ATV

Blog

  • Shpërthimi i cisternës me acid në Minierën e Trepçës, policia: Rasti është duke u hetuar

    Shpërthimi i cisternës me acid në Minierën e Trepçës, policia: Rasti është duke u hetuar

    Policia e Kosovës ka thënë detaje për shpërthimin e cisternës me acid në Minierën e Trepçës gjatë ditës së djeshme.

    Rasti është cilësuar si “lëndim aksidental”.

    Për pasojë policia njofton se lëndime kanë marrë 12 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

    Tutje, Policia njoftoi se prej tyre dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi, ndërsa rasti është duke u hetuar.

    “LËNDIM AKSIDENTALFsh. Stanterg, Mitrovicë / 17.01.2024 – 12:00. Raportohet se në rrethana të panjohura në minierën e Trepçës ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

  • Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i përditshëm i arrave

    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i përditshëm i arrave

    Arrat përmbajnë shumë acide yndyrore, proteina me cilësi të lartë, minerale dhe vitamina dhe për këtë arsye konsiderohen veçanërisht të shëndetshme.

    Për shkak të përbërësve të tyre, arrat janë të mira për sistemin kardiovaskular dhe kanë një efekt pozitiv në sheqerin në gjak dhe nivelin e kolesterolit.

    Sipas Institutit Amerikan për Kërkimin e Kancerit, arrat mund të na mbrojnë nga kanceri dhe diabeti.

    Sipas shumë studimeve, arrat duhet të jenë në menynë tonë cdo ditë, të paktën një grusht në ditë.

    Arrat, lajthitë dhe arrat makadamia janë arra të vërteta , përfshihen edhe gështenjat dhe farat e kërpit.

    Arrat përmbajnë shumë përbërës të shëndetshëm. Arrat janë një burim proteinash me bazë bimore me vlerë të lartë biologjike. Kjo do të thotë që proteinat mund të absorbohen dhe metabolizohen në mënyrë efikase nga trupi.

    Ato përmbajnë shumë yndyrë, megjithatë, yndyra përbëhet kryesisht nga acide yndyrore të pangopura omega-3 dhe omega-6 , të cilat kanë një efekt anti-inflamator dhe kanë një efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular , presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit .

    Sasia e fibrave që përmbajnë arrat ju ngop dhe siguron tretje të shëndetshme.
    Mineralet si hekuri, zinku, kalciumi dhe magnezi gjenden në shumë arra. Kjo vlen edhe për vitaminat C dhe E si dhe vitaminat e grupit B duke përfshirë acidin folik .

    Substancat dytësore bimore në arrat si flavonoidet kanë një efekt antioksidant dhe mund të neutralizojnë radikalet e lira .

    Arra në përgjithësi konsiderohet si arra më e shëndetshme sepse ka përmbajtjen më të lartë të acideve yndyrore të pangopura si omega-3. Ato përbëjnë një mbresëlënës 41.7 për qind të përmbajtjes së tyre ushqimore.

    Megjithatë, është e vështirë të zgjedhësh arrën më të shëndetshme.

    Arrat ndryshojnë në përbërësit e tyre të shëndetshëm – disa përmbajnë shumë hekur, të tjera përmbajnë më shumë vitaminë E. Prandaj, duhet të përdorni përzierjet e arrave dhe të mos hani vetëm arra në mënyrë që të përfitoni nga përbërësit e shëndetshëm të llojeve të ndryshme.

    Arrat për diabetikët pasi kanë pak ndikim në nivelet e sheqerit në gjak.
    Edhe kur konsumohen së bashku me karbohidratet, ato rrisin nivelet e sheqerit në gjak.
    Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se arrat mund të mbrojnë kundër diabetit të tipit 2. Studiuesit supozojnë se rezistenca e fituar ndaj insulinës shkaktohet nga proceset inflamatore kronike. Acidet yndyrore të pangopura si ato te arrat mund ta kundërshtojnë këtë.

    Studimet kanë gjetur prova se arrat mund të mbrojnë kundër kancerit të zorrës së trashë dhe gjithashtu pengojnë rritjen e qelizave ekzistuese të kancerit. Mbrojtja kundër stresit oksidativ të shkaktuar nga radikalet e lira me sa duket luan një rol në këtë.

    Arrat janë të pasura me fibra dhe për këtë arsye të mira për zorrët. Fibra stimulon aktivitetin e zorrëve dhe ka një efekt të dobishëm në florën e zorrëve. Kjo jo vetëm që ka një ndikim pozitiv në tretjen tonë, por edhe në sistemin tonë imunitar.
    Për shkak të shumë përbërësve të tyre të shëndetshëm, arrat preferohen të hahen çdo ditë .
    Shoqata Gjermane e të Ushqyerit rekomandon të paktën 25 gramë në ditë – kjo është rreth një grusht arra.

