ATV

Blog

  • Nagavci për projektligjin për Tekste shkollore: I domosdoshëm, ndikon në përmirësimin e cilësisë në arsim

    Nagavci për projektligjin për Tekste shkollore: I domosdoshëm, ndikon në përmirësimin e cilësisë në arsim

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, thotë se Projektligji për tekste shkollore është në të mirë të fëmijëve dhe si i tillë duhet kaluar. Ajo ka mohuar akuzat se projektligji në fjalë po bëhet për interesat të dikujt, raporton EO.

    E para e arsimit, konsideron se një nismë e tillë ka filluar me qeveritë e kaluara por që nuk kanë arritur ta përfundojnë. Prandaj e konsideron si të nevojshëm.

    Ajo thotë se është një ligj i munguar në arsim dhe se projektligji ekzistues është i mangët.

    “Interesat e mia janë interesa që i shërbejnë të përgjithshmes pra qëllimi, synimi im si ministre është që të përmirësojë cilësinë e teksteve mësimore, nuk ka asnjë dyshim që tekstet kanë nevojë të përmirësohen dhe PDK-ja apo kushdo qoftë tjetër synon që të punojë për të mirën e fëmijëve tanë do duhej të paraqitnin argumente jo shpifje. Ajo se çka kemi bërë me këtë projektligj është që përfundimisht si Qeveri kemi arritur të finalizojmë një ligj të cilin për së paku 10 vite të gjitha qeveritë e kanë nisur si punë e nuk e kanë finalizuar asnjëherë. Është më mirë që të na tregojnë arsyet e tyre cilat janë propozimet konkrete me projektligj e jo të pengojnë punën në interes të së mirës së përgjithshme”, thotë Nagavci.

    Ministrja e Arsimit thotë se qëllimi kryesor është që të përmirësohet cilësia e teksteve dhe se me këtë ndryshim do të ngrihet edhe cilësia e arsimit. Thotë se risi tjetër është edhe mundësia e përkthimit të teksteve dhe përmbajtën digjitale.

    “Është një projektligj tejet i rëndësishëm i cili domosdoshmërisht do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsim për shkak edhe të disa risive që i sjell, si p.sh recezentet do të jenë emrat e tyre do të jenë publik nga fillimi do të kalojnë në proces të zhvillimit profesional duke adresuar të gjitha dimensionet që janë të rëndësishme në hartimin e teksteve shkollore pra jo vetëm aspektet profesionale por edhe aspektet tjera siç janë çështjet e barazisë dhe çështjet e gjithë përfshirjes mos diskriminimit e kështu më radhë përtej kësaj recezentët do të jenë të certifikuar dhe recensionet e tyre do të jenë publike. Risitë tjera që sjell ligji është se do të ofrohet mundësia e përkthimit të teksteve edhe përmbajtjen digjitale, pastaj rishikimi i vazhdueshëm i teksteve shkollore dhe elemente tjera që domosdoshmërish do dërgojnë në përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore”, deklaroi Nagavci.

  • Kusari: Ajo çfarë po ndodhë me mediat në Shqipëri është e pabesueshme

    Kusari: Ajo çfarë po ndodhë me mediat në Shqipëri është e pabesueshme

    Juristja e mediave Flutura Kusari është shprehur e shqetësuar me gjendjen e mediave në Shqipëri.

    Ajo ka bërë me dije se ajo çka po ndodhë në shteti shqiptar me mediat është e pabesueshme.

    Në profilin e saj në “Facebook”, Kusari ka shkruar se shteti shqiptar është shtet shtypës ndaj lirisë së medias.

    “Ajo çfarë po ndodhë në Shqipëri në raport me gazetarët dhe mediat është e pabesueshme. Shteti shqiptar që me sukses ka ndërtu fasadë të bukur mashtruese ashtu që të duket si shtet modern, në zhvillim e sipër etj, në dhe të drejtave bazike të njeriut. Javët dhe muajt e kaluar kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë për mediat. Citizens Channel, një media e pavarur dhe profesionale, ka javë që është target i sulmeve online të orkestruara dhe porositura”, ka shkruar Kusari.

  • ​Nis ‘Java ndërkombëtare e kadetëve’ në Kazermën “ Adem Jashari”

    ​Nis ‘Java ndërkombëtare e kadetëve’ në Kazermën “ Adem Jashari”

    Duke filluar nga sot (e premte), në Kazermën “Adem Jashari” do të mbahet “Java Ndërkombëtare e Kadetëve’, ku pjesëmarrës do të jenë edhe kadetë nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kanada.

    Qëllimi i kësaj jave është që të njoftoj kadetët e shteteve të ndryshme të cilët janë në pjesëmarrje me sistemin e edukimit ushtarak që Forcat e Sigurisë të Kosovës
    (FSK) tash dhe disa vite e ka ngritur.

    Majorja, Mimoza Budeci, komandante e Qendrës për Studime Universitare në Akademinë e Mbrojtjes ka thënë se një mundësi si kjo për të ftuar shtete të ndryshme dhe të marrin eksperiencë dhe njohuri nga FSK-ja është një arritje e cila vlerësohet shumë dhe duhet të merret shembull edhe nga shtetet e tjera.

    “Qëllimi i kësaj jave është që të njoftoj kadetët e shteteve të ndryshme të cilët janë pjesëmarrës në këtë ngjarje me sistemin e edukimit ushtarak që FSK tash dhe disa vite e ka ngritur… Është shumë e rëndësishme, për arsye se po e bënë njëfarë njohje të sistemit dhe zhvillimit të sistemit ushtarak të edukimit që FSK ka ngritur me vite. Mundësia jonë që të ftojmë shtete si SHBA, Turqia, Kanada, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut, dhe të jenë sot prezent këtu, dhe prej neve të marrin eksperiencë dhe njohuri është një arritje e cila vlerësohet shumë dhe duhet te merret shembull edhe nga shtet e tjera”, ka thënë ajo.

    Kadeti nga Forcat Hapësinore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aaron Whitlock, ka treguar se ai është këtu për të zgjeruar aftësitë e tij dhe të mësojnë nga njëri tjetri.

    “Deri më tani, ata kanë qenë shumë mikpritës dhe ne jemi mirënjohës që jemi këtu dhe për të dëgjuar dhe mësuar nga një forcë shumë më e vogël…Për të përhapur njohuritë e mia, për bashkëpunimin e përbashkët me vende të tjera dhe… 08:12 aftësi të ndryshme, pra të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të mësojmë secilën prej aftësive tona dhe se si mund të integrohemi dhe mbrojmë në mënyrë efektive”, ka treguar Whitlock.

    Ndërsa, kadeti i vitit të katërt, Atdhe Ahmeti ka shtuar se kjo është një mundësi e mirë, siç tha ai për të njohur dhe ditur se çfarë bëjnë kadetët tjerë në akademitë e tyre.

    “Ne gjatë kësaj jave shkëmbejmë njohuri dhe përvoja tona që kemi marr gjatë këtyre katër viteve të studimeve me kadetë të ndryshëm nga akademi të ndryshme. Kjo është një mundësi e mirë si për shkëmbim të njohurive ashtu edhe për shoqërim, për të njohur dhe ditur se çfarë kadetë të tjerë bëjnë në akademitë e tyre jashtë vendit ”, ka shtuar ai.

    Po ashtu, kadetja nga Turqia, Habibe është shprehur se po ndihet sikur në shtëpinë e saj, sepse janë gjërat e ngjashme sikur në shkollën e Forcave Ushtarake të Turqisë.

    “Është hera e parë që jam në Kosovë. Janë gjëra të ngjashme që dhe ne i bëjmë në shkollën tonë atje dhe po ndihem sikur në shtëpinë time. Ky program internacional për një javë shumë i mirë dhe kemi qejf të vazhdojmë dhe në të ardhmen”, shprehet ajo.

    Përveç ligjëratave që do të mbajnë në klasë, ku do të marrin njohuri për sistemin e edukimit ushtarak, do të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta si aktivitete të repetimit në Pomozotin dhe hiking dhe do të njoftohen me kulturën tonë.

  • Rohde mbështet Sarrazinin: Procesi i Berlinit, elementi kyç në përparimin e Kosovës

    Rohde mbështet Sarrazinin: Procesi i Berlinit, elementi kyç në përparimin e Kosovës

    Procesi i Berlinit është elementi kyç në rrugën përpara të Kosovës në raport me mosmarrëveshjet me Serbisë.

    Kështu po vlerëson edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili njoftoi për përfundimin e vizitës së Manuel Sarrazinit në Kosovë, me takimin me kryeministrin, Albin Kurti.

    ”Në takim me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesi special gjerman, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”, ka shkruar Rohde.

  • Gjendet në Kroaci helmeta ilire 2500 vjeçare

    Gjendet në Kroaci helmeta ilire 2500 vjeçare

    Një ekip arkeologësh në fshatin Zakotorac në gadishullin Pelješac të Kroacisë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm.

    Ata kanë zbuluar një përkrenare të lashtë ilire të ruajtur mirë, që daton më shumë se 2500 vjet, raportoi HRT.

    Ky zbulim shënon kulmin e katër viteve të kërkimit në tumat e varreve, të cilat dhanë një sasi të madhe materiali të vlefshëm që potencialisht mund të riformësonte kuptimin tonë për kolonizimin grek në Mesdhe gjatë mijëvjeçarit të fundit para Krishtit.

    Procesi i gërmimit për helmetën ishte i përpiktë, duke përfshirë fotografimin e kujdesshëm të ndjekur nga heqja e çdo pjese të vogël guri dhe dheu. Përfundimisht, helmeta sipas tyre, greko-ilire u zbulua me sukses.

    Arkeologët nga Muzetë e Dubrovnikut po marrin pjesë në gërmimet në Zakotorac në Pelješac – të udhëhequr nga Dr. Domagoj Perkić, me ndihmës kuratorët Paula Knego dhe Vicenco Pijerov, së bashku me kolegët nga institucionet e tjera – Hrvoje Potrebica, Marko Dizdar, Borute Križ, Marta Miona Milisha, Miroslav Vuković dhe Mirna Šandrić, me ndihmën e Ivan Pamic.

    Helmeta është të paktën 2500 vjet e vjetër

    Datimi paraprak sugjeron se kjo përkrenare mund të ketë origjinën nga shekulli i gjashtë para Krishtit. Ajo që është veçanërisht intriguese është prania e dy llojeve të ndryshme të helmetave në të njëjtin vend, duke treguar një vazhdimësi të pushtetit brenda komunitetit. Këto helmeta kanë simbolizuar gjithmonë statusin dhe autoritetin, raportoi HRT.

    Gërmimet në këtë vend filluan katër vjet më parë dhe arkeologët kanë qenë vazhdimisht me fat. Vetëm në vitin e parë, ata zbuluan një përkrenare greko-ilire, e cila ishte një surprizë e madhe në atë kohë. Zbulimi i një tjetre është vërtet i bujshëm.

    Të gjitha kockat e zbuluara i nënshtrohen analizës bioarkeologjike për të përcaktuar numrin minimal të individëve, gjininë e tyre, moshën në momentin e vdekjes dhe detaje të tjera demografike.

    Ekspertët që vijnë

    Në total, ka 27 tuma varrimi në Zakotorac dhe puna në vazhdim ka zbuluar një pasuri të thesarit historik, duke përfshirë sende të ndryshme si kunja, kapëse, fibula, pjesë gjerdanesh të bëra nga qelibar ose rruaza qelqi, dhe këtë vit, për herë të parë kohë, një diademë—një brez bronzi i veshur me sa duket në kokë nga një femër.

    Javën e ardhshme, një ekipi prej pesë anëtarësh do t’i bashkohen kolegë nga Italia, duke treguar një interes ndërkombëtar në rritje për projektin. Parashikohet që ky bashkëpunim mund të çojë në njohuri krejtësisht të reja mbi kolonizimin grek në Mesdhe. Zbulimet arkeologjike në Pelješac vazhdojnë të zbulojnë historinë e fshehur.

  • 50 euro gjobë, policia paralajmëron sërish këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik

    50 euro gjobë, policia paralajmëron sërish këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik

    Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji i Ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Me këtë rast, policia ka paralajmëruar edhe një herë këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik,

    Në njoftim thuhet se kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se 50 metra në vendbanime dhe me larg se 100 metra jashtë vendbanimeve

    Mosrespektimi i kësaj rregulloreje ndëshkohet me gjobë prej 50 euro.

    Njoftimi i policisë:

    KËMBËSORË!

    Bëhu i dukshëm!

    Përdor vendkalimin e këmbësorëve!

    Respekto semaforin!

    Shiko majtas, shiko djathtas, shiko majtas edhe një herë pastaj kalo!

    Mos përdor telefonin, dëgjueset në veshë apo pajisjet e tjera të ngjashme që mund t’ju hutojnë!

    Shfrytëzo vendkalimin për këmbësorë dhe ec në trotuar!

    Në rrugët pa trotuare, ec në anën e majtë!

    Kujdesi shpëton jetë!

    Për sigurinë tuaj, vishni rroba të ndritshme ose mbani me vete materiale reflektues apo dritë të bardhë gjatë natës për t’ju ndihmuar juve dhe ngasësve që të jeni të dukshëm!

  • Arrestohen tre të rinj në Gjermani, dyshohet se planifikuan sulm terrorist

    Arrestohen tre të rinj në Gjermani, dyshohet se planifikuan sulm terrorist

    Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të rinj, të moshës 15 dhe 16-vjeçare, nën dyshimin se kishin planifikuar sulm vdekjeprurës terrorist në shtetin perëndimor gjerman, North Rhine-Westphalia, thanë prokurorët të premten.

    Zyra Qendrore kundër Terrorizmit në këtë shtet kishte lëshuar fletarrestime për tre të rinjtë gjatë festës së pashkëve.

    Të arrestuarit janë një vajzë 15-vjeçare nga Dyseldorfi, një djalë 15-vjeçar nga distrikti Markischer Kreis dhe një vajzë 16-vjeçare nga rrethina Soest, e cila ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të Dyseldorfit.

    Sipas hetuesve, ata akuzohen se ishin pajtuar për të kryer vrasje dhe vrasje paparamendim, si dhe për të përgatitur një varg veprimesh të dhunshme që e rrezikojnë shtetin.

    Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, të rinjtë e kishin krijuar një grup për bisedime online, por nuk kishin përpiluar plan konkret për kohën apo vendin e sulmit.

    Autoritetet kanë kryer bastisje gjithashtu gjatë hetimeve ndaj tyre, sipas DPA-së.

    Hetuesit “e panë rrezikun” në përgatitjet e tyre, pavarësisht se mungonte një plan specifik sulmi, sipas burimeve të DPA-së./rel/

  • Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit për Arsim: Nuk marrim pjesë në Komision për Ligjin e kontrabanduar

    Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit për Arsim: Nuk marrim pjesë në Komision për Ligjin e kontrabanduar

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, nuk ka arritur ta shqyrtojë Projektligjin pёr Tekste shkollore, për shkak të bojkotit nga opozita, raporton Eo.

    Sipas tyre, ata nuk do të marrin pjesë në këtë Komision për të shqyrtuar “Ligjin e kontrabanduar”.

    Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, miratoi rendin e ditës me asnjë votë kundër, ndërsa u miratuan amandamentet që janë ndryshuar përgjatë grupit punues.

    Ndërsa, nuk u caktua ndonjë datë tjetër për mbledhjen e radhës të Komisionit.

  • ​ShBA parashikon sulm të Iranit kundër Izraelit

    ​ShBA parashikon sulm të Iranit kundër Izraelit

    Shtetet e Bashkuara presin një sulm iranian kundër Izraelit – por jo aq të rëndësishëm sa për ta përfshirë Uashingtonin në luftë, sipas një zyrtari amerikan.

    Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin që të mos përdorë asnjë sulm të tillë si mjet për të përshkallëzuar më tej situatën në rajon.

    Burimet iraniane thanë se Teherani e ka siguruar Uashingtonin se nuk do të veprojë me nxitim në përgjigjen e tij ndaj një sulmi të dukshëm izraelit në ndërtesën e konsullatës së tij në Siri javën e kaluar – dhe do të shmangë përshkallëzimin e madh.

    Izraeli nuk ka komentuar pretendimin se ishte i përfshirë në sulmin që vrau dy komandantë të lartë ushtarakë, por ushtria amerikane beson se vendi ishte përgjegjës.

    Joe Biden tha në fillim të kësaj jave se mbështetja e SHBA për Izraelin ishte “e hekurt” ndaj Iranit. /Sky News/

  • Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i cili dëmtoi gjashtë vetura

    Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i cili dëmtoi gjashtë vetura

    Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, me ç’rast janë dëmtuar gjashtë vetura, raporton EO.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se nga informacionet e para dyshojnë e bëhet fjalë për granatë dore. Si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

    Rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.