Të premten në Koln të Gjermanisë, në praninë e 20 mijë shikuesve dhe në atmosferë madhështore, janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në hendboll.
Fillimisht Franca e mposhti Suedinë me rezultat 34:30. Kjo ndeshje ishte shumë dramatike dhe u vendos pas dy vazhdimeve nga pesë minuta.
Në minutat e fundit të kohës së rregullt Suedia kishte epërsi prej dy golash, por Franca realizoi me gjuajtjen e fundit për të barazuar rezultatin në 27:27. Më pas në vazhdime francezët morën zemër dhe dominuan ndaj Suedisë për të siguruar vendin në finale.
Në gjysmëfinalen e dytë, Danimarka mposhti Gjermaninë me rezultat 29:26. Gjermanët ishin në epërsi në pjesën e parë (14:12), por danezët shfaqën më tepër në pjesën e dytë dhe siguruan finalen.
Të dielën prej orës 17:45 është finalja Francë – Danimarkë. Suedia e Gjermania luajnë për vendin e tretë nga ora 15:00.
Koordinator i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme, Qeveria është duke i shpeshtuar akuzat e sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të pavarura e opozitës.
Ai tha se Qeveria është duke vepruar kështu me të vetmin qëllim, sepse dëshiron që të ndërtojnë një alibi të re që ta përdor në zgjedhje, pasi sipas tij, kjo qeveri nuk i kanë realizuar premtimet që i ka bërë.
Gruda duke përmendur premtimet që nuk janë realizuar, tha se Qeveria nuk ka mbajtur premtimin as për padi për gjenocid ndaj Serbisë madje , sipas tij, me marrëveshjen e Ohrit kryeministri Albin Kurti është pajtuar që të mos adresoj krimet e luftës.
“Sa më shumë që afrohet data e zgjedhjeve akuzat dhe sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të pavarura, opozitës do të rriten me të vetmin qëllim se duhet të ndërtojnë alibi e re që ju duhet ne zgjedhje, që nuk i kanë realizuar premtimet. Nuk është realizuar Vettingu, reforma në Këshillin Prokurorial, nuk është miratuar strategjia anti-korrupsion. Këta kanë premtuar edhe padi për gjenocid kundër Serbisë, e jo që skanë bërë padi por kanë bërë marrëveshje, me atë të Ohrit që e bëri kryeministri Kurti në të cilën thutë që Kosova merret vesh me Serbinë me tejkaluar trashëgimin nga e kaluar, pra të mos adresoj krimet e luftës”, ka thënë ai.
Gruda ka thënë se shumë ligje që janë hartuar nga kjo Qeveri janë hartuar në mënyre jo kushtetuese.
Sipas tij, PDK-ja ka dërguar afër gjashtë ligje në Gjykatën Kushtetuese dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar si jo kushtetuese.
“PDK-ja gjatë këtij mandati ka dërguar një numër të madh të ligjeve pese ose gjashtë, nuk mu kujtohet saktë por mund të them se 90 për qind e tyre janë konfirmuar si jo kushtetuese. Pra janë konfirmuar për vendime të partisë demokratike dhe ligjet janë rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese si pasojë e faktit që qeveria i ka hartuar e përgatitur ato në mënyrë jo kushtetuese e që është diçka që nuk ka ndodhur përpara”, ka thënë ai.
Gruda lidhur me deklarimet se opozita është duke bërë pengese për të bërë reforma ne drejtësi”, u shpreh se janë akuza absurde nga qeveria aktuale me qëllim te mbulimeve të dështimeve në fushën e drejtësisë.
Ai ka shtuar se edhe mekanizmat ndërkombëtar kanë theksuar se qeveria ka ndërhy në drejtësi me deklarata që ka bërë.
“Mendoj që është një akuzë e paqëndrueshme totalisht absurde dhe bëhet me të vetmin qëllim ti fsheh dështimet e plota që ka pasur kjo qeveri në fushën drejtësisë. asnjë nga premtimet e dhëna për drejtësi nuk është realizuar dhe duke fajësua Gjykatën Kushtuese, PDK-në ata duan të shfajësohen për ligje”.
“Raporti i Këshillit të Eksperteve të Evropës ka thënë se qeveria ka ndërhy me deklarata në drejtësi, pra edhe mekanizmat ndërkombëtar tregojnë se kemi të bëjmë më një paaftësi për të ndërtuar ligje. Në këtë kuptim kjo dëshmon qartazi që akuzat e qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk qëndrojnë”, ka thënë Gruda.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës (IP), Hekuran Nikçi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se gjatë viti 2023 ka pasur një rënie të numrit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, kjo si rezultat i inspektimeve të shumta dhe gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar ligjet e punës.
Ai tha se gjatë viti 2023 në vendin e punës kanë vdekur 11 punëtor, ndërsa shtoi se gjatë viti të kaluar janë realizuar mbi 8 mijë inspektime e janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba.
Ai ka thënë se sfidë për IP-në mbete rekrutimi i inspektoreve të punës, por sipas tij, pavarësisht sfidave gjatë viti të kaluar kanë arritur ti rekrutojnë 38 inspektor të rinj duke rritur numrin e tyre në 60 inspektor të punës.
Nikçi ka thënë se IP-ja ka paraparë që për vitin 2024 ti rekrutoj edhe 60 inspektor të rinj, që numrin total të rritet në 120 inspektor të punës.
“Gjatë viti 2023 IP ka qenë në shumë procese në kemi ndërmarr procesin e rritjes së numrit të inspektoreve të punës, u cili ka qen një proces me shumë sfida. Pavarësisht sfidave ne kemi arritur që vitin e kaluar ti rekrutojmë 38 inspektor të rinj të punës dhe numrin e përgjithshme të inspektoreve të punës ta rrisim në 60. Me këtë numër ne kemi arritur që prezencën ton në biznese ta rritim dukshëm dhe rrjedhimisht ta rritim edhe numrin e inspektimeve në përgjithësi me qëllimin e mbikëqyrje sa më efikase te të drejtave të punëtoreve. IP për vitin 2024 ka paraparë që këtë numër 60 të inspektoreve të punës ta rris më tutje. Për vitin 2024 parashohim që ti rekrutojmë edhe 60 inspektor të rinj të punës që numrin total ta ngrisim në 120 inspektor të punës”, tha ai.
Nikçi tha se gjatë viti 2023 janë realizuar 8114 inspektime, pre tyre janë trajtuar 1359 ankesa dhe janë shqiptuar 1053 gjoba për subjekte që kanë cenuar ligjin e punës dhe ligjin për siguri dhe shëndet në punë.
“Përgjatë viti 2023 IP ka realizuar 8114 inspektime, pre tyre kemi trajtuar 1359 ankesa dhe kemi shqiptuar 1053 gjoba për subjekte që kanë cenuar ligjet që ne i mbikëqyrim, si ligjin e punës dhe ligjin për siguri dhe shëndet në punë”, është shprehur ai.
Kryeinspektori theksoi se sektori më problematik për shkeljen e të drejtave të punëtoreve mbete sektori i ndërtimtarisë, për të cilin tha se janë shqiptuar më së shumti gjoba.
“Subjektet të cila inspektoret kanë shqiptuar gjoba më së shumti janë subjekte në sektorin e ndërtimtarisë. Sektori i ndërtimtarisë ende mbete problem për shkeljen e te drejtave të punëtoreve nga siguria dhe shëndeti në punë dhe rrjedhimisht inspektimet janë realizuar edhe në sektorin e ndërtimtarisë në fokus. Gjobat që më së shumti janë shqiptuar kanë qenë në sektorin e ndërtimtarisë”, ka thënë ai.
Nikçi ka thënë se si pasoj e kushteve të punës në vitin 2023 kanë qenë 11 vdekje të punëtoreve, ku sipas tij, ky numër ka rënë duke krahasuar me vitin 2022 që kanë qenë 15 vdekje.
“Si pasoj e kushteve të punës në vendet e punës, në vitin 2023 kemi pasur 11 vdekje, krahasuar me vitin 2022 që kemi pasur 15 vdekje. Kemi një rënje të vdekjeve ne vendin e punës si pasoj e kushteve të punës dhe kjo si rezultat i rritjes së numrit të inspektimeve dhe rritjes së numrit të ndëshkimeve, pra gjobave që u janë shqiptuar subjekteve që kanë cenuar ligjin për siguri dhe shëndet në punë”, tha ai.
Më 27 janar 2024, prej orës 20:00, orkestra vjen me dy premiera për publikun e Prishtinës dhe rikthen pas disa vitesh në program Simfoninë Numër 7 të Beethovenit.
Koncerti simfonik dirigjohet nga mjeshtrja zvicerane, Lena-Lisa Wüstendörfer, për herë të parë në bashkëpunim me orkestrën e filarmonisë.
Në këtë koncert në rolin e solistes do të prezantohet pianistja e njohur kosovare Pranvera Hoxha, e cila do të luajë “Variacione Simfonike” për piano dhe orkestër nga Cesar Franck.
Kontrabasisti i dikurshëm i Filarmonisë së Kosovës, Shkodran Osmanaj, i cili prej kohësh është pjesë e disa prej orkestrave më në zë në Zvicër dhe jo vetëm, do të rikthehet në Prishtinë, kësaj radhe si solist, duke sjell “Koncertin për kontrabas dhe orkestër” të Serge Koussevitzky-t.
Në pjesën e dytë të koncertit, orkestra do të interpretojë Simfoninë e 7-të të Beethovenit.
Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.
Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.
Fjala “holokaust” vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë sakrificë. Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një grupi të madh njerëzish.
Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre nga viti 1933 deri në 1945. Hebrenjtë i referohen ngjarjes me fjalën “shoah” që do të thotë “katastrofë”.
Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së plotë në media të Naim Murselit për ngjarjen, dhënë hetuesve policorë më 1 dhjetor.
Ai ka thënë se nuk e komentojnë përmbajtjen e deklarimeve të të dyshuarve para hetuesve.
Megjithatë, ai ka thënë se janë të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin dhe se kanë besim të plotë në të.
“Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.” – ka shkruar Ademaj.
Ndryshe, Naim Murseli ka thënë se ka qenë në dijeni se Granit Plava ishte personi që shtiu me armë zjarri për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademajn, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të shkuar.
Por, Murseli nuk e ka pohuar të ketë porositur vrasjen e saj, ndonëse e ka pranuar se është takuar me të dyshuarin për vrasje, Granit Plavën, në ditën kritike.
Dëshminë e plotë të Murselit për ngjarjen, dhënë hetuesve policorë më 1 dhjetor, e ka siguruar Paparaci.
Murseli e pranon se në ditën kritike është shoqëruar me Plavën. Thotë se atë ditë ia ka dhuruar Plavës paratë për blerjen e një arme.
“Në ditën kritike unë isha ne Gjakovë për pune personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion tek pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës mu dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomister për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën”, ka rrëfyer Naim Murseli.
“Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ‘po vetëm dua ta shoh fillimisht’. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe mi kërkoj mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u regullua goma më telefonon bashkëshortja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time. Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj”, thotë Murseli.
Derisa rrëfen momentin e vrasjes, ai thotë se ndonëse e ka ditur se vrasësi ishte Granit Plava, nuk e ka besuar “në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasëse”.
“Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam çu duart lart dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshortes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë por pa e parë se çfarë ndodhi”, ka thënë ai.
Murseli ka thënë se së fundmi i kishte dal një problem familjar.
“Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolla ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty”, ka thënë ai para hetuesve.
“Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”.
Nuk duhet të ketë arsye të caktuar se pse duhet të lexojmë, megjithatë për ata që kanë nevojë për shtysa të jashtme, më poshtë gjeni disa nga përfitimet që vijnë nga të lexuarit
Stimulon mendjen
Studimet kanë treguar se stimulimi i mendjes ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve si Alzhajmeri dhe demenca e pleqërisë. Por ta mbash trurin aktiv dhe të angazhuar ndihmon dhe mos të pësosh ndonjë goditje. Edhe truri ka nevojë për stërvitje, si çdo muskul i trupit.
Redukton stresin
Nuk ka rëndësi se sa stres ke akumuluar nga puna apo problemet e ditës, kur ke përpara një libër hyn në një tjetër dimension, si në një botë paralele, ku harron çdo gjë. Një roman i shkruar mirë të çon në një tjetër realitet.