    Një përjashtim vlen për arrat braziliane: Nuk duhet të hani më shumë se dy arra braziliane në ditë.

    Ato përmbajnë shumë selen, i cili mund të çojë në helmim me selen nëse konsumohet në nivele shumë të larta. Arrat braziliane kanë gjithashtu një nivel shumë të lartë rrezatimi.

    Në përgjithësi, arrat duhet të jenë natyrale dhe jo të kripura, me erëza apo të pjekura.
    Kripa e tepërt i ngarkon veshkat dhe mund të çojë në presion të lartë të gjakut. Pjekja gjithashtu i bën arrat më pak të shëndetshme , pasi vitaminat dhe acidet yndyrore të pangopura shkatërrohen në temperatura të larta dhe mund të formohen radikale të lira.

    Sipas studimeve, njerëzit që hanë shumë arra kanë më shumë gjasa të humbin peshë. Studimet ende nuk kanë treguar saktësisht pse ndodh kjo.

    Megjithatë, ajo që është e sigurt është se, ndryshe nga çokollata, arrat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe kanë një efekt rregullues pozitiv në nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës.
    Fëmijët nën pesë vjeç nuk duhet të hanë arra pasi mund t’i gëlltisin.
    Personat me alergji duhet të kenë kujdes me arrat. Alergjitë ndaj arrave janë një nga alergjitë më të zakonshme ushqimore rreth 1.4 për qind e evropianëve janë të prekur.
    Arrat mund të prishen shpejt dhe madje të mykohen për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës . Disa myk prodhojnë aflatoksinën helmuese, e cila mund të shkaktojë kancer të mëlçisë dhe veshkave .

    Nuk duhet të keni frikë nga cianidi i hidrogjenit në arrat vetëm bajamet e hidhura përmbajnë cianid hidrogjeni dhe për këtë arsye nuk janë të përshtatshme për konsum të papërpunuar. Bajamet e ëmbla dhe llojet e tjera të arrave janë pa cianid hidrogjeni.
    Arrat e plota dhe të paqëruara kanë një jetëgjatësi prej disa muajsh.

    Prandaj, nëse doni të ruani arrat për një kohë të gjatë, është më mirë të mos blini arra të copëtuara ose të bluara.

    Arrat e plota duhet t’i ruani në një vend të freskët, të errët, të thatë dhe të ajrosur në rrjeta ose çanta. Nxehtësia, drita dhe lagështia shkurtojnë jetëgjatësinë. Arrat e qëruara gjithashtu mund të ngrihen në frigorifer deri në dymbëdhjetë muaj .

    Nëse arrat tashmë janë bluar ose copëtuar, duhet t’i përdorni shpejt. Paketimi i hapur mund të ruhet në një enë të mbyllur në frigorifer për një maksimum prej katër javësh.
    Nëse arrat janë të zbardhura, të thara apo edhe të mykura, duhet t’i hidhni patjetër./atvlive.tv/

  • Vjedhje e rëndë në Vushtrri

    Vjedhje e rëndë në Vushtrri

    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Vushtrri.

    Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, thuhet se ankuesi kosovar ka raportuar se thuhet se disa persona të panjohur kanë thyer shtëpinë e tij.

    “Vushtrri / 17.01.2024 – 18:00-20:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e tij dhe nga aty janë vjedhur: një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh”, njofton policia e Kosovës.

    Tutje, Policia njoftoi se rasti është nën hetime.

  • Datat më të përshtatshme për martesë në vitin 2024

    Datat më të përshtatshme për martesë në vitin 2024

    Një vendim tejet i rëndësishëm i jetës, kthesa e të jetuarit me partnerin tuaj kurorëzohet me martesë duke e lidhur jetën në të njëjtën shtëpi.
    Kjo procedurë manifestohet me angazhime të shumta deri në momentin përfundimtar, asaj të dasmës.

    Nga të parat është edhe zgjedhja e datës së duhur për të angazhuar festën e cila do të kujtohet për tërë jetën nga çifti, mirëpo përzgjedhja e datës nuk është thjesht një numër por data astrologjike është një proces mjaft i vështirë, pasi përfshin një analizë të kujdesshme të grafikut tuaj dhe të partnerit tuaj në lidhje me rreshtimin e ardhshëm të yjeve që do të mbështesin bashkimin tuaj.

    Kurse sipas hulumtimeve në një kontekst më të përgjithshëm, ekzistojnë disa data të favorshme gjatë vitit, si dhe periudha që është më mirë të shmangen.

    Një nga kriteret bazë është gjendja e Venusit në atë ditë të caktuar, i cila, si sundimtar natyror i marrëdhënieve, dashurisë dhe romancës, është mirë të marrë aspekte pozitive, në mënyrë ideale.

    Datat më të mira për të kurorëzuar dashurinë tuaj, krejt kjo sipas teorive astologjike janë
    28 dhe 29 janar, 22 shkurt, 13 mars, 23 maj, 04 dhe 29 qershor, 3 dhe 21 korrik dhe data e fundit 15 shtator.

    Një aspekt pozitiv mes dy planetëve të dashurisë tregon pasionin dhe ndjenjat e thella mes çiftit. Situata mes dy partnerëve mund të mos jetë gjithmonë e qetë, por njëri sheh te tjetri gjysmën tjetër dhe kjo mjafton për t’i mbajtur të bashkuar.

    Një moment i tillë i parashikuar me datat të cilat do mund të ndikonin pozitivisht dhe negativisht në vendimin e datës tuaj./atvlive.tv/

  • Avokati i Sanduloviqit sot vendos lule te varri i Blerina Jasharit

    Avokati i Sanduloviqit sot vendos lule te varri i Blerina Jasharit

    Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, sot pritet të vendosë lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.

    Vendosja e luleve është paraparë të bëhet në orën 15:00

    Kujtojmë se opozitari serb Nikola Sanduloviq është arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi i njëjti ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”në Prekaz.

    Sipas familjarëve të tij, ai është torturuar dhe i është vendosur masa e paraburgimit me akuzën se ka bërë nxitje të urrejtjes.

  • ​Kurti e Vuçiq pjesë e panelit ku u fol për sigurinë gjeopolitike të rajonit

    ​Kurti e Vuçiq pjesë e panelit ku u fol për sigurinë gjeopolitike të rajonit

    Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka qenë pjesë në një paneli diskutues në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

    Kurti ka shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e këtij paneli, derisa në fotografitë e publikuara nga ai është vërejtur edhe prania e presidentit të Serbisë.

    Kurti tha se në këtë panel u fol për dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit.

    “Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar Kurti.

    Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.

    Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.

    “SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.

    Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

    Derisa gjatë ditës së sotme Kurti ka zhvilluar një takim me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, njëherit edhe shef i departamentit të drejtësisë dhe policisë, Beat Jans.

    “Diskutuam mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ligjor për një partneritet të forte”, kishte shkruar Kurti për këtë takim.

    Derisa gjatë kësaj vizite nuk ka munguar as takimi i Kurtit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq me të cilin poashtu kanë biseduar për situatën në rajon.

  • Gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

    Gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

    Sot mbushen gjashtë qysh kur u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Jonuz Musliu.

    Ai ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në Luginë.

    Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

    Kontributi i Musliut në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm.

    Ai ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare

  • Molliqaj: Kosova e as Serbia s’duan të përfundojë dialogu, opozita nën “sqetullën e Kurtit”

    Molliqaj: Kosova e as Serbia s’duan të përfundojë dialogu, opozita nën “sqetullën e Kurtit”

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar për Ekonomia Online se Kosova e Serbia nuk janë të interesuara që ta zgjedhin çështjen e njohjes së ndërsjellët. Kjo pasi, krerët e dy shteteve i përdorin për konsum të brendshëm politik.

    Në këtë intervistë për Ekonomia Online, Molliqaj ka folur për blerjen e raketave “Javelin”, ndërsa entuziazmin e quan të panevojshëm dhe ushqim për pushtetin autoritar.

    Molliqaj ka folur edhe për partitë opozitare në Kuvend, për të cilat thotë se janë nën “sqetullën e Kurtit”.

    Kreu i PSD-së ka adresuar kritika edhe në drejtim të Bashkimit Evropian, për ndarjen e fondeve për Serbinë. Thotë se vetëm Kroacia përfiton më shumë se Serbia.

    “Nuk po dëshiron më as Kosova, deri tash s’ka dashtë Serbia, ajo nuk është e interesuar ta zgjedh problemin e Kosovës sepse kjo të paktën 3 gjëra ia favorizon pushtetit atje: Sa herë që ka nevojë për konflikt e bën, nën dy e shantazhon bashkësinë ndërkombëtare duke marrë vëmendje e duke marrë temën e Bosnjës atje me deklarata e këtu me veprime dhe nën tre, shikoni fondet që merren si grande ose kredi të buta që i ofron BE-ja. Veç Kroacia është  e para si anëtare e BE-së, Serbia i merr shumë fonde dhe krejt kjo është me ide që me përkëdhel Serbinë me temë karshi Kosovës”, thotë Molliqaj.

    Molliqaj ka kritika edhe për entuziazmin e shumicës sa i përket blerjes së raketave.

