ATV

Blog

  • Gjatë punimeve në Davos të Zvicrës nuk do të takim mes Kurtit dhe Vuçiqit

    Gjatë punimeve në Davos të Zvicrës nuk do të takim mes Kurtit dhe Vuçiqit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të takohen në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

    Kurti e Vuçiq për herë të fundit janë takuar në shtator të vitit të kaluar në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Takimi pati përfunduar pa ndonjë rezultat, ndërsa palët akuzuan njëra-tjetrën për dekonstruktivitet.

    Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës fillon më 15 janar dhe do të zgjasë katër ditë, derisa “Rindërtimi i besimit” është motoja e edicionit të 54-t të tij.

  • Gjendje e mjerueshme e mbeturinave në “Mati 1”

    Gjendje e mjerueshme e mbeturinave në “Mati 1”

    Në gjendje të mjerueshme nga mbeturinat ndodhet rruga “Faton Shabani”, në fund të rrugës C, Mati 1.

    Banorë të kësaj lagje i kanë treguar KosovaPress-i se në këtë lagje ndodhen vetëm dy kontejnerë, ndërkohë që janë 15 hyrje banesash, mbi 400 familje, përveç operatorëve biznesorë.

  • Të dielën në Prishtinë protestohet për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”

    Të dielën në Prishtinë protestohet për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”

    Të dielën në Prishtinë do të protestohet për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”.

    Protesta është organizuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, të cilët edhe kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestë.

    “Nesër, në ora 12:00, ne organizojmë një protestë thelbësore për hapjen e rrugës Xhorxh Bush, një rrugë e cila mund të hapet lehtësisht duke i larguar betonat që e mbyllin. Thirrja është e hapur për çdo individ të lodhur nga këto praktika të kryetarit të komunës tonë. Përparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javorë, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Siç thonë ata “realiteti është një varg gënjeshtrash pas gënjeshtrash, duke mbyllur rrugën përfundimisht”.

    “Kërkojmë një Prishtinë më të lirë dhe të përshtatshme për të gjithë. Ju lutemi, bashkohuni për një qytet më të mirë dhe më të hapur”.

    Ndryshe, sot kryetari i Prishtinës para mediave ka prezantuar planin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”, ku ka njoftuar se planifikojnë të bëjnë lidhjen e disa hapësirave.

  • Transformimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Rama jep detaje nga projekti

    Transformimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Rama jep detaje nga projekti

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama prezantoi sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush” dhe ndërlidhjen e tij me hapësirat e tjera publike.

    Rama tha se ideja e këtij investimi nuk është vetëm një dizajn linear, por që sheshet të jenë sa më të qasshme dhe të sigurta për secilën moshë.

    Ai theksoi se i kupton qytetarët që janë të frustruar rreth këtyre punimeve, për çka shton se kjo çfarë po bëjnë është zgjidhje, veçse sipas tij investimet kërkojnë kohë.

    Rama potencoi se në kuadër të punimeve do të hiqen elementet e asfaltit që nuk janë ambientale, derisa shtoi se do të transformohen me elemente të gjelbërta.

    Ai po ashtu theksoi se do të duhen deri në tetë vjet, në mënyrë që ky proces të realizohet.

    Lidhur më këtë projekt foli edhe drejtori i Urbanizmit, Arbër Sadiki për çka tha se ky projekt ka qenë i planifikuar qysh në vitet e 70-ta.

    I pari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se planifikojnë që të heqin muret të cilat e rrethojnë Katedralen “Nënë Tereza”, në mënyrë që mos të shihet si cenim i lëvizjes së lirë dhe të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.

    Përveç kësaj, Rama shtoi se janë duke punuar në ndërtimin e “Rrugës A” dhe depërtimin në Veternik, që e lidhë Prishtinën e Re me Kalabrinë.

    Rama foli edhe për punimet në unazën e brendshme të kryeqytetit, derisa tha se të gjitha punimet po bëhen me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe evitimin e komunikacionit.

    Ai tha se përveç procesit të ndërtimit të pesë shkollave tani, planifikohet që të ndërtohen edhe pesë të tjera.

    Në fund, Rama tha se ky projekt do t’u prezantohet edhe qytetarëve në mënyrë që të kuptojnë qëllimin dhe secilin detaj rreth punimeve.

  • Qytetarët e Mitrovicës të zhgënjyer me zhvillimin ekonomik gjatë vitit 2023

    Qytetarët e Mitrovicës të zhgënjyer me zhvillimin ekonomik gjatë vitit 2023

    Qytetarët e Mitrovicës shprehen të zhgënjyer me gjendjen e përgjithshme ekonomike gjatë vitit 2023.

    Ata gjatë një bashkëbisedimi për KosovaPress, vlerësojnë se në qytetin e tyre, i cili vjen nga një ekonomi e fuqishme para luftës, tani nuk ka zhvillim ekonomik.

    Papunësia, numri i madh i rasteve me asistencë sociale, mungesa e investitorëve, thonë se janë vetëm disa prej arsyeve të mos zhvillimit ekonomik, ndërsa si shkaktarin kryesor për një gjendje të tillë ata përmendin situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë.

    Nysret Maxhera, ekspert i ekonomisë, thotë për KosovaPress, se qyteti i Mitrovicës pas luftës ka humbur rëndësinë dhe rolin e zhvillimit ekonomik.

    Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi duhet të bëhet përmes shkollimit të kuadrit, i cili ka vizion të zhvillimit ekonomik, industrializimit, si dhe shfrytëzimit të aseteve natyrore me të cilat disponon qyteti. Ai thotë se komuna nuk ka kapacitete dhe as vullnet për një zhvillim më të madh ekonomik.

    “Pas luftës Mitrovica ka humbur rëndësinë dhe rolin e zhvillimit ekonomik… Në periudhën e pasluftës Mitrovica çdo ditë e më shumë zhytet në varfëri dhe mos zhvillim ekonomik dhe njëkohësisht bie standardi jetësor i qytetarëve… Së pari, duhet të shkollohet kuadri, të kemi një kuadër me vizion të zhvillimit ekonomik, industrializimit, shfrytëzimit të aseteve natyrore me të cilat disponon Mitrovica… Fatkeqësisht, të gjitha fabrikat me të cilat ka disponuar Mitrovica, përmes të cilave janë zhvilluar edhe qytetet tjera, janë në zhdukje e sipër… Çdo buxhet komunal nuk është zhvillimor, mirëpo ai duhet ta ndihmojë dhe të bëjë kërkesa e programe për zhvillimin industrial në këtë rast të Mitrovicës… Po shihet puna në terren, sepse nuk ka zhvillim, por ka zbrazje të kuadrove dhe qytetarëve nga Mitrovica, dhe kjo na bënë me dije, pa analiza të thukëta, se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe komuna nuk ka kapacitete dhe as vullnet për një zhvillim më të madh ekonomik”, ka thënë Maxhera.

    Burhan Maxhuni, qytetar nga Mitrovica, përmend numrin e madh të familjeve me asistencë sociale, si dëshmi e mungesës së zhvillimit ekonomik. Ai thotë se komuna ka mundur të bëjë më shumë në zbutjen e gjendjes sikur buxhetet e drejtorive komunale të dedikoheshin më shumë për investime kapitale dhe jo vetëm për shpenzime shërbyese.

    “Nuk ka zhvillim ekonomik. Shihet qartë se në Mitrovicë kemi me asistencë sociale pothuajse numrin më të madh në Kosovë.… Unë mendoj se komuna ka kapacitet ta rrisë zhvillimin ekonomik në qoftë se ka investime kapitale, do të thotë është dashur buxheti i secilës drejtori të shkojë në investime kapitale dhe jo në shpenzime shërbyese”, tha Maxhuni.

    Edhe Erion Fejza, një mitrovicas tjetër, pranon se në qytetin e tij nuk ka zhvillim ekonomik.

    “Zhvillim ekonomik, të ketë këtu dhe gjatë ditës së punës të shëtisin dy mijë njerëz, nuk është ky zhvillim… Ka papunësi… fukarallëk ka sa të duash”, tha ai.

    Ndërsa, Hajdar Shyti, përmend situatën e brishtë të sigurisë në Mitrovicë, si faktorin kryesor të mungesës së zhvillimit ekonomik. Ai shpreson së shpejti në një marrëveshje politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe njëkohësisht në përmirësimin e gjendjes ekonomike.

    “Pa pasur siguri, asnjë investim i huaj nuk mund të ndodhë. Kështu që besoj se me hapat e fundit, të cilat po ndodhin si në veri ashtu edhe në jug të Mitrovicës, ndoshta na ofrohet një mundësi për një zhvillim të tillë në një të ardhme, shpresoj të afërme. Do të thotë investime për zhvillim ekonomik nuk mund të ketë pa shtet stabil… Kemi një kryetar i cili e njeh ekonominë, por potencialet e komunës nuk i njoh dhe nuk i di”, u shpreh Shyti.

    Në anën tjetër, Rrustem Abiti, thotë se çështja e zhvillimit ekonomik të Mitrovicës ka ngecur për shkak të ndikimeve politike. Ai shton se askush nuk investon në një vend ku pretendohet se mund ta rrezikojë kapitalin.

    “Zhvillimi ekonomik ndikohet nga shumë faktorë. Prej investimeve, investitorëve të jashtëm, joshja e tyre, krijimi i kushteve…Këta faktorë janë të pakët në Mitrovicë për arsye shumëdimensionale. Më shumë për shkak të ndikimeve politike çështja e zhvillimit të Mitrovicës ka ngecur… Askush nuk investon në një vend, ku pretendohet se mund ta rrezikojë kapitalin dhe Mitrovica faktikisht ka pasur gjithherë probleme paslufte, kështu që investitorët e jashtëm kanë hezituar… Është e vërtetë se Kosova dhe Mitrovica kanë një papunësi të shtuar në krahasim me vendet e rajonit”, potencoi Abiti.

    Ndryshe, statistikat tregojnë se rajonet më të prekura në vend ose me numrin më të lartë të rasteve që përfitojnë nga skema sociale, janë rajoni i Mitrovicës, pasuar nga rajoni i Prishtinës dhe ai i Ferizajt.

  • Ministria e Mbrojtjes: Gjatë këtyre dy vjetëve jemi të përqendruar në blerje moderne të armatimit

    Ministria e Mbrojtjes: Gjatë këtyre dy vjetëve jemi të përqendruar në blerje moderne të armatimit

    Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me kapacitete ushtarake – që ka hyrë në vitin e gjashtë të planit dhjetëvjeçar – po zhvillohet sipas planifikimeve, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

    Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky proces tashmë është në fazën e dytë të realizimit të planit gjithëpërfshirës. Kjo fazë që, sipas saj, është përmbushur rreth 85 për qind, pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

    “Kjo fazë parasheh ngritjen e kapaciteteve luftarake. Gjatë këtyre dy vjetëve, përqendrimi është më shumë në investime në sisteme moderne të armatimit… siç është publikuar tashmë kërkesa e Kosovës për të blerë raketa Javelin. Por, ky nuk është i vetmi sistem që kemi në plan për të blerë”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.

    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka konfirmuar më 11 janar se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë 246 raketa Javelin, në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

    SHBA-ja, sipas DASH-it, vazhdon ta mbështesë Kosovën në transformimin “transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike për mbrojtje territoriale, të ndërveprueshme me NATO-n, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile”.

    Procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosura të Kosovës nisi në dhjetor të vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për ta ndryshuar mandatin e FSK-së. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet, deri në vitin 2028.

    Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, detajet e të cilit nuk janë publike, disa nga përgjegjësitë e reja të FSK-së do të përfshinin ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial, ofrimin e mbështetjes ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare.

    Në fazën e tretë dhe të fundit të transformimit të FSK-së – që nis nga viti 2025 e përfundon më 2028 – Gashi ka thënë se planifikohet ngritja e kapaciteteve ajrore, siç është blerja e helikopterëve dhe mjeteve të tjera ajrore.

    Në shumë drejtime, Gashi ka thënë se është duke u punuar me hapa më të shpejtë sesa që ishte planifikuar në planin e transformimit. Njëra ndër to, është shprehur ajo, ka të bëjë me rekrutimin e pjesëtarëve të rinj të FSK-së. Nga viti 2021 deri në vitin 2023, sipas saj, janë rekrutuar 1.836 ushtarë të rinj.

    FSK-ja, aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë.

    Edhe Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), shprehet se autoritetet përgjegjëse po i përmbushin kërkesat për procesin e transformimit. Sipas tij, në bazë të angazhimeve të deritashme, objektivat do të arrihen më shpejt sesa që ishte paraparë.

    “Megjithatë, nuk di se a ka plan të detajuar për këtë apo është falë vullnetit të mirë të Qeverisë. Ajo që është vërejtur nga Qeveria aktuale është se ka investim më të madh në sektorin e mbrojtjes”, thotë Vrajolli.

    Por, ndryshe mendon deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës.

    Ai vlerëson se shuma buxhetore e ndarë për investime në armatim mund të sjellë vonesa në përmbushjen e planit të tranzicionit dhjetëvjeçar.

    “Ka një rritje simbolike të buxhetit për sektorin e mbrojtjes. Me këtë shumë mundësohet vetëm mbijetesa, pagat e të tjera. Nëse shkohet me këtë trend, me vonesa në zbatimin e projektit të FSK-së, nuk do të përmbushen pritjet në afatet e caktuara”, thekson Berisha.

    Buxheti i ndarë për këtë vit për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës është mbi 153 milionë euro. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në muajin tetor të vitit të kaluar tha se për dy vjet e gjysmë qeverisje, ekzekutivi ka dyfishuar buxhetin për FSK-së. Investimet për armatim, sipas tij, janë rritur për 191 për qind.

    Ndërkaq, në vitin 2022, Qeveria e Kosovës themeloi Fondin e Sigurisë, ku qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë në buxhetin e kësaj ministrie përmes një xhirollogarie bankare.Vlera e këtyre kontributeve nuk është bërë publike asnjëherë, por nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, vitin e kaluar kishin thënë për REL-in se këto mjete do të investohen për “përmbushjen e objektivit kryesor, që është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe i mbrojtjes territoriale”.

    Përveç kërkesës për blerje të raketave Javelin, vitin e kaluar Kosova bleu nga Turqia edhe dronë Bayraktar.

    Në vitin 2018, nga SHBA-ja, në Kosovë kishin ardhur automjete ushtarake, të tipit Humvee. Për furnizimin me 51 automjete të këtij tipi, Qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, AM General.

    Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

    Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një vendim për blerjen e dronëve amerikanë, ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë.

  • Rreth 40 mijë raste të gripit sezonal nga tetori i vitit të kaluar

    Rreth 40 mijë raste të gripit sezonal nga tetori i vitit të kaluar

    Rreth 40 mijë raste të gripit sezonal janë regjistruar nga 2 tetori e deri më 7 janar, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që ka lajmëruar se vetëm në javën e parë të vitit 2024 janë raportuar mbi 5700 raste dhe se kjo paraqet kalimin e pragut epidemik.

    “Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja permanente e situatës epidemiologjike përmes hulumtimit aktiv dhe pasive të institucioneve shëndetësore dhe në terren për Influenzën sezonale (ILI), për Infeksionet respiratore akute (ARI) dhe Infeksionin e rëndë respirator akut (SARI), IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Pos 40 mijë rasteve me grip, janë regjistruar edhe gati 5 mijë raste të infeksioneve respiratore akute dhe 67 raste me infeksion të rëndë respirator.

    Në këtë periudhë, janë testuar 326 mostra nga pacientët, si raste të dyshimta për COVID-19. Nga to 63 kanë dalë pozitive (19.32 për qind).

    IKSHPK-ja ka treguar edhe masat më efikase në parandalimin e gripit sezonal. Aty ka thënë se parandalimi më i mirë bëhet përmes vaksinimit. Ky institut ka thënë se i ka siguruar 85 mijë doza të vaksinës dhe se ato mund të merren në çdo komunë. Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes.

    Ndërsa si masa praktike për parandalimin e përhapjes, IKSHPK-ja ka përmendur maskat mbrojtëse, distancën fizike, higjienën e duarve, evitimin e kontakteve e që njerëzit e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi.

  • YouTube ofron udhëzime për dhënien e ndihmës së parë

    YouTube ofron udhëzime për dhënien e ndihmës së parë

    Me shpresë që shumica e njerëzve nuk do ta gjejnë kurrë veten në një situatë që kërkon ndihmën e parë, manovrën e Heimlich ose trajtimin urgjent të një kafshimi gjarpri. Por nëse ndodh, YouTube tani do të sigurojë akses të shpejtë në videot e ndihmës së parë hap pas hapi të bëra nga spitalet dhe organizatat e besueshme shëndetësore.

    Të mërkurën, YouTube tha se videot e shkurtra udhëzuese do të vendosen në krye të rezultateve të zakonshme të kërkimit për emergjencat akute shëndetësore, duke përfshirë gjakderdhjen, mbytjen, sulmet në zemër, krizat dhe mbidozat e opioideve.

    Funksioni i ri, i njohur si Raftet e Informacionit të Ndihmës së Parë, synon të armatosë përdoruesit me njohuri për shpëtimin e jetës të ndara nga Mass General Brigham, Kryqi i Kuq Meksikan dhe Shoqata Amerikane e Zemrës, tre organizatat shëndetësore që krijuan videot që po promovon YouTube.

    Për shembull, në një video që YouTube një mjek i Brigham i tregon shikuesit se kur duhet të kryejnë manovrën Heimlich dhe vendosjen e duhur të dorës për të dhënë shtytje barku.

    YouTube gjithashtu bashkëpunoi me Shoqatën Amerikane të Zemrës në një kurs falas për ndihmën e parë që fillon me një video që shfaq lojtarin profesionist të futbollit Damar Hamlin, urgjenca kardiake e të cilit në fushë vitin e kaluar mahniti shikuesit dhe nxiti interesim të ri për ndihmën e parë, sipas grupit të shëndetit të zemrës.

    Lëvizja e YouTube për të ngritur informacionin shëndetësor të besueshëm dhe të zbatueshëm mund ta bëjë atë një mjet më të besueshëm në një urgjencë mjekësore dhe të kufizojë përhapjen e dezinformatave shëndetësore.

    Ndërsa platforma kishte ofruar më parë video shëndetësore nga burime autoritare në përgjigje të kërkimeve për kushte akute, kompania tha, kjo do të jetë hera e parë që

    YouTube do të ketë prioritet videot me këshilla që mund të përdoren menjëherë.

    “Njoftimi i sotëm është një hap i rëndësishëm përpara për të rritur aksesin në burime autoritative për kujdesin e ndihmës së parë, veçanërisht për ata pa trajnim mjekësor në momentet kur mund të kenë nevojë më shumë”, tha YouTube në një postim në blog.
    Shumë nga videot janë të disponueshme në anglisht dhe spanjisht, tha YouTube, dhe mbështetja për gjuhë të tjera do të shtohet në të ardhmen./ATVLIVE.TV/

  • Për dy javë 962 fluturime – Mbi 127 mijë udhëtarë kaluan në Aeroportin e Prishtinës

    Për dy javë 962 fluturime – Mbi 127 mijë udhëtarë kaluan në Aeroportin e Prishtinës

    Që nga 1 janari kur edhe ka filluar zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave e deri të premten, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, kanë kaluar 127 mijë e 457 udhëtarë, raporton Ekonomia Online.

    Kështu ka bërë të ditur përmes telefonit për Ekonomia Online, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, teksa shtoi se numri i fluturime për këtë periudhë ka shkuar mbi 900.

    “127 mijë e 457 udhëtarë kanë udhëtuar përmes ANP ‘Adem Jashari’. Në total janë 962 fluturime”, deklaroi Gara.

    Vlen të theksohet se në rritjen e numrit të fluturimeve ndikim ka pasur edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve të cilët kanë ardhur në Kosovë për festat e fundvitit.

    Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

    Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

    Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva.

    Më poshtë ua rikujtojmë edhe njëherë se cilat dokumente udhëtimi duhet t’i keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen:

    – Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen);

    – Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen;

    – Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni;

    – Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;

    – Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës;

    – Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

  • Sa i shëndetshëm është konsumimi i bukës?

    Sa i shëndetshëm është konsumimi i bukës?

    Që para 20,000 vjetësh, njerëzit në epokën e Paleolitit piqnin bukë të thjeshtë të bëra nga tërshëra e egër dhe elbi.

    Zeja e furrës ka vazhduar të zhvillohet që atëherë, dhe sot ka lloje të panumërta të ndryshme dhe të shijshme buke. Gjermania në veçanti është e njohur për shumëllojshmërinë e bukës.

    Sipas Shoqatës Qendrore të Tregtisë Gjermane të Furrave të Bukës , 97.7 përqind e të gjitha familjeve në Gjermani blenë të paktën një copë bukë vetëm në vitin 2022.

    Sa e shëndetshme është buka varet kryesisht nga lloji. Dhe fillimisht duhet të bëni dallimin midis bukës integrale dhe miellit të bardhë.

    Pavarësisht nëse bëhet fjalë për thekër, apo grurë, drithërat e plota janë gjithmonë opsioni më i shëndetshëm në krahasim me miellin e bardhë.