Përmirëson njohjet
Çfarëdolloj gjëje që lexon i shtohet bagazhit kulturor dhe të vjen në ndihmë atëherë kur s’e pret. Sa më shumë informacion merr, aq më të lehtë e ke t’i përballosh sfidat që jeta ka rezervuar. Leximi është një metodë shumë e mirë për të ushqyer mendimet.
Pasuron fjalorin
Një ndër avantazhet më të rëndësishme. Sa më shumë lexon, aq më shumë përmirësohet mënyra e të folurit dhe të komunikuarit. Të shprehurit mirë dhe në mënyrë të artikuluar mund të vijë në ndihmë për punën. Dhe të folurit me siguri përpara një personi me rëndësi rrit vetëvlerësimin.
Përmirëson kujtesën
Kur lexon një libër duhet të mbash mend një sërë personazhesh, prapaskenat, ambiciet si dhe historitë e tyre, sepse detajet ndërthuren me ngjarjen. Edhe kujtesa ka një limit, por truri është diçka e mrekullueshme, pasi mund të kujtojë shumë detaje.
Forcon kapacitetin analitik të mendimit
Ke lexuar ndonjëherë një roman të verdhë, duke e zgjidhur enigmën më parë se të kesh mbaruar librin? Aftësia për të analizuar detajet hyn në punë për të kritikuar materialin. Kjo nëse është shkruar në mënyrë të pranueshme, nëse personazhet janë përshkruar dhe vendosur në mënyrë të përshtatshme, nëse ngjarja është e rrjedhshme…
Përmirëson nivelin e përqendrimit dhe vëmendjes
Në botën ku jetojmë, tërësisht të influencuar nga interneti, vëmendja shkon në drejtime të ndryshme. Në vetëm 5 minuta çdokush nga ne bën shumë veprime, dërgon e-mail, organizon punën, komunikon në celular dhe ndërvepron me kolegët. Gjithë këto lëvizje provojnë një lloj stresi, duke ulur produktivitetin. Kur lexon një libër e gjithë vëmendja është e përqendruar te historia, përfshihesh në detaje dhe çdo gjë tjetër mbetet jashtë.
Përmirëson aftësitë në të shkruar
Kjo pikë është në të njëjtën linjë me pasurimin e fjalorit. Mënyra e mirë e të shkruarit në punë apo kudo është e ndikuar edhe nga pena e autorëve që lexon, që në mënyrë të pashmangshme ndikon në përditshmërinë personale.
Të qetëson
Përveç qetësisë që të sjell leximi i një libri, historia që lexon mund të të bëjë të ndjesh paqe shpirtërore dhe qetësi. Sipas studimeve, të lexosh materiale spirituale të jep qetësi dhe ul presionin e gjakut, duke të dhënë një ndjenjë relaksimi.
Është dhe një lloj argëtimi jo i shtrenjtë
Për secilin tip personi ka një libër që i përshtatet. Largohu pak nga interneti, hap një libër dhe mbushe sërish shpirtin me krijimtari. Nëse lexon një libër në javë për një vit rresht të paktën do të kursesh edhe paratë e abonimit të internetit.
“Lajmi i mirë është që mbi 20 mijë fatura janë shpërndarë në veri, për konsumin e energjisë gjatë muajit janar”, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Megjithëkëtë, në Mitrovicë të Veriut nuk pati fatura të energjisë elektrike as këtë të premte.
Krahas komunikimit me qytetarë, aktivistë e përfaqësues politikë në këtë komunë, të cilët konfirmuan se nuk i kanë marrë faturat ende, ATV-ja shikoi nga afër në hyrje ndërtesash kolektive në disa lagje.
Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, ATV-ja kuptoi se Elektrosever do të praktikojë dërgimin e faturës të konsumatorët, në katër komunat në veri, në ditën e fundit të muajit ose të parën e muajit të ri.
Asamblisti Betim Osmani konfirmoi se kompania ka filluar informimin se faturimi do të nis së shpejti, edhe pse përkohësisht pritet jetë paushall.
“Faturë zyrtarisht nuk ka sot. Sot ka vetëm njoftim… Sot isha në kontakt me disa nga qytetarët në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, atje kane qenë lexuesit e shpenzimit të rrymës dhe u kanë thënë (qytetarëve) që dy deri në tre muaj i keni nga 30 euro për pagesë, derisa të arrihet komplet ndërrimi i orëve”, tha Osmani.
Qytetarët në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar, që nga viti 1999.
Rreth 350 milionë euro llogaritet të jetë kostoja buxhetore, si pasojë e mos-pagesës së energjisë elektrike në këto komuna, që nga përfundimi i luftës.
Lëvizjet janë të pakta. Të vetmit që shihen janë rojet e vendosur te porta.
Ish-fabrika “Damper” në Shirokë të Suharekës, që është njësi e ish-ndërmarrjes shoqërore “Ballkani”, u ndërtua gjatë viteve të ‘80-ta.
“Ka pas me u prodhu goma prej gomave të vogla të automjeteve deri te këto të tonazhit të madh, kanë pasur të prodhohen”, tha Gëzim Mazreku, ish-punëtor i Ballkanit.
Mirëpo, sipas Mazrekut, i cili ishte punëtor i ish-ndërmarrjes Ballkani, “Damperi” nuk u funksionalizua kurrë në plotësisht.
“Objekti si objekt, infrastruktura ka qenë e përfunduar dhe vetëm makineritë kanë pasur të vijnë”, tha Mazreku.
Por, 40 vjet pas mosshfrytëzimit të asaj pjese, pesë parcela me sipërfaqe prej më shumë se 30 hektarësh të Njësisë “Damper”, apo siç njihet ndryshe kampit “Casablanca”, tash synohet të përdoren për nevoja të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë, u miratua vendimi preliminar për shpronësimin e pronës së paluajtshme të NSH-së “Ballkani”, respektivisht njësisë “Damper”.
“Për realizimin e këtij projekti është e nevojshme që të kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët, të evidentuar në tabelat e elaboratit të shpronësimit”, tha ministri i MMIPH-së, Liburn Aliu.
Me shpronësimin e kësaj prone, do të mundësohet edhe kompensimi i ish-punëtorëve të “Ballkanit”
“Duke qenë se Damperi është aseti kryesor i Fabrikës së Ballkanit dhe punëtorët e Ballkanit me vite të tëra presin kthimin e borxhit ndaj tyre nga institucionet shtetërore, me anë të këtij vendimi do të mundësohet edhe kompensimi i të drejtave të tyre”, tha Aliu.
Këtë vendim e kanë mirëpritur ish-punëtorët.
Sipas të dhënave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në total janë katër asete të mbetura në emër të NSH-së “Ballkani”.
Ka rreth 8 muaj që Kosovës iu vendosën masa nga Bashkimi Evropian për shkak të eskalimit të situatës së sigurisë në veri.
Por, për largimin e tyre sipas zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi janë përmbushur obligimet.
“Me gjasë ka pakënaqësi në mes të vendeve anëtare se cili është mekanizmi për largimin e masave, por ka presion dhe frustrim edhe brenda vendeve anëtare se si ka mundësi që Kosova është nën masa vetëm pse ka dërguar katër kryetar të komunave në zyre që i kanë fituar përmes zgjedhjeve të lira, ndërsa Serbia nuk ka masa pavarësisht agresionit terrorist që ka bërë në Banjskë”, tha Bislimi.
Megjithatë që BE-ja t’i vendos masa Serbisë, pret një raport final nga institucionet hetimore kosovare, ndonëse një raport 48 faqesh të përpiluar nga ekzekutivi i është dërguar Bashkimit Evropian.
“Por raportin për me e publiku duhet me bë prokurori. Prokurori nuk është Qeveri. Ne po bëjmë presion publik që të publikohet raporti. Bëni edhe ju e ndihmona që Prokuroria ta bëjë raportin, ta nxjerrë fletarrestim për Radojçiqin dhe të gjendjen kriminelët e tjerë. Ndihmona në këtë drejtim, që Radojçiqi të mos sillet i lirë rreth veriut”, tha Bislimi.
Ai shtoi se më 30 janar në Prishtinë do të vijë dikush nga Brukseli e që temë diskutimi do të jenë edhe masat.
Megjithatë raportimi i Bislimit në Komisionin për Integrime Evropian nuk kaloi pa përplasje.
Në rend dite në komisionin ishte edhe shqyrtimi i disa projektligjeve të cilat u prezantuan nga zëvendëskryeministri por për të cilat nuk pati vendimmarrje.