ATV

Blog

  • Bislimi: BE-së i kemi dërguar raport prej 48 faqesh për Banjskën, le ta publikojë Prokuroria

    Bislimi: BE-së i kemi dërguar raport prej 48 faqesh për Banjskën, le ta publikojë Prokuroria

    Zëvendëskryeministri i vendit për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se Kosova i ka dërguar Bashkimit Evropian dhe secilit shtet anëtar një raport prej 48 faqeve për agresionin në Banjskë, raporton Ekonomia Online.

    Por, sipas Bislimit, raportin duhet ta publikojë prokurori dhe jo qeveria, teksa i kërkoi ndihmë anëtarëve të Komisionit për Integrim nga radhët e opozitës që të bëjnë presion publik mbi prokurorinë që ta bëjë publik raportin.

    Më tej, ai tha se sa herë sillet Radojiçiqi i lirë rreth veriut dhe sa herë Serbia nëpër kampet e saj përgatitë dhe trajton të rinj nga Kosova, rreziku i sigurisë do të jetë permanent.

    “Ne i kemi dërguar raport 48 faqesh për Banjskën, BE-së edhe secilit shtet anëtar, edhe secilës ambasadë në Bruksel. 48 faqe. Por raportin për me e publiku duhet me bë prokurori. Prokurori nuk është Qeveri. Ne po bëjmë presion publik që të publikohet raporti. Bëni edhe ju e ndihmona që Prokuroria ta bëjë raportin, ta nxjerrë fletarrestin për Radojiçiqin dhe të gjendjen kriminelët e tjerë. Ndihmona në këtë drejtim, që Radojiçiqi të mos sillet i lirë rreth veriut. Sa herë që ai sillet i lirë dhe Serbia dhe kampet ushtarake të saj, përgatit dhe trajnon të rinj nga Kosova, rreziku i sigurisë do të jetë permanent, prandaj ndihmona që edhe prokuroria të veprojë”, ka thënë Bislimi.

  • ​Bislimi vazhdon kritikat ndaj BE-së për qasje të pabalancuar në dialogun me Serbinë

    ​Bislimi vazhdon kritikat ndaj BE-së për qasje të pabalancuar në dialogun me Serbinë

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së duhet të hiqen sa më parë, pasi Kosova ka përmbushur kërkesat bazë për situatën në veri.

    Bislimi duke raportuar në Komisionin parlamentar për integrime evropiane, kritikoi Bashkimin Evropian për qasje të pabalancuar edhe në dialogun me Serbinë.

    Sipas Bislimit, brenda vendeve anëtare të BE-së ka presione sesi ka masa ndëshkuese ndaj Kosovës, veçse ka vendosur kryetar legjitim në katër komuna, ndërsa s’ka masa ndëshkuese ndaj Serbisë për agresionin në Banjskë.

    Ai nënvizoi se dialogu me Serbinë është i rëndësishëm, por kjo nuk duhet të pengojë Kosovën në procesin integrues.

  • “Derisa shkenca t’i rikthejë ata në jetë”, laboratori në Michigan ngrin trupat e qindra pacientëve për vetëm kaq dollarë

    “Derisa shkenca t’i rikthejë ata në jetë”, laboratori në Michigan ngrin trupat e qindra pacientëve për vetëm kaq dollarë

    Një numër në rritje i njerëzve dhe kafshëve shtëpiake po ngrihen në laboratorë kriogjenikë, me shpresat që një ditë të kthehen në jetë nga shkenca. Biznesi po lulëzon në laboratorin e Institutit Cryonics në Michigan, duke mbushur të gjitha kapacitetet dhe duke detyruar të ruajë pacientët në një qendër të re aty pranë.

    Midis 10 dhe 20 vende janë zënë në objektin e zgjeruar të magazinimit. Ajo që dikur ishte ideja e çuditshme e Walt Disney dhe elitave ultra të pasura po bëhet më e aksesueshme për njerëzit e zakonshëm.

    Në objektin e Michigan, kuzhinierët, studentët, sekretarët, profesorët dhe kafshët shtëpiake janë midis atyre që ruhen në azot të lëngshëm. Laboratori thotë se kjo është e përballueshme për një person mesatar duke filluar nga 28,000 dollarë, e cila zakonisht paguhet përmes sigurimit të jetës.

    Cryonics, praktika e ngrirjes së trupave të njerëzve të vdekur është një fenomen mbarëbotëror. Ndërsa 1,374 nga 1,975 pacientët e ruajtur në objektin e Miçiganit janë amerikanë dhe 128 janë britanikë, sipas statistikave të anëtarëve të publikuara nga instituti.

    Nga jashtë duket si çdo magazinë tjetër. Por brenda saj përmban trupat e ngrirë të vdekur të qindra pacientëve.

    Deri më tani, 199 të vdekur ruhen atje, falë azotit të lëngshëm që mban trupat në minus 275 gradë Fahrenheit(-135 gradë), një temperaturë kaq e ftohtë sa ndalon të gjithë funksionin qelizor dhe ruan gjendjen e tyre deri në shkrirje.

    Numri i pacientëve në qendrën e Miçiganit është rritur në mënyrë dramatike nga rreth 600 në 2006 në afër 1,975 në 2023.

    Pacientja më jetëgjatë, e quajtur Rhea Ettinger, ka qenë atje që nga viti 1977. /abcnews.al

  • Kurti i shkon për vizitë kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi

    Kurti i shkon për vizitë kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi

    Kryeministri Albin Kurti sot ka vizituar kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili vije nga radhët e Vetëvendosjes.

    Gjatë të premtes Kurti ka marr pjesë në lansimin e programit kombëtar “Sport në shkolla” e organizuar nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës (FSShRK), ngjarje në të cilën kanë marr pjesë ministrat Hajrulla Çeku e Arbërie Nagavci e kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

    Kryeministri Kurti do të merr pjese edhe në Vendosjen e gurthemelin për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë.

  • Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vjedhin portofolin dhe çelësat e banesës

    Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vjedhin portofolin dhe çelësat e banesës

    Një prokuror i shtetit ka raportuar në polici se hajnat i kanë hyrë mbrëmë në banesë dhe se i kanë vjedhur portofolin me dokumente personale dhe dy palë çelsa të banesës.

    Lidhur me rastin, nuk raportohet për të arrestuar.

    Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:30-21:00.

    “VJEDHJE – Rr. Bardhyl Qaushi, Prishtinë 25.01.2024 – 17:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

  • Në SHBA kryhet ekzekutimi i parë me gaz azoti, i dënuari buzëqeshi para se të vdiste!

    Në SHBA kryhet ekzekutimi i parë me gaz azoti, i dënuari buzëqeshi para se të vdiste!

    Kenneth Eugene Smith u bë i burgosuri i parë amerikan i dënuar me vdekje, i vrarë duke përdorur një maskë azoti. Ai u ekzekutua të enjten në mbrëmje në Alabama.

    Në orën 10 të mëngjesit, Smith hëngri vaktin e tij të fundit, biftek, patate dhe vezë, të blera nga një restorant i ushqimit të shpejtë Ëaffle House pranë burgut. Që atëherë ai nuk konsumoi më asgjë, sepse xhelati kishte frikë se do të vjellte gjatë ekzekutimit. Ai takoi familjen e tij për lamtumirën e fundit.

    Ekzekutimi ishte caktuar për në orën 18, por ankesat e fundit ligjore, të gjitha të refuzuara, e vonuan atë. I lidhur në gur, pak përpara se xhelati të vendoste maskën e azotit mbi fytyrën e tij, Smith bëri deklaratën e tij të fundit: “Sonte Alabama e bëri njerëzimin të bënte një hap prapa. Unë largohem me dashuri, paqe dhe dritë, faleminderit që më mbështetët, ju dua.”

    Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, Smith është personi i parë që vritet duke përdorur gaz azot kudo në botë. Pesë anëtarë të medias u lejuan të shihnin ekzekutimin.

    Smith, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, dy deri në katër minutat e para ishte “duke u dridhur dhe duke u përpëlitur në një gurë”. Më pas pasuan disa minuta frymëmarrje të rënduara u shpall i vdekur në orën 20:25 me kohën lokale (02:35 GMT).

    Prokurori i Përgjithshëm Steve Marshall tha se vrasja me azot kishte dëshmuar se ishte “një metodë efektive dhe humane e ekzekutimit”, duke hedhur poshtë “parashikimet e tmerrshme” të aktivistëve dhe mediave.

    “Drejtësia është vënë në vend”, thuhet në deklaratën e tij.

    Kur autoritetet e burgut u pyetën në një konferencë shtypi se pse Smith po dridhej kur filloi ekzekutimi, përgjigja ishte se ai dukej se po mbante frymën “për aq kohë sa mundi”. Pra, “kishte disa lëvizje të pavullnetshme. Gjithçka pritej në efektet anësore që pamë dhe studiuam mbi hipoksinë e azotit. Asgjë nuk ishte e pazakontë në krahasim me atë që prisnim.”

    Smith ishte 58 vjeç dhe ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një gruaje, Elizabeth Sennett, të kryer në vitin 1988. Burri i Sennett, një ministër protestant i quajtur Charles, kishte paguar Kenneth dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, nga një mijë dollarë secili për vrasjen e gruas. Qëllimi i tij ishte të mblidhte paratë e sigurimit të jetës së gruas së tij, sepse ai ishte mbytur nga borxhi. Të tre vrasësit e kishin sulmuar duke e goditur me thikë njëmbëdhjetë herë.

    Në gjyq, Smithi u shpall fajtor, por juria e dënoi atë me burgim të përjetshëm. Megjithatë, gjyqtari nuk e pranoi vendimin, duke e shndërruar atë në dënim me vdekje. Fëmijët e viktimës kishin bërë thirrje që vrasësit të ekzekutoheshin.

    Ekzekutimi i Smith ishte planifikuar për herë të parë në vitin 2022, me injeksion vdekjeprurës, por ekzekutori nuk mundi para se të skadonte urdhri i vdekjes së shtetit. Ndaj autoritetet vendase kishin vendosur të ndryshonin metodën, duke kaluar në maskën e azotit.

    Avokatët e Smith paraqitën disa apelime, duke argumentuar se ishte një dënim “i pazakontë dhe mizor”, prandaj i ndaluar me ligj. Ata denoncuan gjithashtu rrezikun e një vdekjeje të ngadaltë dhe të dhimbshme, sepse maska ​​ishte e përshtatshme për të gjithë dhe mund të mos shkaktonte vdekje të menjëhershme. Gjithashtu ekzistonte rreziku që i dënuari të pësonte goditje në tru dhe të mbeste në gjendje koma.

    Alabama dhe dy shtete të tjera të SHBA-së kanë miratuar vrasjen me maskë azoti si një metodë alternative të ekzekutimit, sepse barnat e përdorura në injeksione vdekjeprurëse janë bërë më të vështira për t’u gjetur.

  • ​Tryeza për familjen, Haradinaj: Do të kundërshtojmë tendecat për zhvlerësimin e familjes

    ​Tryeza për familjen, Haradinaj: Do të kundërshtojmë tendecat për zhvlerësimin e familjes

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kundërshtojnë çdo tendencë për zhvlerësimim e familjes.

    Në tryezën e grupit parlamentar të kësaj partie me temën “Familja – roli, sfidat dhe mbrojtja”, ai shtoi se kjo temë po diskutohet në kohë të duhur.

    “AAK është parti ardhetare dhe në thelb ka atdheun. Këto vlera janë të lidhura mes vete, janë të vlerësuara në të gjitha kohërat. Aleanca angazhohet për familje me mirëqenie ekonomike dhe me të ardhura që e sigurojnë familjen. Do të kundërshtojmë çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes”, deklaroi Haradinaj.

    Ndërkaq, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi theksoi se familja shqiptare tradicionalisht ka qenë institucioni i rëndësishëm.

    Në fjalën e tij, ai përmendi edhe iniciativën për ndarjen e 500 eurove për secilën lindje në këtë komunë.

    Kryetari i Demokracisë Konservatore, Avdullah Klinaku tha se emigracioni i theksuar e sistemi shëndetësor janë disa prej rreziqeve me të cilat po përballen familjet.

    Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo temë duhet të diskutohet në mënyrë profesionale.

    “Po e bëjmë këtë për të dhënë një shembull se diskursi publik për atë që e ka mbajtur kombin shqiptar, për familjen, ta bëjmë në formën më profesionale e transparente”, tha ai.

  • Hoti: Më 31 Janar do të takohemi me delegacionin serb, po shpresojmë t’i marrim arkivat që i kemi kërkuar

    Hoti: Më 31 Janar do të takohemi me delegacionin serb, po shpresojmë t’i marrim arkivat që i kemi kërkuar

    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, ka thënë se do të takohen me 31 Janar me një delegacion serb, përmes të cilit takim presin qe të marrin informacione për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Ai ka treguar se pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësues nga BE-ja.

    “Në fakt me 31 Janar të këtij viti, ne kemi një takim të jashtëzakonshëm të grupit punues, delegacion i Kosovës me të Serbisë, dhe BE-ja besojmë se do të jetë në këtë takim, dhe shumë po shpresojmë që do të marrim informacion ose arkivat që i kemi kërku nga Serbia. Dhe nëse i marrim këto atëherë natyrisht që do të vazhdojmë me gërmime të tjera, por megjithatë vitin 2023 kryesisht i kemi pas gërmimet prej raporteve analitike që i kemi marr prej akterëve të ndryshëm, por kryesisht prej Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq”, ka thënë ai

    Me informacionet e reja nga Kryqi i Kuq, Hoti thotë se do të kenë më shumë punë gjatë këtij viti.

    “Edhe ato kanë me vazhdu, sepse i kemi pranu të reja prej Kryqit të Kuq, dhe unë po shpresoj, nuk mundem të garantoj, por po shpresoj që kemi me pas një volum edhe më të madh të punës sa që kemi pas në vitin e kaluar”, u shpreh ai.

    Hoti ka treguar për Front Online lokacionet ku do të kërkohen mbetje mortore posa të fillojnë gërmimet.

    “Në Skenderaj e kemi edhe një lokacion, kemi qenë në Prekaz, por tani është një lokacion tjetër prapë në Prekaz, në Podujevë kemi me u kthy, në Prizren kemi me u kthy, edhe në Kamenicë kemi me u kthy”, ka thënë ai.

  • Stano: Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt

    Stano: Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të mbahen sa më shpejt dhe e vlerësoi pozitivisht mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët serbë për shkarkimin e kryetarëve aktualë.

    “BE-ja vëren pozitivisht se procesi ka filluar që kur serbët e Kosovës kanë mbledhur nënshkrime për të filluar procesin e shkarkimit të kryetarit, në përputhje me Udhëzimin Administrativ. BE u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të sigurojnë vazhdimin e papengesë të procesit”, ka thënë Stano.

    Tashmë, qytetarët serbë në katër komunat në Veri të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë që dolën fitues në zgjedhjet e 23 prillit.

    Listat e nënshkrimeve janë dërguar në KQZ dhe ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i tyre.

    Peticionet me nënshkrime të votuesve pasi t’i përcillen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikimin e tyre, hapi i radhës është organizimi i votimit për shkarkimin e kryetarëve, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve.

    Rezultati i këtij votimi më pas i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti gjatë kësaj jave thënë se zgjedhjet në komunat me shumicë serbe në veri mund të mbahen brenda pak muajve të ardhshëm.

    Kurti tha se qeveria të cilën ai e drejton është e përkushtuar që të mbajë zgjedhje shpejt.

    “Mund të jenë këtë vit – në disa muajt e ardhshëm”, tha ai.

  • O’Brien: Liderët e Ballkanit të bëjnë më shumë për të çuar rajonin përpara

    O’Brien: Liderët e Ballkanit të bëjnë më shumë për të çuar rajonin përpara

    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë të enjten se ndërtimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimit kërkon kohë, dhe liderët e rajonit duhet të pranojnë që duhet të bëjnë më shumë për të çuar përpara rajonin.

    Ai i ka bërë këto deklarata në Fondin Gjerman Marshall, në adresimin e tij të parë të madh prej kur e ka marrë pozitën e mbikëqyrësit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Evropën dhe Euroazinë.

    I pyetur nëse Perëndimi duhet të zgjedhë në mes të reformës dhe stabilitetit për rajonin e Ballkanit, dhe nëse ekziston një balancë në këtë drejtim, ai ka thënë se me proceset e shumta në këto vende duhet të punohet në faza të ndryshme.

    I pyetur për zgjedhjet e fundit në Serbi, të cilat janë kritikuar prej faktorit ndërkombëtar, ai ka thënë se “sfida është se kush do të mund të premtojë rezultat për njerëzit në Serbi?”, dhe duke përmendur rëndësinë e ruajtjes së demokracisë në rajon.

    Partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 46.72 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar.

    Duke folur në këtë temë, ai ka përmendur se Serbia është duke pasur performancë të mirë ekonomike në kohën e fundit dhe kjo, sipas tij, nënkupton se ky vend do të ketë rritje ekonomike dhe do të tërheqë investime të reja në Serbi.

    “Nëse dëshirojmë që edhe shtetet tjera t’i kenë mundësitë e njëjta, do të duhet të inkurajomë reforma, qoftë edhe me rrezikut e jostabilitetit”, ka thënë ai.

    Mes tjerash, O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë Bashkimit Evropian në procesin e zgjerimit, me qëllim të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në të.

    Në këtë drejtim, ai e ka vënë theksin te Plani i BE-së për rritje ekonomike – të prezantuar më 22 janar në Shkup – duke thënë se ai do të shërbejë si shtysë e re për këto vende në rrugën drejt integrimeve.

    “Këto janë steroide për një ekonomi”, ka thënë ai, kur ka folur për fondet që do të mund t’i përfitojnë vendet e Ballkanit, në këmbim të kryerjes së reformave.

    Mes tjerash, O’Brien e ka përmendur se në takimin e 22 janarit, e ka vërejtur që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lodhura me premtimet e dhëna të BE-së për zgjerim, pa ndonjë rezultat konkret dhe beson që plani i ri do të ketë efekte praktike.