    Mielli i grurit është bërë nga drithërat e plota, duke përfshirë embrionin, endospermën dhe lëvozhgën. Ushqimet e bëra nga drithërat janë veçanërisht të pasura me fibra dhe lëndë ushqyese . Ato ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, nxisin tretjen dhe rrjedhimisht shëndetin e zorrëve.

    Një bukë integrale duhet të përmbajë të paktën 90 për qind miell ose miell integral.
    Produktet e plota të grurit kanë një ndikim pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak dhe për këtë arsye gjithashtu parandalojnë diabetin e tipit 2.

    Ato mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të çrregullimeve të metabolizmit të lipideve, kancerit të zorrës së trashë dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas DGE, çdo person duhet të konsumojë të paktën 30 gram fibra çdo ditë . Produktet me drithëra integrale, së bashku me perimet, bishtajoret dhe frutat, përmenden si burime të përshtatshme.
    Mielli i bardhë është i ulët në fibra dhe lëndë ushqyese

    Në të kundërt, me miellin e bardhë, si mikrobi ashtu edhe lëvozhga hiqen gjatë procesit të prodhimit .

    Si rezultat, fibrat dhe lëndët ushqyese humbasin në një masë të madhe. Buka e bardhë gjithashtu përmban shumë karbohidrate me zinxhir të shkurtër . Këto me të vërtetë e nxisin trupin tonë, por vetëm për një kohë të shkurtër. Karbohidratet me zinxhir të shkurtër digjen shpejt dhe bëjnë që nivelet e sheqerit në gjak të rriten në qiell.

    Trupi reagon ndaj kësaj duke lëshuar më shumë insulinë , e cila siguron që sheqeri të transportohet nga gjaku në qelizat e trupit. Niveli i sheqerit në gjak më pas bie po aq shpejt sa u rrit. Prandaj, rritja e energjisë është vetëm afatshkurtër, shpejtë do të ndiheni përsëri të uritur .

    Kjo është arsyeja pse buka e bardhë shpesh quhet “kalori boshe” . Sepse përveç kalorive, produktet e miellit të bardhë nuk kanë shumë për t’i ofruar trupit për shkak të përmbajtjes së tyre të ulët të lëndëve ushqyese dhe fibrave në vend të kësaj, sheqeri ruhet. Nëse dëshironi të humbni peshë, duhet të shmangni sa më shumë produktet e miellit të bardhë .

    Në të kundërt, buka me drithëra të plota përmban shumë karbohidrate me zinxhir të gjatë .

    Trupit tonë i duhet më shumë kohë për të zbërthyer këto karbohidrate me zinxhir të gjatë, kështu që nivelet e sheqerit në gjak nuk rriten aq shpejt.

    Kjo është arsyeja pse buka me drithëra integrale ju mban të ngopur për më gjatë dhe ju mbush stomakun me relativisht më pak kalori.

    Në kombinim me përmbajtjen dukshëm më të lartë të lëndëve ushqyese dhe fibrave, drithërat e plota janë gjithmonë zgjedhja më e shëndetshme në krahasim me bukën e bardhë.

    Gluteni është një lloj proteine që gjendet kryesisht tek gruri dhe drithërat e tjerë si elbi, bullguri dhe thekra.

    Megjithatë, shumë njerëz nuk e tolerojnë glutenin veçanërisht mirë dhe nuk mund ta shpërbëjnë proteinën në zorrën e hollë. Kjo bën që zorra e hollë të inflamohet, gjë që mund të çojë në fryrje, dhimbje barku dhe diarre.

    Për fat të mirë, ka gjithnjë e më shumë alternativa ushqyese pa gluten, duke përfshirë bukën me drithëra të plota.
    Buka përmban shumë kalori dhe gluten.

    Ka receta të shumta për bukë me pak karbohidrate pa gluten, të cilat mund t’i pjekni lehtësisht në shtëpi dhe t’ju ndihmojnë të humbni peshë dhe të mbani një dietë të shëndetshme.

    Në varësi të dietës suaj të preferuar, këto bukë mund të jenë edhe vegane. Buka e farave të lirit , e cila përmban acide yndyrore omega-3, konsiderohet veçanërisht e shëndetshme .
    Nëse preferoni diçka më të përshtatshme, mund të blini bukë të freskët me pak karbohidrate në supermarket ose dyqan ushqimesh shëndetësore./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: