ATV

Blog

  • Vajza që u lëndua pasi i ra çatia e objektit të Komunës së Prishtinës jashtë rrezikut për jetë, policia jep detaje për rastin

    Vajza që u lëndua pasi i ra çatia e objektit të Komunës së Prishtinës jashtë rrezikut për jetë, policia jep detaje për rastin

    Një person është lënduar si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës dhe e njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

    Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur, Avdyl Pacolli, shefi i Urgjencës së Prishtinës.

    “Flitet për një paciente të gjinisë femrore e cila e ka pësu një politraumë më lëndime të shumfishta, nëdërkohë është në parametrat vital për jetën”, ka thënë Pacolli për Gazetën Sinjali.

    “Ekipet e qendrës së mjekësëisë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes së qytetarëve edhe të policisë”.

    “Më pas atë e kanë dëgu në Qendrën Emergjentë pranë SHSKUK-së”.

    “E njëjta është duke marrë tremtan në qendrën emergjente dhe është duke iu nënshtar ekzamnineve klinike-diagnostike”, tha tutje Pacolli.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    Sipas policisë rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Zyrtare: Arbër Zeneli largohet nga Adana Demirspor

    Zyrtare: Arbër Zeneli largohet nga Adana Demirspor

    Klubi turk, Adana Demirspor ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli është larguar nga skuadra e tyre.

    Zeneli u transferua në verë te Adana Demirspor në tentim për të rigjetur formën pas një sezoni katastrofik në Ligue 1 me Reims, ku pati edhe disa lëndime të renda.

    Megjithatë, pa i mbushur mirë gjashtë muaj, sulmuesi anësor i Kosovës është larguar nga klubi turk.

    Është vet klubi që ka njoftuar se 28-vjeçari ka shkëputur njëanshem kontratën dhe tani është lojtar i lirë.

    “Arbër Zeneli ka shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me Adana Demirspor”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

    Gjatë sezonit vjeshtor te Adana Demirspor, Zeneli luajti 13 ndeshje në të gjitha garat, ku pati vetëm një asistim.

  • Shkarkohet drejtori i “Trepçës”, emërohet tjetri

    Shkarkohet drejtori i “Trepçës”, emërohet tjetri

    Drejtori i deritanishëm i minierës së Trepçës, Bahri Karaça është shkarkuar nga pozita e drejtorit, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it brenda minierës.

    I njëjti burim ka thënë se në vend të tij është emëruar Shyqri Sadiku.

    Kujtojmë se dje janë lënduar 13 minatorë në minierën e Trepçës, pas rrjedhjes së acidit sulfurik.

  • Laporta viziton lojtarët e Barcelonës pas humbjes nga Real Madridi

    Laporta viziton lojtarët e Barcelonës pas humbjes nga Real Madridi

    Barcelona sigurisht që është në modalitetin e menaxhimit të krizave pasi u mposht rehat nga rivalët e mëdhenj të Real Madridit, pas disa muajsh paraqitjesh të turpshme.

    Përpara ndeshjes së tyre ndaj Unionistas de Salamanca në Kupën e Mbretit, presidenti Joan Laporta është përpjekur të ndalojë problemin moral në Can Barca.

    Sipas Relevo, një ditë pasi Xavi zhvilloi një bisedë të gjatë me lojtarët dhe stafin e tij përpara se të stërvitej në kthimin e tyre në punë, Laporta zbriti në zhveshtore në Ciutat Esportiva.

    Laporta u bëri thirrje lojtarëve për unitet dhe përkushtim mes problemeve të tyre dhe u shoqërua nga zëvendës-presidenti Rafael Yuste dhe drejtori sportiv Deco gjithashtu.

    Menaxheri nën presion Xavi Hernandez ishte gjithashtu i pranishëm në takimin e drejtuesve me ekipin.

    Lajmi i fundit nga kryeqyteti katalanas është se Deco po kërkon alternativa të mundshme për Xavin për sezonin e ardhshëm, por mesazhi është se ai do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit.

  • Dërgohet në Emergjencë vajza që u lëndua pas rënies së çatisë së objektit të Komunës së Re në Prishtinë

    Dërgohet në Emergjencë vajza që u lëndua pas rënies së çatisë së objektit të Komunës së Re në Prishtinë

    Një vajzë dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të çatisë së objektit të Komunës së Re në Prishtinë pas erërave të forta, raporton ATV.

