Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se konferenca do të fillojë nga ora 10:00, në selinë qendrore të LDK-së.
Ndërkohë, nuk janë bërë të ditura arsyet e thirrjes së kësaj konference.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se konferenca do të fillojë nga ora 10:00, në selinë qendrore të LDK-së.
Ndërkohë, nuk janë bërë të ditura arsyet e thirrjes së kësaj konference.

Më 25 janar 1898, luftanija amerikane U.S.S. Maine, hyri në portin e Havanës, në Kubë, duke ndezur shkëndijën e luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.
Misioni i anijes ishte të mbronte qytetarët amerikanë dhe pronat e tyre në Havanë, kundër dhunës së mundshme gjatë kryengritjes së Kubës kundër Spanjës.
Më 15 shkurt, tri javë pas ankorimit të luftanijes, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm dhe e zjarrit që pasoi, anija Maine u fundos dhe humbën jetën 266 amerikanë. Gazetat amerikane fajësuan Spanjën dhe nxitën opinionin publik kundër spanjollëve me thirrjen “Kujtoni anijen Maine”.
Në fakt, askush nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin. Jo më vonë se dy muaj pas fundosjes së luftanijes Maine në portin e Havanës, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja ishin në luftë ndërmjet tyre. Luftimet zgjatën më pak se katër muaj.
Fuqia ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara luajti rol të rëndësishëm në fitoren amerikane. Si pjesë e marrëveshjes së paqes në përfundim të luftës, Spanja hoqi dorë nga kontrolli mbi Kubën.

63 vjet më parë ishte bërë transmetimi i parë drejtpërdrejt televiziv në Amerikë.
Më 25 janar 1961, miliona amerikanë panë transmetimin e parë të drejtpërdrejtë televiziv të një konference presidenciale shtypi.
Presidenti John Kennedy që kishte filluar detyrën pesë ditë më parë, iu përgjigj pyetjeve të reporterëve për gati 35 minuta.
Kjo ishte e para e shumë konferencave shtypi, të transmetuara drejtpërdrejt nga televizioni që Kennedy mbajti gjatë më pak se tre vjetëve në detyrë. Kennedy, i cili ishte 43-vjeç kur bëri betimin si president i vendit, ishte i qetë, plot besim në vetvete dhe mendjemprehtë në konferencat e drejtpërdrejta televizive të shtypit.
Ndihmësit e tij i shihnin këto konferenca shtypi si një mjet për të bërë të njohur popullin amerikan me cilësitë dhe aftësitë komunikuese të presidentit Kennedy. Transmetimet e këtij lloji në fakt e shtuan popullaritetin e presidentit amerikan.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të qëndrojë sot në Kosovë për vizitë zyrtare.
Pendarovski në orën 11:00 do shkojë në ndërtesën e Presidencës, ku do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka bërë të qartë se rruga integruese drejt BE-së lidhjet drejtpërdrejt me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndër të tjera, ai ka folur edhe për çështjen e nxehtë në këtë proces, Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Stano thotë se Bashkimi Evropian është zhgënjyer më Kosovën që ka dështuar të dorëzojë një draft për Asociacionin, prandaj ai është përgatitur nga BE.
Por sipas tij, Asociacioni nuk nënkupton asnjë formë autonomie për pjesën veriore të Kosovës.
“E kemi thënë për shumë kohë është që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është obligim ligjor i Kosovës, obligim të cilin vet Kosova e ka pranuar. Bashkimi Evropian bashkë me SHBA-të, thonë që ky është prioritet dhe duhet të realizohet sipas obligimit që ka Kosova. Statuti, drafti i fundit, është bërë nga Bashkimi Evropian, pas dështimit të Kosovës të sjellë draftin, të kryej obligimin nga ana e tyre. Përkundër thirrjeve të shumta nga BE-ja dhe SHBA-ja, në nivelin më të lartë. Drafti është përgatitur nga ne, duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës, me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve më të njohur ligjor ndërkombëtar, duke marrë parasysh modelet më efektive të asociacioneve të ngjashme brenda BE-së. Janë mbi 20 modele në BE që funksionojnë pa krijuar frikë për autonomi a ndarje”, ka thënë ai në Tëvë1.
