ATV

Blog

  • Arrestohet edhe personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt

    Arrestohet edhe personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt

    Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që dyshohet se është përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, raporton Gazeta Sinjali.

    Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është arrestuar për shkak se dyshohet që ka furnizuar me armën e krimit Naim Murselin dhe Granit Plavën.

     

    Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, i gjithë vendi u trondit nga ngjarja makabre ku viktimë ishte 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.

    Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

    Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

  • E vodhën veturën në parking të autoservisit, Policia arreston tre të rinj në Fushë-Kosovë

    E vodhën veturën në parking të autoservisit, Policia arreston tre të rinj në Fushë-Kosovë

    Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri.

    Tre persona në Fushë Kosovë, dy prej tyre të mitur, dyshohet se kanë vjedhur një veturë në parkingun e një autoservisi.

    Të dyshuarit janë kapur në flagrancë me veturën e vjedhur, pasi janë ndalur nga Policia në rrugë dhe të njëjtit më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

    Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit kanë qenë në lëvizje me një veturë, por që nuk është zbuluar ende identiteti i tyre.

    Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.

  • 40 ditë paraburgim për Gëzim Çelën, i njohur si “baroni i drogës”

    40 ditë paraburgim për Gëzim Çelën, i njohur si “baroni i drogës”

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës 40 ditë paraburgim ndaj të pandehurit Gëzim Çela, i kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale trafikimi me narkotik, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

    Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se kundër të njëjtit është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë të datave 8 gusht 2014 dhe 1 mars 2022 të shtetit të Shqipërisë për shkak të veprave penale trafikimi me narkotik, prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit sipas Kodit Penal të Shqipërisë dhe Italisë, ngase i njëjti është dënuar me 19 vjet e 9 muaj e 29 ditë burg.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

    Policia e Kosovës në Ferizaj dje ka arrestuar Gëzim Çelën, ish-punonjësin e policisë shqiptare në arrati, i njohur si “baroni i drogës”.

    Deri tek arrestimi ka ardhur pas një pune intensive operative dhe në bashkëpunim e koordinim me policinë e Shqipërisë. Arrestimi i Gëzim Çelës, i cili kishte gjetur strehim në Kosovë pasi në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti, ka ndodhur në fshatin Dardani të Ferizajt.

    Gëzim Çela, në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova.

    Dyshohet se një shtetas i Kosovës, ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, të dyshuarin nga Shqipëria.

    Hetuesit e antidrogës gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarit janë mbështetur nga njësi tjera të Policisë së Kosovës.

    Për arrestimin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me urdhër nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda-Ferizaj është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.I., në një fshat të Vitisë, ku është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 15 fishekë.

    Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar edhe Njësia FAST-ILECU, e cila në koordinim me organet e drejtësisë, do të merret me procedura rreth rasteve të arrestimeve të personave në kërkim ndërkombëtar.

    Ndryshe, Gëzim Çela, u arratis gjatë operacionit “Flakë në det” në Shqipëri. Policia shqiptare kishte zbuluar se Gëzim Çela dhe grupi i tij, i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një velierë e shkëmbente kanabisin me kokainë.

    Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur në vitet ’90-ta. Dikur ish-punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend, si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.

    Më herët ai ka qenë i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik ndërkombëtar droge.

  • SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë

    SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë

    Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë (SPAK) njoftoi të shtunën se i ka lëshuar 15 urdhërarreste për disa zyrtarë, ish-zyrtarë dhe biznesmenë, në lidhje me hetimet ndaj ndërtimit të një furre për djegien e mbeturinave në kryeqytet, Tiranë.

    Nëntë prej të dyshuarve u është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa gjatë të tjerëve masa “arrest shtëpie”, sipas njoftimit të SPAK-ut.

    Hetimet për kontratën e koncesionit në vlerë mbi 128 milionë euro mes Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë dhe shoqërisë tregtare “Integrated Energy B.V SPV”, për ndërtimin e inceneratorit – një plehërishte dhe furre për djegien e mbeturinave – nisi në vitin 2022.

    Drejtori i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, është arrestuar si i dyshuar për këtë rast.

    Ndërsa, është caktuar masë “arrest me burg” edhe për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është duke e vuajtur dënimin për inceneratorët në Fier dhe Elbasan, si dhe për Alqi Bllakon, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrin e Mjedisit, gjithashtu i dënuar për inceneratorin e Elbasanit.

    “Arrest me burg” kërkohet për dy biznesmenët, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, pronarë të kompanisë që fituan koncesionin, të cilët janë në arrati dhe në kërkim edhe për dy inceneratorët e tjerë.

    Nën hetim janë edhe disa anëtarë dhe ish-anëtarë të komisionit të prokurimit, të cilët kanë zgjedhur kompaninë fituese.