    Në pamjet e publikuara nga ATV, disa qytetarë shihet se janë mbledhur në vendin ku besohet se gjendet trupi i viktimës.

    ATV do t’ju mbajë të informuar po sa të sigurojë informacione të reja për rastin.

  • Ambasadori Szunyog kërkon zgjedhje të shpejta në veri

    Ambasadori Szunyog kërkon zgjedhje të shpejta në veri

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i kënaqur që serbët e Kosovës po shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të siguruar nga korniza ligjore e Kosovës në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionet për tërheqje të kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq.

    Përmes një postimi në X, ai i ka bërë thirrje qeverisë dhe autoriteteve lokale “që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan”.

    “Mbetet vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, theksoi ambasadori i BE-së.

    Këto ditë, në Mitrovicë të Veriu dhe në Leposaviq ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të nevojshme për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të këtyre dy komunave.

  • Tahiri: KESCO e merr rrymën 2,90 euro, qytetarëve ua faturon 14,45 euro

    Tahiri: KESCO e merr rrymën 2,90 euro, qytetarëve ua faturon 14,45 euro

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, iu ka bërë ftesë deputetëve të Kuvendit që ta votojnë rezolutën e partisë së tij për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok tarifës.

    Ai përgjatë kërkesës ka bërë një krahasim me atë se sa e blen KESCO rrymën nga KEDS-i dhe sa e faturon tek qytetarët.

    “Nëse e shohim çmimin për megavat, se sa e merr KESCO në KEK është vetëm 2 euro e 90 centë, pra kushton kilovati. Ndërsa, neve qytetarëve me tarifën e ulët na e faturon 3.34 centë, me tarifën e ulët pjesën e natës, ndërsa me tarifën e lartë nën 800 kWh është 7.79 centë. Pra, më shumë se 100 për qind. Nëse shkojmë mbi 800kWh, tarifa e ulët është 6.81 centë, ndërsa tarifa e lartë mbi 800 kWh shkon 14.45 centë. Pra, prej 2 e 90 sa e merr në KEK, neve me tarifën e lartë mbi 800 kWh na e faturon 14 euro e gjysmë, pra gati 500 përqind”, ka deklaruar shefi i GP-së së PDK-së në Kuvend.

    Ai një gjë të tillë e ka quajtur plaçkitje.

    “Prandaj, kolegë deputetë është e papranueshme me vazhdu edhe në vitin 2024 me pagu fatura të tilla të energjisë elektrike, kur nevoja për import ka qenë vetëm 5 për qind. 95 për qind e energjisë elektrike është prodhuar nga prodhimet vendore. Në anën tjetër, çmimi shkon deri në 500 për qind në tarifën e lartë mbi 800 kWh, kjo është e papranueshme. Duhet ta kundërshtojmë. Nuk mundemi me leju me u gjobit në forma të tilla. Kjo është plaçkitje”.

  • Rizvanolli: Kosova mbetet me çmimin më të lirë të rrymës në rajon

    Rizvanolli: Kosova mbetet me çmimin më të lirë të rrymës në rajon

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po flitet për çmimet e energjisë elektrike, ka thënë se Kosova ka çmimet më të ulëta në rajon dhe Evropë.

    Rizvanolli ka përmendur edhe subvencionimet.

    “Kur flasim për energjinë elektrike, Kosova është me çmimin më të lirë në rajon dhe Evropë. Vitet e fundit kanë qenë sfiduese në sektorin e energjisë, kriza u përballua në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ministrja.

    “Patëm një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë. Kosova mbetet shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirin në rajon”, ka shtuar ajo.

    Tutje, Rizvanolli ka treguar se Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar qytetarët dhe bizneset përmes subvencionimit.

    Subvencionimi i radhës do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit.

    40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike.

  • Kusari-Lila: Është fakt evident se ka dyshime për faturim jo të saktë të rrymës, Qeveria po u qëndron afër qytetarëve

    Kusari-Lila: Është fakt evident se ka dyshime për faturim jo të saktë të rrymës, Qeveria po u qëndron afër qytetarëve

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e konsideron joserioze rezolutën e opozitës në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike. Fillimisht përmendi zbatimin e vendimit në katër komunat veriore, ku siç tha ajo është hera e parë që kemi heqjen e barrës nga buxheti i shtetit, raporton EO.

    Ajo tha se kërkesa e sotme për seancën e jashtëzakonshme nuk përmban asnjë risi, por është përsëritje e kopje.

    “Fillimisht do duhej të flisnim për zbatimin e energjisë në katër komunat e vendit. Kjo situate e re është hera e parë që zbatohet në kuptimin e mbushjes së obligimit qytetarë, e po ashtu kemi heqjen e barrës nga buxheti i shtetit. Nuk përmban asnjë risi, por kopje e përsëritje e të njëjtave kërkesa nga vitet e kaluara, kur situata me rrymë ishte më dramatike”.

    Shefja e GP të VV tha se Qeveria po vazhdon t’ju qëndrojë afër qytetarëve, e sipas saj kjo rezolutë e prezantuar nuk është aspak serioze.

    “Rezoluta e prezantuar nuk është serioze nuk bën zgjidhje. Zgjidhjet e vetme që i keni ofru janë: seanca të jashtëzakonshme, komisione për sektorin e energjisë në mesin e krizës dhe keni abstenuar në zhvillimin e politikave për sektorin e energjisë”, tha Kusari-Lila para deputetëve.

    “Sfidat shumë vjeçare të këtij sektori janë edhe përgjegjësi e juaja nga tëre dekada e fundit. Përkundër abstenimit tuaj në këtë proces pozita dhe qeveria kanë qenë seriozisht të angazhuar për tu përballuar me situatën e vështirë energjetike”, tha Kusari-Lila.

    “Se ka dyshim për faturim jo të saktë, është fakt evident për të cilin qytetarët duhet t’i drejtohen KESCO dhe ZRREE. Përderisa ne si ligjvënës kemi mundësinë të ftojmë ZRrE për të raportuar mbi procesin e shqyrtimit të ankesave të qytetarëve dhe masat e ndërmarra ndaj furnitorit KESCO, gjithashtu duhet të jemi pjesëmarrës aktiv në shqyrtimin e rregullt tarifor. Për informatën tuaj furnitori i shërbimit universal deri më 22 janar të dhënat me koston aktuale ndërsa më së largu me 5 shkurt ZRrE duhet të njoftoj lidhur me vlerësimin e tyre për propozimet e marra”, tha shefja e deputetëve të VV-së në seancën e jashtëzakonshme për energjinë.

  • Tahiri: Qeveria Kurti po e zbrazë Kosovën

    Tahiri: Qeveria Kurti po e zbrazë Kosovën

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti nuk e ka problem që me përhapjen e krizës sociale, të jetë në krye të qeverisë e cila po e zbrazë Kosovën.

    Tahiri ka thënë se qeveria ua ka zvogëluar qytetarëve standardin jetësor.

    “Me vendimmarrje monopoliste për shtrenjëtim të energjisë verës, ku piku dhe blloktarifat nuk marrin shumë vëmendje për shkak të konsumit të ultë, kjo qeveri ua tkurri qytetarëve standardin dhe shërbimet, i varfëroi”, ka thënë Tahiri.

    Postimi i plotë:

    Kjo Qeveri e ka rritur varësinë energjetike dhe ka ngritur në qiell çmimet dhe krizën sociale dhe ekonomike.

    Kur ishin në opozitë, dolën kundër çdo investimi ndërkombëtar energjetik. Asokohe doli kundër projekteve të linjitit ashtu edhe kundër projektit energjetik amerikan me gaz. Qëllimi i tij nuk ishte mirëqenia por lufta për pushtet.

    Me vendimmarrje monopoliste për shtrenjëtim të energjisë verës, ku piku dhe blloktarifat nuk marrin shumë vëmendje për shkak të konsumit të ultë, kjo qeveri ua tkurri qytetarëve standardin dhe shërbimet, i varfëroi.

    Ky kryeministër, nuk e ka problem që me përhapjen e krizës sociale, të jetë në krye të qeverisë e cila po e zbrazë Kosovën.

    Kalkulimet e tij dhe njerëzve përreth janë të thjeshta por fatkeqe për ne. Duke e zbrazur Kosovën, ky ‘fenomen’ politik, shpenzon më pal rrymë, pranon remitenca më shumë, për çmimet me të cilat pasurohet klika e tij. Krejt çfarë ka mbetur është të dërgoj Martin Berishajn në ndonjë vend ku ka më shumë diasporë, dhe ku nëse votohet në Ambasada, t’i mbushin kutitë!

    Kjo, sot në Seancën e Jashtëzakonshme duhet të demaskohet, le të del në pah mashtrimi!