ATV

Blog

  • Sot konfirmohet dorëheqja e Kovaçevskit dhe Xhaferit i cili do të jetë mandatarë i qeverisë teknike

    Sot konfirmohet dorëheqja e Kovaçevskit dhe Xhaferit i cili do të jetë mandatarë i qeverisë teknike

    Kuvendi i RMV-së sot do ta mbajë mbledhjen e 139-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë ligjvënëse, Jovan Mitreski, koordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së.

    Kovaçevski dhe Xhaferi, i cili do të jetë mandatar i qeverisë teknike, dorëheqjet i dhanë dje me çka nisi procedura për zgjedhjen e qeverisë teknike më 28 janar, njëqind ditë para zgjedhjeve kuvendare më 8 maj.

    Në bazë të Rregullores, për kryetar të Kuvendit është zgjedhur kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Pas zgjedhjes dhe betimit solemn, Xhaferi do t’ia dorëzojë funksionin Mitreskit.

    Përbërja e Qeverisë teknike tashmë dihet pasi partitë politike i publikuan propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

    Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, propozim për kryeministër teknik, dje në intervistë për Kanalin e Kuvendit, theksoi se jo vetëm që pret të kemi proces të drejtë, demokratik dhe të suksesshëm zgjedhor, por, siç tha, kemi obligim të sigurojmë zgjedhje të tilla.

    “Unë jo që pres të kemi zgjedhje të tilla, por e kemi obligim. Dhe kjo vetvetiu është sfidë, dhe fillimisht, personalisht për mua si bartës i atij funksioni, ndërkaq duke i pasur parasysh komunikimin me përfaqësuesit të cilët do të jenë pjeës e asaj qeverie, konsideroj se të gjithë e kanë të qartë se jemi të obliguar ta sigurojmë për qytetarët. Dhe unë jam i bindur se atë do ta sigurojmë dhe do të kemi konsensus mes të gjithë pjesëmarrësve në atë proces”, tha Xhaferi në intervistë për kanalin kuvendor.

    Ai thekson se kanë obligim moral, politik dhe etnik ndaj qytetarëve, t’u sigurojnë pasqyrë adekuate para institucioneve ndërkombëtare të cilët në mënyrë adekuate do ta mbikëqyrin procesin e zgjedhjeve.

    Ndryshe, Qeveria teknike sipas paralajmërimeve të Talat Xhaferit pritet të votohet ditën e diel.

  • ​Kaçanik: Babë e bir rrahen mes vete, pranojnë tretman mjekësor

    ​Kaçanik: Babë e bir rrahen mes vete, pranojnë tretman mjekësor

    Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Kaçanik.

    Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dy meshkuj kosovarë (babë e bir) janë përleshur mes vete dhe të njejtin kanë pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedur të rregullt.

    “Kaçanik 25.01.2024 – 23:50. Dy meshkuj kosovarë (babë e bir) kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak se ishin lënduar gjatë një përleshje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

  • Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12 dhe si ta zëvendësoni

    Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12 dhe si ta zëvendësoni

    Shkalla e mungesës së kësaj vitamine është shumë më e lartë në disa popullata specifike dhe mungesa mund të ketë një ndikim të madh në trup. Megjithatë, kjo mund të trajtohet ose të parandalohet plotësisht.

    Në vazhdim ju njeh me çdo gjë që duhet të dini rreth kë saj teme.

    Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12?

    Tre shkaqet kryesore të mungesës së saj janë sëmundjet autoimmune, mos aftësia e trupit për t’a thithur në mënyrë efektive, për shkak të dëmtimit të zorrëve ose operacioneve, dhe marrja e pamjaftueshme e sasive ditore nga ushqimet.

    Mungesa e saj mund të jetë më e zakonshme tek veganët dhe vegjetarianët. Gjithashtu, edhe përdorimi afatgjatë i disa medikamenteve është një faktor që mund të ndikojë.

    Faktorët të tjerë rreziku mund të jenë:

    Mosha – Rreziku i mungesës së B12 rritet me moshën, ndaj më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç.

    Shtatëzania – Nevojat për B12 rriten gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

    Abuzimi me alkoolin ose substancat e ndaluara – Këta persona shpesh nuk ushqehen shëndetshëm dhe trupi nuk i përthith me efikasitet vlerat ushqyese.

    Simptomat e mungesës së B12

    Disa nga simptomat më të zakonshme janë të paqarta, kështu që mungesa mund të mbetet e pazbuluar në shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni analiza gjaku në mënyrë të rregullt, e sidomos nëse mendoni se mund të keni mungesa.

    Simptomat më të zakonshme të mungesës së B12 janë:

    Lodhja

    Lëkura e zbehtë

    Mungesa e frymëmarrjes kur angazhoheni në aktivitet fizik

    Buzët e thata

    Mungesa e B12 mund të shkaktojë gjithashtu simptoma më të rënda si:

    Marramendje

    Dëmtimi i kujtesës

    Dhimbje koke

    Vështirësi në ecje

    Mungesa e B12 ndan simptomat me gjendje dhe sëmundje të tjera serioze, kështu që është e rëndësishme që të mos bëni vetë-diagnostikim dhe gjithmonë të drejtoheni tek një mjek për t’iu nënshtruar testimit të duhur.

    Parandalimi

    Edhe pse disa shkaqe mund të mos i parandaloni dot, shumica e njerëzve mund të ruajnë nivelet optimale duke ngrënë ushqime që përmbajnë vitaminë B12 ose duke marrë suplemente. Shumica e suplementeve vetëm me B12 përmbajnë 500-1000 mikrogramë për dozë. Ato përgjithësisht konsiderohen të sigurta, edhe në doza shumë të larta. Kjo për shkak se trupi nuk e ruan në sasi të tepërt dhe e nxjerr me urinën.

    Burimet ushqimore të vitaminës B12

    Nëse jeni të shqetësuar se nuk po merrni mjaftueshëm B12, provoni të rrisni konsumin e ushqimeve të mëposhtme:

    Mëlçi viçi të ziera

    Peshk si salmoni apo ai ton

    Produktet e qumështit si kosi dhe djathi

    Vezët

    Konsumoni mishin e shpendëve si ai gjelit të detit

    B12 është kryesisht i përqendruar në ushqimet shtazore, por mund të gjendet në disa ushqime me bazë bimore. /AgroWeb.org

  • Kanoset një zyrtar policor në Prishtinë

    Kanoset një zyrtar policor në Prishtinë

    Një zyrtar i policisë ka deklaruar se është kanosur nga një burrë, pasi që të njëjtit i ka shqiptuar kundërvajtje në komunikacion.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt

    “Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor) ka deklaruar se derisa ka qenë duke u marrë me rregullimin e trafikut është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar pasi të njëjtit i kishte shqiptuar një kundërvajtje në komunikacion. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

  • Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK-ja mbajnë tryezë diskutimi

    Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK-ja mbajnë tryezë diskutimi

    Sot nga ora 09:30, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike do të mbajnë tryezë diskutimi.

    Kjo tryezë do të mbahet me rastin e Javës Evropiane Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, raporton teve1.info.

    I pranishëm në këtë diskutim do të jetë edhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.

  • Bislimi sot raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

    Bislimi sot raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot do të raportojë në Komisionin për Integrime Evropiane.

    Bislimi do të raportojë nga ora 10:00 në një sallë të Kuvendit të Kosovës.

  • I burgosuri sulmon dy gardianë në Novobërdë

    I burgosuri sulmon dy gardianë në Novobërdë

    Një i burgosur ka sulmuar dy gardianë në Burgun e Pasjakut në Novobërdë.

    Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

    “Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton raporti 24 orësh i policisë.

  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Gjilan: Vetura doli jashtë rrugës e goditi shkëmbinjtë

    Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Gjilan: Vetura doli jashtë rrugës e goditi shkëmbinjtë

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin që ndodhi dje në Gjilan, ku ka vdekur një person.

    Sipas Policisë, vetura duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur shkëmbinjtë.

    “Gjilan 25.01.2024 – 00:50. Raportohet për një vetë aksident trafiku ku një veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, del jashtë rrugës duke goditur shkëmbinjtë. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

  • ​Sot lansohet Programi Nacional “Sport në Shkolla”

    ​Sot lansohet Programi Nacional “Sport në Shkolla”

    Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të lansojë Programin Nacional “Sport në Shkolla”.

    Lansimi i Programit do të bëhet nga ora 09:00 në ShFMU “Xheladin Rekaliu”, Podujevë.

    Programi “Sporti në Shkolla” është një iniciativë shtetërore që sjell së bashku edukimin, sportin dhe shëndetin për të ndërtuar një brez të ri, aktiv dhe të shëndetshëm në Republikën e Kosovës.

    “Sporti në Shkolla”, është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës dhe synon të investojë në shëndetin dhe edukimin e të rinjve përmes sporteve të ndryshme në arsimin parauniversitar.

    Nxënësit e shkollave publike do të kenë mundësi të jenë pjesëmarrës në aktivitete të rregullta sportive në 34 shkollat e 23 komunave.

    Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Shahut të Kosovës.

  • Kryhet ekzekutimi i parë i një të dënuari me azot, i kishte mbijetuar më herët injeksionit

    Kryhet ekzekutimi i parë i një të dënuari me azot, i kishte mbijetuar më herët injeksionit

    Këtë të enjte u përdor për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gazi azot, për ekzekutimin e një të dënuari me vdekje.

    I dënuari Kenneth Smith u vra duke e asfiksuar me gaz azot si një metodë që në Alabama po mendohet të çohet përpara si një alternativë më e thjeshtë ndaj injeksioneve vdekjeprurëse.

    Smith,  i dënuar për vrasje në vitin 1988, ishte një i burgosur i rrallë që i kishte mbijetuar një tentative ekzekutimi. Në nëntor 2022, zyrtarët e Alabamës e ndërprenë ekzekutimin me injeksion vdekjeprurës pasi u përpoqën për orë të tëra për të aplikuar një gjilpërë intravenoze në trupin e tij.

    Por këtë herë, në dhomën e ekzekutimit, “xhelatët” ishin kujdesur që ai të mos i shpëtonte më dënimit kapital.  Në fytyrë i kishin lidhur një maskë respiratore dhe në të kishin vendosur azotin, të cili i dënuari e mori në vend të oksigjenit.

    Sipas gazetarëve të cilët ishin dëshmitarë të këtij ekzekutimi, Smith ishte i vetëdijshëm edhe pas disa minutash nga aplikimi i azotit, por kjo nuk zgjati shumë.

    Pak përpara ekzekutimit, Smith bëri një deklaratë,  duke thënë se ndër të tjera se më këtë veprim Alabama bëri që njerëzimi të bënte një hap prapa.

    Kundërshtarët e dënimit me vdekje, duke përfshirë ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, kanë thënë se metoda është eksperimentale me njerëzit dhe thjesht mund t’i lëndojë ata pa e vrarë ose ta çojë në një vdekje torturuese.