Ai ka folur edhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat sipas BE-së do mbesin në fuqi për shkak se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kërkesat.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se qeveria aktuale po e trajton shtetin si “tifozëllëk”.
“Trajtimin e shtetit e bëjnë si tifozllëk e që nesër nuk kanë kurrfarë përgjegjësie, ia kthejnë shpinën, sepse ata tifozë i trokasin fitores, pastaj ia kthejnë shpinën, sikur që ndodhi me Policinë e Kosovës. Tri javë i quajtën patriotë, atdhetarë e heronj, mbas dy jave për një rrogë i lanë”, tha Limaj. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Fatmir Limajt në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se nëse opozita në Kosovë vazhdon kështu si ka qenë, rrezikohet demokracia në vend dhe i jepet mundësi krijimit të hapësirës për regjime autoritare.
“Nisjen e opinionit publik e shtyrë pak a shumë nga Qeveria dhe eksponentë opozitarë me u kthy si temë që kur të përmendet bashkëpunimi opozitar, 100 mijë pengesa e telashe me e i çitë e mos me i lanë me u ba bashkë. Unë e kuptoj që kjo i shërben shumicës, por jo opozitës. Një shumicë e cila ka njëfarë instikti autoritar, do me e pa ashtu. Dhe çka kam parë, kam parë rrezikun e demokracisë. Cila është? Nëse një opozitë qysh ka qenë këtu e vazhdon me u topitë, e me u ba copa copa e me nisë me u marrë opozita njëra me tjetrën e me gju temat që nuk bashkojnë, po temat ndajnë, vijmë në një situatë ku potenciali demokratik, reagues e alternativ i opozitës dobësohet deri në atë nivel sikur që e kemi në vendet në rajon dhe aty lëndohet demokracia dhe aty krijohet hapësira për regjime autoritare. Kqyrne sot Serbinë, gati e njëjta logjikë ka shku në 10 vitet e kaluara, e ka shkatërrua opozitën, opozita veten, nuk e ka ruajtur demokracinë. Ka vende demokratike rajoni, por ka demokraci pesë sekondëshe, këtu ku na rrethojnë neve.”, tha Limaj. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Fatmir Limajt në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria aktuale, mos kryerjen e punëve, po e arsyeton duke akuzuar qeveritë e kaluara.
“Nuk kemi thënë ne pse ata tjerët nuk e bënë, por e kemi bërë punën tonë dhe e kemi marrë përgjegjësinë për punën tonë”, tha Limaj.
Ai tha se kur kanë ardhur në pushtet, për aeroport i kanë dhënë nga 12 milionë nga buxheti i Kosovës që t’i mbajë puntorët, ndërsa tani shton ai, aeroporti i sjell Kosovës 26 milionë euro në vit.
“Një aeroport i cili 26 milionë në vit ia bjen buxhetit të Kosovës, një aeroport që është dhënë për 20 vite me koncesion e që parashikohet dikun, me rritjen e pasagjerëve, atëherë u kanë e projektuar diku 420 milionë euro me i ardhë Kosovës në buxhet për 20 vite, nga tash rritja që po del, unë besoj që ka me shku deri në 600 milionë të hyra për Kosovën. Një aeroport i cili është ndërtuar me zero buxhet të Kosovës. Një aeroport kur ne e kemi marrë, kemi dhënë nga 12 milionë euro nga buxheti i Kosovës me i mbajtë punëtorët”, tha Limaj.
Limaj thotë se në vitin 2008, qeverisjen e kanë marrë me 690 milion buxhet, ndërsa pushteti aktual e ka gjetë shtetin me 2.3 milardë buxhet.
