për vendin në sytë e partnereve tanë ndërkombëtar. Në këtë kontekst është jetike që të ndërmarrim hapa konkret për të luftuar këtë fenomen. Ajo që shihet si nevojë imediate është implementimi me rigorozitet i legjislacionit kundër korrupsionit, kjo d.m.th, zbatim të plotë, të paanshëm të ligjeve, si dhe ndëshkimin e atyre që shkelin këto ligje, pa marrë parasysh pozitën dhe statusin e tyre. Është thelbësore që institucionet tona të rrisin transparencën, qytetarët duhet të kenë qasje të hapur në informacione mbi mënyrën se si merren vendimet dhe shpenzohet paraja publike”, tha Demolli-Nimani.

    Ndërsa, shtoi se bashkëpunimi ndërkombëtar është çelësi, dhe sipas saj Kosova duhet të punojë ngushtë me BE, ShBA-të dhe organizatat ndërkombëtare për të ndarë praktikat më të mira kundër luftimit të korrupsionit.

    Edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbe tha se luftimi i korrupsionit do të sjell Kosovën më afër Bashkimit Evropian, për çfarë tha se institucionet duhet të punojnë në këtë drejtim.

    “Kundër korrupsionit do të kemi po ashtu edhe hetime, që të kemi një përndjekje dhe dënime të suksesshme dhe do të përfundojnë në burg dhe Kosova do të ndërmerr masat kundër korrupsionit, po ashtu dhe që të ketë një transparencë dhe llogaridhënës, kjo është e vetmja mënyrë që Kosova të ecë përpara po ashtu edhe për rrugëtimin në Evrope. Duke e bërë këtë do ta sjell Kosovën më afër në Bashkimin Evropian, do të shihet nga Brukseli dhe nga anëtarët në shtetet anëtare si një çështje shumë të rëndësishme dhe e sjell Kosovën në drejtimin e BE-së”, u shpreh Lobbe.

    Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj u shpreh se ky institucion është duke punuar në këtë drejtim, derisa shtoi se kanë shënuar progres dhe janë në trend pozitiv në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

    “Kryesisht duke përfshirë edhe raportin e vendit është mirë të niset nga ana pozitive, shënon progres, edhe pse mund të jetë i kufizuar. Në qoftë se shohim raportet tjera ndërkombëtare, po ashtu shënojnë progres, jemi në trend pozitiv qoftë të parandalimit po ashtu edhe të luftimit të korrupsionit. Kemi mjaft shembuj të mirë, duke filluar qoftë nga institucioni që unë drejtoj, kemi një rritje më të madhe të transparencës të zyrtareve publikë, e cila pa transparencë është shumë problem të parandalohet korrupsioni…Pra, si institucion ne besojmë që është duke u bërë një progres dhe duhet të vazhdohet”, tha Buleshkaj.

    Ndërkaq, Burbuqe Kastrati nga Lëvizja Fol derisa ka prezantuar një hulumtim të bërë me qytetarë në këtë fushë, e cila tha se sipas disa përgjigjeve të qytetarëve, ekonomia dhe drejtësia shihen si dy fusha ku Kosova qëndron më së largu në raport me shtetet anëtare.

    “Në aspektin e qeverisjes së brendshme, rezultatet ilustrojnë se qytetarët besojnë se në rrafshin ekonomik dhe sundimit të ligjit, Kosova qëndron më prapa në raport me gatishmërinë për integrim krahasuar me fushat e shërbimeve publike dhe qeverisjes. Pra, ekonomia dhe drejtësia shihen si dy fusha ku Kosova qëndron më së largu në raport me shtetet anëtare të BE-së. Mungesa e profesionalizimit, kapacitetet e dobëta, korrupsioni dhe klientelizimi konsiderohen si katër pengesa më të mëdha në raport me qeverisjen dhe shërbimet publike”, thaKastrati.

    Kastrati po ashtu u shpreh se nga të gjeturat e hulumtimit që kanë zhvilluar me qytetarë në 38 komuna, disa nga sfidat që mendojnë qytetarët që ndikojnë në rrugën e Kosovës në BE, janë mosnjohja nga pesë shtetet anëtare të BE-së, mosnormalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe se BE nuk është e interesuar mjaftueshëm që Kosova të bëhet anëtare e saj./kp

  • Policisë së Kosovës iu shtua edhe një trofe profesionalizmi dhe përkushtimi për respektimin e të drejtave të njeriut

    Policisë së Kosovës iu shtua edhe një trofe profesionalizmi dhe përkushtimi për respektimin e të drejtave të njeriut

    Policisë së Kosovës iu shtua edhe një trofe profesionalizmi dhe përkushtimi për respektimin e të drejtave të njeriut.

    Kështu ka bër të ditur Policia përmes një komunikate.

    Me datën 7 dhjetor 2023 në një ceremoni madhështore ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala nderoi 33 gra nga grupet e margjinalizuara si dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në vazhdimësi në fushën e të drejtave të njeriut.

    “Në mesin e shumë grave të zonja dhe heroina, me trofeun “Hyjnesha e shtetit” u nderua edhe rreshter Fidane Ballazhi nga Policia e Kosovës. Rreshter Fidane Ballazhi është shembull i nivelit të lartë profesional për Policinë e Kosovës që si grua, nënë dhe police me mund, sakrificë dhe përkushtim dëshmoi se çdo sukses dhe gjithçka është e mundur me punë me përgjegjësi dhe dashuri në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Suharekë: Arrestohet një 22-vjeçar, i sekuestrohen dy armë dhe qindra fishekë

    Suharekë: Arrestohet një 22-vjeçar, i sekuestrohen dy armë dhe qindra fishekë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 22-vjeçar në Suharekë, të cilit i kanë sekuestruar një pushke gjysmë automatike si dhe një pistoletë.

    Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i dyshuari ka pranuar se me datë 27.11.2023 rrethe orës 13:30 kishte shtënë me armën gjysmë automatike në bjeshkët e fshatit Dellocë të Suharekës.

    Rasti ka shkuar në procedure të rregullt, teksa është cilësuar si mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës.

    “Me datë 07.12.2023 Sektori i hetimeve i stacionit policor në Suharekë , ka pranuar një informate (video incizim) se një person i dyshuari ka shtënë me armë zjarri ne një lokacion te panjohur. Pas pranimit te informatës sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suhareke, menjëherë ka filluar hetimet ku është identifikuar i dyshuari: F.B, i datëlindjes 2001 m/sh/k. I dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ne Suharekë, është intervistuar ka i njëjti ka pranuar se posedon dy armë.”, thuhet në njoftim.

  • Aksidenti tragjik në Venecia, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

    Aksidenti tragjik në Venecia, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

    Dy nga viktimat e tragjedisë rrugore që ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në provincën e Venecias në Itali, janë shtetas shqiptarë.

    Forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin nga lumi ku përfundoi pasi doli nga rruga, makinën “BMË Seria 3” me të cilën udhëtonin 3 të rinj.

    Sakaq, polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit Reghena edhe trupat e viktimave, dy djem me origjinë shqiptare dhe një vajzë italiane.

    A2CNN raporton se viktimat janë të gjithë në të 20-at e tyre. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.

    Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit. Familja e të riut është tronditur nga humbja e tij, pasi në një aksident rrugor po në Portogruaro humbën në maj të këtij viti djalin e vogël,19-vjeçarin Admir Hoti.

    Sakaq, Egli Gjeci kishte shumë pasion për futbollin dhe kishte ndjekur institutin profesional D’Alessi në qytetin, ku edhe humbi jetën.

    Kërkimet e zjarrfikësve në lumë vazhduan disa orë pasi dyshohej se në makinë ishte një djalë i katërt, por kërkimet rezultuan negative.

    Sipas disa dëshmitarëve, makina në të cilën po udhëtonin të rinjtë shkoi drejt në një kthesë, duke kaluar përtej një bordurë përpara se të përfundonte e fundosur në lumë. Prokurori i çështjes ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së drejtuesit të mjetit për të kuptuar gjendjen psikofizike në të cilën ka drejtuar para tragjedisë.