    SPAK-u theksoi se hetimi ka gjetur së paku shtatë shkelje ligjore në procedurat e ndjekura për dhënien e koncesionit, si dhe gjatë zbatimi të kontratës.

    “Anëtarët e Komisionit të dhënies së koncesionit, në bashkëpunim me zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, kanë shkelur ligjin për ‘koncesionet dhe partneritetin publiko-privat’, duke propozuar dhënien e një bonusi prej tetë pikëve për kompaninë që do shpallej fituese, pa hartuar një raport përmbledhës dhe pa sqaruar kostot e projektit”, sipas SPAK-ut.

    Prokuroria tha se kompania fituese ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese ende pa u shpallur procedura e dhënies së koncesionit.

    “Kjo ka ndodhur falë ndihmës së dhënë nga funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka, ministër dhe Alqi Bllako, sekretar i Përgjithshëm, por edhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit”, sipas SPAK-ut.

    Prokuroria gjeti se koncesioni është dhënë në mungesë të dokumentacionit shoqërues të hartimit të Dokumenteve Standarde të Koncesionit, si dhe pa mbledhje apo procesverbal për këtë procedurë.

    Bllako akuzohet se i ka përfituar në mënyrë të parregullt 119.755 euro nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, “me qëllim favorizimin gjatë procedurës së dhënies së koncesionit”.

    Hetimet kanë treguar se biznesmenët Zoto dhe Mërtiri janë pronarët “de facto” të kompanisë që fitoi tenderin për inceneratorin e Tiranës, por kanë përdorur persona dhe kompani të tjera për të fshehur gjurmët si pronarë dhe përfitues të vërtetë të kësaj kontrate.

    Nga hetimet e deritanishme hetimore rezulton se dy biznesmenët, duke falsifikuar faturat tatimore, kanë përfituar 409.000 euro.

    Në gusht të këtij viti, SPAK-u urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës./REL

  • Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit miratimin e shitjes së predhave për tanket izraelite

    Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit miratimin e shitjes së predhave për tanket izraelite

    Administrata e Presidentit Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë shitjen e 45 mijë predhave për tanket izraelite që po përdoren në ofensivën kundër Hamasit në Gazë, sipas një zyrtari amerikan.

    Kërkesa e Uashingtonit ka shtuar shqetësimet në rritje mbi furnizimin me armatime amerikane të luftës që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve në rajonin palestinez që prej sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit dy muaj më parë.

    Shitja e këtyre predhave kap shifrën e 500 milionë dollarëve, ndërsa procesi po shqyrtohet nga komisionet përkatëse për Marrëdhënet me Jashtë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

    Një zyrtar amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej, dhe ish zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Josh Paul, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Departamenti Amerikan i Shtetit po i nxit komisionet e Kongresit që ta miratojnë shitjen, pavarësisht kundërshtimeve nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbi përdorimin e armëve amerikane në konflikitin mes Hamasit dhe Izraelit.

  • Batatina pas fitores së Llapit: Unë jam trajner i dëshmuar

    Batatina pas fitores së Llapit: Unë jam trajner i dëshmuar

    Llapi ka shënuar fitore të madhe në shtëpi, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Ballkanin.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultat 5:3 për vendasit.

    E pas fitores së ekipit të tij, erdhi edhe deklarata e trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës.

    “E din të gjithë kush më ka motivuar. Unë jam trajner i dëshmuar. Gjatë tërë javës kam menduar shumë se si t’i qasem lojës kundër Ballkanit”, tha Batatina.

  • Kurti takohet me Scholzin: Nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë

    Kurti takohet me Scholzin: Nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet për vizitë në Gjermani.

    Ai gjatë ditës ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate (SPD).

    Kurti me këtë rast është takuar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholtz.

    “Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

    Kurti udhëton në Gjermani, publikohet agjenda e takimeve

  • Nisa Kallaba, fituese e garës së 10 të matematikës në Dubai

    Nisa Kallaba, fituese e garës së 10 të matematikës në Dubai

    7-vjeçarja kosovare, Nisa Kallaba është zgjedhur fituesja e garës së 10 të matematikës në Dubai.

    Nisa u shpall fituese e garave të matematikës në grupmoshën e saj, derisa në këtë garë morën pjesë fëmijë nga 42 shtete të ndryshme të botës, me mbi 2000 fëmijë pjesëmarrës.

    Vogëlushja Nisa, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, tregoi se për të fituar garën, ajo duhej të përfundonte 40 detyra të matematikës, brenda 3 minutave.

    “Unë jam e gëzuar shumë. Atje ka qenë qyteti më i bukur dhe më ka pëlqyer shumë. Ka qenë garë jo shumë e vështirë dhe unë jam gëzuar shumë që e fitova vendin e parë”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kryesia e re e LDK-së, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

    Kryesia e re e LDK-së, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

    Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokrative të Kosovës, gjatë ditës së sotme është zgjedhur kryesia e re.

    Partisë do t’i prijë Lumir Abdixhiku i mbështetur nga Anton Quni si nënkryetar për Mërgatë, Hykmete Bajrami nënkryetare për politika zhvillimore, Gazmend Muhaxheri për organizim partiak, Lutfi Haziri për bashkëpunim rajonal dhe Doarsa Kica-Xhelili nënkryetare për Marrëdhenie me Jashtë.

    Sekretarë janë zgjedhur Sokol Haliti dhe Imri Ahmeti.

    Lista e plotë:

    Kryetar

    Dr. Lumir Abdixhiku

    Nënkryetarët

    (sipas renditjes alfabetike)

    Anton Quni, Nënkryetar për Mërgatë

    Dr. Hykmete Bajrami, Nënkryetare për Politika Zhvillimore

    Doarsa Kica Xhelili, Nënkryetare për Marrëdhënie me Jashtë

    Gazmend Muhaxheri, Nënkryetar për Organizim Partiak

    Lutfi Haziri, Nënkryetar për Bashkëpunim Rajonal

    Sekretarët

    Imri Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm

    Sokol Haliti, Sekretar i Degëve Jashtë

    Forumet

    Dr. Jehona Lushaku Sadriu, Kryetare e Forumit të Gruas

    Paris Guri, Kryetar i Forumit Rinor

    Anëtarët e Kryesisë

    (sipas renditjes alfabetike)

    Dr. Alban Zogaj

    Dr. Alush Gashi

    Arben Gashi

    Dr. Ardian Shala

    Armend Zemaj

    Dr. Avdullah Hoti

    Besian Mustafa

    Besnik Osmani

    Dr. Berat Rukiqi

    Besa Gaxherri

    Dr. Bexhet Xheladini

    Doruntinë Maloku

    Driton Selmanaj

    Dr. Ekrem Hyseni

    Dr. Ema Nikçi Rexha

    Florian Dushi

    Ilir Ferati

    Dr. Izet Sadiku

    Ak. Kujtim Shala

    Lirije Kajtazi

    Mirjeta Kalludra

    Dr. Muhamet Hamiti

    Ruzhdi Shehu

    Rrezarta Krasniqi

    Dr. Sibel Halimi

    Shkëmb Manaj

    Visar Azemi

    Dr. Visar Berisha

    Vlora Dumoshi

    Xhafer Gashi

    Xhafer Tahiri.

  • Macroni kritikohet ashpër për mbajtjen e ceremonisë hebraike në Pallatin Elize

    Macroni kritikohet ashpër për mbajtjen e ceremonisë hebraike në Pallatin Elize

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është akuzuar se e ka tradhtuar Republikën e Francës, pasi mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së vet zyrtare, Pallati Elize.

    Në një vend ku ndarja e fesë është vetë feja, ndezja e qiririt për festën hebraike Hanukkah brenda Sallës historike të Festivalit të enjten u kritikua menjëherë nga politikanët e së majtës dhe së djathtës.

    Presidenti Macron e kishte ftuar kryerabinin, Haimm Korsia, për ta ndezur qiririn e parë nga tetë qirinjtë në Hanukkah, apo shandan, për ta shënuar fillimin e festivalit hebraik të dritës. Macron u shpërblye për luftën e tij kundër antisemitizmit.

    Por, kur videoja e ceremonisë u shfaq në rrjetet sociale pak pasi saj, kritikat shpërthyen nga të gjitha anët.

    Për francezët, presidenti kishte bërë një gabim turpërues duke e lejuar futjen e fesë brenda presidencës laike.

    “Më sa di unë, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Kjo është shkelje e laicizmit”, tha David Lisnard, një figure e lartë opozitare nga krahu i djathtë, i cili është edhe kryetar i Kanës.

    “Elize nuk është vend i fesë. Nuk mund të bësh kompromis me laicizmin”, tha presidentja socialiste e rajonit Oksitania, Carole Delga.

    “A do ta bëjë tani Macroni të njëjtën gjë edhe për fetë e tjera? Për disa po, për disa jo? Kjo është lëvizje e rrezikshme”, tha Alexis Corbiere nga ekstremi i majtë Franca e Papërkulur.

    Kjo ngjarje i ka tronditur edhe disa hebrenj francezë madje.

    “Kjo është diçka që nuk duhet të lejohet të ndodhë përsëri”, tha Yonathan Arfi, i cili e udhëheq Këshillin Përfaqësues të Institucioneve Hebraike të Francës.