“Mos harroni nuk është njëjtë si me e marrë shtetin zero me e çu dikun, si me e marrë të gatshëm. Kur u ardh kjo Qeveri e ka marrë një buxhet me 2 miliardë e 300 milionë. Ne e kemi fillu me buxhetin me 690 milionë. Këtë çka po e flas unë, në vitin 2008, Republika e Kosovës, si Kosovë e pavarur, jemi futë me buxhet shtetëror me 692 milionë euro, në vitin 2011, buxheti i Republikës së Kosovës ka qenë 1 miliard e 420 milionë, që do të thotë rritje 100 për qind, me investime që po flas”, tha Limaj. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Fatmir Limajt në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se nga viti 2010, Kosova ka pasur pak zhvillim ekonomik.
Këto deklarata ai i bëri pasi u pyet nga gazetarja për deklaratën e përbashkët të koalicionit me AAK-në, ku përmenden gjërat esenciale si për shëndetësi, për arsim, sistem gjyqësor etj.
“A kaq keq keni punuar ju, a kaq keq ka qenë situata që të flasim për këto tema që të jenë prioritet, sepse këto janë esenciale, nuk po flasim për investime strategjike, por po flasim për shëndetësi, për arsim për sistem gjyqësor?”, iu drejtua gazetarja e ATV-së, Albina Haliti.
Limaj tha se u duhet me e vazhdua aty ku ka mbetë në vitin 2010.
“Pikërisht po them duhet me e vazhdua aty ku kemi mbetë, sepse nuk kemi pasë një zhvillim prej 2010-tës në zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Në fakt, kjo po tregon që mbas 2010-tës, pak ka pasë një zhvillim në vend dhe duam që atë frymë, atë energji, atë mobilizim të zhvillimit të projekteve të ndërtimit të vendit, duhet me e kthy një frymë që menaxhon dhe drejton vendin. Ne jemi në një vend ku 70-80 për qind e ministrave kurrë s’kanë ardhë me dhanë raport për sektorët që kanë drejtu. 70-80 për qind e Qeverisë të Kosovës, të ministrave të fushave përkatëse, opinioni publik nuk i ka pasur. Për tri vite, asnjë ministër nuk ka ardhë me çu një raport, me dalë me e ba një deklarim, me pasë mundësi me e pyet dikush çka keni ba në sektorin e juaj për tri vite”, tha Limaj. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Fatmir Limajt në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se koalicioni NISMA-AAK ka me qenë alternativë politike serioze në Kosovë.
“Është një bazë e gjerë, goxha e gjerë që me një punë efektive, me qartësi, me një program të çartë, edhe me angazhim, me një dimanizim të opozitës, besoj që ky koalicion edhe duke qenë i hapur për të tjerët për tu zgjedhuar, ka me qenë serioze në skenën politike të Kosovës. Unë nuk flas me shifra, por e di saktë që ka me qenë një alternativë serioze edhe besoj që ka ndryshuar nga bashkimi, mënyrën e të bërit opozitë”, tha Limaj.
Ai tha se NISMA, rezultatin më të mirë zgjedhor e ka pasur rreth 46 mijë vota, ndërsa AAK, 80-90 mijë sosh.
“Ajo çka besoj unë është se NISMA veç në zgjedhjet e fundit e ka pasë atë. Me 28 shkurt, ne jemi një parti 10-vjeçare, 10 vite i mbushim. Kemi kaluar diku 10 procese zgjedhore edhe lokale edhe qendrore. Në çfarëdo rrethane, përjashto këtë 14 shkurtin, ne kemi shkuar deri në 5-6-4 për qind, këto kanë lëvizur në nivel nacional. Është një bazë e gjerë që njerëzit kanë votuar. NISMA ka pasur rezultatin më të mirë në zgjedhjet, rreth 46 mijë vota në nivel nacional, në nivel lokal ka pasur edhe më shumë. Në 80 për qind të komunave jemi të përfaqësuar me asamblistë. Kështu që është një bazë e gjerë. Edhe Aleanca ka në ditët më të mira 80 mijë, 90 mijë nëse nuk gaboj, këtu është sillë”, tha Limaj. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Fatmir Limajt në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë: