ATV

Blog

  • Haradinaj: Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut

    Haradinaj: Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut.

    Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 75-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

    ”Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut, dhe padyshim kujtojmë mbështetjen e miqve tanë në NATO në krye me ShBA që dënuan shkeljen e të drejtave ndaj popullit tonë”, ka thënë Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Sot, e gjitha bota shënon 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Në vitin 1948, ky dokument monumental u miratua për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

    Për ne si vend, kjo datë është një kujtim i rëndësishëm, pasi përjetuam cenime serioze të të drejtave tona nga sisteme autoritare dhe okupatore. Edhe sot, pas 15 vitesh nga pavarësia dhe afër 25 vjetësh prej çlirimit, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e këtyre vlerave për të siguruar që dinjiteti i çdo qenie njerëzore është i paprekshëm.

    Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut, dhe padyshim kujtojmë mbështetjen e miqve tanë në NATO në krye me ShBA që dënuan shkeljen e të drejtave ndaj popullit tonë.

    Sot, ne, si një shtet i pavarur e demokratik, vazhdojmë rrugën tonë drejt një të ardhmeje ku drejtësia dhe respekti ndaj të drejtave të njeriut janë të garantuara dhe mbrojtura si vlera themelore, duke përfshirë këtë Deklaratë në Kushtetutën tonë.

  • ​Përjetonin vazhdimisht dhuna nga djali i tyre

    ​Përjetonin vazhdimisht dhuna nga djali i tyre

    Një femër ka raportuar se është sulmuar verbalisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar.

    Rasti është raportuar dje në Viti, ku ankuesja ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj, në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari.

    I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • ​Sporti do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë

    ​Sporti do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë

    Përmes një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe atij të Shqipërisë (KOKSH), po synohet që të bëhet unifikimi i ngjarjeve sportive të përbashkëta, si kampionatet dhe ngjarjet tjera sportive kombëtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

    Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ka thënë për KosovaPress, se do të jetë sporti ai që do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, duke ndërtuar ura të forta bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

    “Që në vitin 2012 unë kam ardhur në Prishtinë dhe kam thirrur të gjithë yjet e sportit të ish-Jugosllavisë, duke filluar nga Luan Krasniqi, Besart Berisha, Lorik Cana, Shaban Terstena, Shaban Sejdiu, të gjithë yjet e famshëm shqiptar dhe kam folur atje për një bashkim nëpërmjet sportit. Sporti do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, prandaj sporti lidhë urat e bashkëpunimit dhe ky bashkëpunim vije pak vonë, por më mirë vonë se kurrë thotë populli. Ne kemi pasur dhe kemi marrëdhënie ta mira me Komitetin Olimpik të Kosovës, kemi bërë takime të vazhdueshme por tani e kemi konkretizuar me një memorandum bashkëpunimi.”, ka thënë Ylli.

    Ndërsa, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka vlerësuar lartë mënyrën e bashkëpunimit në mes të dy shtëpive të sportit nga Kosova dhe Shqipëria, duke thënë se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe ndërmjet federatave sportive të të dy vendeve, për të arritur rezultate të mira mbarëkombëtare në sport.

    “Ky bashkëpunim, ky memorandum është historik për Kosovën dhe Shqipërinë edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Po e them është historik sepse ky bashkëpunim dhe ky memorandum është i bazuar nga përvoja dy vjeçare e gjysmë së bashku me presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli…Ky ishte edhe qëllimi që ta nxjerrim një kampion të përbashkët edhe t’i ndihmojmë njëri-tjetrit sepse dihet që Kosova në disa sporte është në nivel shumë të lartë, jo vetëm rajon, mendoj edhe në Evropë dhe botë, siç e kemi xhudon, mirëpo edhe në Shqipëria ka disa federata shumë të forta që kemi ne nevojë të bashkëpunojmë me ta dhe t’i bashkojmë forcat së bashku, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit. Qëllimi është që të kemi rezultate mbarëkombëtare.”, theksoi Krasniqi.

    Ylli gjithashtu ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria, do të punojnë që në garat sportive në të ardhmen e afër të nxjerrin edhe kampionë të përbashkët.

    “Ky është bashkëpunim institucional për 2032-shin që janë Lojërat e Brisbanes në Australi. Pra ne kemi promovimin e shkëmbimit të vizitave të delegacioneve sportive, të trajnerëve, të ekspertëve dhe specialistëve të sportit…të orientuara drejt fushës së sportit. Inkurajimin për organizimin e kampionateve dhe eventeve sportive, kombëtare të përbashkëta me qëllim rritjen e cilësisë sportive, promovimin dhe rritjen e shikueshmërisë dhe ofrimin e partnerëve tanë. Pra, ne nëse jemi tre milionë e gjysmë shqiptarë në Shqipëri dhe dy milionë shqiptarë në Kosovë, ne duam që tregun ta bëjmë rreth pesë milionë e gjysmë apo gjashtë milionë shikues që ne të kemi një kampion të përbashkët në atletikë, në mundje, në peshëngritje siç e kemi Ligën Unike në basketboll apo kupën ‘Gjegj Kastrioti” në volejboll dhe kështu duam të nxjerrim një kampion të përbashkët sepse jemi një komb, nderojmë të njëjtit heronj, kemi të njëjtat zakone, flasim të njëjtën gjuhë, por jemi në dy shtete.”, tha Ylli.

    Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria deri më tani kanë organizuar disa gara të përbashkëta sportive si në futboll, basketboll, motoçklizëm dhe gara të tjera në nivel të turneve.

  • ​Një femër vdes në një ordinancë private në Viti

    ​Një femër vdes në një ordinancë private në Viti

    Policia e Kosovës është informuar se në një ordinancë private është një trup i pa jetë i viktimës femër kosovare.

    Sipas Policisë, rasti është paraqitur dje paradite dhe ka ndodhur në Viti. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, derisa hetimet po vazhdojnë.

  • Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    1 mijë e 589 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 13 aksidente më të lënduar dhe 39 me dëme materiale.

    Në 24 orët e fundit kanë arrestuar edhe 11 persona dhe shtatë janë dërguar në mbajtje.

  • Policia jep detaje për të arrestuarin e personit të katër për vrasjen e Liridona Ademajt

    Policia jep detaje për të arrestuarin e personit të katër për vrasjen e Liridona Ademajt

    Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë edhe të dyshuarin e katërt për rastin e vrasjes së rëndë të Liridona Ademajt.

    Sipas Policisë, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar mbrëmë në orën 20:18 dhe lidhet me vrasjen e rënë të ndodhur më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

    I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Kurse, më së largu nesër pritet të mbahet seanca fillestare, në të cilët do të vendosët nëse të dyshuarit do t’i caktohen 30 ditë paraburgim.

    Përndryshe, KosovaPress ka mësuar se dorasi Granit Plava është kthyer dy ditë para vrasjes në Kosovë, pasi ai ishte duke punuar në një kompani ndërtimore të Kosovës në Mal të Zi, ku edhe banonte.

    Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

    Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin Granit Plava, dhe Naim Murseli, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

    Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar, është edhe Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.

    Në periudhën 2010-2022 në Kosovë janë vrarë 50 gra. Rastet e dhunës në familje mund të raportohen në numrin 0800 19 999.

  • ​Këto janë shtetet me përqindje të popullsisë më të vjetër se 65 vjeç

    ​Këto janë shtetet me përqindje të popullsisë më të vjetër se 65 vjeç

    Sipas divizionit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara, 10 % e popullsisë është në moshën mbi 65 vjeçare.

    Në një rishikim të OKB-së të vitit 2022, janë dhënë përqindja e popullsisë më të vjetër se 65 vjeç në 42 shtete.

    E shteti me përqindjen më të madhe të personave mbi 65 vjeç, është Monako me 36 përqind. Kurse, në vendin e dytë me më së shumti të moshuar është Japonia me 30 përqind.

    Ja lista e shteteve:

    Monaco: 36%

    Japan: 30%

    Italy: 24%

    Finland: 23%

    Portugal: 23%

    Greece: 23%

    Puerto Rico: 23%

    Bulgaria: 22%

    Germany: 22%

    France: 22%

    Denmark: 20%

    Sëeden: 20%

    Netherlands: 20%

    Spain: 20%

    Austria: 20%

    Sëitzerland: 19%

    UK: 19%

    Canada: 19%

    Norëay: 18%

    US: 17%

    Australia: 17%

    South Korea: 17%

    Russia: 16%

    Ireland: 15%

    Thailand: 15%

    China: 14%

    Argentina: 12%

    Brazil: 10%

    Turkey: 9%

    Venezuela: 9%

    Mexico: 8%

    Iran: 8%

    India: 7%

    Indonesia: 7%

    South Africa: 6%

    Egypt: 5%

    Pakistan: 4%

    Iraq: 3%

    Nigeria: 3%

    Saudi Arabia: 3%

    Afghanistan: 2%

    UAE: 2%

  • Tri vrasje të grave për dhjetë muaj, ja çka thonë ekspertet e sigurisë dhe psikologët

    Tri vrasje të grave për dhjetë muaj, ja çka thonë ekspertet e sigurisë dhe psikologët

    Sadije Godeni u vra me sëpatë nga burri i saj gjatë kohës sa ishte në gjumë. Hamide Magashi, shtatzënë, u vra nga burri i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, por edhe Liridona Ademaj humbi jetën nga vrasja e porositur nga burri i saj. Këto janë vetëm disa nga gratë viktima në Kosovë, pasi vetëm nga janari deri në tetor të këtij viti, janë vrarë katër femra, si dhe janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje, ku 1763 prej tyre janë gra e vajza.

    Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për KososvaPress, tha se në vitin 2023, gjatë periudhës janar- tetor janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje, ndërsa kanë ndodhur 4 raste vrasje e rënda.

    “ Gjatë vitit 2022 janë evidentuar 2765 raste të dhunës në familje. Viktimë të këtyre rasteve kanë qenë 2288 femra dhe 517 meshkuj (ndonjë rast ka pasur më shumë se një viktimë). Kanë ndodhur 7 raste “vrasje e rëndë’ (vrasje brenda familjes), në këto shtatë raste janë evidentuar 8 viktima (një rast me dy viktima), 4 meshkuj dhe 4 femra. Gjatë periudhës janar-tetor 2023 janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje. Viktimë të këtyre rasteve kanë qenë 1763 femra dhe 497 meshkuj (ndonjë rast ka pasur më shumë se një viktimë). Kanë ndodhur 4 raste “vrasje e rëndë’ (vrasje brenda familjes), në këto katër raste janë evidentuar 5 viktima (një rast me dy viktima), 2 meshkuj dhe 3 femra,” u përgjigj policia në një email.

    Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se si shtet duhet të jemi më pro-aktiv në parandalimin e këtyre rasteve që mos të përfundojë deri te pasoja e dhunës.

    “Kjo situatë e tashme çfarë kemi ne këtu dhe politikat e ligjet, dhe udhëzime ndërkombëtare që janë të zbatuara në Kosovë, mendoj që duhet të jemi shumë më pro-aktiv në parandalim të këtyre rasteve, mos të vijmë deri tek pasoja e dhunës, ndërsa reagimi vjen me vonesë, atëherë kur duhet të ndërmarrën masat çoftë nga policia, çoftë kufizime të tjera… Nuk jemi shumë të them të theksuar në aspektin statistikor, jemi në ngritje të vogël, por kjo duhet të na vetëdijesojë”, u shpreh ai.

    Ibishi apeloi që të ndërmerret një fushatë e dorëzimit të armëve ilegale sepse zakonisht nga ato armë e po kryhen vrasjet, grabitjet e kërcënimet.

    Ai u ndal edhe te rasti i fundit, i vrasjes së Liridona Ademajt, ku se ky ka qenë një rast jashtëzakonisht i rëndë, derisa lavdëroi profesionalizmin dhe angazhimin e Policisë së Kosovës.

    “Një rast jashtëzakonisht i rëndë … tash pa hy në analizë të asaj se a ka mundur kjo të parandalohet ngase ndonjëherë komunikimi çoftë me familje, me miq e rrethin, se a ka pas ndonjë mos harmoni, diçka në raport familjar, apo kjo krejt ka ndodhur me një skenar se çfarë ishte edhe një vrasje enigmatike në kuptim të përgatitjes me bashkëkryesit, por edhe ajo çka një formë policia ia doli fal profesionalizmit edhe angazhimit maksimal ,” tha Ibishi.

    Psikologu Petrit Thaçi tha se vrasja është shpërthimi më i shëmtuar i instinktit dhe se kohëve të fundit kriteri i këtyre akteve ka humbur toruan .

    “ Vrasja është një dukuri realisht e shëmtuar, është zbrazja maksimale e një energjie problematike, negative e botës njerëzore, është shpërthimi më i shëmtuar i instinktit, agresionit i cili instinkt është i projektuar të vihet në përdorim vetëm atëherë kur ne jemi të rrezikuar por kohëve të fundit po e shohim që tani kriteri i këtyre akteve, sikur e ka humbur toruan, kuptimin, funksionin, sigurisht që len një shije të keqe për të gjithë.. Arsyet mund të jenë të shumta, gjithmonë paraprinë një ndjesi problematike e vrasësit, i cili percepton në diçka, në atë çfarë ai posedon … Ai mund të marrë veprim që t’i eliminojë nga skena, pra, një ndjesi që gjërat po na dalin nga kontrolli, një ndjesi e mbushjes me hakmarrje dhe vjen një moment që shpërthen në atë dhunën e agresionin, deri tek një krim i shëmtuar ,” vijoi Thaçi.

    Në vitin 2022 rreth 48 mijë e 800 gra dhe vajza në gjithë botën janë vrarë nga partnerët apo nga anëtarët e familjes. Ndërsa për vitin 2023 ende nuk ka të dhëna të sakta./kp

  • ​Ndalohen dy shtetas të huaj në Zveçan, kaluan ilegalisht kufirin

    ​Ndalohen dy shtetas të huaj në Zveçan, kaluan ilegalisht kufirin

    Dy shtetas të huaj janë ndaluar në Rudare të Zveçanit, pasi që me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

    Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Dogji një lokal në Zubin Potok, Policia parandalon djegien e shtëpisë dhe kap në flagrancë të dyshuarin

    Dogji një lokal në Zubin Potok, Policia parandalon djegien e shtëpisë dhe kap në flagrancë të dyshuarin

    Një person është arrestuar pasi ia ka vënë flakën një lokal në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka reaguar duke parandaluar djegien e shtëpisë nga i njëjti peros, të cilin në shtëpi iu janë gjetur një uniformë ushtarake, një radiolidhje dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

    Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, është njoftuar se në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok një lokal ka marrë flakë dhe është duke u djegur. Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.

    “Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve. Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm. Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për të ikur nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar që t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit, siç janë një shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe dy shkrepëse për ndezje të zjarrit.

    “Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një radiolidhje, një uniformë ushtarake, dy pllaka të antiplumbit, një palë trenerka me njolla gjaku, si dhe njëzet e dy aparate për prodhimin e kriptovalutave. Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marrë ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasojë e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetojë në familjen e vet. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e jetës dhe pronës së të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj kryerësve të veprave penale apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.