    “E blen një raketë, krejt populli i Kosovës një shumicë e madhe e tij ngritën e entuziazmohen dhe kjo është ushqim i jashtëzakonshëm popullor për pushtetin autoritar. Edhe presidenti turk edhe Serbia, edhe Kosova, edhe Hungaria vazhdimisht e lë vendin në krizë më BE-në vazhdimisht merr shume fonde e vota, andaj ky është problemi që s’ka me pas zgjidhje të përhershme në këtë drejtim”, deklaroi Molliqaj.

    “Për pesë vendet e BE-së jo, asnjëra nga to nuk do ta njoh Kosovën. Nuk e di natyrisht që çdo njohje është e rëndësishme por në fuqi politike, 5, 6 vende të NATO-s që se njohin Kosovën, nuk ka me pas asnjë lëvizje këtë vit”, u shpreh Molliqaj.

    Kritika ka edhe për partitë opozitare, për të cilat thotë se janë nën sqetullën e Kurtit, teksa konsideron se Kosova është pa opozitë parlamentare.

    “Partitë opozitare janë nën sqetullën e  Kurtit, nën kuptimin e diskursit politik, kur i kanë vyer i ka mbështet, secilën marrëveshje të Kurtit e kanë mbështet, marrëveshjet ndërkombëtare po ia votojnë, çka do që ka nevojë Kurti ia kanë dhënë, të vetmen punë e mirë është obligimi i disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat e kanë parandaluar kapjen e sistemit te drejtësisë në përgjithësi, për ndryshe Kosova nuk ka opozitë parlamentare, jo që ne jemi jashtë saj, por nuk ekziston”, u shpreh Molliqaj.

  • Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, shqyrtohet rezoluta për çmimin dhe faturimin aktual të rrymës

    Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, shqyrtohet rezoluta për çmimin dhe faturimin aktual të rrymës

    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Sinjali.

    Në seancën e cila pritet të fillojë në orën 10:00, në rend dite është Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

    Vendimi për seancën e jashtëzakonshme është marrë të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë tha se aktualisht nuk ka temë me të rëndësishme se kjo.

    “Sot filloi sesioni i ri pranveror parlamentar dhe ne si PDK me mbështetjen e 40 deputetëve kemi thirrur një seancë të jashtëzakonshme për çmimin e energjisë elektrike në vend. Nuk ka temë me të rëndësishme. Ju i dini shqetësimet e mëdha që kanë ngritur qytetarët. Ne sot kemi kanalizuar këtë kërkesë dhe sesionin pranveror do të fillojmë më këtë seancë dhe kemi propozuar rezolutë për uljen e çmimit të energjisë elektrike”, është shprehur ai të hënën.

    Ndryshe, shumë qytetarë janë ankuar lidhur me faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. Sipas tyre, faturat për muajin dhjetor kanë qenë shumë më të larta, edhe pse thonë se kanë shpenzuar njëjtë sikurse muajin paraprak. Te KESCO kanë shkuar mbi 1 mijë e 700 ankesa për këtë çështje.

  • Rregullorja e re e BQK-së që hyn në fuqi nga 1 shkurti anulon dinarin nga sistemi i pagesave në Kosovë?

    Rregullorja e re e BQK-së që hyn në fuqi nga 1 shkurti anulon dinarin nga sistemi i pagesave në Kosovë?

    Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti.

    Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë, është Euro.

    “Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.”, thuhet në rregullore.

    Ndërkaq, sa i përket valutave tjera, BQK ka vendosur që të përdoren “vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogarite bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”.

    Duke e përmendur Euron si valutë të vetme, Kosova me gjasë përjashton edhe dinarin si valutë për kryerjen e pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave që përdoret në mjediset serbe pandërprerë edhe pse nga viti 2002 Kosova ka adoptuar euron si valutë të saj.

    Autoritetet e Kosovës s’kanë folur për këtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka alarmuar në dy ditët e fundit. Ai ka thënë se me këtë “Kurti shkatërron dialogun për normalizim”.

    Vuçiq, të mërkurën është takuar në Zvicër me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Ai duke folur për media, ka thënë se ka folur me krerët e disa shërbimeve të inteligjencës dhe me Miroslav Lajçakun dhe se “iu ka kërkuar atyre që ta ndalojnë Kurtin në përpjekjen për ta shkatërruar dialogun”.

    Presidenti serb ka folur për një përpjekje të kryeministrit Kurti për të “ndaluar pagesat e pagave dhe pensioneve të serbëve lokalë që punojnë në shëndetësi, arsim e institucione të Serbisë”.

    Vuçiq ka thënë se “kjo nënkupton një largim të serbëve nga Kosova”.

    Vuçiq edhe dje ka folur lidhur me atë se ka paralajmërime që Qeveria e Republikës së Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe ( dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

    Ai ka thënë se Kosova gjithashtu është e gatshme të konsiderojë anulmin pagesave dhe transaksioneve me Serbinë.

    ”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai.